‘ATA’: Mos na merrni seriozisht. ‘NE’: Na duheni për konsum të brendshëm

‘ATA’: Mos na merrni seriozisht. ‘NE’: Na duheni për konsum të brendshëm

Nga Çim Peka - 28/02/2019

Para disa vitesh, ambasadori Amerikan i akredituar në një vend të Europës lindore bëri një prononcim për mediat ku kritikoi qeverinë në luftën ndaj drogës.

Të nesërmen u detyrua të kërkojë ndjesë. Nuk ndodhi më.

Njoh me dhjetëra e dhjetëra shqiptarë që në pamundësi për të gjetur zgjidhje halleve të tyre reale dhe të perceptuar, u drejtohen me letra së pari Ambasadës Amerikane, por edhe përfaqësive të tjera, aty ku kanë besim. Jam i sigurtë që janë me mijëra.

Imazhi që kanë krijuar shqiptarët për përfaqësuesit e vendeve perëndimore mike, është në kufijtë e hyjnores. I shohin si shpëtimtarët e vetëm, si ndreqës të paudhësive të qeverive tona, si mbrujtës të të drejtave të qytetareve. Pa cene. Pa interesa. Qe i duan të mirën Shqipërisë më shumë se vetë shqiptaret (ironikisht deri diku e saktë).

Por, nuk e kuptojnë se ata janë këtu si përfaqësues të qeverive dhe interesave të vendeve të tyre. Mitizimi i ndërkombëtarëve shkon edhe më tutje. Tek zyrtarët e ministrive të Jashtme, organizatat ndërkombëtare, parlamentare e euro-parlamentare, mediave ndërkombëtare.

Në këto rrethana, këto krijesa 'qelibare' gjejnë hapësirë e fusin hundët vend e pa vend. Shqiptaret janë të vendosur më shumë se çdo komb tjetër në rrugëtimin drejt Bashkimit Europian.

Një rrugëtim i gjatë, me 1001 kushte të cilat duhen plotësuar derisa të jemi gati për anëtarësim. Kërkesat e BE-s, dhe të zyrtarëve të saj ndaj Shqipërisë për plotësimin e këtyre kushteve janë krejt legjitime.

Në Samitin e Selanikut në vitin 2003, Bashkimi Europian hartoi një platformë e cila siguronte vullnetin e Unionit për të pranuar anëtarë të rinj nga Ballkani Perëndimor, kur secili prej tyre të plotësonte kushtet, rast pas rasti.

Por Samiti i Selanikut tashmë është shumë larg. Rajoni ka ecur shumë ngadalë, Unioni ka ndryshuar. Ajo çka dihet me siguri është që së paku deri në 2025 nuk do ketë anëtarësime të reja.

Problemet e brendshme të BE-s janë jetike. Askush nuk e di si do jetë Unioni pas zgjedhjeve për Parlamentin Europian në Maj të këtij viti. Oreksi për të pranuar anëtarë të rinj, zero. Në këto kushte, ajo që quhet 'soft power', ose aftësia për ti mbajtur popujt e Ballkanit të lidhur pas vetes, e kombinuar me zhgënjimin ndaj korrupsionit qeveritar, dhe mungesa e vullnetit nga ana e BE-së për të mbajtur një qëndrim më të balancuar nga qeverive të korruptuara dhe autoritare, ka humbur atë magjinë e vet, dhe si rrjedhoje edhe influencën e këtyre institucioneve.

Kjo, pa përmendur profilin e zyrtarëve që merren me vendet specifike, të tillë si zyrtarët përgjegjës për zgjerimin, raporterët në Parlamentin Europian, zyrat e BE-së në vendet specifike, apo grupe të ndryshme euro-parlamentare, si këta që po vizitojnë sot Tiranën.

Në përgjithësi, njerëz që në vendin e tyre janë askushi.

