Rama s’garanton më stabilitet…

Rama s’garanton më stabilitet…

Nga Kastriot Islami - 23/02/2019

Edi Rama që kur ka marrë i vetëm apo më saktë ka vjedhur ‘timonin dhe tepsinë’ e pushtetit s’ka mundur të qeverisë qoftë edhe një ditë të vetme…

Kjo ka rrënuar shqiptarët por mesa duket kjo s’ka fare rëndësi për ndërkombëtarët…

Sepse për ta ka mjaftuar vetëm të garantohet STABILITETI i vendit dhe i rajonit…

Ndërkohë që dinë më saktësi së çfarë ndodh në Shqipëri..

Rama për më tepër s’ka qeverisur fare në këto dy vitet e fundit apo ka keq qeverisur edhe në katër vitet e mëparshme; edhe kjo është shumë e qartë për të gjithë shqiptarët… por edhe kjo s’ka fare rëndësi për ndërkombëtarët…se keqqeverisja nuk e kishte cenuar mesa duket STABILITETIN…

Rama ka vjedhur pasuritë kombëtare dhe fondet publike këto 6 vjet si edhe 11 vjet më parë në krye të bashkisë së Tiranës… por edhe kjo s’ka fare rëndësi për ndërkombëtarët…sepse ‘përgjegjësinë e kanë vetë shqiptarët që e kanë toleruar…’ dhe përderisa nuk kanë reaguar fuqimisht kundër këtyre dukurive, pra përderisa STABILITETI kishte mbetur i paprekur…

Rama është stigmatizuar jo vetëm nga shqiptarët si hajdut por edhe nga organizmat ndërkombëtarë si fshehës i 200 milion euro të paligjshme në një llogari off shore vetëm për periudhën kur ishte kryetar i Bashkisë së Tiranës, ndërkohë që aktualisht mund të jetë zotëruesi i një pasurie disa herë më të mëdha se kaq… për këtë janë të bindur të gjithë shqiptarët… por edhe kjo është pak e rëndësishme për ndërkombëtarët që vetëm e përmendën vetëm një herë këtë fakt në një raport për ta pasur nën kontrollin e tyre dhe pastaj e harruan…sepse për ta ka më shumë rëndësi që drejtuesi i korruptuar të ketë aftësi makiavelike për të nënshtruar qytetarët, pra që STABILITETI të mos cenohet…

Rama, dihet nga shqiptarët dhe ndërkombëtarët, se për të ardhur në pushtet futi në parlament mbi 20 individë me rekorde të tmerrshme kriminale dhe më tej për të mbajtur pushtetin emëroi me firmën apo urdhërat e tij disa dhjetëra apo qindra të tjerë në administratën publike, kjo është e shkruar edhe në raporte e disa organizmave ndërkombëtarë, të tillë si OSBE/ODHIR… por edhe kjo ka vetëm pak rëndësi për ndërkombëtarët përderisa STABILITETI nuk ishte prekur…

Rama, po ashtu për të mbajtur pushtetin orkestroi dhe realizoi mbjelljen masive të vendit me kanabis duke pasuruar rrjetin e inkriminuar të policisë e të klientelës së tij dhe duke skllavëruar shumë fermerë shqiptarë…. por edhe kjo nuk i bënte aspak përshtypje ndërkombëtareve që heshtën përderisa STABILITETI ende nuk ishte cenuar…

Rama i lidhur ngushtë me klanet mafioze dhe grupet e trafikantëve e ktheu Shqipërinë në vendin kryesor të prodhimit dhe trafikimit të drogave të forta drejt vendeve të BE… kjo ja ngriti pak qimet përpjetë disa ndërkombëtareve sepse u prishën interesat dhe disa ekuilibra të tregut të drogës, por vetëm kaq… sepse gjithcka tjetër ishte për ta dhe mbetej për ta çështje e vetë shqiptarëve…përderisa ata ulën ndikimin e mafias shqiptare në vendet e tyre dhe përderisa STABILITETI i Shqipërisë nuk cenohej…

Rama duke u sjellë në mënyrë autoritare e arrogante, cinike e ofenduese, tallëse dhe poshtëruese me të gjithë qytetarët, dhe duke vënë ndërkohë nën kontroll institucionet e shtetit, biznesin, shoqërinë civile, median, zgjedhjet dhe deri së fundmi edhe drejtësinë; do të shkaktonte zemërim dhe revoltë të brendshme shpërthyese për çdo shqiptar, sidomos te të varfëritë dhe pasiguri e mungese shprese tek të gjithë shqiptarët që do ta gjenin zgjidhjen te emigrimi… por kjo nuk do të kishte rëndësi fare për ndërkombëtarët përderisa qytetarët shqiptarë nuk do të reagonin fuqimisht por do të nënshtroheshin duke ndrydhur brenda vetës të gjithë këtë zemërim e revoltë, sepse për ta nuk ishte cenuar STABILITETI…

