Ishte vetëm fillimi i fundit…

Ishte vetëm fillimi i fundit…

Nga Kastriot Islami - 17/02/2019

Grumbullimi qytetar më i madh e më madhështor në 28 vjet demokraci duket se ka hedhur një hap të rëndësishëm drejt arritjes së objektivit për zgjedhje të lira e të ndershme. Një demostrim paqësor, dinjitoz, energjik e racional.

Një goditje e fortë dhe e fuqishme por e matur drejt arritjes së objektivit final. Një ngjarje e shikuar dhe dëgjuar edhe ndërkombëtarisht. Një përmbyllje për të vijuar më tej, në një rrugë tashmë të ndriçuar dhe me të gjithë arsenalin e mënyrave e mjeteve adekuate dhe me dëshirën e madhe, racionalitetin e maturinë e nevojshme për të arritur me sukses objektivin e mirëpërcaktuar qartësisht e saktësisht…

Realisht ajo që duhej e pritej, edhe në kohë edhe në hapësirë, edhe në sasi edhe në cilësi, edhe për dashamirësit edhe kundërshtarët, edhe për optimistët edhe për skeptikët, edhe për të moderuarit edhe për radikalët, edhe për ata që ishin në protestë edhe për ata që nuk kishin mundësi të ishin…pra ajo që duhej dhe pritej nga të gjithë ata që kanë halle e probleme dhe kanë inteligjencën minimale të kuptojnë racionalisht se si mund të arrihet një objektiv i tillë i vështirë dhe kompleks.

Opozita ka përcaktuar prej kohësh si objektiv:

Zhvillimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme, me një qeveri tranzitore pa Edi Ramën kryeministër. Qytetarët në protestë dhanë kontributin për t’ju afruar me sukses realizimit të këtij objektivi, sukses që duket se do të arrihet pa asnjë dyshim në ditët apo javët në vijim. Pikërisht lidershipi i opozitës tregoi se është i vendosur për arritjen e këtij objektivi. Të gjithë ata që janë në opozitë me këtë qeveri s’kanë më asnjë dyshim se objektivi për largimin/dëbimin e Ramës është e vetmja zgjidhje për të nxjerrë vendin nga gjendja ku ndodhet dhe se ky objektiv është i realizueshëm me sukses në ditët e javët në vijim.

Pjesëmarrja qytetare ishte sot e paprecedentë:

Sot shqiptarët dhe publiku ndërkombëtar kanë qenë dëshmitarë të demostrimit më të madh qytetar të historisë modern të Shqipërisë. Nuk ka pasur asnjëherë tjetër më parë në Shqipëri një grumbullim qytetar më të madh se sa demostrimi i sotëm i datës 16 shkurt 2019. Sot në këtë demostrim masiv qytetar ishte e përfaqësuar e gjithë Shqipëria nga të 12 qarqet e vendit. Pjesëmarrja në këtë demostrim ishte në shumicë dërmuese qytetare. Ky ishte po ashtu një demostrim i qytetarëve me vullnet të lirë, që kishin ardhur në këtë demostrim për shkak të halleve e problemeve të shumta që ju ka krijuar Edi Rama me qeverisjen e tij.

Demostrimi i qytetarëve ishte me nerv por racional…

Të gjithë qytetarët pa përjashtim vinin në këtë protestë, të qartë edhe për hapat që duheshin hedhur për të arritur objektivin por edhe për mënyrën se si ky hap i ndërmjetëm do të hidhej. Ata ishin në këtë demostrim me mëndje të qartë dhe me zemër.

Të gjithë aktet e qytetarëve kishin shumë nerv, por edhe shumë racionalitet. Demostrimi ishte energjik, por i ‘vetë)kontrolluar, pra i mirëmenduar dhe (vetë) mirëmenaxhuar. Qytetarët arritën po ashtu të shmangin provokimet e policisë dhe kurtihn e Ramës për ti përfshirë ata në akte dhune apo zaptim insititucionesh. Ndërkohë që largimi i kërpudhës ishte vetëm një kat simbolik i heqjes së maskës artistike të krimit dhe korrupsionit të qeverisjes së Edi Ramës. Kurse ‘heqja’ e mbulesës së zezë nga hyrja e kryeministrisë ishte një akt tjetër simbolik, që mund të thuhet se e nxorri Ramën nga ‘shtëpia e orgjive të korrupsionit, krimit e trafiqeve’ ku ishte fshehur pas vellos së zezë.

