Gazetarë apo grimierë të kufomës, që po mbyt me kutërbim Europën?!

Gazetarë apo grimierë të kufomës, që po mbyt me kutërbim Europën?!

Nga SYRI.net - 23/02/2019

Lëvizja radikale e opozitës për të lënë zbuluar, Edi Ramën, në batakun e tij kriminalo-korruptiv, vetëm brenda 2-3 ditëve  ka bërë që në shesh të dalin gjithë bishtrat mediatik të Ramës, të cilët edhe pse krekosen dhe rrinë drejt nëpër studio televizive, prapë bëjnë çdo gjë që sërish; “bisht qeni  të mbeten”.

Nuk është e re për Shqipërinë historia e keqpërdorimit të një pjese të medias shqiptare, nga pushteti i radhës. Por po bëhemi dëshmitarë të  një niveli të paparë kurrë, të degjenerimit moralo-profesional të disa individëve që na i shesin nëpër studio si gazetarë të mëdhenj, të cilët po i imponohen opinionit publik, në një përpjekjen të dëshpëruar dhe neveritëse për të shpëtuar Ramën nga kurthi, që i ka ngritur vetvetes në këto 5 vite e gjysmë.

Nuk është çështja pse Lorenc Vangjeli, Alfred Peza, Iris Luarasi e të tjerë “profesorë” të gazetarisë, po mbrojnë Ramën e mbaruar tashmë. Problemi është, si po e bëjnë këtë. Çështja është, se nuk po mbrojnë thjesht një njeri të gjithëpushtetshëm, një kryeministër që shpërndan benefite që mund të joshin shumëkënd. Ka ndodhur kjo edhe me Berishën, Metën, Nanon, por tashmë bëhet fjalë për tu bërë apo jo palë, me një organizatë kriminalo-korruptive që po fundos vendin.

Dalin nëpër studio dhe kujdesen, që në titra të shkruhet poshtë emrit; Alfred Peza-Gazetarë, Lorenc Vangjeli-Gazetarë....

Dhe nisin e bëjnë “gazetari” që as tallësi, “matrapazi mediatik” Lumo Skëndo nuk e bënte. Nuk ndërtojnë  nekrologjinë që do të lexohet në të ardhmen “pas vdekjes”, por bëjnë makiazhin e kufomës që ka cofur me kohë, por ka ende një bordero pagesash.

Faktet, dosjet, përgjimet, “Zëri i Amerikës” të thonë që Edi Rama është kryeministër me zgjedhje të blera në bashkëpunim me narko-trafikun, këta të lëshohen në fyt e të thonë; prisni zgjedhjet e radhës dhe rrëzoheni.

Ti ju thua se e mbushi parlamentin dhe vuri në krye të bashkive trafikantë, të dënuar e deri përdhunues ordinerë, ata të thonë; ka bërë gabim që ju ka quajtur kazan!

U tregon se si po zhvat së bashku me një grusht klientësh, pasuritë e përbashkëta dhe financat e taksapaguesve shqiptarë, nëpërmjet koncesioneve deri 30 vjeçare, tenderimeve korruptivë, ligjeve të tipi “Fusha”, etj, ata të thonë; gabim që lëshon batuta të tepruara ndaj kundërshtarëve dhe vesh atlete e çitjane!

Ti ju thua se ajo që ndodhi me kanabisimin e vendit, shndrimi i Shqipërisë në nyjë ndërkombëtare të trafikut të drogave të forta, shkatërruan integrimin e vendit në BE dhe kriminalizuan ekonominë, ata të thonë; kjo që po bën opozita me mandatet, prish imazhin e vendit, tremb turistët dhe investitorët e huaj!

