Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Rama arreston drejtorët e Veliajt

Pandeli Majko braktis Edi Ramën!

Pandeli Majko braktis Edi Ramën!

Nga Erl Kodra - 01/03/2019

Të dashur socialistë e demokratë,
Të dashur qytetarë të vendit tim,

Unë kam një buzëqeshje të madhe dhe të sinqertë. Unë nuk mund të përballoj jetën pa buzëqeshjen time, sepse i tillë jam unë, i ndjeshëm dhe i drejtëpërdrejtë.

E verteta është se unë ka shumë vite që shtirem, vuaj, stërmundohem që e qeshura ime të jetë siç ka qenë, e madhe sa dielli i mëngjesit. Por fakti është se këtë vuajtje nuk mund ta duroj më tej.

Mua më dhemb zemra kur shoh se si Edi Rama i shembi përdhe ëndrrat tuaja dhe të miat bashkë. Shpirti më copëtohet kur shoh se si braktiset Shqipëria, se si vidhen njerëzit, se si burgosen të pamundurit për mospërmbushjen e pagesave të energjisë elektrike.

Zemra ime e ndjeshme pikon gjak kur shoh se si Shqipëria është mbushur me drogë nga Jugu në Veri.

Tmerri dhe makthi më ka zbarrdhë akoma më shumë flokët nga vrasësit, mashtruesit, hajdutët dhe përdhunuesit në Parlament.

As natës së varrit nuk mund t'ia tregoj ato që po heq shpirti im i pastër!

Edi Rama shkatërroi Partinë Socialiste, dashurinë e jetës time. Ai vrau njëri pas tjetrit të gjithë socialistët e vertetë, duke i zëvendësuar me kriminelë, hajdutë dhe trafikantë të maskuar si biznesmenë.

Nga Partia Socialiste nuk ka mbetur asgjë, por vetëm ca kllounë të neveritshëm që i shërbejnë "Skënderbeut" Edi Rama, burrit të gjatë që na nxiu faqen për jetë të jetëve.

Edi Rama i vodhi zgjedhjet, dhe unë kam fakte. Me sytë e mi i kam parë drekat dhe darkat e Edi Ramës me kriminelë dhe mafiozë, teksa bënte pazare se çfarë ofronte ai në këmbim të votave, para, liçensa, 
konçensione dhe tendera shumëmilionëshe.

Shpesh kam dalë jashtë nga darka të tilla dhe kam vjellë gjithë atë çorbë të shpifur. Por jam kthyer përsëri aty ku isha, sepse nuk më bënte zemra ta braktisë Partinë Socialiste, dashurinë e jetës time!

E vetjma shpresë e imja ishte që t'i qëndroja afër dashurisë time të jetës, pavarësisht se ajo lëngonte nga epshi i shfrenuar i Edi Ramës, këtij përbindëshi që e vrau përfundimishtë të mjerën...

Edi Rama nuk di të ndalet, sepse ai është një pervers, që nuk e di çfarë është dashuria. Ai nuk ka gjak të pastër socialisti, as gjak të pastër shqiptari, por gjak të zi përbindëshi.

Edi Rama është me keq se një terrorist.

Ky birbo e ka ndarë mendjen të copëtoj gjysmën tjetër të kombit, Kosovën. Kosovën që e dua aq shumë, për të cilën kam luftuar me mish e me shpirtë. Sa të jem gjallë mbi dhe nuk e harroj vajin dhe gjakun e derdhur për Kosovën martire.

A ju kujtohet një shprehje e imja, ku deklarova diçka me Partinë Socialiste dhe Shqipërinë?

Më besoni, kurrë në jetën time nuk kam qenë më i sinqertë. Unë e dua Shqipërinë, por më shumë e dua Partinë Socialiste, sepse unë besoj tek socializmi dekokratik i vertetë, tek ato vlera që ka përqafuar gjysma e njerëzimit. Sepse unë besoj se Partia Socialiste ka njerëz të mirë, që janë shqiptarë të mirë, në vllazëri të sinqertë me popullin demokrat shqiptar.

