Pse Edi Rama ka frikë nga Pandeli Majko?

Pse Edi Rama ka frikë nga Pandeli Majko?

Nga Bledian Koka - 07/03/2019

Pandeli Majko është kthyer në tmerrin politik të Edi Ramës. Diç më shumë se Lulzim Basha dhe diç më pak se Erion Veliaj.

I pari i ka vënë si kusht largimin e tij përfundimtar nga politika, i dyti hesht që prej protestës se studentëve me shpresën se lumi i pakënaqësisë do ti spastrojë kolltukun e ëndërruar mavi duke e marrë Ramën me vete. Mero Baze e sulmoi dje Pandeli Majkon as si favor për Lulin (gjallë në botë se ndodh kjo), e çuditërisht as për punëdhënësin e djalit të tij në Bashki.

Llokmat që po ndan Edi Rama sot janë njëmijë herë më shumë se asgjëja Bashës, dhe diç më pak se karamelet që ka në tabak momentalisht Erion Veliaj. Por pse Edi Rama e ka frikë Pandeli Majkon?

Kjo ndodh sepse nuk dihet nga kush vesh e nga cilët njerëz, Pandeli Majko po projektohet gjithnjë e më shumë si Kryeministri i Tretë i Krizës. Vizita e Majkos pak javë më parë në SHBA nuk e fshehu habinë e analizës politike përpos faktit që ‘djali me thinja’ fundja Ministër i Diasporës është.

Se çfarë i është thënë dhe kë ka takuar Majko në Uashington këtë nuk e dimë. Por fakt është se që prej kthimit të tij nga Amerika, Pandeli Majko është sot zëri i vetëm i arsyes politike si për veshët e opozitarëve pa mandat, ashtu edhe për ato të socialistëve që shohin në qëndrimin e Edi Ramës, gabimin trashanik të Sali Berishës së vitit 1996.

Edi Rama është i bindur se ashtu si PD fitoi në një qendër votimi në Berat me 105 % të votëve në 1996, ai do të dominojë njësoj dhe në Tropojë nëse zgjedhje lokale do të ketë në Qershor. Taulant Balla u përbetua pak ditë më parë se fitorja në bashkinë e malit të Shkëlzenit kishte munguar vetëm për pak në vitin 2015 kur PS paska marr 46% të votave.

Ritëm se ja mbërritët çuna.

Pandeli Majko e ka hedhur prej ditësh në shpatulla mantelin e pluhurosur të kryeministrit, ai tani po pret vetëm skeptrin që për zakon e trashëgon vetëm nga një paraardhës socialist (Nano dhe Meta).

Por ndërsa për demokratët nevojitet një qeveri kalimtare pa Ramën kryeministër, për shefin aktual të qeverisë ende nuk arrin ta perceptojë një kabinet makar edhe me demokrat brenda pa plakun e Surrelit në krye të qoshes.

Pandeli Majko është sot çekani goditës më i zhurmshëm i oborrit të Rilindjes që nuk bzan. Dhe për dreq goditjet e tij nuk i bien ijeve të opozitës gandiane PD-LSI, por qëllojnë pa pushim në planet e mbrapshta të Edi Ramës.

Deklarata e Pandeli Majkos se ‘mazhoranca nuk do të negociojë me deputetet (salirexhepë) të opozitës, por vetëm me liderët e partive për reformat’, ishte pika që derdhi gotën e nervave të Edi Ramës.

Prandaj Rama turri Meron drejt  Pandit dje. Dhe sot Ministri i Diasporës nuk bëri asgjë vecse tregoi se është gati për detyrën që ende s'po ia jep askush. Majko foli për një gazetar dezhurn të kohës, sepse ai e di mire se:

‘Pena e Meros është e rrallë në gjetjen e dobësive të politikës. Sot, ajo, më bëri të qartë frikën e saj. Kësaj të fundit nuk kam cfarë i bëj. Padyshim, frika e frikacakut të vret ndonjëherë më shumë se trimëria e trimit’.