Një vëzhgim i shpejtë në profilet e tyre në FB apo Twitter është zhgënjyes. Pashë sot profilin e këtij Fleckenstain. Dëshpërues! Megjithëse vjen nga një vend i madh si Gjermania, apo përfaqëson një qytet si Hamburgu në Parlamentin Europian, numri i ndjekësve të tij ësjhtë vetëm një fraksion i atyre që ndjekin 'Kaubojsin' tone

Pa paragjykuar axhendën e tij personale, apo të anëtarëve të tjerë të delegacionit, qëndrimet e tyre sot ishin si të dikujt qe vjen nga hëna. Është mëse e natyrshme që kushdo interlokutor i huaj të mbajë anën e qeverisë. Kështu ka ndodhur gjithmonë, kështu ndodh, e kështu do të ndodhë!

Fundja, me qeverinë kanë punë, e kryejnë punë. Por, kjo ndodh kur qeveria është një aset për ta dhe për popullin. Jo kur ajo kthehet në barrë. Është aksiomë në diplomaci që ndërkombëtarët bëhen me më të fortin. Por, jo kur balancat e forcës ndryshon apo është në peshore. Aq më tepër, kur forca ka zbritur në sheshe! T'u kërkosh shqiptarëve të merren vesh mes vetit, të bëjnë reforma, të vendosin shtetin e së drejtës në binarë, të mos ngadalësojnë rrugën drejt BE-së, është më se normale.

Këshillë mes miqve.

Por ama, tu thuash qytetarëve ikni nga sheshet se qeveria është e mirë, të na tregojnë se kush është e mirë e kush e keqe ndër ne, këtë e bën ose një idiot, ose dikush që prioritet parësor ka dietat e shpërblimet e veta (sipër dhe poshtë tavolinës). Po të isha në vend të Lulzim Bashës apo Monika Kryemadhit, delegacionin e sotshëm të Parlamentit Europian as nuk do ti kisha pritur fare, por kjo është puna e tyre.

Kur pritshmëritë janë të medha, edhe zhgënjimet janë të mëdha. Miqtë kanë vlerë si parandalues të krizave. Më vonë është tepër vonë. Vendi është në krizë, dhe do thellohet edhe më shumë. Këta që flasin në emër të stabilitetit duke ndjellur destabilitet, këta qofshin.

Kushdo e di që Shqipëria nuk do e marrë hapjen e negociatave këtë verë. Por aspirata e shqiptarëve për t'ju bashkuar Unionit duhet të mbetet e fortë. Është opsioni më i mirë, dhe i vetmi.

Frika është tjetërkund.

Me sjellje të tillë, këto institucione, dhe këta përfaqësues do të bëhen irrelevantë. Falë tyre, rruga tatpjetë është e shtruar. Do vijë një ditë kur askush nuk do ti marrë më seriozisht, përveç një kategorie njerëzish që ëndrrën e jetës e kanë ti japin dorën Elisa Spiropalit, për shembull.

Paraqitja e tyre sot në Tiranë nuk jep asnjë shpresë.

Dhe kjo nuk është e mirë as për Shqipërinë, e as për BE!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Krist01/03/2019 16:12

Ke shkruar shume per nderkombetaret,dhe mire ke bere,bile ke akoma shume per te shkruar per to.Dhe pres te vijosh ne kete vije.Pse mendoj,se ke shume te drejte?Sepse,ardhja e ketij grupi (magaxhupi) ne Tirane,,sic thote populli, ndodhi mbas pilafit.Nese do ta kishin seriozisht,keta burokratet e BE,duhej te kishin ardhur,qe ne kohen qe opozita,paralajmeroi,se do digjnin mandatet.Ardhja e tyre,shume vone,mbasi mandatet ishin dorezuar,ishte sa per te lare gojen,dhe vete fjala e qefliut Flakenshtain,se tani nuk do ju ndihmojme me (per cfare na paskan ndihmuar?),zgjidheni vete kete krize,e verteton kete.Jam krejtesisht ne anen tuaj,qe po te ishit (edhe une po te isha),ne vend te drejtuesve te opozites,nuk do t'i takoja keta delenxhiere.Fjalet e tjera jane kot.