Demokratët janë gjysma jonë pa të cilin ne nuk mund të jetojmë. Kjo është bindja ime, kjo është vlera ime, kjo është edhe buzëqeshja ime e madhe, pa të cilën nuk jetoj dotë një ditë të vetme.

Unë e kam vendosur; do të braktis Edi Ramën, vrasësin e dashurisë së jetës time!

Prandaj, kam vendosur që të largohem nga narko-qeveria e Edi Ramës, kam vendosur të largohem nga Parlamenti i Kurvave dhe kurvarëve pa vlera njerëzore, dhe do të kthehem tek ju, në zemrat tuaja.

Unë ju lutem socialistëve të vertetë të më falin që gjithë këto vite kam heshtur duke ngrënë turpin me bukë pranë Kumbarit Edi Rama.

Unë përulem para jush, dhe ju jap fjalën se që sot e tutje, unë do të jem një nga ju, dhe do të luftoj fort për dashurinë time dhe tuajën.

Së bashku do ta shpëtojmë Partinë Socialiste, që terroristi Edi Rama e ka marrë peng që prej vitit 2005!

Zoti i bekoftë socialistë e demokratë,

Zoti e bekoftë Shqipërinë,

Zoti e bekoftë Partinë Socialiste të Shqipërisë!

Përulësisht i juaji,

Pandeli Majko

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Zooma04/10/2021 01:26

Am Monica Alex nga Australia ndihem aq e bekuar në martesë sërish pasi (mjeku zooma) më ktheu burrin tim i cili ishte ndarë me mua për 11 muaj të mirë. Edhe pse kam gojë kudo, nuk do të jetë e mjaftueshme të falënderoj Dr zooma për ndihmën e tij në jetën time. Burri im është ndarë me mua për 11 muaj dhe unë jam në dhimbje dhe agoni pa të. Kështu që unë kërkova kudo për ndihmë, por asgjë nuk funksionoi derisa e kisha fjalën tek doktor Zooma të cilin e kontaktova në internet. I shpjegova situatën time dhe ai më premtoi se burri im do të kthehej tek unë brenda 7 ditëve për aq kohë sa zemra ime ende rreh për Të. Unë besova në të dhe ai përgatiti një magji për mua dhe burri im më thirri ashtu siç tha Dr. Zooma. Ai u lut dhe tha se kishte nevojë për mua dhe tani ne po jetojmë përsëri të lumtur për 3 muajt e fundit. Kushdo që lexon artikullin tim që ka nevojë për ndihmë, duhet ta kontaktojë atë ... Email. Mjeku zooma nëpërmjet
Zoomatemplegoddess@ gmail.com..ose shtojeni në whats app ++ 19737553810 për më shumë informacion

Nëse kaloni diçka
nën problemet ai është gjithashtu i përsosur
(1) Dëshiron të kthehesh?
(2) A keni gjithmonë ëndrra të këqija?
(3) Dëshironi të merrni një promovim në zyrën tuaj?
(4) Doni që gratë/burrat të vrapojnë pas jush?
(5) A doni një fëmijë?
(6) Dëshironi të jeni të pasur?
(7) A doni ta lidhni burrin/gruan tuaj
pergjithmone i joti?
(8) Keni nevojë për ndihmë financiare?
(9) A jeni mashtruar dhe dëshironi?
i ktheni paratë e humbura?
(10) Shërimi i kancerit, HIV/AIDS, herpesi dhe të gjitha llojet e sëmundjeve
(11) Ju dëshironi të ndaloni problemet martesore dhe divorcin
(12) Lindja e fëmijëve
(13) Thyerja e Gara e Gjenerimit
(14) Gjetja e një pune
(15) Mbrojtja Shpirtërore
(16) Kujdesi bimor
(17) Shkurorëzimi
(18) Magjia e martesës
(19) Magjia e shpërbërjes
(20) magji parash
(21) magji dashurie
(22) duke mbetur shtatzënë
(23) Mbrojtja e kompanisë
(24) Magji për problemet familjare
(25) Problemet në padi
Nëse keni nevojë ose doni informacion në lidhje me magjitë e dashurisë ose parave, ju mund ta zgjidhni atë problem sot në zooma Temple

