Gli Ignavi... - Nga Zef Zefi

Gli Ignavi... - Nga Zef Zefi

Nga Zef Zefi - 17/02/2019

"GLI IGNAVI…" (për një bashkëbisedim të diele, kush ka vak. Mua më duhet me shku ke puna...) I ka përmenduar Dante Alighieri (1265-1321)

Fjalë me rrënjë latine gnavus-anije, vozitje ndersa parashtesa /i-n/ i jep kuptim antitetik mohues. Që do të thotë mosveprues, pasiv, pritës, dembel. Dembelë pa vullnet as forcë morale, që e lënë varken të vetëvozitet, të dalë ku të dalë, ...diçka do dalë. Persona ose grupe, komunitete, shoqëri të kalçifikuara injorantësh, hileçarësh që "...kurre me kokën e tyre s'menduan,..." Madje mos-pozicionimin e vet ndaj të keqes, e shesin si zgjuarsi duke pritur përfitimin nga i forti i radhës.

Në Komedia Hyjnore, Dante përpara 700 vjetësh, kët’ kategori, "këtë frotë të keqe…"siç e shkruan Poeti, bashkë me engjëjt egoistë e dembelë që kundra Zotit nuk dolën/po kurrnjëherë ndaj djallit s’u rebeluan..." poeti gjenial, nuk ka mundur ti vendoste jo në Parajsë apo Purgator, por as në Ferr.. Për ta, poeti u ka përgatitur një para-ferr, ose një pardhomën te ferrit,gjë që nuk e ka bërë me Parajsën apo Purgatorin, (Canto III) duke i konsideruar ata si mbeturina, hedhurina njerëzore të përçudnuara. Shpirtra që nuk i kanë kredencialet as për tu përballur me “somma giustizia” por as me mëkatarët më të tmerreshëm të ferrit, të cilët i kanë refuzuar me përbuzje.

Dhe ja si Dante përshkruan “qytetin” e tyre, paraferrin, sipas asaj ç’ka shikon dhe çfarë i shpjegon Virgjili, njëkohësiht udhërrëfyesi i tij: Këtu hyhet n'qytet' t'mjerimit/prej këtej hyhet n'dhimbjet e pasosuna/sipas meje midis vuejtsish t'humbur t'njerëzimit, -i shpjegon Virgjili poetit, thua po bën një "guidë turistike" të Shqipërisë neodiktatoriale. "....Piskama, klithma gjamë e vajë Nën qiell pa yj ushtonin Sa nisa të qaj Këta mjeranë, që kurrë realisht s'jetuan, Lakuriq' e kërrusur andej ketej s'preheshin, Miza e grenxa tubuar shtatin ua thernin Fytyr'e mishra gjak u kullonin Rrëkajë, me lot përzier, Krimba të pështirë me (këtë mishelë gjaku e lotësh, shen.im) ushqeheshin..."

Tercinë mbas tercine zbulohet kjo gjendje "iganvësh" analogjikisht Shqipëria aktuale e rilindur si paradhomë e ferrit nën sundimin e varfërisë, krimit, dhunës verbale, mediatike e sidomos fizike, nderkohë pa asnjë shteg, rrugë a shpresë, as në drejtim të "Akerontit për në ferr, po sidomos jo në Europë e vlerave e jo në Oksidentin e lirisë. Thjesht për faktin se "institucioni i indifernces," këta "ignavë" shqiptarë që nuk i vozit mendja e tyre po ajo e të fortit e të dhunshmit, duan ta lënë lënë Shqipërinë e shqiptarët të ngujuar në këtë gjendje danteske.