Mesazhet e kësaj proteste qytetare ishin të shumta:

Së pari, Rama me siguri ka kuptuar se i kanë mbetur dy alternativa: Ose të largohet paqësisht për ti hapur rrugën krijimit të një qeverie tranzitore për organizimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme, ose të dëbohet nga qytetarët pas një ose disa përballjesh me revoltën dhe zemërimin ekstrem qytetar.

Së dyti, akti i sotëm qytetar ishte vetëm një paralajmërim për Edi Ramën që provokoi përmes policisë ta fuste këtë demostrim në kurthin e dhunës dhe të pushtimit të institucioneve. Sot u dha vetëm paralajmërimi se ‘qytetarët janë të gatshëm ta dëbojnë Ramën’ por ‘presin fillimisht që ai të largohet’. Pjesëmarrja e madhe dhe aktet simbolike ishin mënyra sesi ky mesazh u transmetua. Siç duket në hapin tjetër, ky mesazh force dhe racionaliteti do ti jepet edhe kuvendit, ndërkohë që herën e tretë do të arrihet objektivi, gjë të cilën demostrimi i sotëm e ka treguar se ky grumbullimi qytetar, dhe me nervin që e përshkonte, nuk ka asnjë problem për ata arritur.

Së treti, demostrimi i sotëm ishte një mesazh i qartë për të gjithë skeptikët dhe dyshuesit; ky akt qytetar dhe lidershipi i opozitës treguan se nuk ka asnjë kompromis të fshehtë mes opozitës dhe Edi Ramës. Se opozitës është në mbështetje pa asnjë mëdyshje të realizimit të halleve dhe shqetësimeve të qytetarëve dhe në krye të drejtimit të kësaj proteste për largimin/dëbimin e Edi Ramës.

Së katërti, demostrimi masiv qytetar ishte një mesazh për të gjithë ndërkombëtarët që naivisht mendonin se kjo do të ishte protesta opozitare e rradhës. Që deklaronin me keqdashje dhe pa asnjë bazë informacioni apo arsyetimi të shëndoshë se ky demostrim do të ishte një protestë me pjesëmarrje modeste dhe se Rama e ka nën kontroll situatën sic ai i kishte mashtruar në takimet apo darkat/drekat abondante. Kjo protestë supermasive por edhe energjike i tregoi atyre të vërtetën dhe realitetin e gjendjes së mjerueshme e katastrofike në të cilën gjendet Shqipëria dhe arsyet përse shqiptarët emigrojnë drejt vendeve të tyre.

Ky demostrim force dhe racionaliteti i qytetareve të Shqipërisë u tregoi ndërkombëtarëve gjithçka mbi realitetin shqiptar, atë që ata dinë dhe bëjnë sikur s’dinë apo atë pak që ata s’dinë sepse janë të mashtruar nga Rama. Shpresoj që disa nga ndërkombëtarët të jenë ndriçuar sado pak sot dhe të jenë qartësuar se shqiptarët e dinë se çfarë ata mendojnë dhe çfarë gënjeshtrash ju tregon Rama për të mos thënë që ata ishin në shesh për të zbuluar edhe ato raste të kompromentimit që atyre tenton Rama t’ju bëjë me paratë e pista kë korrupsionit, krimit e të trafiqeve për tju blerë minimalisht heshtjen.

