Edi Rama - The End

Edi Rama - The End

Nga Erl Kodra - 10/02/2019

"Rënia e Perandorisë, zotërinj, është një diçka masive, gjithsesi ajo nuk ndalohet lehtë. E diktuar nga një burokraci në rritje, iniciativë e ngadaltë, ngrirje e kastës dhe nga digat e kuriozitetit, përfshirë edhe njëqind faktorë të tjerë. Ajo ka vazhduar, siç e kam thënë, me shekuj, dhe është një lëvizje shumë e mahnitshme dhe masive, e pamundur për t'u ndalur ".

Isaac Asimov, shkrimtar dhe profesor amerikan, autor i Serisë "The Foundation".

Imagjinoni diçka të stërmadhe, të ngjashme me Ferrin, ndërkohë, përpiquni t'i gjeni figurën simetrike në botën tonë. Në mendje të vjen një ngrehinë terrori që kontrollon gjithçka. Me një sistem që nuk funksionon mbi baza ligjore por mbi vullnetet kriminale të lidershipit. Ky është Shteti i Mafias Shqiptare.

Në të vertetë, Shteti i Mafias funksionon ndryshe nga Shteti i të Drejtës. Shteti i Mafias nuk i zbaton ligjet, sidoqofshin, por i "intepreton" ato sipas ëndrrave të çmendura dhe dëshirave perverse. Në Shtetin e Mafias parimi i barazisë para ligjit nuk është i vlefshëm, posaçërisht për krerët e Organizatës Kriminale që është instaluar në qeverisjen legale të vendit. Për më tepër, Shteti i Mafias i kthen përmbys normat dhe rregullat, shpërfillë frymën e ligjit, injoron fakte dhe prova, shpifë dhe denigron paturpësisht për kundërshtarët.

Në këtë tekst nuk do të shkruaj se çfarë është produkti dhe rezultati i qeverisjes në Shtetin e Mafias, por cila është metoda e operimit, diskursi publik, gjesti imoral dhe mjeti i vogël në dukje, që rezulton në makabritete të paimagjinueshme dhe të papranueshme për moralin njerëzor.

Për të kuptuar aktet e pamoralshme nuk është e nevojshme të jesh domosdo njeri i lexuar ose ekspert i ligjit. Zakonisht, akte të tilla gjithmonë shoqërohen me fjalor të rëndë dhe gjeste të forta. Kryersi i veprës; i aktit të pamoral, nuk tutet të përballet me opinionin publik, madje e kërkon me këmbëngulje ballafaqimin, në përpjekje për të imponuar veprimin e tij si alternativa më e mirë dhe gjëja që duhej bërë. Kryersi i aktit të pamoral gjithmonë ka një arsye të fortë sipas tij, që justifikon aktin, e paraqet atë si diçka të domosdoshme, pa alternativë tjetër.

Edi Rama gjithmonë ka patur qasje të pamoralshme në marrdhëniet publike. Veprimet e tij, edhe përpara se të merrte përgjegjësi politike dhe publike para shqiptarve, kanë qenë akte imorale, të padenja për moralin njerëzor dhe të dënueshme jo vetëm moralisht. Por në atë kohë, Edi Rama nuk mund të dëmtonte askënd përveç njerëzve të afërt të tij dhe rrethit të ngushtë shoqëror. Aktet e tij imorale ndaj familjes së ngushtë, fëmijës së tij dhe grave që ka patur në jetë, sigurisht që u ka shkaktuar dëme të pariparueshme në shëndetin mendor dhe mirëqenie, por gjithësesi, këto akte imorale kanë patur efekte të kufizuara. Nëna e djalit të tij, aktorja brilante Matilda Makoçi është viktima e tij e madhe. Gjithkush e di se kush është shkaktari i vërtet i dëmit të pakthyeshëm që ajo ka patur nga martesa e tmerrshme me Edi Ramën.

