Studiot/ Të kafshojmë për Ramën, që të ushqehemi nga Edi

Studiot/ Të kafshojmë për Ramën, që të ushqehemi nga Edi

Nga SYRI.net - 21/02/2019

Këto kohë kur Edi Rama është i pambrojtshëm, kur opozita i ka lënë gjithçka në tavolinë atij së bashku me ‘Avdylët’, ‘Gjushët’, ‘Ndokët’, ‘Lalët’ dhe i është bashkuar kërkesës së protestës më të madhe në historinë 30-vjeçare me Shqipërinë më të tkurrur ne popullsi, kanë dalë në skenë tre raca ‘avoketërish’ për të.

1. ‘Batonët’, që janë kryesisht shqiptarë të Kosovës, bashkëpunëtor të shërbimit sekret serb edhe në muajt e luftës së 1999 dhe që vetë se kanë përgënjeshtruar kurrë një gjë të tillë, të cilët nuk i shohin asnjë mëkat Ramës, por presin prej tij të bashkoj kombin.

Të bashkojnë kombin duke falë pjesë të Kosovë e duke krijuar vetë një opozitë të re në Tiranë.

Një opozitë që është kundër qeverisë, por është dhe me Ramën. Kjo rracë ‘avoketërish’ përveç se ndjehen mirë shpirtërisht sa herë presin një copë Shqipërie, edhe pasurohen me miell serb.

2. ‘Karlo-Vasilët’, që janë emigrantë nga Italia dhe Greqia në Shqipëri, flasin dy tre fjali shqip dhe paguhen për tu mbushur mendjen skipëtarëve se Edy Rama është skipëtari më i mirë se Basha dhe se me intelektualët ‘Avdyli’, ‘Gjushi’, ‘Mili’, ‘Fredi Çaushi’ do të bëjnë zgjedhje të lira.

3. Të tretët janë analistët që kurrsesi nuk e duan të djathtën, por që nuk janë aq të paskrupullt sa të mbrojnë Ramën. Dhe zgjidhja e tyre është: Rama-Basha janë njëlloj, të vijnë ca marksistë të rinj që do ta ndryshojnë Shqipërinë.

Por meqë marksistët e rinj nuk mbledhin dot vota as sa për një seksion lagjeje, Rama dhe Basha janë njëlloj.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