Krist01/03/2019 16:12

Ke shkruar shume per nderkombetaret,dhe mire ke bere,bile ke akoma shume per te shkruar per to.Dhe pres te vijosh ne kete vije.Pse mendoj,se ke shume te drejte?Sepse,ardhja e ketij grupi (magaxhupi) ne Tirane,,sic thote populli, ndodhi mbas pilafit.Nese do ta kishin seriozisht,keta burokratet e BE,duhej te kishin ardhur,qe ne kohen qe opozita,paralajmeroi,se do digjnin mandatet.Ardhja e tyre,shume vone,mbasi mandatet ishin dorezuar,ishte sa per te lare gojen,dhe vete fjala e qefliut Flakenshtain,se tani nuk do ju ndihmojme me (per cfare na paskan ndihmuar?),zgjidheni vete kete krize,e verteton kete.Jam krejtesisht ne anen tuaj,qe po te ishit (edhe une po te isha),ne vend te drejtuesve te opozites,nuk do t'i takoja keta delenxhiere.Fjalet e tjera jane kot.

cim01/03/2019 10:28

rama votoi kunder amerikes ne okb per jeruzalemin dhe ja ku esht prape kryemin. votoi kunder trampit e s`e cau koken per askend, as qe ju be vone per ameriken. atehere pse duhet te na behet vone per kta nderkombtaret qe s`vlejn nje lek. mos jane me te forte se amerika me terampin. shkoni mor zhdukuni megjithe nderkombtar.

zaho 28/02/2019 22:53

Jane qelbesira te majta, soroiste te korruptuar me parate e vjedhura te shqiptareve nga kryeqeni edver§

Albi28/02/2019 20:32

Te shash Knutin eshte e lehte por te portretizosh nje lider shqiptare me te besueshem se ai eshte e veshtire. Kjo nuk eshte ceshtje individesh. Individet udhehiqen nga interesa. Ato ose shtojne ose heqin dicka nga thelbi. Eshte si te thuash qe njerezit ne shesh nuk jane per zgjedhje , por per te bere Bashen kryeminister. Une nuk jam ne shesh sepse besoj qe Bash shqiptari eshte me i mire se knut cifut gjermani.
Thelbi eshte qe nderkombetaret jane kunder idese qe parlamenti eshte ilegjitim. Ne jemi pro.
Cfare dreqin do bejme per kete? Do kontrollojme fesbuqet e atyre qe thojne te kunderten? Do i bindim? Apo do vazhdojme rrugen tone pavaresisht? Duke share individet nuk zgjidhet gje ,sepse neser mund ta thote Merkel dhe ti thuash qe eshte e dobet dhe se e ka blere Rama eshte ( duke qene se kam jetuar ne ate vend) qesharake. Pres dicka me inteligjente nga think tank-sat e opozites.

krasasi tp28/02/2019 19:57

"Rreziku Anglo-Amerikan" ka kaluar.Po na brejn si mola ambasadoret e BE. Por edhe keta te deleguaret e BE njerez koti jane.Fatit te BE nuk i dihet, ndaj te ruajme njeri tjetrin e te kujdesemi per fatet e popullit."Keshtu "valon" kazani politik dhe mediatik i Tiranes .U arratisen nga kazani ,per te alarmuar boten,se do bejne namin, sikur jane fuqi berthamore.Pika ne by..e.Presin te kthehet Presidenti nga Egjypti qe te ulen ne dialog e te kthehen ne parlament me bisht nen shal.Pas Z. Berisha , Z,Salianji dhe nje grushti politikanesh ,une dhe nje grusht komentuesish te tjere e kemi paralajmeruar qe kur filloji kanabizimi i vendit, se çfare rrjedhoja do kishte kjo ne zgjedhjet qe do vinin.Denohet apo nuk denohen Niçet ne gjithe vendin,Gjushi,apo Balilet, si thoni ju, forca dhe ndikimi eksponencial qe buron nga paraja dhe lidhjet e "familjes" do zbehen?.Nderkohe qe opozita e arratisur nga parlamenti , zhvillonte "revolucionin"para parlamentit, komunistet ne parlament kalonin ligjin per dhenien ne pronesi te tokes se ish fermave buqesore per te gjithe ata ,pjesa me e madhe e te cileve
nuk kane asnje lidhje dhe banim ne fshat.Po gjithe kjo mase e madhe e perfituesve, per ke do votojne neser.Per rilindjen sigurisht.Kur te gjitha partite kane te njejtin program,ndajne te njejtat interesa,e me nje dore e nje kemb qeverisin dhe me doren dhe kemben tjeter, zhvasin fonde publike ,ndihma, koncensione korruptive, bashke por edhe me ndihme te "nderkometareve" ofshoriste",dhe tani dyshues se vall i permbaet Z.Rama skemes traditcionale, te alternimit te pushtetit her ti e her une,arratisen nga sistemi.Jo kazan i Parise se Tiranes.Nje marreveshje midis xhentelmenesh midis forcave politike per integrim ne BE dhe lidhje me perendimin, do i sherbente shendoshjes se demokracise por edhe reflektimit te kujtedo dhe do rriste besimin te qytetaret.Ndryshe pallavrat me revolucion, shkojne si bonus per rilindjen.E keni degjuar retoriken "virgjerishte" te Rilindjes, se opozita ka frike Reformen ne Drejtesi dhe ndaj arratiset nga Parlamenti?.te gjithe ata qe me njohin por edhe te gjithe ata qe ju hedhin nje sy komenteve qe postoj ne kete portal, e dine qe une nuk jam nje by...e lepires i Z.Rama dhe i askujt.Ndaj mendoj se ne vend te "Revolucionit"te filloj dialogu.Nga vrengellima e raketave nderkontinentale dhe luftanijeve berthamore midis Korese se Veriut dhe SHBA u kalua nepermjet dialogut, te Pakti i Hanojit,Deshtoji takimi analizonte nje media e kazanit te Tiranes .

