Seriozisht o galloshe?!

Seriozisht o galloshe?!

Nga Erl Kodra - 23/02/2019

Është punë fort e lodhëshme të analizosh fjalët e Kryeministrit Edi Rama. Sepse shikoni; ndërsa përpiqesh kapësh llogjikën e gjërave që kanë të bëjnë me punët e Kryeministrit, mesazhet, ligjet, reformat, retorikën, sukseset, ti ndeshesh me një alamet paçamurri të pisët që të ngjallë krupën. Ju lutem shikojeni nga ky kënd që po e shoh unë, dhe do ta kuptoni se çfarë dua të them. E di, fakti që unë po shkruaj për Edi Ramën nuk më shton ndonjë vlerë intelektuale. Por unë e ndjejë për detyrë të tregoj për ju këndvështrimin tim.

Kur "burri i shtetit" Edi Rama e mbylli fjalën e gjatë para kombit, unë shtanga. Jo nga fjala e tij, mesazhet ose metaforat si saçme derri që i lëshonte pa hesap, por papërgjegjshmëria stratosferike me të cilën rrekej ta tejkalonte humnerën tragjike në të cilën e ka zhytur vendin.

Jo jo, nuk është e mundur që Kryeministri i vendit të përpiqet të paraqesë krizën tragjike ku e ka zhytur vendin, si një sherr banal çunakësh lagjeje!

Zot, jo deri këtu; tregohu i mëshirshëm me ne, dhe na e kurse këtë llahtarë neverie.

Ne shqiptarët nuk e dashkemi atë, Kryeministrin e gjatë, sepse vishet me atlete dhe çitjane?! Sepse komenton në facebook nominalisht duke fyer qytetarët? Sepse është çun garip, i gjatë dhe hokatarë, ku qytetarët e zakonshëm të këtij vendi gajasen me batutat plotë kripë të Kryeministrit?

Sepse Lulzim Basha plasi nga zilia që Edi ka kaq shumë suksese?!

Vetëm kaq është kapaciteti yt, o qenef mashkull? Ndaj e thërret në ndihmë Zahon e pafajshëm, i mjeri ai çfarë babe i ka ra për hise?! Ndaj kërkon të fshihesh pas fustanit të zonjëzës tënde, për të zgjuar mëshirën tonë, se ti paske bërë disa gabime me djemt dhe vajzat e opozitës në Parlament, sepse, gjatë debateve për atletet e tua, ti e paske tejkaluar paksa, si njeri me ndenja të thella që je?!

Seriozisht o galloshe?!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

ai25/02/2019 15:30

Pas palaçollëkut që bëri medemek për të imituar Palokën në tribunën e Kuvendit duke e bërë gojën si b,,,, pule, e mori me të drejtë ndëshkimin , . Ajo gojë e ndyrë ju përlye me bojë e të dy portretet e tij, i pari me gojën si b....pule e i dyti me gojën të nxirrë nga boja, do të ngelen në kujtesen e disa brezave si shembëlltyre e një kryeministri karagjoz e të neveritshëm., Nëse do të ishte një njeri me dinjitet, jo më që duhet të jepte menjëhere dorheqjen si kryeministër, por duhet të kishte turp që të dilte para publikut shqiptar për gjithë jetën.,
Nuk po përmend gjithë marrëzitë e tij e gjithë fajet që ka për shkatërimin e Shqipërisë.
E theksoj edhe një herë që një burrë me dinjitet, kur e bën veten t'ja hedhin surratit bojën e zezë, do ta kishte të pamundur të dilte përsëri në publik nga turpi.
Por Rama nuk është burre por një burracak. Duket se fytyra i është bërë shollë që prej shumë vitesh dhe edhe mender me thënë, m....... t'ja hedhin në fytyrë, nuk e ka për gjë që të dalë e të mbajë fjalime me ate në gojë.

kokepalari23/02/2019 18:52

Ky eshte manipulatori me i madh qe kemi pare.
Ky duhet te zhduket nga skena dhe le te vene nje kushdoqofte vetem ky jo !!
Nuk la gje pa bere per gjashte vjet dhe do te rrije edhe gjashtembedhjete akoma!!
Ky zotnia eshte thjesht pis i pisave nuk hyn politika ketu fare.

lali23/02/2019 15:35

Kur nje njeri normal eshte me grip shkon tek doktori dhe merr raport me shenimin "I paafte per pune.... 3 dite raport". Ky qe ne femini ka qene me Kartele dhe eshte akoma koqeminister. Me habit fakti perse opozita nuk del ne protesta me pankarta ku ta paraqesin kartelen e ketij drunit te gjate deri diten qe ta zbythin .....

