20 Shkurti 2019...ose dita kur Gramoz Ruçi predikoi për demokracinë...

20 Shkurti 2019...ose dita kur Gramoz Ruçi predikoi për demokracinë...

Nga Bledian Koka - 20/02/2019

Sot në një dalje për mediat, ish ministri i fundit komunist i Punëve te Brendshme Gramoz Ruçi i cili për turpin më të madh të këtij populli mban sot postin e Kryetarit të Kuvendit qe për shpirt Gramozi e quan ende ne mendjen e tij ‘Presidiumi Popullor’ foli për demokracinë.

Po, po e beri me zë e me figurë. Me po atë zërin e rëndë prej komunisti pa kurim dhe me atë pamjen prej zyrokrati të ngrysur që beson e mendon si qëmoti se shqiptarët tremben ende nga vetullngrysja e atij që ment ta ka shpirtin në dorë.

Sot për shqiptarët është një ditë e rëndësishme në historinë e demokracisë së këtij kombi, pasi sot e 28 vite më parë vala e protestat popullore kulmoi me rrëzimin e shtatores së ‘Dullës’ të ngulur në mes të Tiranës.

Atëherë partia e Gramoz Ruçit, nxori qentë e macet e sigurimit të shtetit përballë turmës për të mbrojtur broznin e ndryshkur të fëlliqësirës komuniste. Edhe atëherë si në 16 Shkurt, policia e shpartalluar u mundua ta mbronte shtatoren me bomba gazlotsjellës me shkopinj gome të sampistav, por dështoi.

Sot 28 vite më pas askush nuk priste që Rilindja e bijve të përkujtojë Deklinin e etërve, por provokimi i solemnitetit të sotëm qe po aq i pështirë.

Rilindja nxori para shqiptarëve Ministrin e Brendshëm të 2 Prillit në Shkodër për të këshilluar shqiptarët që të mos dalin në protestë. Gramoz Ruçi në fjalimin e tij u mundua të provokonte shqiptarët se opozita po kërkon pushtetin në tavolinë, duke e ditur mirë që kjo nuk është aspak e vërtetë.

Por ajo që duhet sqaruar edhe njëherë se ashtu si 28 vite më parë, shqiptarët janë në protestë për të njëjtin shkak. Nëse 28 vite më parë, protestohej për zgjedhjet e grabitura në mars vitit 1991, sot protestohet për zgjedhjet e grabitura të 25 qershorit 2017.

Nëse atëherë protestohej kundër qeverisjes së bandës kriminale gjakatare të komunistëve etër, sot protestohet kundër qeverisjes së bijve nëpërmjet asistencës së bandave kriminale. Të enjten është vijimi i prologut të qëndresës popullore edhe ndaj Gramoz Ruçit me shokë.

Suksesi i parë i protestës u arrit që para se ajo të nisë. Nesër Gramoz Ruçi nuk guxon të vendosë këmbë në atë sallë sepse ashtu si në 20 shkurt të 1991-shit ai i druhet revoltës popullore, kur ajo është e vërtetë dhe e pakthyeshme. Për ata që mendonin, se Rilindja është ‘e pathyeshme’ thjeshtë me një paralajmërim sot mësuam sesa i vlen lëkura, rilindësve me Edi Ramën në krye. Opozita parlamentare e kreu aktin e vet për të cilin ishte thirrur në kauzë, atë të djegies së mandateve.

Nesër është sërish radha e popullit të vazhdojë misionin e vet.

P.S...nesër është një mundësi që bashkë me bandat kriminale me të cilat Rilindja mban pushtetin prej 6 vitesh, të mos harrojmë që të largojmë edhe Gramoz Ruçin..., ky edhe si një borxh që ia kemi Arben Brocit, Bujar Bishanakut, Besnik Cekës e Nazmi Kryeziut këtu e 28 vjet me radhë...

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco