Protestat, uragani që pastron Shqipërinë nga banorët e kënetës

Protestat, uragani që pastron Shqipërinë nga banorët e kënetës

Nga Artur Zheji - 02/03/2019

Jemi duke jetuar në një teprim të madh. Një qeveri, moralisht e rrëzuar disa herë, kërkon të mbahet më këmbë, tërhiq e mos e këput.

Dekërbishtizimi, është një tipar që ky kryeministër, po mundohet të ushtrojë, sëpari në palestrën e tij mendore, më pas në palestrën e ushtrimeve vetmitare, e sot, në qajen publike.

Dekërbishtizimi është heqja e kërbishtes, ose heqja e shtyllës kurrizore, që të lejon përkuljen e shumtë deri në këmbëputhje, kamaleontizmin e qënies përpara kamerave, si një gjynafqar që i ka rënë për pjesë, një Shqipëri që nuk e meriton, por që ay, Kryeministri e lajkaton plot shpresë… Kështu ka bërë ky njeri i gjatë, por krejt i dekërbishtizuar, në lojën e vjetër dinake, ndërmjet Metës dhe Fatos Nanos, duke ua hedhur të dyve, pastaj përsëri me Metën dhe kundër Metës, ndërsa tani një grabitqar që pas grabitjes së rradhës, drejton gishtin diku tjetër, sepse e keqja është gjithmonë tjetërkund dhe askurrë tek ay vetë, Kryeministri. Sepse ku do të mund të shkojë ay, nëse e rrëzojnë si kryeministër, a di vallë, me të vërtetë, të rindërtojë një jetë tjetër?

Kjo është në të vërtetë pikëpyetja e tij dhe jo e shqiptarëve. Sëfundmi ay po kupton, edhe shqiptarët po kuptojnë, se ky kryeministër dhe populli, kanë axhenda të ndryshme dhe hap pas hapi, axhenda të kundërta.

Gazi lotsjellës dhe muskujt e policisë, janë streha e fundit e rregjimeve në rënie dhe janë në të vërtetë përpëlitje apo kafshime të krijesës së plagosur pa shpresë, që kafshon për instikt, por pa e ndrruar dot rrjedhën e gjërave që kanë marrë tatëpjetën.

Personalisht, më vjen shumë keq, që duke shkelur mbi kohën time, shkruaj edhe bëj analiza, për aktin e fundit të një dështimi, që filloj pak vite më parë si një alternativë shtetformuese e një zotërie që e kam ndihur me zell dhe sinqeritet të plotë, në rininë e vet, por vërej, pa ndonjë kënaqësi te veçantë që 20-30.000 njerëz të panjohur për mua i lexojnë dhe u zbardhen ca dritë hije. Dhe kjo është e dobishme.

Dhe atyre u them, se protestat, instrumenti i sotëm kundër këtij rregjimi dhe kultura e nesërme për të parandaluar rregjimet, është shansi ynë i fundit, që të këpusim zinxhirët e tiranisë së të fortëve, të monopoleve të oligarkëve që dhjetëra fishojnë paratë e tyre dhe nuk pjerdhin asfare për të përditëshmen dhe hallet tona jetike.

Edhe këta dezertorët e Kuvendit, që po aplikojnë për tu bërë deputetë në këto kohëra zymtake, në kërkim të një llokme në kurriz të partive të tyre opozitare, do të harroen shpejt, sepse urragani i protestave do ta spastrojë kënetën, nga banorët e vet të fundit dhe ndoshta do të vendosen më në fund ca rregulla të reja.

Porse para së gjithash, do të hidhen në det, ca rrangulla dhe do të futen sërish në ca vrima miu, ushtria e banditëve që kontrollon territorin e qyteteve dhe burimeve tona ekonomike, sot më shumë se asnjëherë tjetër…

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Skrapari03/03/2019 06:48

Krasas tp! Mos u shqeteso, asgje nuk ka per te ndodhur. Edvin pederasti do iki se shpejti me bisht nder shale si ata qente e rrahur bashke me konet e tij. Nuk ka krasas tp qe i ben derman, situaten tani e ka mare ne dore sovrani, opozita vetem te monitoroje situaten.

SHPRESA,,03/03/2019 01:54

Analiza eshte kohore, e reale, sepse ky KM, edhe pa ia thene ZHei edhe ato qe nuk mund tia thote, per etikete profesionale. komentin e ka mbeshtetur mbi megallomanine e Rames, e qorrsokakut qe ka futur kete popull, e qe akoma nuk i kane ardhe as mende e as dute qe te shikoi realitetin. I bazuar ne veprimet e fjalimet e nguteshme qe Rama po mba ne anti mitingje, e takime gjoja me popullin, tamam si i ati i tije shpirteror, kerkon ndergjegjesimin e tije, qe te mos shkoi ne vepra akoma edhe mete renda, pra po e ruan disi, e ketu nuk ka per keq aredhje nga ndonji vasal qe i duken pune te mira te Rames, keto kur populli eshte perbetuar se kete rregjim do e shporre.

