Lajmi i fundit

INTERVISTA/ Shpërthimi i Edi Ramës me 'RAI 3' dhe dosja e Olsi Ramës

Intervista me Bruno Vespa në ‘Porta a Porta’/ ‘Misioni i pamundur’ i Ramës përtej detit

Intervista me Bruno Vespa në ‘Porta a Porta’/ ‘Misioni i pamundur’ i Ramës përtej detit

Nga SYRI.net - 05/03/2019

Italia ka aktualisht dy kriza të forta që i kanë zënë derën dhe që vijnë nga dy vende me të cilat ndan brigjet detare. Libia e post-Muhamar Gaddafit dhe Shqipëria nën sundimin e Edi Ramës.

Që të dy politikanët në fjalë në mënyrat e tyre janë dy personazhe fantazmagorikë, por shumë efektiv në një pikë dhe kjo është ajo që i bashkon. Mënyra e tyre e qeverisjes.

Muhamar Gaddafi i qeverisi aq mirë libianët, saqë kur ata u ngritën dhe e gjetën vrimën ku ishte futur, e përcollën drejt mandatit të përjetshëm me një koqe plumbi kres!

Ajme, ne nuk jemi libianë, por fatkeqësisht Edi Rama nuk ka asnjë dallim nga Muhamar Gaddafi. Dikur Muhamar Gaddafi, pritej me gjithë të mirat nga Silvio Berluskoni bashkë me republikane të rojeve personale të gjitha femra, sepse ashtu si edhe Edi Rama, ish diktatori libian ishte ‘artist’.

Një sharlatan që i priste liderët botërorë nëpër çadra beduinësh, por fasada bënte vështirë ta fshite pasurinë përrallore që Gaddafi kishte grumbulluar që prej ardhjes së tij në pushtet me puç ushtarak.

Nafta ishte çelësi i Muhamar Gaddafit që e detyronte cdo qeveritar italian ti bënte temena një dallkauku beduin, i veshur gjithë kohës si gjeneral, e që qeveriste si komunist dhe e trajtonte pasurinë e kombit si mall personal. Ju kujton dikë ky përshkrim?

Edi Rama është njeriu që përmes puçit të Aleancës së Qelbësirave, ka më shumë se 5 vjet e gjysmë që sundon Shqipërinë. Ashtu si Muhamar Gaddafi dikur në çadër beduinësh edhe ai ka vendosur të jetojë larg botës i izoluar në bunkerin e tij personal në Surrel.

Nëse Muhamar Gaddafi, nuk e hoqi kurrë rrobën e tij ushtarake prej gjenerali, Edi Rama qysh se u shfaq para shqiptarëve nuk i ka zhveshur për asnjë moment kostumin e tij prej kllouni me çitjane, ngjyrat ylberiane nëpër rroba, e atletet e adoleshencës që nuk e shijoi kurrë nëpër samite ndërshtetërore.

Kur kujton të gjitha këto, ndonjëherë të vjenë të ndihesh libian. Nuk ka asnjë ndryshim mes Edi Ramës dhe Muhamar Gaddafit edhe në mënyrën sesi ata e shpërdorojnë pronën publike, sa për furnzimin e tarafeve të oborrtarëve rreth sa për shtimin e pasurisë së tyre personale.

Në historinë e Libisë, nuk është i ditur fakti nëse Gaddafi hapi edhe një bankë për të pastruar produktin e tij të veprës penale. Sa për Shqipërinë, ABI Bank e Linda Ramës është sot institucioni financiar më okult që po gllabëron në heshtje të gjithë tregun bankar ndërsa vazhdon të pastrojë produktin e veprës penale gati 20 vjeçare të Edi Ramës.

Ajo që u pa me habi, pak ditë më parë me shkrimet dhe kronikat e njëpasnjëshme të mediave më prestigjioze italiane ndaj situatës në Shqipëri nuk është një rastësi. Italia është deri grykë me atë që po ndodh në vendin tonë për dy arsye.

E para se që prej vitit 2013, gomonet me hashash dhe armë që nisen nga qyteti i Moisi Habilajt dje dhe i Agron Xhafajt sot e kanë përmbytur tregun italian të narkotikëve më keq sesa batica Venecian. Në të njëjtën mënyrë, të njëjtin problem po aq të mprehtë sa me Shqipërinë, Italia ka edhe me Libinë.

Vetëm se besojeni ose jo nga Libia nuk vjen as drogë e as armë me gjithëse është një vend që e ka marrë lumi tashmë, por vetëm emigrantë. Edi Rama tha sot se do të shkojë në Itali që ashtu si Saimir Pirgu, edhe ai të pastrojë imazhin e vendit nga djegia e një gome para parlamentit.

Shumë mirë bën, tymi i zi i pushtetit të tij sapo ka nisur të nxjerrë shtëllungat e para. Por kurioziteti qëndron sesi do ti përgjigjet Edi Rama reportazhit të RAI DUE-s, për ‘vëllezërit nën armë’ të Avdylajve në Shijak që ‘garantuan’ gazetarin italian që jo vetëm votat në Durrës e më gjerë janë blerë në të shkuarën, por miqtë e tavolinës së ‘xhuxhit’ të Durrësit e kanë mbyll këtë muhabet edhe për zgjedhjet lokale e madje edhe për të 2021-shit, nëse...