faith17/11/2019 10:19

DUHET T F NDODHENI KIST BL BLOG P FORR NJ A WHILE DHE TANI
DO T L DUHET T SH SHP SHT TESTIMONI MUAJ, Emri im është besimi që po jetoj në Kanada.
Unë e kam ndjekur këtë blog për një kohë tani dhe sot u ndjeva sikur duhej të tregoja historinë time sepse edhe unë isha viktimë. Pasi isha me të për shtatë vjet, ai u divorcua, bëra çmos ta rimarrja atë, por gjithçka ishte e kotë, unë e desha dëshpërimisht atë për dashurinë që kam për të, e luta me të gjithë, i premtova por ai nuk pranoi. I shpjegova problemin nënës sime dhe ajo sugjeron që të kontaktoja një magji të quajtur Dr.Pellar për të më ndihmuar të shqiptoja shqiptimin për ta rikthyer, por kurrë nuk besoja në magji, nuk kisha zgjidhje tjetër përveçse të provoja të njëjtën magji, dhe ai më tha. jo më shumë i shqetësuar se gjithçka do të ishte në rregull që ish-burri im të kthehej, ai çuditërisht hodhi një magji në emrin tim ditën e dytë, ishte rreth orës 4:00 pasdite. Ish më thirri, u çudita aq shumë, iu përgjigja thirrjes dhe gjithçka që ai tha është penduar për gjithçka kishte ndodhur, se më donte të kthehej, se më donte aq shumë. Unë isha aq e lumtur që ishte mirë për mua, kështu që filluam të jetojmë përsëri së bashku. Që nga ajo kohë, unë kam premtuar se të gjithë ata që unë njoh kanë çështje marrëdhënie, dhe unë do të ndihmoj një person të tillë duke i treguar magjistarit të vetëm të vërtetë dhe të fuqishëm që më ka ndihmuar të zgjidh problemin tim dhe është ndryshe nga kushdo që është jobesimtar. Për këdo që ka nevojë për ndihmë këtu është Dr.Pellar dhe mund ta kontaktoni përmes emailit të tij Email: drpellar@gmail.com

mariam20/09/2019 07:30

Vuaj vërtet për dashuri dhe më vonë shërohem
Emri im është Mariam Linda, nuk e kam menduar kurrë
për të buzëqeshur përsëri, burri im më la me dy fëmijë për katër vjet. burri im ndjek një zonjë të re të diplomuar në Universitet për katërdhjetë vjet pa kërkuar mbrapa dhe ai nuk ka marrë asnjë përgjegjësi për fëmijët, mendova se nuk do ta shihja përsëri, derisa takova gruan Mary, e cila më tha për një rrotull magji të quajtur Dr. .Pelar, ajo më dha emailin e tij dhe kontaktova me të dhe ai më siguroi që ai kishte 48 orë. Burri im do të kthehet tek unë. Më pak se
48 orë më vonë burri im u kthye duke kërkuar falje dhe ai tha që këto janë punë djajtë, kështu që unë akoma pyes veten për këtë mrekulli, nuk mund ta imagjinoja që magji të ishte hedhur, mbeti shtatzënë dhe lindi fëmijën e tretë, nëse keni nevojë për ndihmë nga Dr, Pellar që më ndihmojnë për ta rikthyer burrin tim me mirësi ta kontaktoj me këtë email në vijim; drpellar@gmail.com