Agime Osmani23/02/2019 15:01

Shume bukur,shkurt e sakte

Kadriu 23/02/2019 14:04

Te perpiqet sa te doje, fatin nuk e ndryshon dot, cka mbjelle do te korre

Ajo23/02/2019 12:54

Rama e merr vesh qe c’ke me te se perse u ngrit populli kunder tij, por si njeri i pacipe dhe imoral qe eshte po perpiqet te luaje rolin e viktimes, por edhe te arrogantit te pakeq, se ai duhet te pranoje ( gjoja) se paska bere edhe ca gabime, por gjithmone zemra i ka rahur per popullin dhe opoziten, sigurisht. Se sic e ka mesuar dikur ne rini te tij partia, njeriu i ri i partise edhe gabon, por e rendesishme eshte ta kuptoje gabimin, te beje nje autokritike publike dhe partia e rehabiliton. Ky sharlatan me psiqike te deformuar, vetem budalla nuk eshte. Kur hiqet si viktime dhe kundershtaret ngazellehen se me ne fund e mposhten, atehere eshte 10 here me i rrezikshem! Ky maskara kryeminister vertet qe nuk ia ka idene se si te qeverise( i shketi nuk ka edhe aq faj se me ate edukim qe ka mare nuk ia ka idene e matematikes, apo shkences ne pergjithesi ), por ama ka nje talent te jashtzakonshem per te manipuluar mentalitetin e popullit, kryesisht te atyre shtresave te pashkolluara mire. Te tjeret qe e kuptojne por e mbeshtesin thjesht i shperblen me thela te majme ose therrime prej trupit te shqyer te resurseve te vendit qe ai kujton dhe beson se i takojne me te drejten e te qenit i zgjedhuri hyjnor i mendjes se tij delirante.

krasasi tp23/02/2019 12:34

Pa e vrar mendjen nese me shtohet inteligjenca apo ne me rritet budallalliku ,une duhet te shtoj, se do ishte me mire, qe ndeshja midis gallosheve dhe çizmeve te zhvillohej ne parlament.Por brenda apo jashte parlamentit, sidoqofte ,kjo klase politike e ka zgjidhur dilemen, nese me mire Shqiperija ne BE, apo jashte tij, ne favor te ketij percaktimit te fundit.Jashte parlamentit dhe jashte BE.Kjo eshte e qarte per te gjithe.Kjo klase politike eshte percaktuar qarte qe ne vitin 2008(10129) per rrugen anti BE.Retorikat dhe reformat gjysmake dhe populiste,te ndjekura per interesa klienteliste dhe pesonale ju ka dal kallaj,jo vetem per partneret miq te Shqiperise, por po ndriçohen syte dhe mendjet e qytetareve .Jam i sigurt qe dalja e opozites jashte sistemit, nuk ka per qellim futjen e vendit ne BE,pasi kjo nuk mund te realizohet as i vetem dhe as me revolucion.Nese ka nevoj per revolucion ,ay lipset per ta çuar kete klase politike ne "esfel te gomarit"siç thote nje shprehje e popullit.

Skrapari23/02/2019 11:12

Zoti Kodra! Galloshja e kupton si dreqi pse populli eshte kunder tij dhe qeverise se tij per bemat dhe gjemat qe i ka shkatuar ketij populli per 6 vjet resht. Por kerkon ta reduktoj ceshtjen ne gjoja gabimet qe paska bere duke fyer opozitaret sepse nje pjese e miletit truthare besnike te partise siciliste pa e vrare mendjen fare pranojne apriori ate qe thote kryeministri me gomar qe ka patur Shqiperia ne keto 107 vjet shtet. Fundi i tij eshte i pashmangshem. Tani cdo gje e ka ne dore populli, detyre e Lul Bashes dhe Mones eshte te menaxhojne situaten.

Emri23/02/2019 11:04

Shkrim i goditur. Po ku merr vesh i semuri psiqik rama. I vdekte fisi

baskohem me ty23/02/2019 10:53

shkurt, sakte, qarte.komplimente.

Shto koment

Denonco