Qazim Tefiku02/03/2019 21:02

Si nje analist serioz respekt per shkrimin por ky or miku im nuk degjon nga ai vesh jemi katandisur si popull qe na udheheq Taulant Balla i Librazhdit se te ky vend ka mbaruar qytetaria

krasasi tp02/03/2019 19:40

Deshiroj qe te gjendet nje zgjidhje per te kthyer opoziten ne parlament, jo si nje rruge per te shpetuar Kryeministrin por per te shpetuar opoziten.Ne te kunderten ka edhe nje skenar tjeter.Ne sheshin Nen Tereza te protestoj opozita dhe ne sheshin Skenderbe ne anti miting te protestoj mazhoranca..Cdo akt dhune, apo me keq ndonji viktime, me siguri do jete e planifikuar nga sherbime te vendeve jo miqesore me Shqiperine.Ne ardhte kjo dite qe askush nuk e deshiron , "marinsat antinorieg" nuk do mbajne me hater asnji.As ne mazhorance e as ne opozite.Ju gazetaret e kazanit, qe i fryni destabilizimit, per te siguruar stabilizimin,nuk do jeni as ne shesh per te pasqyruar zhvillimet por ndoshta as ne Shqiperi per te dhene mend neper mediat e kazanit.Sigurisht, jo te gjitha, e jo te gjithe.

Askushi 02/03/2019 15:51

E sakte per ato qe shkruan. Nje keshille dashamirese. Mbidhuni te gjithe ju (intelektual e shihni se ku po shkone shqiperija, ne duart e kujt ka rene) bashkohuni dhe udhehiqni popullin me opoziten ne krye. Mos u terhiqni dhe mos pranoni emisaret qe dergone Rama, mos u shisni. Dje ne emisionin e Canit, me la per te deshiruar Shkullaku. Uroj te mos kete qene ne diten e tije te mire dhe jo te besoja qe eshte blere dhe ai.

Tarasi02/03/2019 15:23

Pergezime z Zheji si gjithmone i sakte , brilant ne ato qe thua.

tironci02/03/2019 13:35

Llafi jot nvesh t allahut

Osumi02/03/2019 12:32

Zoti Zheji! Pavaresisht luhatjeve qe keni pasur Ju meritoni respekt sepse intelektualet asnjehere nuk mund te vihen ne resht. Por sot ne keto dite te zeza per Shqiperine fjala juaj si intelektual mer vlera te jashtezakonshme. Aq me teper kur flet per kete fare kryeministri qe ju e keni njohur qe ne femijerine e tij. Ndaj me shpirt ju falenderoj per analizen qe keni bere.

Ajo02/03/2019 12:20

Zheji ju shkruani bukur dhe sakte, por kur drejtoni emisionin 360grade dyzoheni dhe shpesh here ose bini ne kontradikte me veten, ose sic ju pelqen shpesh ta thoni vete, beheni avokati i djallit. Nje pyetje kam per ju: nese keni neveri per keta dezertoret e Kuvendit qe mezi po presin te shiten per opozite ne krah te Rames, atehere perse ftoni ne panelin tuaj perhere e me shpesh Ralf Gjonin?
Nuk do ndonje zgjuarsi te madhe te kuptosh se per ke punon ky “ koke e madhe” e maredhenieve nderkombetare. Qe diten e pare kur u shfaq ne panelin tuaj, ishte shume e qarte axhenda e tij, packa se ndryshe nga naivi- puthador i qeverise, Vasili, Ralf Gjonaj mendoi se shqiptaret jane idiote dhe nuk dallojne dot ndryshimin ndermjet te ashtuquajturit specialist te paanshem te gjeopolitikes dhe nje sherbetori te kamufluar te Rames. Prandaj Z. Zheji une nuk arrij t’ ju besoj sinqerisht te vertetave tuaja, sidomos kur konstatoj nje keqardhje tuajen se Rama ( miku juaj jo vetem i rinise ) nuk eshte edhe aq fajtor, sesa ata, keshilltaret dhe puthadoret e tij ministra qe nuk i tregojne te verteten, por e mashtrojne dhe rrembejne “ llokma” prej tij. Te ishte vetem kaq, Rama nuk do ishte edhe aq i keq, mjaftonte ta “ ndriconin” pak ata, miqte e vertete dhe Rama do kthehej ne heroin shpetimtar te kombit! Sa e trishtueshme eshte nje analize e tille! A thua per kete kemi nevoje sot?

Shto koment

Denonco