Së pesti, demostrimi u mbyll me mesazhin e vijimit/vazhdimësisë, për të arritur me vendosmëri e durim objektivin. Por edhe të suksesit të realizuar në hapin e parë, duke deklaruar se opozita nuk e njeh më Ramën për kryeministër. Rama është i rënë moralisht e politikisht për të gjithë ata qytetarë në protestë por edhe mijra e mijra të tjerë; mbeten vetëm që ai të (vetë)largohet ligjërisht, butësisht e pa dëme, ose të dëbohet, kostot e së cilës do ti shtohen bëmave dhe zullumit të deritanishëm, për të cilin edhe ndëshkimi do të jetë shembullor e i merituar për një qënie autoritare, hajdute, kriminale që për shkak edhe të karakterit të tij pervers është bërë i neveritshëm dhe i padurueshëm për shqiptarët, por edhe i rrezikshëm edhe në sytë e shumë partnerëve ndërkombëtarë.

Së gjashti, demostrimi qytetar evidentoi po ashtu panikun dhe frikën që kanë mbërthyer Ramën dhe kupolën e tij si dhe marrëzinë dhe dritëshkurtësinë e sjelljes së strukturave drejtuese të policisë për të vepruar më të gjithë mjetet dhe substancat e blera po që përdoren në vendet që ushtrojnë dhunë mbi qytetarët e tyre. Kjo sjellje e policisë, në pamje të parë kriminale, ndaj qytetarëve në revoltë duhet hetuar dhe duhen ndëshkuar përgjegjësit duke paralajmëruar që ajo do të mbahet shënim.

Së fundmi, kjo protestë dha mesazhin e qartë se qytetarët mbeten të vendosur dhe të angazhuar për të arritur në ditët dhe javët në vijim objektivin e vendosur…Tanimë jo vetëm objektivi është i qartë, por edhe rruga është e ndriçuar dhe mënyra është përcaktuar. Mbetet gjithçka çështje kohe. maturie dhe durimi për ti shkuar kësaj rruge deri në fund…

Fundi i Ramës është i qartë: (vetë) largim ose dëbim…

Ky ishte vetëm fillimi i fundit…

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

shqiptar17/02/2019 15:12

Z.Islami e njeh shumë më mirë se cilido "teoricien" qoftë edhe Bugajski, se kush është Rama sepse është ndeshur fare nga afër me te.
Padyshim që edhe opozita aktuale në qeverisje ka pasur kusuret e saj.
Por në kushtet kur kemi një qeverisje skandaloze që nuk rresht çdo ditë të bëjë jo thjeshtë gabime por faje të rënda në shkelje të ligjit e Kushtetutës, e kur asaj i është dokumentuar e publikuar deri në VOA apo Deutsche Welle pisllëku i vjedhjes së votave, lidhjes me bandat kriminale, koncesioneve me firma fantazmë e dhjetra e qindra skandale të tjera, është e marrëzishme që të bësh kritikën e opozitës.
Do të ishte mirë vërtetë që edhe në Shqipëri si në vendet me demokraci të konsoliduar, protestat të zhvillohen më së shumti nga sindikata apo grupe të veçuara të shoqërisë civile, por shqiptarët kanë alergji për të ashtuquajturën "bashkime profesionale" të kohës së diktaturës, e është kjo arsyeja që në "Shqipëri akoma nuk ka sindikata të fuqishme të pamvarura.
Përse vajti drejtë shuarjes protesta mbi një muajshe e studentëve e pedagogëve ?
Pikërisht se studentët nuk u bashkuan në një organizatë e lëvizja e tyre shkoi deri në fund pa kokë udhëheqëse. Edhe me pedagogëlt ndodhi e njejta gjë . Nese ata do të kishin krijuar një sindikatë të tyre të fuqishme, do të mjaftonte një grevë e fuqishme e tyre kundër rektoratëve e dekanëve apo qeverisë, që do të ndikonin edhe në vendosmërinë e protestës së studentëve duke dhën njëkohësisht edhe shembullin e organizimit.
Opozita partiake e ndodhur para armëqësisë e arrogancës së qeverisë nga njera anë , dhe nga ana tjetër nga paragjykimet mediatike të gazetarëve që dikur sollën në pushtet Ramën, duke mbjellur dyshim e mosbesim tek qytetarët për te, u detyrua të dilte me kërkesën që të krijohet një qeveri e përkohëshme pa Ramën, për të mundur që të bëhet një reformë zgjedhore e për të evituar fenomenet kriminale të vjedhjes, shitblerjes së votave e ndikimit të grupeve kriminale në votime.
Sigurisht që do të ishte naive të mendohej se duke bërë këto, në Shqipëri do të zhvilloheshin menjëherë zgjedhje normale, por ama ato që ndodhën pas kanabizimit të gjithë Shqipëris në 2017, do të pakësoheshin ndjeshëm.
Nuk ka ardhur sistemi demokratik pluralist në vemdet e zhvilluara, me tre dekada por me shekuj. Pranvera e dështuar arabe, dëshmoi se demokracia nuk mund të eksportohej artificialisht.
Nuk do të presë sigurisht Shqipërija të konsolidojë sistemin demokratik pas një shekulli, pasi i ka modelet e gatëshme të perëndimit, por duke bërë rotacion politik, edhe para përfundimit të mandatit të një qeverie skandaloze, hidhen hapa përpara për përmirësimin e qeverisjes.e konsolidimin e demokracisë.
Paragjykimet fataliste se në Shqipëri të gjithë politikanëz janë njësoj, duke injoruar fakte e ngjarje, veçse do ta lenë këtë shtet në vënd numëro.. në mos më keq , ta kthejnë prapa. .