shqiptar03/03/2019 13:47

Shkrimi duket kjartazi se nuk është i Pandeli Majkos por një shkrim sarkastik ndaj tij.
Ndërkaq, do të dëshiroja që shqiptarët të mos vetëmashtrohen me idenë se socialistët "e vërtetë" , janë të pakorruptueshëm.
Do të ishte e pranueshme për shqiptarët si në të gjithë popujt perëndimorë, që të kishin një forcë politike socialdemokrate (të majtë), që i ve përparësi problemeve sociale, por nuk duhet kurrë t'ju besohet socialistëve shqiptarë se duke ndruar emrin nga PP në PS, janë moderuar duke u kthyer në një të majtë europerëndimore. që pranon me zemër kapitalizmin demokratik e shtetin e ligjit e të drejtës., përderisa nuk pranuan ndëshkimin e krimeve të diktaturës enveriste.
Asnjë shqiptar me mend në kokë, nuk ju besonte enveristëve as në dashurinë e madhe për Titon, Stalinin apo Maon e as nuk mund t'ju besojë edhe sot që shiten të dashuruar me BE e me SHBA.
Përse ?
Sepse asnjë nga diktatorët komunistë, nuk dolën nga shtresa e "proletariatit" nga shtresa e të varfërve ashtu siç mashtronin, e jo vetëm këta që sunduan me dhunë e i kthyen të gjithë bashkëkombasit në skllevër proletare tejskajshmërisht të varfër, por edhe fillozofët e komunizmit, Marksi i përkiste një familje të mesme çifute, e Engëlsi ishte i biri një fabrikanti..
Ka ngritur kokën nje tendencë revanshiste enveriste në Shqipëri, që duke parë qeverisjen me tiparet e një kapitalizmi mafioz të Ramës, të identifikojnë tek ky farë kapitalizmi të mafies, kapitalizmin e vërtetë demokratik, si një sistem i konkurencës së vlerave e aftësive. e shtetit të së drejtës..
Kjo lëvizje,revanshiste ideollogjike, për mendimin tim mund të përbëjë një rrezik edhe më të madh sesa kapitalizmi mafioz i Ramës.
Mafia në pushtet, mund të rrëzohet me protesta të fuqishme popullore e me një drejtësi të reformuar e të nderëshme..
Por murtaja e ideollogjisë komuniste me rikthimin e së ashtuquajturës "diktaturë të proletariatit" mund të rikthejë Shqipërinë në mizerjen ekonomike dhe barazinë në varfëri.
Ky rrezik është më i madh edhe për faktin se ideollogjia marksiste i ka mundësitë që të abuzojë idenë utopike të barazisë që mund të realizohet me revolucione të dhunëshme ku elitat intelektuale e të pasurit, të bëhen viktima të turmave të varfëra.
Që bota sot është e ndarë , në pjesën më të madhe në njerëz të varfër, të mesëm e më pak të pasur, ky është një realitet i gjithë historisë së shoqërisë njerëzore, por kjo ka të bëjë jo vetëm me pasurimin e disave në rrugë kriminale e korruptive, por edhe për faktin se jo të gjithë njerëzit kanë aftësi biollogjike, fizike e mendore të njëllojtë.
Nuk mund të gjesh edhe dy vëllezër binjakë me të njejtat aftësi fizike e intelektuale e jo më të flasësh për barazi globale siç predikojnë me hipokrizi apo naivitet komunistët.
Sigurisht që edhe nga shtresat e ulta mund të lindin njerës me cilësi të larta mendore e fizike, ashtu edhe siç ka mdodhur, por kjo mund të arrihet me një evolucion kulturor që ha shekuj, por edhe që bazohet në parimin e kapitalizmit demokratik të konkurencës së vlerave, e jo të militantizmave partiake.
Po mar një shembull aktual për Shqipërinë.
Qoftë edhe si përfaqësues i ideollogjisë socialiste, a mund të meret në konsideratë si përfaqësues i intelektualëve një personazh poshtë mediokritetit si Taulant Balla, që flet vetëm marrëzira e shitet si doktor shkencash me doktoraturë të vjedhur ?
Ndërjaq a mund të quajmë si "kokat" e intelektualëve shqiptarë, "akademikë, historianë, apo politologë" të tillë persona që vazhdojnë të glorifikojnë historinë e Partisë së punës e të vlerësojnë diktatorin Enver Hoxha ?

