Unë e akuzoj sot Akademinë e Shkencave të Shqipërisë...

Unë e akuzoj sot Akademinë e Shkencave të Shqipërisë...

Nga Artan Fuga - 04/03/2019

Unë e akuzoj sot Akademinë e Shkencave të Shqipërisë... si një mbetje totalitare që riciklon të njejtat mendësi, praktika dhe propagandë gënjeshtare!
Kë përbuzin akademikët në atë Akademi Shkencash? Profesorët e universiteteve shqiptare? Për çfarë bërtasin akademikët se i “paskan prerë në besë” pikërisht sepse gjykimi për një Akademi të ardhshme Shkencash ka ardhur te pedagogët, doktorët, shkencëtarët e vendit?

Çfarë e dinë veten një pjesë jo e vogël akademikësh? 

Mos kujtojnë se koha e shkuar ju ka lënë atyre trashëgim drejtimin, komandën mbi dijet, ruajtjen e lidhjeve okulte midis tyre, kapjen me thonj pas dogmave ideologjike, honoraret e marra pa punë dhe pa kontribut? 

Mos kujtojnë ata se nuk kanë të drejtë t’i gjykojnë shkencëtarët dhe pedagogët shqiptarë? 

Mos mendojnë se me mekanizma bizantinistë, në kurriz të komunitetit shkencor të vendit, kanë të drejtë të kooptojnë ata njerëz që duan të lidhur me mijra fije nepotizmi për t’a përdorur buxhetin publik në atë Akademi për interesa dhe perspektiva personale?

Unë e akuzoj rëndë sot përpara Jush Akademinë e Shkencave të Shqipërisë si institucion pikërisht për atë se ka keqpërdorur paranë publike, nuk ka kryer detyrat e saj, ka dalë nga shinat e misionit fisnik që duhet të kishte.

Atje unë veç kërcënimeve, fyerjeve, presioneve që kam pësuar personalisht, kam parë edhe mbetjet e një mendësie totalitariste që shfaqet në mënyrën e funksionimit të saj. Unë e akuzoj pikërisht si mbetje dhe mbeturinë totalitare!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Messi 05/03/2019 13:52

Fshati digjet, z. Fuga krihet. Ne te gjitha shkrimet e z. Fuga nuk kemi pare te pakten ne nje prej tyre te godase gomarin por vetem samarin. Ndoshta kete detyre i ka caktuar gomari!

Gramoz04/03/2019 17:31

Si te kete ne krye nje mbeturine toksike si Skender qenushi nga hormova, çfar pret ti i nderuar z.Fuga!? Skafisti Skender plera ka qindra mekate mbi kurriz, shpirtrat e atyre te shkreteve ne fundin e detit e perndjekin kete kriminel dhe qelbesire e pamoralshme, ja ka thene dhe i ndjeri Azem Hajdari ne mes te parlamentit, ti Skender akoma fle me kunaten?

krasasi tp04/03/2019 14:59

Z.Fuga,nje sistemi hibrid, domosdo do ti korespodoj nje Akademi Shkencash qe eshte mbarsur qe ne kohen e sistemit totalitar. Pele+Gomar=Mushke.

i deleguari04/03/2019 12:33

Interesant kjo rraca e folozofeve Fuga! Here here e mbajne ne te majte,here ne te djathte,here mbeshteten tek kompjuteri, Por me interesant eshte FAKTI,se kur nuk kishte kompjutera ,mbeshteteshin tek PARTIA. Kjo rrace nuk kane lindur thjeshte vetem per te dhene mend,por per te dhene mend ne te gjithe spektrin politik: nga ekstremi i majte e deri tek e djathta,natyrisht sepse ndjejne detyrim tja shperblejne ketij populli te rreckosur paret qe i kane ngrene prej 1944 e deri sot me bursa,specjalizime,prerfaqesime e tyrlylyzime! O Artan,po bjere dakord me nipin Endri dhe vllain Perparim ,pastaj mbushi mendjen atyre qe ke jashte deres se shtepise dhe nqse s'te degjojne ata ,as mos prit qe te ta vere veshin tjeter njeri!!!

Olsi04/03/2019 10:16

Vini krietar cobanin Jorgaq Kacani qe ta dhjese e vjedhe deri sa ta shkateroje aqadhjemine.

Shto koment

Denonco