Shqiptarët presin nga këta gazetarë “të mëdhenj” të bëjnë gazetari, si kolegët italianë, (por jo vetëm) që vijnë e kopsitin investigime ku trafikanti i drogës deklaron me zë e me figurë, se paratë e drogës kanë blerë zgjedhjet e shkuara dhe do të blejnë edhe ato që vijnë, pra pushtetin e Ramës, Lenci, Fred “Mister 1 milionshi” e Iris “gazetarja” që  nuk ka bërë një shkrim në jetë të vetë, të thonë; Rama duhet të reflektoj pak, nuk duhet të jetë shumë arrogant me gazetarët që e kritikojnë! 

E kështu natë për natë nëpër studio, duke shpalosur një aradhë- maskaradë, të cilën as eteri pa kufi i portaleve nuk e nxë, vazhdojnë të bëjnë makiazhin e kufomës që pasi qelbi Shqipërinë, po mbyt me kutërbim gjithë Europën.

Ka një moment në jetën e njeriut, kur për hir të fytyrës origjinale që mban përpara familjarëve, miqve, fëmijëve, gjitonëve, kolegëve, duhet ti thuash mjaft, keq e vetë-përdorimit publik. Sado i madh që të jetë benefiti që humbet vjen një moment, kur fytyrën tënde, imazhin, karakterin, integritetin profesional duhet ta llogarisësh si një thesar para të cilit nuk ka vlerë, asnjë lloj tjetër pasurie që do ti lësh fëmijëve dhe familjes.

Por këtë duhet ta kuptosh në kohë, përndryshe gjithë jetën do kutërbosh njësoj si kufoma të cilën përpiqesh ta ngjallësh më kot me makijazh!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Vaja28/02/2019 04:02

Rilindas fare e poshter.

Vlora24/02/2019 15:56

Te gjithe Jane plehra, por edhe ne jemi budallenj qe i shofim

liku23/02/2019 23:59

Mbi te gjithe keta eshte monstra fevsiu

Askushi 23/02/2019 22:43

Ataja jane me keq se qeverrisja e keqe, ata jane me keq se Rama. Ramen ne tashme e shohim, e njohim, por ata qe kamuflojne veprimet e Rames, qe tjetersojne realitetin nen petkun e gazetarit apo analistit te besueshem, jane me te rrezikshem.
Do ta quaja normale te pozicioneoheshin ne pozicione partiake, nuk shqetsohemi nese njerzit , qofshin keta dhe analist e gazetar, kane bindjet e tyre partika dhe anojne andej nga kane bindjet. Por ne kete raste, nuk behet fjale per te mbeshtetur nje parti te majte apo te djathte, apo te qe qenderes, por nje grup kriminal, mafjoz, qe po shkaterron vendin. Dhe keto flliqesira e parfumosin Kufomen qe sa vjen dhe kundermon me shume. Une do te thosha qe jo vetem keta palo gazetar e analist e moderator televiziv, por dhe socialistet e ndershem te distancohen nga Krmininelet, mafiozet, oligarket. Shqiperija eshte ne rrezik me shume se kurr. Vete shqiptaret munden ta shpetojne ate me te gjitha mjetet dhe kostot.

Zaho23/02/2019 20:40

Nuk jane gazetare. ..Jane ushtaret e llumit, te agjitpropit te kellires. ..trishtushmerisht i njohur per megavjedhje, tradheti, paburreri, pabesi.etj...

tironci23/02/2019 20:05

Keni harru Mero Gelbazen rasti per gines i sahanlepirjes t pushteteve te kalbme.

Kucovari i Velise 23/02/2019 18:24

Gjeja më e thjeshtë....fik fevziu felliqesiren me shokë dhe bie rehat e gjithë familja....shqiptarë lexoni libra mos humbni kohë me këta pjellat e rrugës së elbasanit...

Taku23/02/2019 17:31

Syri jam plotesisht dakort per keta lejfene te gazetarise....por e vetmja forme kundershtimi ndaj tyre eshte refuzimi i tyre ndrimi ne kohe reale i kanalit te tv ku shfaqen kjo treshe,prandaj e mira do ishte qe ju t ju shpjegoni njerezve menyren si duhet vepruar kur neper shtepiat e shqiptareve shfaqen keto te 3 mostrat,ose ndoshta ka menyre qe ne tv te instalohet ndonje program si antivirus qe kur shfaqet irisi alfredi dhe ai puftja tjeter ne menyre automatike te zbardhet ekrani qe njerezit te mos preken nga kjo epidemi.
Mendoj se ketu duhet te hyjne ne loje dhe shoq.per mbrojtjen e konsumatorit.