Për ata që kishin dyshim se Majko ishte margjinalizuar në ‘rilindas’, konfirmimi erdhi krejt për të kundërtën. Pandeli Majko tregoi se ai nuk ka frikë, thjeshtë Edi Rama dhe Lulzim Basha duhet të ndajnë me njëri-tjetrin kush është ‘frika e frikacakut’ e kush është ‘trimëria e trimit’.

Për këtë edhe pse tashmë nuk kemi asnjë dyshim, edhe pak kohë do të presim për një konfirmim.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

bravisimo11/03/2019 14:53

Bravo Ajo

shqiptar09/03/2019 10:05

E shoh me shqetësim që ndonjë Kokë sot, pas 30 vitesh të shëmbjes së pushtetit një partiak diktatorial të PP e shndruar me emrin PS, e shohin "shpëtimin" e demokracisë shqiptare tek Majkot apo Dadot.
Sipas këtij zotërisë Koka që shkruan këtu, "frikacakë" qënkan njëlloj Rama e Basha e trim qenka Majko ?????????/
Është e njejta propogandë bajate e qesharake që bën Rama për të zhvlerësuar Bashën.

Ajo07/03/2019 22:28

Doja te shtoja edhe dicka. Sado te shpresojne Koka , Dade, Majko dhe plot te majte te tjere se mund ta mbajne ne pushtet PS- ne qofte duke sakrifikuar edhe Ramen, eshte e kote! Ka ardhur momenti historik i mbylljes se ciklit te PS, e cila duhej normalisht te ishte mbyllur qe ne vitin 1991. Makiazhi qe i beri Ramiz Aliaj dhe Nano PPSh-se dhe shnderimit te saj ne PS,me ndihmen e kastes se akademikeve besnike te PPSh dhe sigurisht te Sigurimit te Nexhmijes, sigurisht te paekspozuar hapur, beri qe kjo parti thellesisht antikombetare te mbijetonte kaq gjate dhe po kaq gjate te zgjaste edhe agonia e shtetit shqiptar, me nje tranzicion te dhimbshem qe solli si rezultat emigrimin masiv te popullsise. Ka ardhur koha qe Shqiperia te hyje ne udhen e krijimit te shtetit ligjor dhe besoj se Partia Demokratike qe lindi si kerkese e kohes te kryeje kete mision por nuk mundi atehere, sot ka shansin e fundit te korrigjoje gabimet e saj dhe ta coje vendin drejt konsolidimit te shtetit ligjor. Shume shpejt do dalin parti te reja te cilat do ti sherbejne konsolidimit te metejshem te demokracise. Shpresoj shume qe PS te shperbehet perfundimisht, sepse e ka permbyllur misionin e saj. Hyri ne skenen politike shqiptare me dhune dhe po largohet prej saj po me dhune, skandale, vjedhje dhe shkaterrim te cdo institucioni shteteror.

Ajo07/03/2019 21:38

Z. Koka asnjehere nuk te mora vesh se kush je. Sot kur PD me ne fund doli hapur si zedhenesja e gjithe frustrimit te popullit dhe ne mbrojtje te shkaterrimit te shtetit ne cdo hallke dhe rrezikoi gjithshka, jo vetem per interesin e saj per pushtet, por per nisjen e nje politike te re drejt konsolidimit te shtetit te se drejtes, ju perseri nuk e fshihni helmin tuaj kunder Lulezim Bashes.
Mos na u hiq si analist first class, Majko nuk eshte fajkua. Nese do ishte i tille, nuk do pranonte per gati gjashte vjet te heshte, pranonte dhe votonte te gjitha ligjet antikushtetuese te Rames. Gjithashtu nuk do pranonte dhe postin qesharak te ministrit te diaspores. Ai mbase personalisht nuk i ka futur duart ne tepsine e Rames, por eshte 100 here me fajtor qe heshti dhe u be mburoje e Rilindasve, bijve te eterve komuniste.

Shto koment

Denonco