Askushi 28/02/2019 18:53

I dashur Peka

Eshte e vertete qe ne nderkombetaret i kemi besuar shume, i kemi quajtur shpetimtaret tane. Por nuk eshte keshtu, fatkeqsisht. Tashme gjitheshka eshte shume e qarte qe ata jane totalisht ne krahun e qeverris. Keshtu kane qene me koh. Ata kane mbyllur veshte dhe syte per gjitheshka qe ka ndodhur ketu, (kanabizim, kriminalizim,deputet kriminel, bashkiak te lidhur me krimin, ministra te BRENDESHEM te lidhur me grupe kriminale, drejtesi te kapur, prokurori te kapur.....ngjarje monstruoze...pa funde....)
Edhe tani ata thone vetem qe opozita bene gabim qe ka djegur madatet e bla bla bla, dhe nuk ndihen fare me gjushin, e gjushet e tjere. Ky eshte realiteti i hidhur i yni. Perse e bejne ata kete ka shume shpegime, (pervec pagave, djetave dhe parave te droges sigurisht ) , por nuk ka asnje rendesi me qe te dijme pse ata kane kete qendrim. Tashme duhet qe vete shqiptaret duhet te marrin vendime te rendesishme, duhet qe vete ne te mendojme per vendin tone, per femijet tane. Opozita duhet te mbeshtetet nga i gjithe populli, nga gazetare, media, analist e intelektual te ndershem dhe jo nga corbelepirsit (Blendi,Mustafaj,Lrenci.....e b°°the q°°ra te tjere)..
Nderkombetaret le te bejne cte duan. Jam me ty qe ata nuk duhet te priten dhe te takohen nga opozita, pasi opozita nuk asgje ne dore per te bere. Opozita duhet vetem te organizoj popullin.

ArT28/02/2019 17:56

Cim,
Nuk na e kane fajin ata, por politikanet tane. Pas vitit '1992 politikanet tane kerkonin asistence te huaj edhe si arredohet nje zyre kryeministri apo ministri. Ish zv. kryeministri demokrat Bashkim Kopliku e kishte kete konsulent nga Anglia, ish Ministri Bujqesise Lufter Xhuveli e kishte nga Hollanda, etj., etj.

Think tank28/02/2019 17:50

Ata, brukselaxhinjtë, folën siç flet Spiropali , kur thotë se Rama është Skenderbeu i ditëve tona. Pra , thanë të "vërtetën" apo jo? Mos më leni në dyshime. Do të uroja që sa më shumë broçkulla si këto që thanë në konferencë shtypi, aq më pak të ndihej ndikimi i tyre dhe vlera që kanë për ne! Tashmë, kuptohet se sado diplomatike të jenë deklaratat e tyre, aq më shumë do të rritet indiferenca, mospërfillja, besimi dhe çdo gjë tjetër që ka të bëjë me integrimin tonë në BE.

Shto koment

Denonco