shqiptar24/02/2019 13:49

Pamvarësisht se nuk pajtohem fare me ideollogjinë utopike marksiste të njlfarë pedagogu, Arlind Qorri e me mendësinë e luftës së kllasave , të varfërit kundër të pasurve, këmbëve kundër kokës, tek Lubonja e veçanërisht tek Bushati, këta të tre i quaj të pranueshëm në debatet televizive, pasi mbajnë qëndrim të ashpër për të keqen më të madhe, qeverisjen mafioze të Ramës.
Ama këto katër portretet që po i shoh këtu, më duken të neveritshëm..
Një farë gazetari italo-shqiptar i ardhur nga bota e mafies siçiliane, që i del në mbrojtje me paturpësi narkotrafikantit Rama.
Një palo gazetari mediokër socialist si Peza, që ndonëse nuk duhet të dilte më në publik si i akuzuar për abuzime me një milion euro, imiton Spiropallën për të zhurmuar kritikët e Ramës.
Kuadrin e lakejve të Ramës, e plotëson edhe ky karafili greko-shqiptar, që ngrefoset në studio si ndërlidhësi i komunistit grek Cipras, me komunistin shqiptar Rama e në fund si thelë mbi bisht, na del një spiun i shërbimeve të fshehta serbe, shqiptar i Kosovës, që kërkon të japë orientime politike për Shqipërinë e që ndërhyn edhe për emrimin e ministrit të jashtëm.
I ndjek debatet televizive në youtube e jam skandalizuar veçanërisht me emisionin e fundit të gazetares Eni Vasili "Open".
Kishte thërritur në kërtë emision si "anal-istë", Batonin, sharllatanin Ngjela, e enveristin Milo, e një analist të vetëm realist me argumente , Semini.
Si politikanë kishte thërritur deputetin socialist Shalsi, që pat deklaruar se ne socialistët do të dijmë si të vjedhim më mirë, që sillte në debat fjalimet propogandistike të Ramës, e një deputet të ri të PD, z.Shehaj, për të cilin nuk u kujtua asnjë nga paneli, edhe vetë moderatorja, që të kujtoheshin se është pikërisht ky që zbuloi skandalin e madh të abuzimit me kompaninë fantazmë , ku do të vidheshin 18 milionë euro të futura në bankat ofshore.
Moderatorja e la të pralliste Shalsin duke ja mbyllur mikrofonin Shehajt, e kur më në fund i erdhi "radha" këtij, ishte e pamundur të dëgjohej kjartë se çfarë thoshte, pasi Shalësi si Spiropalla flisto kot njëkohësisht me te, vetëm për të bërë zhurmuesin.
Po të njejtat skena shoh të ndodhin këto kohët e fundit edhe ne emisionin e Fevziut Opinion..
Moderatorët e këtyre dy televezioneve, jo vetëm lejojnë që qejfllitë e Ramës të zhurmojnë diskutimet e kritikëve të tij, por edhe vetë sapo nisin fjalën e parë të diskutimit kritikët e Ramës, ju ndërhyjnë me pyetje
Normalisht në një vënd demokratik media si pushtet i katërt, duhet të vihet në oponencë me qeverinë sepse ajo e ka pushtetin ekzekutiv e jo opozita.
Opozita si të vetmen armë politike ka fjalën e nëse asaj ja privon edhe këtë të drejtë, atëhere nuk kemi të bëjmë me demokraci por me diktaturë..
Gënjen paturpësisht Rama kur thotë se mediat e sulmojnë ate e i quan kazanë.
Duke plikuar në internet tek mediat në gjuhën shqipe, kam vënë re se janë fare të pakta media si Syri, që mbështesin në qëndrimin redaksional opozitën e pjesa dërmuese e mediave të tjera, ndonëse janë të detyruara të botojnë lajme që e demaskojnë politikën e Ramës, analizat e shkrimet redaksionale , i bëjnë tualet Ramës.
Një tjetër dukuri që ka ardhur me Ramën në pushtet, është edhe rubrika e komenteve të lexuesve të mediave, që është suprimuar pothuajse tërësisht.
Edhe ato media që lejojnë komentet në faqen e tyre në internet, kanë vënë si kusht identifikimin e komentuesit nëpërmjet facebook.
Në gjithë botën zgjedhjet politike zhvillohen me vota të fshehta.
Përse duhet të detyrohen lexuesit e mediave që të identifikohen për mendimet që kanë, e që në fakt përfaqësojnë edhe votën ?
Në vende me demokraci të konsoliduar, edhe mund të shfaqin lexuesit mendimet e tyre duke u identifikuar, por veçanërisht në Shqipëri, kur qeveria piketon për të pushuar nga puna ata që e kritikojnë, përse ju kërkohet nga mediat lexuesve identiteti me facebook ?
A mos e bëjnë këtë me urdhërin e Ramës dhënë pronarëve të tyre ?

shqiptar23/02/2019 10:05

I jap plotësisht të drejtë komentueses "ajo", që evidenton karrikaturën Laert Vasili që aktron me "sukses" në emisionin 360 gradë të Zhejit pordhacërinë intelektualiste.
Është personi më i zellshëm nga bota e teatrit që i doli në mbrojtje marrëzisë së Ramës e Veliajt, për shkatërimin e godinës historike të teatrit kombëtar shqiptar e është po ky që bënte tellalin kundër studentëve që të bënin dialog me monologistin Rama bile duke kaluar deri në histerizëm e kërcënime kur ata e demaskuan publikisht.
Megjithate, ky spurdhiak që ngrefoset duke pozuar tek Zheji si Robespier, duke ndruar ngjyrënn e flokëve sikur është në skenë, është lehtësisht i identifikueshëm si një karrikaturë e lëpirësve të Ramës.
Kam vënë re se në studiot televizive kohët e fundit, gjithnjë e më shumë po bëhen të pranueshëm disa figura sharllataneske të publiçistikës e politikës shqiptare.
Pothuajse të gjitha mediat do të marin e intervistojnë të ashtuquajturin "avokat", Spartak Ngjelën, që këput broçkulla e ku tund kërcënueshëm gishtin të gjithëve duke ju thënë se ju jeni injorantë, ju nuke keni idenë e politikës e drejtësisë e dëgjomëni mua se unë i di të gjitha.
Të tillë "kompetentë" butaforikë po shfaqen gjithnjë e më shumë në televizionet shqiptare.
Po shohim se nuk ju ndahet disa televizioneve për të dhënë mendimet e tij të "shquara" ish shefi i SHIK-ut, Fatos Klosi që risolli në këtë institucion të gjithë ish oficerët e sigurimit.
Po na del si analist "i shquar", Muç Nanoja që është bërë "i famshëm" me thirrjen që të mobilizohen të gjithë "qelbësirat", për të sjellë në pushtet Edi Ramën.
Vazhdojnë me "sukses" të shesin pordhacërinë e tyre prej "kompetentësh", gazetarët Lorenc Vangjeli e Artan Hoxha., si armiq të betuar të Berishës.
Mangut kishim pasur që të shohim në studiot televizive, edhe fytyrën e mikut të Stanishiqit, shef i UDB serbe, Baton Haxhiun.
Ka Shqipëria intelektualë të shquar që i bëjnë nder këtij vendi e që prej tyre mund të mësojë publiku trajtimin realist e me dinjitet të gjëndjes që po kalon.
Moderatorët e studiove televizive, justifikohen se i thërrasim e nuk na vijnë.
Po çfarë debati mund të bëjnë profesor Fuga apo Plasari me Fatos Klosin apo Spartak Ngjelën ?

Ajo22/02/2019 15:52

Une mendoj se Vasili, qe per mua ne mes ketyre hijenave te 1000 te keqijave eshte qesharak dhe naiv, eshte futur ne kete valle sepse e kujton veten per inteligjent dhe “ koke” te madhe. Duke e nuhatur se ky parlament nuk e kishte te gjate per shkak te legjimitetit te cunguar, ky artist qe e ka ndertuar mire reputacionin e tij ne fushen e aktrimit dhe regjizures, me ndihmen e Zhejit qe luan ne dy porta, papritur dhe pakujtuar rreth gjashte muaj me pare, na u be pjese “ organike” e 360grade. A thua mendimi dhe analiza e nje aktori te mire eshte shume i “ nevojshem” per te “ ndricuar” mendjet e shqiptareve per ceshtje te nje diapazoni teper te gjere dhe te nje rendesie tejet te madhe, sic jane maredheniet shqiptaro-greke, nacionalizmi, gjeopolitika, kriza institucionale, kushtetuese, politike, ligji i arsimit e plot e plot te tjera. Zheji mire ben qe hap per diskutim keto tema, por duhet qe temes serioze qe zgjedh ( shume here nuk jam e sigurt nese eshte serioz ne c’ ka trajton) duhet ti pergjigjet edhe me nje panel serioz dhe me specialistet perkates. Nuk mundet qe nje aktor qe ne skene di si te hyje nen lekuren e shume njerezve emocionalisht duke recituar nje skenar qe nuk eshte produkt i inteligjences se tij, por kursesi, qofte duke pasur nje IQ te larte, nuk mundet te na dale ne nje ekran televiziv kombetar duke na bere “ kopetentin” per ceshtje qe nuk ia ka idene. Ai thjesht leshon brockulla nga goja qe na ben te qeshim. Qellimi i tij ishte dhe eshte qe ti tregoje Rames, apo Veliaj, se une jam ketu t’ ju ndihmoj ne ditet tuaja me te keqija, por ama dua nje vend si deputet ne radhet tuaja pas zgjedhjeve te parakohshme.

tironci22/02/2019 09:03

Batoni po dihet lun kunder Shqipnise, Peza lun fort se ka proces hap se ka vjedh, Bollino ka bo 1000 pslliqe me favoret e Rames. Vasil aktori lun per grekun se ka honger corbe megalidheje, Me i fjal lujn fort se po i humin te gjitha po iku Rama.
Rama po mer veten ka shuti modh qe hongri dhe cdo dite po i ngushtohet rrethi se ne fun te funit osht ai pergjeghsi per klimen barbare qe ka instalu e ka cu opoziten ne vendim extrem.

Askushi22/02/2019 09:03

Keto plera jane si miza mbas mutit. Perfitojne nga ky popull qe zgjohet me vones, reagon me vones.
Por tani ka ardhur ora e zgjimit, dhe keta plera perseri do ta dredhin.

Hekuran 22/02/2019 06:22

Lorenc Vangjeli munguaka

Leka 22/02/2019 06:14

Figura tmerrësisht irrituese. Athua të ketë Shqiptar që duron t'i shoh a ndëgjon këto hijena që saherë flasin vetëm vrerë nxjerrin nga goja.

Ali Pashe Tepelena 22/02/2019 00:34

Janë aq të pa fytyrë.sa nuk kanë skrupuj.

Shto koment

Denonco