Rama duke rrënuar ekonominë dhe duke i detyruar shqiptarët edhe përmes veprimeve represive policore të nënshtroheshin nuk do të hezitonte të nxiste në mënyrë direkte apo indirekte emigrimin masiv të atyre shqiptarëve të revoltuar që mund të reagonin, për të ruajtur stabilitetin e vendit; edhe në këtë rast ndërkombëtarët vetëm do të kritikonin Ramën vetëm për dërgimin e emigrantëve shqiptarë në vëndet e BE duke i kërkuar bashkëpunim për kthimin e tyre mbrapsh dhe duke e toleruar përderisa ai vazhdonte të ruante STABILITETIN, ndërkohë që të tjerat nuk kishin asnjë rëndësi…

Rama për të marrë i vetëm të gjithë pushtetin do të tjetërsonte rezultatin e zgjedhjeve në vitin 2017 duke blerë votat me paratë e korrupsionit me oligarkët dhe ka kërcënuar votuesit me kriminelët… edhe kjo është e qartë për të gjithë qytetarët shqiptarë por edhe nga ndërkombëtarët që do ta reflektonin në raportin e OSBE/ODHIR por edhe nuk do të kishte shumë rëndësi për ta përderisa Maduro i Ballkanit do ti mbante nën hyqëm shqiptarët që nuk reagonin….pra që STABILITETI ndonëse ishte rrënuar nuk ishte ende cenuar rëndë…

Por gjithçka do të ndryshonte në fund të 2018 dhe në fillim të 2019…

Zemërimi i shqiptareve do të arrinte kulmin dhe do të shpërthente revolta, këtë radhë e papërmbajtshme…

Fillimisht qytetarët të cilëve do tju shkatërroheshin shtëpitë dhe do t’ju cenohej me arrogancë prona.

Pastaj studentët… më vonë naftëtarët… minatorët…e kështu me radhë të gjithë filluan të reagonin…madje egërsisht kundër padrejtësive por edhe arrogancës së hajdutëve e kriminelëve me pushtet, në fakt kundër Edi Ramës…

16 shkurti do të shënonte demonstrimin më të madh qytetar të revoltës dhe të shpërthimit të zemërimit të grumbulluar…

Tani kërkohet largimi i përgjegjësit të vetëm të kësaj gjendjeje shpërthyese…..Edi Ramës…i cili e ka lënë vendin pa Gjykatë Kushtetuese, pa Gjykatë të lartë, pa opozitë dhe pluralizëm…

Tani është e qartë për të gjithë se Edi Rama është përgjegjës i DESTABILITETIT të Shqipërisë… për këtë janë ndërgjegjësuar edhe ndërkombëtarët, që s’mund ta fshehin më… prandaj i kanë hequr vizën…

Por jo vetëm kaq, Edi Rama tinëzisht për të shpëtuar pushtetin e tij personal përmes kërcënimeve me destabilietin ka bashkëpunuar me Vuçiç e Thaçin për të hedhur në erë rajonin me kartën nacionaliste të coptimit të Kosovës dhe krijimit të Serbisë së Madhe…Kjo duket shumë shqetësuese për BE dhe vendet e saj, sidomos për Gjermaninë…Merkel duket e ka tanimë shumë të qartë thikën që Rama i ka ngulur pas shpine jo vetëm STABILITETIT të vendit por edhe të rajonit e madje edhe më gjerë…

Tani e kanë të qartë, shqiptarët që Rama ka cenuar rëndë apo ka shkatërruar demokracinë por edhe është përgjegjësi i DESTABILITETIT të vendit, gjë e kanë pranuar edhe ndërkombëtarët….

Tani Rama do të largohet si përgjegjës i DESTABILITETIT, dhe këtë e duan dhe e presin me padurim të gjithë, shqiptarët por edhe ndërkombëtarët, madje edhe ‘miqtë’ e Ramës sepse Rama s’garanton dot më STABILITET…madje është shkaktari kryesor i DESTABILITETIT…

Prandaj largimi i tij është çështje orësh, ditësh dhe maksimumi javësh….

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Kaci24/02/2019 02:13

Analize e sakte por fatkeqsisht e paplote.
Rama abuzoi me perkrahjen e nderkombetareve per reforme ne drejtesi, dhe ne bashkepunim me dy qorra si vlahutin e lu, katranosi kete palacollek reforme ne drejtesi.
Reforma ka nje qellim, mos ndeshkimin e te korruptuarve dhe te krimineleve ne pushtet, dhe per te arritur kete qellim, shqiperia eshte I vetmi vend pa gjykata.

Si mund te heshtin nderkombetaret perballe ketij antishteti? Si mund te hapen negociatat ne nje shtet p gjyqsor?

Skrapari23/02/2019 23:28

I nderuar Profesor! Respekte per Ju. Analize e shkelqyer per te gjithe ne menyre te vecante per te indroktinuarit e PS-se.

Shto koment

Denonco