Mëkati gati 3 vjeçar i PD-së!

Mëkati gati 3 vjeçar i PD-së!

Nga Poli Hoxha - 22/02/2019

Pas hapit radikal që opozita ndërmori si një ‘detyrim përcaktim’ të vendosur nga vetë, Edi Rama, atë të kyçjes së parlamentit të ashtuquajtur pluralist, janë artikuluar edhe arsyet se përse u arrit deri këtu.

Të gjithë shqiptarët tashmë e dinë se një opozite-fasadë që mbante formalisht në këmbë një qeveri që kishte shtënë në dorë të gjitha pushtet kushtetuese nuk kishte rrugë tjetër, ndaj edhe përkrahja është gati plebishitare.

Por ndër argumentet që artikulohen për këtë lëvizje ekstreme të opozitës (blerja e votës nëpërmjet krimit të organizuar, korrupsioni galopant, kriminalizimi i ekonomisë, droga etj), mungon njëri, që mund të quhet thelbësor.

Bëhet fjalë për një mëkat, për të mos thënë faj të opozitës dhe veçanërisht Partisë Demokratike, e cila ka lindur si një forcë anti-komuniste, e anti-Enveriste.

Kur Edi Rama ja arriti që me zgjedhjet e vitit 2017, pa asnjë premtim dhe pa asnjë program (dosja 339 e shpjegon këtë ‘çudi’) të fitonte një shumicë absolute në parlament, veprimi i parë që bëri ishte caktimi i Gramoz Rruçit, në krye të parlamentit ‘pluralist’. Shumëkush e cilësoi këtë veprim të Ramës në atë kohë, thjesht si një arrogancë për të treguar se ai ishte aq i fuqishëm sa mund të vinte në posti e nr.2 të shtetit një individ, i cili ja dedikonte shpërthimin e karrierës së tij politike, Nexhmije Hoxhës dhe Ramiz Alisë.

Por koha tregoi se kjo nuk ishte thjesht një kapriço e Ramës dhe as një shpërblim, për punët e pista të Ruçit në eliminimin e faktorit të vërtetë socialist brenda partisë, në favor të fuqizimit të Rilindjes së Ramës.

Bëhej fjalë për një strategji nëpërmjet së cilës  do ti tregohej jo vetëm Partisë Demokratike, se ai Edi Rama mund të testonte me sukses nguljen e thikës deri në ashtin e një shoqërie, që beson te demokracia dhe ende nuk ka harruar se çfarë i bëri këtij vendi enverizmi i Gramoz Ruçit. Pikërisht në kohë kur pas 50 vitesh po çelnin sythet e lirisë dhe demokracisë.

Që ishte strategji e tregoi edhe tani 2 vite pasi morri i vetëm timonin me vota të blera në bashkëpunim me trafikantët dhe grosistët e fermës gjigante të kanabisit, të cilën e ngriti një vit përpara eksperimentit final të vitit 2017, duke emëruar ministra, pinjollë direkt, të ish-Byrosë Politike të Enver Hoxhës.

Të gjitha këto Edi Rama i bën në një kohë, kur edhe në Kinë ish-komunistët e brezit të Gramoz Ruçit jo vetëm deklasohen, por edhe arrestohen.

Kur në seancën e parë të një parlamenti të dalë nga fuqia e drogës së vitit  2016 dhe të miliardave të buxhetit të shtetit, të dhëna paradhënie për një grusht të ashtuquajturish ‘biznesmenë të mëdhenj’, Rama me fuqinë e këtyre kartonëve të blerë caktoi Ruçin si kryetar të Kuvendit, i dha njëkohësisht edhe një mesazh Partisë Demokratike dhe gjithë gjeneratave që nga viti 1990; Pluralizmi dhe demokracia jam unë!

Vendosja e një individi që kishte lulëzuar në politikën moniste të Shqipërisë së viteve më të egra të regjimit, si ‘shef i madh’ i një parlamenti pluralist, ishte testimi më ekstrem që i bëhej PD-së. As një lidership socialist, nuk kishte guxuar më herët që ti jepte Gramoz Rruçit një pozicion të tillë të lartë në hiearkinë e shtetit shqiptarë. PS dhe vetë Ruçi ishin mjaftuar me deputetllëkun dhe pozicione brenda partisë, duke mos guxuar kurrë për një karshillëk të tillë, që i behej jo vetëm demokracisë, por edhe ndërkombëtarëve.

 Gjithashtu nuk duhet harruar se demokratët kanë gati një histori personale me këtë individ, i cili u përzgjodh nga Ramiza Alia dhe Nexhmija Hoxha si i duhuri për të shtypur edhe me gjak, pllenimin dhe lindjen e pluralizmit dhe posaçërisht të forcës politike PD. Kjo parti ka dëshmorë të vrarë në sheshin e Shkodrës në 2 Prill 1991, nga urdhrat e Gramoz Ruçit dhe nuk mund ta kalonte pas 27 vitesh emërimin e tij në krye të një parlamenti, vetëm me protesta verbale.

