Ndërkombëtarët, negociatorë të stabilitetit

Ndërkombëtarët, negociatorë të stabilitetit

Nga Kastriot Islami - 01/03/2019

Ndërkombëtarët/negociatorë për vëndet në zhvillim aplikojnë qasjen “së pari stabilitet, të tjerat, përfshi edhe demokracinë, vijnë më pas…”, ndërkohë që në vendet e tyre luftojnë cdo ditë për zhvillimin dhe përsosjen e demokracisë në rradhë të parë sepse është demokracia e zhvilluar që ju garanton jo vetëm stabilitetin por edhe mirëqënien e qytetarëve të tyre.

Nga ky “paradoks” duhet që qytetarët dhe politikanët e vëndeve në zhvillim duhet të nxjerrin mësimet adekuate dhe ai vënd që arrin të edukojë qytetarët dhe politikanët e saj me këtë mësim arrin te rrjeshtohet në grupin e vëndeve të zhvilluara ose të paktën në grupin e vëndeve që i zgjidhin hallet e problemet e tyre vetë, duke i dhënë prioritet demokracisë sepse stabiliteti është vecse rrjedhim i saj dhe jo e kundërta, dhe në këtë rast stabiliteti është më i qëndrueshëm.

* Ja disa nga pozicionimet e ndërkombëtarëve ndaj vëndeve me demokraci hibride dhe qeverisje të dobta në kuadër të qasjes stabilitet kundrejt demokracisë apo sic thuhet ne anglisht stabliteti versus demokraci. Veprimet ndaj vëndeve me demokraci hibride dhe qeverisje të dobta bazohen në qasjen: demokracia mund të avancojë vetëm nëse vendoset dhe ruhet stabiliteti:

? I gjithë angazhimi i ndërkombëtarëve negociatorë, në momentin e zgjedhjeve, pra kur përcaktohet maxhoranca qeverisëse, është në favor të ruajtjes apo të vendosjes së stabilitetit ose thënë në terma konkretë ata mbështesin atë palë fituese që garanton stabilitet dhe i bëjnë palës tjetër presion, aq më tepër kur vlerësojnë se pala humbëse nuk ka forcë reale destabilizuese, të pranojë realitetin duke tentuar ta qetësojnë me mesazhin “përkëdhelës” se rradhën tjetër të gjithë shqetësimet e tyre për demokracinë do të adresohen, edhe me ndihmën e tyre do të plotësohen të gjithë kërkesat e tyre.

? Po ashtu, nëse gjatë një mandati qeverisës ndërkombëtarët-negociatorë vërejnë kriza reale, ndërhyjnë për të zgjidhur krizën duke i dhënë prioritet stabilitetit dhe përgjithsisht mbajnë fillimisht anën e maxhorancës qeverisëse duke vlerësuar se kjo është rruga më efikase për të ruajtur stabilitetin. Kjo edhe për të mos nxitur precedentin e ndryshimit të qeverisjes në mes të mandatit vec rasteve ekstreme kur kriza është e thellë dhe zemërimi është i papërmbajtshëm në ato nivele që stabiliteti është i rrezikuar apo mund të cënohet rëndë.

? Nëse gjatë vlerësimeve të tyre, ndërkombëtarët-negociatorë vërejnë se opozita e qeverisë, ka argumenta bindës se maxhoranca nuk garanton më stabilitet apo ajo është drejtuese e zemërimit qytetar shpërthyes në nivel të tillë që stabiliteti vihet në dyshim dhe maxhoranca qeverisëse nuk e garanton më stablitetin ateherë ata ndërhyjnë mes palëve për të gjetur zgjidhjen që garanton rivendosjen e stabilitetit.

? Ndërkombëtarët-negociatorë në fund nëse vërejnë se maxhoranca qeverisëse nuk garanton më dot stabilitet i bëjnë presion asaj të pranojë kushtet e opozitës duke i kërkuar edhe opozitës të heqë dorë nga veprimet radikale në mënyrë që të nisë procesi i ndërtimit të rivendosjes së stablitetit, që gjithnjë kalon përmes zgjedhjeve të reja të parakohshme.

Pra ndërkombëtarët-negociatorë nuk janë arbitra të demokracisë por negociatorë të stabilitetit.

Ata kur ju kërkohet ti japin “këshilla” vëndeve në zhvillim, gjithnjë i japin prioritet stabilitetit dhe mbështesin atë zgjidhje që garanton stabilitet, demokracia sipas tyre vjen pas stabilitetit. Dhe kur bëhet fjalë për palën konkrete ata mbështesin më shumë palën që garanton stabilitet dhe tentojnë të “zbusin” apo qetesojnë palën me të dobët, aq më tepër nëse ajo nuk arrin dot të krijojë destablitet; madje nëse vërejnë që pala e dobët, qaoftë kjo maxhoranca apo opozita, nuk e pranon qasjen e tyre i bëjnë presion asaj.

Kjo marrëdhënie ndryshon vetëm atëhere kur një vend arrin te ketë demokraci të zhvilluar dhe qeverisjen e mirë e për rrjedhojë edhe stabilitetin dhe mirëqenien e qytetarëve të saj arrin ta garantojë përmes demokcracisë së zhvilluar. Dhe anasjelltas…!

Syri.net
1 mars 2019

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco