Edi Ramës t’i ndalohet me ligj politika

Edi Ramës t’i ndalohet me ligj politika

Nga Kim Mehmeti - 21/02/2019

Shqiptarinë e kanë ngulfatur politikanët si Kryeministri aktual i Shqipërisë, të cilët posa bëhen burrështetas, e humbin pushtetin mbi vetveten!

Dhe si të tillë, çdokund rreth vetes, ata shohin individ me të meta fizike e mendore, e me të cilët mund të tallen sa të duan, e kur të duan! Pra si të tillë ata çdokund shohin kazanë ku kalben kundërshtarët e tyre politik, si dhe tepsi me bakllava, që u takon vetëm atyre.

Politikanët e tillë bëjnë çmos që paturpësinë dhe krimin ta ngrenë në vlerë politike, me çka debatin politik e zbresin në nivel të zënkave nëpër plazhet nudistike dhe nëpër bordele!

Dhe ndodh që politikanët e tillë të jenë zbavitës dhe ekzotik për perëndimorët, por fatkeqësi e madhe e popullit dhe vendin që drejtojnë, ngaqë kanë tipare të kundërta nga ato të qenit besnik: u lëpihen të huajve dhe e lehin dhe e kafshojnë të vetin!

Shqiptarisë nuk i mungojnë as burrështetas të llojit të Presidentit të sotëm të Kosovës, i cili shtetin e sheh si pronë të veten private!

Dhe duke e konsideruar vendin si pasuri të veten, ata besojnë se edhe kufijtë e tij ndërrohen si ato të livadheve që i ke trashëguar nga të parët e tu! Dhe ndërtojnë shtet të pabanueshëm për popullin , por parajsë për të afërmit e tyre! 

Nëpër ‘Shqipëritë’ tona ka shumë politikanë, të ngjashëm me drejtuesit e BDI-së, të cilët besojnë se posa e vë kravatën e politikanit, nga injorant bëhesh më i mençuri i botës! 

Dhe politikanët e tillë jo vetëm që e marrin në qaf popullin, por duan ta arrijnë të pamundurën: tu takojë edhe lavdia edhe hajnia!

Thënë shkurt e shqip: ‘Shqipëritë‘ tona kanë përplot politikanë që janë fati i fqinjëve tanë dhe i të huajve, por fatkeqësia jonë! Andaj duhet që një ditë e më parë atyre me ligj t’u ndalohet të merren me politikë!

Dhe këtë duhet bërë edhe kur kjo nuk u pëlqen miqve tanë perëndimorë, të cilët kanë filluar të besojnë se shqiptaria është një kopsht i mbrojtur nga mjeranë të paaftë ta njohin dhe ta murojnë mirëqenien e vet!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Atdheu therret 22/02/2019 02:11

Ti merret Pasaporta mos te lejohet te udhetoje
Socialist abandonoheni kete psikopat qe Po con vendin me lufte civile ti bllokohen te gjitha llogarit bankare ati dhe pjestar te familjes

ismail qemaili21/02/2019 22:44

rama do tju shyt te gjithve kjo i duhet rames sepse tash do tju gjuhet atyre qe e shkatrrun shqiprin .mbaju salo e kokmadhe e kokdhim e lul e alibej e lubonj etej etj.

Hekuran 21/02/2019 16:10

Ramën duhet izoluar në bunkerët e Ishullit të Sazanit

shqiptar21/02/2019 15:52

Pak si vonë por këtë duhet ta kishin bërë sëpari vetë socialistët.
Ç'dreqin patën që shkuan e zgjodhën në partinë e tyre një lider të tillë aventurier politik që kujton se partitë politike janë skuadra futbolli ?
Për vetë faktin se partia socialiste është një vazhdimësi e ish partisë së punës dhe e ka hijen e rënduar të krimeve të diktaturës enveriste, duke përzgjedhur një personazh të tillë kontravers si Rama, në vend që ta kuronte të kaluarën e saj me qëndrime të një të majte të moderuar europiane, i shtuan vetes edhe njollën e një kapitalizmi mafioz

Shto koment

Denonco