Qenia, pranimi i Gramoz Ruçit në atë sallë që dje e braktisën përfundimisht, duke dhënë urdhra dhe trashur zërin njësoj si atëherë kur ishte ministër i Brendshëm i Nexhmijes e urdhëronte shtypjen e protestave për demokraci, në këto gati 3 vite ka qenë njëkohësisht edhe një mëkat i madh i opozitës PD.

Sot ka vërtet mjaft arsye që legjimitojnë aktin ekstrem për kyçjen e atij parlamenti, por Ruçi në krye të tij ka qenë gjithmonë një arsye madhore, që në vitin 2017!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

K22/02/2019 19:23

Fajin mos e kerkoni tek opozita por te vetja ,se nje popull qe nuk reagon dhe hesht ndaj se keqes nuk eshte viktime por bashkepuntore ne krim.LULZIM BASHA dhe opozitaret jane njerez si ne dhe ne si popull nqs nuk reagojme dhe shitemi per nje vende pune te cilen edhe opozita do ta jepte jo vetem vendin e punes por edhe dinjitetin krenarin e te qenerit shqiptare ,edhe zhvillimin e vendit ne te gjitha aspektet e jetes ,me rroga te larta,me autostrada te standarteve me te larta ,arsim cilesore ,barazi per te gjithe dhe begatite e ZOTIT nga te gjitha anet por kenaqemi me nje rroge te cilen Edi Rama na e merr perseri me taksa apo borxhi qe na e ka vu ne kurriz ,e cila nje familje mesatare me 4 persona eshte ne borxh te pakten (4 × 30000 euro = 120000 euro me e pakta pa e llogaritur borxhet e fshehura PPP apo demi qe u ka shkaktuar shqiptareve kjo qeveri shqiptareve ne prishjen e shtepive ,arrestimet e paligjshme ,largimet nga puna ne menyre te paligjshme ,dosjet ne Strasburg ,apo ne arbitrazhet nderkombetaret )pra shqiptaret qe u duket apo u pelqen rroga dhe nga ana tjeter Edi Rama po ben kerdine me vjedhjet gjigande me koncensione ,me vjedhjen e naftes dhe te gjithe pasurise kombetare me qindra miliona euro I bie qe shqiptaret nuk kuptokan ,prandaj kur te ndryshoni ju ,atehere do te ndryshoje dhe gjendja ne shqiperi ,pra ju te dashur shqiptare qe nuk reagoni apo heshtni (e njejta gje eshte )po mbani penge kete vende dhe po merrni gjynafet e gjithe popullit shqiptare .Me lenien e mandatit eshte bere gjeja me bukur, se te gjithe te barabarte jemi dhe u eshte hequr argumenti se fajin e ka opozita dhe lulzim basha dhe qeveria ka dale lakuriq siq eshte dhe nuk ka pse ta mbulojme .Edhe te korruptuarit e BE dhe gjithe te huajt e tjere tani dolen lakuriq para popullit shqiptare per demokracine e tyre fasade ???? .

t22/02/2019 14:58

Reagoi me gjysem zeri opozita,bile ky lul zoteria u betua me kalim me trupa te vdekur .se mos vetem ky mekat ka pd e lulit,po te njejten gje tha edhe per xhafen kur u emrua minister.keto dhe mekate te tjera kane bere qe qenia e lulit ne krye te pd mos te ngjalle shume shprese.une e plot te tjere nuk mirem pjese ne protesten para parlamentit per lulin e te tjere.fati i lulit e te tjereve nuk na inereson,fati i metejshem i shqiperise Po.Duam te rrezohet sa me shpejt rameziu, e rilindja,vetem per kete vime e do vime ne protesta

ana22/02/2019 14:54

komunistat jane fatkeqesia e ketij vendi, por do kalojne dhe ca vite sa te cnjerroset kjo fare e ndyre qe i ka dhene provat ne mbare boten sa regresiste dhe kriminele eshte

cuf dabjoni 22/02/2019 14:53

ne Legjislaturen perpara (2012) njerez te opozites M.Doda e Sh.Idrizi' paraqiten projektligin:
"Per Lustracionin dhe Hapjen e Dosjeve" Liderrat e PD premtuan qe do ta mbronin por heshten per ndonje mik te tyre. Ai ligj denonte politikehartuesit e zbatuesit e dhunes gjakatare 50 vjeçare te komunisteve shqiptar. Ata sot e femijte e tyre I keni aty.

Askushi22/02/2019 13:44

Zoteri i nderuar. cte thuash me shume, kur nuk reagon askush.....ky popull vritet per nje gervishtje makine, per nje deg peme ne oborrin e komshiut, dhe nuk reagon per kriminelet....eh, cfatkeqsi.....

Shto koment