shqiptar17/02/2019 11:35

Është një koment tërësisht realist i një ish socialisti që i sheh realitetet ashtu siç janë.
Jo si soji i bllokmenëve që bëjnë sikur kritikojnë Ramën, edhe këtë duke mashtruar publikun për ta paraqitur ate si personifikim të së keqes së kapitalizmit e jo si një njeri të paskrupullt, hajdut e të korruptuar, e me ligësi e keqdashje anashkalojnë faktin se protesta ja tundi mirë pozitat kësaj qeveria kriminale, duke u marë me cic-mice apo me mendësi revolucionesh të dhunëshme bollshevike..
Kjo proteste energjike e racionale e me një pjesmarje rekord, ashtu siç ishte parashikuar, për vetë faktin se e detyroi diktatorin që të ikte si burracak e të bëjë antimetingje si dikur Ramiz Alia. Mund të duket si jo llogjike që në një sistem demokratik pluralist, të cilësosh një kryeministër si diktator.
Por derisa kjo qeveri ka suprimuar aktualisht gjithë sistemin e drejtësisë e policinë e sheh si pronë të Ramës e jo një institucion në shërbim të gjithë qytetarëve, e meriton këtë cilësim e diktatorët shkulen nga pushteti vetëm me protesta të fuqishme duke bërë kujdes për të mos shkaktuar viktima në popull.
Nuk ka sepse ti marim ca deklarata standarte dipllomatësh të huaj që e kanë për detyrë të dënojnë çfardo dhune, si një mbështetje për qeverinë e korruptuar Rama..
Është tashmë fakt se Rama mund të shkojë në vende të tjera, vetëm si një tregëtar për të shitur zhgaravinat e tij si piktor, e për të krijuar alibine se sarajet e tij të Surrelit i ka nga pikturat e shitura. Edhe mbrenda Shqipërisë, sa herë protestohet ndaj tij, ikën e fshihet si burracak në Vlorë e gjetkë.
Shoh këtu më poshtë që të prezantohet një shkrim i Bushatit për të satirizuar këpurdhën e shkatëruar të Ramës. Mirë është që të pasqyrohet në mediat shqiptare çdo qëndrim kritik ndaj Ramës, por është i njejti Bushat, që këtë protestë të fuqishme, në portalin e tij Lapsi, e ka cilësuar si të dështuarduke fajësuar opozitën.
Të tillë "kritikë" dyfytyrësh janë ato që e prunë dhe po e mbajnë Ramën në pushtet duke përhapur mashtrimin se gjithë politikanët janë njëlloj si Rama.
Po nëse të gjithë partitë e të gjithë politikanët qenkan njëlloj si ai, atëhere përse duhet të dalin e të protestojnë kundër Ramës ?