Sigurisht që Edi Rama do të tregojë përralla me Reformë në Drejtësi nga e cila ai nuk ka frikë, por ama po dridhen ata opozitarët në Tiranë që dorëzuan mandatin. Sigurisht që Edi Rama do ta kafshojë gjuhën e tharë nga ‘pluhuri magjik’ që do të marrë përpara se të ulet përballë Bruno Vespën e nuk do lajthisë në prediksione komuniste kur thotë se në zgjedhjet e ardhshme lokale PS do ti fitojë të gjitha bashkitë.

Kur të pyetet për opozitën në vend, mos u habisni nëse Edi Rama do të flasë për si opozitën e re që sipas tij përfaqësohet denjësisht nga ‘Signor’ Myslym Murrizin dhe ‘Onorevole’ Lefter Maliqin, dy ‘comendadori’ brilant të së djathtës të cilët kur Donald Trump nuk është në telefon me Kim Jong Un, me shumë gjasë që po ‘chat-on’ në linja direkte me Lushnjen dhe Lapardhanë.

O tempora, o mores!

Ne si shqiptar jemi realisht në borxh me Italinë. Madje imazhi ynë vërtetës është nxirë, dhe emra më zë e me figurë fajtor për këtë ka. Sot ashtu si edhe me Libinë që i dërgon përditë në Lampeduza Italisë më mijëra afrikanë refugjatë të pashpresë, Shqipëria i dërgon sot e gjithë ditën kryesisht natat pa hënë tonelata hashashi vendit fqinj.

Sa për kronikën, në ditën që Edi Rama po udhëton drejt Italisë, homologu i tij Xhuzepe Konti ka udhëtuar sot drejt Serbisë, dhe besojeni ose jo kjo është hera e parë një ‘premier’ italian viziton Beogradin para Tiranës që prej vitit 1992!...

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Daj Jaku06/03/2019 10:21

Duke shikuar emisionin e Vespës pata shumë ndjesi kontradiktore. Mbas emisionit shkova në banjë dhe volla zorrër e barkut. Fillimisht mu kujtua koha e andreotëve, kohë e gjatë pa fund në të cilën Shqipëria nuk egzistonte as si shprehje gjeografike. Diktatori lobonte me paratë e trashëguara nga gopi i Gjyles. Më pas, kur plasi bomba humanitare, Andreoti, i kryqëzuar për heshtjen 45 vjeçare, u shpreh si dhelpër e vjetër: "ato vetë thonin se ishin shumë të lumtur". Sepse këtë e thoshte diktatori. Por lumin e kontrabandës së cigareve nga brigjet shqiptare (Qazim Myftiu) a thua nuk e dinte Andreoti? Duke parë paliaçatën e organizuar mbrëmë nga Bruno Vespa, mu dhimbs Shqipëria e rikthyer në diktaturë, ku diktatori i ri lobon nëpër botë, me paratë e trashëguara nga gopi i Netës dhe Lindës, lumturinë e popullit shqiptar nën udhëheqjen e ndritur të artistit të madh global. Në ekran një i droguar, në panel miku i tij i afërt i shpërblyer familjarisht me poste të majme shtetërore, një impreditor italian në Shqipëri që bënte mëk mëk nga turpi se po përdorej si klloun në shërbim të një gënjeshtari patollogjik, por i frikësuar për bisnesin e tij në Shqipëri, që nesër ja mbyllin pa e çarë bythën fare. Edhe një gazetar memec, sigurisht i lobuar mirë për atë qëndrim prej amebe. Dhe në fund një platé që duartrokiste maklladat dhe gënjeshtrat e kryellarministrit shqiptar. Çfarë turpi për një personalitet si Vespa! Hera e parë që thërret një kryeministër të një shteti dhe i vë në disposicion një hapësirë propagandistike. Çfarë turpi për televizionin publik italian që i serviloset një diktatori të një populli të vogël, vetëm 70 km larg. I biri i një oligarku komunist, vrasës i një poeti i panënshtruar diktaturës komuniste. RAI mbahet me taksat e popullit italian, është shërbim publik, nuk mund të zbresë në atë kënetë mediatike duke i shërbyer me prooagandë një Maduro të Ballkanit, një Gadafi, një Erdogani, një Putini, një Kastro, një Kim. Mungesa e turpit është shenja e parë e idiotsisë. Besoj se Vespa e di që kjo është thënie e Sigmund Freud.

Keshille per Ramiun 06/03/2019 00:03

Fol me ate k... me flete, zotin Petro Koci se ai e menaxhon merkaton. Sonte ishte i zene tuj tregu karllikun e vet tek vespa, por neser e ke 100% disponibel per kete pune.

Osumi05/03/2019 23:29

Po ketij Musllukut te Lushnjes shikoji turine dhe vari kusine. Tipik katunar lushnjar. Por detyren si hajdut me cizme e ka bere ne menyre perfekte duke bashkepunuar me te majtet, ne menyre te vecante me deputetin Adnor Abedin Nasipe Alushani Shameti edhe ky nje hajdut i permasave te Musllukut te Lushnjes. Namin kane bere me diploma fallco si badhkepronare te Universitetit Justiniani. Burgu i lan hesapet me tipa te tille kjo do ndodhe shume shpejt.

Rami Kristaq Murrizi05/03/2019 22:14

Do me ndihmoj kush ka shoqeri me Muslim Murrizin te me japi pak adresen e ndonje aleati qe te konsultohem se dua qe te marr mandatin e deputetit se dhe une jam ish student i dhjetorit si lymi I lushnjes patriot I shoqes Lenka Cuko

Shto koment

Denonco