Gazetari pulash23/02/2019 16:51

Dihet vangjel pederi, qe I fut hundet te menederja e popullit Dhe e hedh shurren perpjete. Nuk Po meremi me kete semundje hibole. Kjo laraska luarasi Po te ishte atje ne Angli (qe ka bere cfare ka dashur, madje ka vajtur me beben ne pab) as ne Burger King nuk e punsonte kush. Kjo ka teori me te famshme se anshtanji, Kjo shemb katin e pare Dhe len te dytin. Pra I bie te eci me duar dhe kembet perpjete-Sigurisht te jete me patallona. Per kete qorrin e pezes nuk Po flasim se dihet qe jane rrace e dhjere Dhe agjent serbesh. Cfare pret nga keto ku jua a kane dhene motrat e tyre kokegeve trafikant sic ja Ka Dhene pjerin ndreu motren, gruan ne radhe ka vajzen qe nga lezha ne lac ja dergon ndoka Dhe ja kthen prenga. Magazinjer ka frrokun. Cfare pret nga keto.

LIKO23/02/2019 16:28

Neverizmi me keto fytyra te tjetersuar gjoja gazetare, apo analiste dinake qe i sherbejne me maske, e lojra fjalesh nje pushteti, e sidomos nje Km arrogant, banal, e te dale menc, Na eshte imponuar qe sa i shohin ne ekrane disa nga keto , ti largohemi, e te fikim e kranine tv, sepse jane po te nje ngjyre ne mendimet e qellimet e tyre diversioniste per te percare popullin ne demonstratat qe po shkundin pushtetin ledhator te tyre. Kjo tregon, se sa e shesin karakterin e tyre qe te zezen duan te na e shesin te bardhe. Faqe zinj kane dale, e d o dalin, por te jene kunder rrymes popullore, ne sherbim te nje deformuesi e mashtruesi te demokracise sic eshte ky pushtet e ky kryeminister mamuth, e hipokrit, nuk ka bere vaki ne keto 30 vjt. Shporrija eshte domosdoshmeri, e kjo do realizohet nga populli, te mos themi si ne Rumani, qe ky idiot, paste fatin e Causheskut.

krist23/02/2019 16:13

Komplimente Syrit.Fjalet e tjera,jane te panevojshme.

QYTETARI TIRANES23/02/2019 16:04

Tre nga plehrat e gazetarise lepirese, fytyrat me te urryera.
Sapo dalin ne televizor ndryshoj program, buça Iris duket sekur jeton ne hene, sepse se ka vra kurre kurrizin, ka perdor zogun, pale hiqet e zgjuar per gjithçka.
Plehra Peza fillimisht te jape pergjigje per nje milioneshin e pajustifikuar, gjynah qe nuk u be perseri deputet sepse do ndertonte ne Peqin (meqe Peqini i ka te gjitha) nje stadium me 20.000 vende, mortja.
Per plehren e fundit flitni ju, si kurvar qe eshte kur ka Irisin afer,mendjen e ka tek ajo buçe!!!!!

Shqiptari23/02/2019 15:50

Rilindas te perdhunuar dhe ç'burreruar sistematikisht dhe pseudo-gazetare dhe opinioniste te pacipe, te pandere, amoral, te peshtire, qe te bejne te vjellesh dhe te tredhur paturpesisht! Turp! Por me turp eshte per Sandrin bythelepires dhe Fevziun qe u japin ndyresirave kaq hapesira mediatike per te infektuar publikun me fekalet qe nxjerrin nga goja per ore te tera ne televionin publik te paguara nga taksat tone!

Shto koment

Denonco