krasasi tp17/02/2019 11:13

Profesor,besoj se ne ecurine paqesore te protestes, por edhe ne pjesemarrjen jo aq masive, perkunder asaj qe reklamohet, pati intervista e Z.Bugajski ekspertit dhe njohesit me te mire amerikan, te problematikave ballkanike dhe atyre te Euro-Azise.Nga kjo interviste vihet re qarte:
Se pari,se ka nje pakenaqesi Euro-Amerikane ndaj investimeve perendimore ne vendin tone,qe perkthehet besoj keshtu, qe ne duam te emigrojme ne perendim, duam te levizim lirisht ne perendim, qe ne kerkojme ndihma dhe grante ne perendim,qe ne sigurine ja kerkojme perendimit dhe "allishverishet"i bejme me lindjen.
Se dyti,qartazi jepej mesazhi se kjo nuk eshte nje zgjedhje e popullit, por e kastave te korruptive.
Se treti, pakenaqesija e qytetareve ndaj kastave, duhet te shprehet paqesisht, sic i ka hije popujve te qyteteruar dhe me aspirata demokratike.
Se katerti,nuk e identifikoj as Kryeministrin dhe as liderin e opozites si njerez qe SHBA dhe BE ua ka vendos "vulen e kuqe" ne ball, si psh.Maduros.
Se pesti,qartazi u identifikua se difektet e demokracise, aq me shume ne nje vend ne tranzicion, mund te tejkalohen me vullnet qytetar.
Se gjashti,u la te kuptohet se midis popullit dhe kastave, SHBA dhe BE kane zgjedhur te jene ne krahe te popullit.(Plani B) Reforma ne Drejtesi.
Se shtati dha mesazhin per gjithe vendimarresit dhe per qytetaret, se çeshtjet e sigurise rajonale dhe zgjidhja e raporteve Kosove-Serbi duhet te shikohen brenda parimeve te vetvendosjes, por edhe rolit primar te SHBA dhe te BE.
Si konkluzion,nuk mjafton sjellja paqesore e Z.Luli dhe Znj.Monika qe e orjentuan protesten qe te jete paqesore, por ashtu siç ne nje skeç te asaj kohe, "thesin aga",Z.Bugajski ju la mesazhin e koduar per reforma dhe integrim.Per opoziten, pjesemarrja ne parlament dhe reformat duhet te jete interesi me i madh per ta, qofte edhe ne interesin e ngushte partiak.Pamvaresisht diversionit brenda mazhorances, apo problemeve dhe divergjencave te tyre te brendshme,ska krize parlamentare dhe shpresa dhe gajreti qe i jepni ju qytetareve se me sot e me neser do ta rrezojme Z.Rama ngelet si shpresa e dhelpres dhe demton vete opoziten.Por nese ka nje marreveshje te fshehte midis E.Rames dhe L.Bashes ,siç pretendon Z.Rama ajo nuk ka se si te kurorezohet drejt sabotimit te Reformes ne Drejtesi, por ne drejtim te kundert.Nese kastat deshirojne te qendrojne stoik , atehere dalim te mesazhi i fundit i Z.Bugajski,te Revolucioni .Politikan ne mazhorance dhe opozite,kujdes.Ne proteste mesa vura re mungonin te rinjte, mungonin grate, mungonin studentet.

t17/02/2019 10:32

Rama te henen jepte dorheqjen o profesor,nqs protesta do vazhdonte pa nderprerje.liderat e opozites nuk i qendruan konseguent atyre deklarimeve te diteve para protestes.Cili popull do dale prape te enjten.Tani vetem nje gje ka mbetur per tu mos shuar fryma e protestes.Qe neser dep.e opozites duhet te djegin mandatet,nqs nuk e bejne mos ja pafshim më bojen dhe qofshin te
mallkuar tere jeten.

Shto koment

Denonco