SHPRESA,,02/03/2019 02:50

Majko eshte guacka e Rames, e as me shume e as e pak, ka po aqe pergjegjesi ne situaten e krijuar nga partia e tije. Cdoiluzion me lodra fjalesh, se Majko i ka dale duarsh Rames, jane rrjeta marimangash, e politike, se gjoja ne partine sektiste te qelbesirave ka diservitet mendimi. A e beson njeri kete> Kurre. A aa, po ne se do ishte keshtu sa here ka votuar pro amendameneve te opozites , sa here ka folur publikisht ne ate parlament te shpifur kunder korrupsionit, droges, e perbuzjes nga idioti KM te opozites? Nese jane aqe shpirterore dhembsurite e shprehura ne menyre letrare, le te na beje romanca, sepse ne realitet, asnjehere Majko nuk ka treguar cilesi te kundershtimit ne veprat e keqia te ketij, e cdo pushteti te socialisteve, sepse ka ecur me fjalen e urte te popullit' Qengji i bute, pin ne dy nena,,,, e ky ka pire ne sa e sa nena, e do qe te pije akoma. Sido qofte, ka vecori te trashegimtareve kuqale, se edhe vete navjen me origjine ushtarakesh qe kane luftuar perendimin, e c;del nga macja, gjuan minj, edhe Majkovici eshte me virusin e isheve e kuqaleve te rinj ne sektin e qelbesirave...

Qazim Tefiku01/03/2019 21:38

Ore vertet besoni se do iki Pandi I nenes nga Ps po milionat qe ka ne qipro ku do ven pastaj

Krist01/03/2019 15:41

More Majko (me shkrimin e Eri-t),qe kur pershendet :Te dashur socialiste dhe demokrate,e me tej,:Te dashur qytetare te vendit tim,e ke menderos fund e krye.Ti vendos mbi qytetaret e vendit tend,partiaket,nderkohe qe edhe partiaket,per te cilet nuk permend ndonje shifer,i ndan ne dysh simbas dy partive kryesore.Pra simbas teje,parti te tjera nuk ekzistojne,si dhe njerez pa parti,per ty jane te paperfillshem.C'eshte kjo ndarje e popullit,ne socialiste e demokrate,more Majko (Emerin e ke Nene,por a i ndan nena femijet e saj?)Se c'ke qene dhe se c'je,e dime te gjithe,prandaj mos fol me tej se vetem brockulla qe turperon vehten ,thua.

F.S.01/03/2019 15:34

Ti duhet te behesh Kryeminister i atij vendi. Ne gjithmone e kemi ndjere se sa dhimbje kishe kur shihje padrejtesite. Njerez si ti i duhen Shqiperise. Faleminderit shume. Ti e tregove veten burre.

TURI01/03/2019 15:31

Nga doli ky shkrim?

ariariu01/03/2019 15:29

Pandi : Me falni,se harrova! Edi Rama nuk eshte vetem I korruptuar,por edhe nje korruptues manjak.Ai desh me korruptonte mua me vetem 600 million!E per çfare? Vetem per te realizuar nje samit diaspore, aspak serioz.Po jo, joooooo,...nuk I ben keto pune Pandi Bregu,jo,jo!

EMIGRANTI 01/03/2019 14:55

ore kuptoni ironin erli kodres a sikur po nuk ndodhi uli koken dhe e hegri turpin me buke .

Hoxha01/03/2019 13:06

Z Erli... gaboheni, ky hunderri nuk ka qene kurr socialist. Dhe me pare pjese e nje bande ka qene qe mashtronte popullin.Nuk ka folur asnje fjale per hashashin... PPP... dhe te tjera. Mos harxhoni kohen tuaj per te ...dhe kohen tone qe ju ndjekim . Me respekte .

