Opozita e emëruar dhe Teoria e Lojës

Opozita e emëruar dhe Teoria e Lojës

Nga Cretan Archer - 26/02/2019

'Kurrë mos e ndërprit armikun kur është duke gabuar'

Napoleon Bonaparte

Si Rama ashtu dhe Basha janë të apasionuar pas Teorisë së Lojës.

E zbatojnë në praktikë në çdo lëvizje politike të madhe që bëjnë. Edhe gjatë krizës së vitit 2017. Atëbotë Rama fitoi.

Teoria e Lojës është studimi i modeleve matematike të ndërveprimit strategjik midis vendim-marrësve. Ajo nënkupton ndërmarrjen e një lëvizje, duke parashikuar lëvizjen e radhës së kundërshtarit.

Në esencë është ‘zero-sum game’, ku fituesi merr të gjitha, dhe humbësi humbet gjithçka.

Pas ndryshimit të gjysmës së qeverisë, Rama hyri në vitin 2019 i qetë se i kishte mbyllur cdo shteg Bashës për veprimin e radhës. Analiza e Kryeministrit ishte e sakte. Opozitës nuk i kishte mbetur opsion tjetër veçse të digjte mandatet.

Por kjo, sipas tij, kishte 0.1% shans të ndodhte. Pa llogaritur presionin e faktorit ndërkombëtar, Rama mendonte se Basha kurrë nuk do të shkonte deri në atë pikë. Aq i bindur ishte në këtë, saqë deri në momentin kur Basha bëri aktin, ai akoma mendonte se po luante blofin.

Duke ditur debatet që shoqëruan listën e PD për parlamentin e 2017, Rama arsyetonte se nuk kishte asnjë shans që grupi parlamentar i PD-së të arrinte konsensusin en block.

Aq më shumë, që opozita tjetër ti shkonte prapa Bashës. Ishte një opozitë, sipas Ramës, aq heterogjene, aq mosbesuese ndaj njëri-tjetrit, me interesa që nuk përputheshin, saqë ishte praktikisht e pamundur të vendoseshin të gjitha partitë në rresht. Në vjeshtën e vitit të shkuar Lulzim Basha e kishte hedhur në qarkullim si ide në rrethe në brendshme, por askush nuk e pati marrë seriozisht.

A nuk ishte shprehur Monika Kryemadhi se ‘mandatet nuk i djegim, pasi ato janë të fituara me gjak?’

Edhe nëse do të ndodhte kjo, sipas Ramës, kush do ishte ai bir nëne që do të vinte në rreshtore ata qindra kandidatë për deputetë (personat në listat vijuese të partive politike opozitare)? E pamundur!

Në Teorinë e Lojës, që përmendëm me lart, duhet të merren parasysh të gjithë faktorët që ndikojnë në mjedisin ku bëhet-vendimmarrja. Në sociologji njihet koncepti i ‘Efektit Flurur’.

E shpjeguar thjeshte, ‘Efekti Flutur’ nënkupton: në kushte tepër specifike, lëvizjet e nxituara të krahëve të një fluture, le të themi në Indi, krijojnë një efekt zinxhir e cila në fund transformohet në një stuhi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

‘Efekti Flutur’ në rastin e Shqipërisë ndodhi me protestën e studentëve në dhjetor. U be sebep një tarife universitare. Sic ishte bërë sebep djegia e një gjeneratori në Qytetin Studenti në vitin 1990.

Dhe ja tani, 28 vjet më vonë, në Dhjetorin e vitit 2018, atëherë kur nuk ja priste mendja askujt, studentet ndërmorën një lëvizje aq të fuqishme, sa çoi në ndryshimin e gjysmës së kabinetit qeveritar.

Antipse, ajo ishte e pa organizuar, e infiltruar nga qeveria, dhe krejtësisht kaotike. Ajo që nuk kishte parashikuar Rama ishte mbështetja e madhe popullore që pati kjo protestë. Pikërisht atëherë kur protesta e studenteve u shua, herë me premtime, here me mashtrime, dhe shumë herë me presione qeveritare mbi familjarët e studentëve, opozita e bashkuar mbajti protestën e datës 16 shkurt.

Një protestë, që për habinë edhe të më optimistit, ishte më e madhja në historinë e demokracisë në Shqipëri. Matej me ato protesta që çuan në rrëzimin e sistemit komunist. Kishte ndodhur ajo që quhet ‘tipping-point’, ose pika e vlimit. Ajo pikë e reagimit popullor, të cilën Sali Berisha dhe Lulzim Basha kishin kohë që e prisnin.

Dhe ja pra, ndodhi protesta, e cila ndryshoi të gjitha rreguallat e lojës. Në cdo takim që pati nëpër qytetet e Shqipërisë për organizimin e protestës, qytetarët kishin një kërkesë të vetme ndaj Lulzim Bashës: ne do dalim në protestë, por ju duhet të digjni mandatet. Ky detaj i shpëtoi Edi Ramës. Si pasojë, i gjithë kalkulimi i tij, rezultoi të ishte i gabuar.

Sot ai është përpara faktit të kryer. Opozita ka dorëzuar mandatet, dhe parlamenti është kthyer në ilegjitim. Besimi i tij i verbër se retorika e djegieve të mandateve ishte vetëm një bllof, i ka lënë vend shpresës së pa shpresë, se kandidatët e listave nuk do ti binden urdhërit politik.