Nderkohë që shefi i opozitës dhe gjithë opozita e vendit janë impenjuar për zgjimin e protestës dhe reagimit popullor, dëgjohen patetika madje dhe "heroika" dekurajuese mediash e opozitarësh "të revoltuar," -...do ta rrxoni plehun..., apo të mos vijmë me ty..., kur mesazhi politik i PD dhe gjithë opozitës demokratike, e ka bërë të qartë filozofinë Perëndimore, se nuk ka ndërmend të bëjë "të fortin" për të zvarritur pas vetes "ignavët", por të bëjë të drejtin; Jo rrugës marksiste, jo rrugës së revolucionare leninistë e sidomos jo gjakatare të enveristëve, ruçistëve apo ed'ramistëve aziatikë, po rrugën e reagimit masiv e zgjedhjeve të lira. Ndersa po, një rrxim, një përmbysje e madhe duhet të ndodhë.

Përmbysja me çdo mjet e pa kompromis i "institucionit të indiferncës" publike, armikut numër një të ekzistencës së shtetit shqiptar. Ndryshe antishtet, diktatorë e diktato-ruçë do të prodhojmë, pavarësisht emrave Rruç' Ed' apo Lul. Kushedi mbas pothuajse 700-750 vjet shkëputje nga "rilindja europiane" shqiptarët kanë filluar të kuptojnë ndonjë send se jeta prej “ignavi” është jo fund tragjik, po tragjedi pa fund. Reagim nuk do të thotë domosdoshmërisht kundra dhunës me dhunë apo “plumbit me plumb…” po reagim, në këmbë aty përballë bulistit, neodiktatorit, perdhunuesit, jo zvarrë mbas tij, per te vuajtur dhunën e tij, po duke i thënë se nuk është “drejtimi yt i duhur” drejtimi ynë.

Po me opozitën, qendrestare e cila ka 6 vjite që zbulon e denoncon para “ignavëve” krimin drogën, vjedhjen, dhunën verbale dhe fizike, shpopullimin progresiv të vendit, rritjen e papunësisë, rritjen eksponenciale të varfërisë, dhe mbrapshti të pafundme gjeopolitike.
 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

vaso papaj18/02/2019 05:25

Luftohej në Athinë

Një re e zezë ra mbi qytet,
E gjuha e flakës u ngrit lart.
Një varg vitrinash djegur krejt,
Dhe m’u kujtua veç një varg:
Pa pije detin, pije, Ksant!...
Mundesh me ‘të, të mbytësh flakë?

Ekrani, bir, më villte zjarr,
Kërkoj mes turmës të të njoh.
Dikush ju pagëzoi barbarë,
Por unë barbarë gjëkund nuk shoh.
Në këmbë nuk mbeti një vitrinë...
Sa keq! Luftohej në Athinë.

E gjumi n’arrati këtë natë,
Ky celular, pse shurdhmemec?!
Im bir kish ikur për pak fat,
Por fati shpesh diku dhe ngec.
S’më mbetet veç të bëj durim.
Sa keq! Luftohej në Athinë.

Ja, biri im, mes turmës sot.
Dikush i trumbetoi barbarë.
Po pije detin, nginjur lotë,
Ti Ksant, vërtet qënke kusar.
Mbështjellur flakë ca manekinë,
Sa keq! Luftohej në Athinë.

Seç thënka spikeri buzëvarë,
Ca fjalë që thell’ në shpirt më shpojnë.
Barbarë ka plot kur ka kusarë,
Thërras tim bir, po valët s’shkojnë.
Ndaj vetëm flas me Perëndinë.
Sa keq! Luftohej në Athinë.

Mars 2012

cuco 17/02/2019 21:29

Te pakten here pas here ( jo here pas here , por shume rralle) mbushemi me shprese kur lexojme mendime te thjeshta e te qarta,nga njerez me dije e kulture si zotninia qe ne kete dhimbje dhe erresire del e na thote gjera qe njimij legene gazetaruce nuk e thone; Ca nga injoranca ose jane ne ate pune qe nuk duhet te ishin, ose thjesht agjitprop tinzar i bandes se doçerve! Rrespektet e mija Z. Zefi, desha te them ma shume por nuk mundem....prej pezmit
qe ka mberthyer te gjithe shqiptaret ne kete fatkeqsi ku e ka futur klasa e shitur politike..... noshta!!!

Shto koment

Denonco