Porta a Porta apo Porta dhe Dritarja

Porta a Porta apo Porta dhe Dritarja

Nga Luçiano Boçi - 06/03/2019

I kapur në befasi nga Bruno Vespa për raportin e BE që konstatoi 20% të votave të blera, Rama nën sekëlldinë e tij tipike, belbëzonte çertifikim e zgjedhjeve.

I kapur gafil nga intervista e Bashës, për interceptimet e antimafias italiane për kanabizimin dhe implikimin e qeverisë së tij, Rama u përpoq, me duar e këmbë, nën buzëqeshjen e pashuar ironike të gazetarit të famshëm, t’i justifikonte shëmtuar.

Ndërsa protestën popullore ndaj qeverisjes së tij, u mundua ta paraqesë si protestë brenda pallatit të politikës.

Po mirë mor zoti Kryeministër!

Ato 100.000 veta që dolën në shesh në 16 shkurt politikanë ishin?!

Po ato mijëra, para parlamentit të degraduar, politikanë janë?!

Po studentët e “pallatit” të Arsimit tënd të dështuar, politikanë janë?!

Mos harro në Italinë e Vespës universitetet publike financohen 100% nga shteti me ligj.

Po banorët e unazës?!

Po fermerët, rinia, të papunët apo dhe këta janë politikanë të mbaruar?!

Dhe si kërkove t’ia mbushje mendjen italianëve?!

Që vetëm në 1 km2 ka destabilitet në Shqipëri, ndërsa në 27. 999 km të tjera vlon lumturia?!

Jo mor jo!!!

Lumturi vesi, llum pasurie ka vetëm në 1 km2 të pallatit tënd kryeministror.

27.999 km2 e tjerë, vuajnë varfërie, mjerimi e papunësie, kriminaliteti e korrupsioni.

Ne fund për ironi gazetari i famshëm dinte çfarë bënte.

Në panelin më parë, kishte të ftuar përfaqesues të qeverisë italiane, që reflektonin thjeshtësi dhe që flisnin për reformë pensionesh, për mijëra vende pune dhe rritjen e pagës minimale të italianëve në 9 euro ora.

9 Euro ora!!!!

Ndërsa në panelin e tretë të kishte ty që reflektoje luks idiot kontrastiv me vendin tënd, ku paga minimale është 9 mijë lekë në ditë.

Vetëm 9 mijë lekë në ditë, për të paguar dritat, ujin, librat e femijëve, veshjen, ngrënien...me çmimet më të larta se italianët.

A e imagjinon dot?!!!!

Të tallur të tillë që të bënë, as në ëndërr nuk e ke parë.

Hyre nga Porta e dole nga dritarja.

Se shpejti do të shkulim dhe nga karrigia!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

vaso papaj06/03/2019 15:43

Nje shuplake flakeruese te merituar. Kryeminister jashte realitetit. Kuptohet kur flen ne shtreterit e lumturise nuk sheh me larg se hunda jote.

coco06/03/2019 14:46

Edinim SQHIPERINE 28000 kIometra katrore, na e paskaskn hequr edhe nje!?

renci06/03/2019 12:58

Bravo Luc, por je vetem ne Elbasan

Shto koment

Denonco