Për këtë, ai ka future gazetarë të tij të oborrit, nën-mbulimin se gjasme po bëjnë një sondazh, për të kontaktuar kandidatët e listës, një për një, me pyetjen e vetme: do ti pranoni mandatet, apo do i digjni. Më rezulton se raporti që i ka vajtur mbrapsht Ramës është shumë zhgënjyes për të!

Teoritë e nxjerra në mediat pranë qeverisë, se këto mandate do ti kalojnë partive të vogla joparlamentare, apo edhe PS, janë thjeshte ‘bullshit’. Dhe Rama e di këtë.

Nuk e di a e ka kuptuar Rama se vendimin për djegien e mandateve nuk e ka marrë lidershipi partive politike opozitare, por qytetarët në bulevardin Dëshmorët e Kombit, me 16 shkurt.

Nëse dikush mendon se Rama është vënë me shpatulla për muri, po i them se kjo është gjysma e historisë.

Në fakt me shpatulla për muri është vënë opozita. Me mbështetjen popullore për vendimin e djegieve të mandateve, as Basha e as Kryemadhi nuk kanë më hapësirë manovrimi! Ose te vazhdojnë, ose te largohen.

Akti politik i djegies së mandateve, është një akt i rëndë. i pa precedent. Shqipëria ka kaluar nëpër disa kriza politike në këto 28 vjet, por asnjëherë si kjo. Opozita ka vendosur ta kapë demin për brirësh.

C’eshte e vërteta reagimi ndërkombëtar ka qenë tepër i vakët. Ndryshe nga kriza e vitit 2017, kur ndërkombëtarët refuzonin të dëgjonin opozitën, sot është ndryshe. Për mediat ndërkombëtare në vitin 2017 problemi i drogës, apo blerjes së votave nuk ekzistonte, ndërsa sot nuk kalon një ditë pa raporte në mediat ndërkombëtare më në zë.

Në kushtet kur Europa ndodhet nën ethet e zgjedhjeve për parlamentin europian, me protestat ne France, Spanje, apo edhe ne Serbi e Mal të Zi, Edi Rama është më i vetmuar se kurrë.

Duke u kthyer tek djegia e mandateve, Edi Rama është i lirë të bëjë ç’të doje. Të marrë dhe të fusë ne parlament kë të dojë. Edhe anëtarët e familjes, po deshi. Por, Parlamenti nuk është më vendi ku bëhet politike.

Ai ka është zhvendosur në shesh! Le te sillen si banditë, e ti mbajnë seancat e parlamentit në ilegalitet. S’ka gje. Maxine Waters, një kongresmene demokrate me emër, dhe Kryetare e Komisionit të Financave në Kongresin Amerikan bëri bujë në vjeshtën e kaluar, kur u bëri thirrje demokratët të përndiqnin zyrtarët e Administratës Trump kudo që të ndesheshin; rë rrugë, në dyqan, në restorant, në parkim, në shtëpi!

Ajo është dëgjuar edhe në Shqipëri. Mosbindja civile, parapëlqen të thotë Sali Berisha, ka 101 mënyra! Djegia e mandateve është vetëm një. Protesta masive, e dyta. Janë edhe 98 të tjera për tu eksploruar!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Arber27/02/2019 03:52

Maxine Waters eshte nje debile, nje person i te majtes ekstreme qe nuk ja ve veshin askush pervec ca tarallakesh qe jane si ajo. Ajo si edhe Rama eshte pjese e establishmentit, e Shoqerive te Hapura e te Kufijve te Hapur, per te shkaterruar shtet kombe. Dhuna ne sheshe publike eshte arme qe e ka perdorur e majta historikisht qe nga grushti i shtetit i organizuar nga Trocki qe gabimisht ose me qellim quhet edhe sot "Revolucioni Rus" tek komunistet e paguar nga Kominterni ne Gjermanine (para se te vinte ne pushtet Hitleri me vota) e deri tek revolucionet e Soros me ngjyra ne Europen Lindore dhe ne Sqiperi me 1997, tek protestat e Antifa me flamurin e komunisteve Gjermane te 1930 te zyrat e Qebdres se saj (shih linkun me poshte).Te djathtet e vertete veshin cizmet dhe shkojne shteoi me me shtepi per te biseduar e ndare mendimet me popullin e thjeshte sic bene me Brexit, me ardhjen e te djathteve ne Itali, ose me Le Pen ne France apo edhe Orban ne Hungari apo Trump qe e ka shpallur veten nacionalist anti globalist erdhen ne fuqi me vota. Ne shqiperi i gjithe spektri eshte i majte ndaj mjetet qe perdoren jane te njejta. Eshte lufte brenda llojit ndaj eshte kaq e eger, mjafton te kujtojme cu be gjate "mbreterimit" te Hoxhes.
https://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/2/2c/Bundesarchiv_B_145_Bild-P046279%2C_Berlin%2C_Liebknecht-Haus_am_B%C3%BClowplatz.jpg

Qytetar26/02/2019 18:54

Nëse "Djegia e mandateve është vetëm një. [dhe] Protesta masive, e dyta", atëherë janë jo 98, por edhe 99 të tjera për tu eksploruar nga 101 mënyrat. Një më shumë është gjithnjë më shumë.

Shto koment

Denonco