Ajo01/03/2019 12:57

Mos kini iluzione te Majko, ai e ka shitur shpirtin te djalli. Ndryshe nga Spiropali dhe Balla qe me shume se e ndihmojne Ramen, e disketitojne, Majko sherben si gjethja e fikut. Eshte ai dhe disa fosile te PS qe i sigurojne Rames ende mbeshtetjen e socialisteve( ish- komunisteve) dhe voten e tyre pavaresisht nga keqqeverisja dhe skandalet e pandara. Nese Mejdani, Dade, Dokle, Malaj, Meksi, Rukaj dhe disa socialiste te tjere serioze heshten, por te pakten nuk i sherbyen gjate Rames dhe nuk u bene fasade per bemat e tij, Majko, pavaresisht se nuk eshte lidhur me krimin personalisht, eshte 100 here me fajtor se gjithe transformuesit e tjere te PPSH ne PS sepse iu be paterice dhe jetedhenes nje krimineli ordiner dhe uzurpues te PS sic eshte Rama.

Shqiptari vertete01/03/2019 12:40

Bombe e vertete. Paska ende socialiste te ndershem

Daj Jaku01/03/2019 12:38

Edhe Pandi doli "kazan kadri"? Edhe Pandi e "tradhëtoi" skënderbeun? Por nuk tutet skënderbeu se ka Gremis Ruçin, ka spjerdhopallën, ka tao taon, ka llesh leshin me gazin helmues nga Serbia, ka trimat e krimit, ka miliardat e drogës dhe të taksave vjedhue buxhetit, ka huligarkët, ka bythqirat e BE OSBE që pasurohen në kurriz të popullit shqiptar që nuk ngop barkun me bukë në mes të parajsës së Globit, por ka rezervë edhe atë Erion Lal plehun, të gatshëm të ushqehet me gjak minorenësh, aq më tepër me gjakun e një socialisti idealist zemërmadh (jashtë epokës) si Pandeli Majko. Gjithë jetën kam studjuar dhe kritikuar socializmin, sepse krijon përbindësha si Lenini, Hitleri, Stalini, Mao, Enveri, Pol Poti, Fidel Kastro, Çavez, Maduri, EDrama..... Por me zemër ndjej dhëmbshuri për figurat si Pandeli Majko, për zhgënjimin e tyre të sinqertë, zhgënjim që unë e kam ditur që do ti ndodhë çdo njeriu të ndershëm që beson me shpirt tek kjo ideollogji që prodhon monstra krimi. Jam kurioz se si do reagojë Kmut Fekalestein ndaj këtij shkrimi të socialistit të ndershëm Pandeli Majko.

Askushi01/03/2019 12:30

Po pregatitet Opozita e re nga e njta nene.. ha ha... merre dhe Blushi kurven aty...

Zgjohu Majko01/03/2019 12:28

Ore pyesin njerezit, a eshte everte apo jo. Te thenat ne artikull jane por a ka klleqe Pandi te iki me breke neper kembe kete nuk di ta themi. Mundet qe Ay mundet te dale nga bataku I rivdekejs.

Sokoli01/03/2019 12:05

He mo, çfare thua ? Shaka po bëni, apo cfare ?!

Meta01/03/2019 11:54

Peshendetje Erl!

E the mire "kurvarëve pa vlera njerëzore" edhe Majko i tille eshte. Te gjithe bythe lepires te Rames jane. Thone qe opozita eshte drejt asgjesimit po nuk eshte e vertete e kunderta eshte PS-ja po vete drejt humneres dhe keni per ta pare qe keshtu do jete.

PATRIOTI DT 1 MARS 201901/03/2019 11:37

z. PANDELI seriozisht e kini?... Po çfarë do thotë eurodeputeti z. Knut ky birbo pseudo europian kur ta marë vesh?...Se mos të etiketon dhe ty si z. KRYEMADHI......se këta teknokratët e Europës plakë o janë PJERDHUR nga mëntë o bëjnë sikur nuk kuptojnë dhe duan të jenë rehat....

Shto koment

Denonco