Por gjithçka ndryshon nëse akte të ngjashme imorale bëhen nga pozitat e Kryeministrit të Shqipërisë, në sytë e publikut, dhe që përcillen në opinionin publik nëpërmjet ministrave të tij, rrjeteve sociale dhe televizioneve kombëtare. Në të vertetë, vlerësimi i akteve imorale të Edi Ramës duhet të bëhet në raport me pozitën e tij politike si Kryeministër i Shqipërisë. Përndryshe, sa kohë që këto akte imorale të Kryeministrit do t'i kalojmë (qoftë edhe për shkaqe të kuptueshme pamundësisë tonë reaguese) me kundërshti të pamjaftueshme, viktimat e tij, fëmijët dhe gratë shqiptare do të shtohen përditë.

Në Shqipëri ka mbi 500 mijë njerëz që jetojnë në mjerim absolut. Nga këta, shumica janë gra dhe fëmijë. Ata janë njerëz të paushqyer, me mungesa të theksuara në ushqime dhe ilaçe, pa qasje në mjete financiare publike, që trajtohen nga Shteti i Mafias si qenie jo humane. Kryeministri Edi Rama e përmbysi sistemin social që ishte (që gjithësesi nuk garantonte një jetë dinjitoze për njerëzit në nevojë) duke e zëvëndësuar me një sistem pikëzimi antinjerëzor, duke përjashtuar nga skema e ndihmës mjerane ekonomike me dhjetra mijëra familje. Në këto kushte, shqiptarët po e braktisin masivisht Shqipërinë.

Për Edi Ramën nuk ka fëmijë të uritur në Shqipëri, kur realiteti është se të paktën 100.000 fëmijë jetojnë në mjerim absolut. Por për Kryeministrin ka më shumë rëndësi që shpellat e mjerimit ku jetojnë ata që kanë fatin të dalin në ERTV, Edi Rama të shfaqet si Mesia, si shpëtimtari që i nxjerr nga mjerimi, si njeriu që u dhuron një jetë prrallash.

Përgjatë vitit që shkoi, Edi Rama u shfaq madhështor tek Shpellat e Mjerimit, teksa i fshinte nga faqja e dheut nja katër ose pesë monumente skamnore, për t'u dhuruar të përzgjedhurve nga regjia e ERTV-së parajsën në Tokë. Gjithçka është një produksion televiziv ku Edi Rama shfaqet si babaxhan zemërmirë, enigmatik, i fuqishëm, misterioz, diçka mes profetit dhe mafiozit.

Jo, këtu nuk ka punë Kryeministri i Shqipërisë, por Kapoja i Shqiptarëve. Ata duhet të ndjehen me fat që Njëshi bën edhe bamirësi, personalisht. Çfarë zemre të madhe ka Njëshi!

Ndërkohë, Edi Ramës gjithçka prekë, i shkatërrohet në duar. Njëlloj mallkimi i përndjek shqiptarët që kur ky përbindësh i nakatosur filloi të merret me punë publike. Tiranën e ktheu në një xhungël betoni, ndërsa sot mbjell tragjedi njerëzore në familjet e pamundura. Teatri Kombëtar, Unaza e Re, Shkoza, Bulevardi i Ri prej më shumë se një viti ndodhen nën kërcënimin permanent të Edi Ramës dhe Erion Veliajt. Të paktën 2000 fëmijë kërcënohen në mënyrë sistemike t'u shemben shtëpitë, streha ku panë për herë të parë dritën e Diellit.

Arsyeja?

Thjeshtë e neveritshme. Të vjedhë edhe disa miliona më shumë, me lakejtë e tij ortakë në Shtetin e Mafias.

Me sa duket, Edi Rama ëndrrat e tij haluçinante i bën realitet. Fantazitë e sëmura për qiellgërvishtës madhështor i kthen në Ligje të Posaçme, ndërsa Shqipërinë e dizajnon sipas oreksit dhe qejfit. Me siguri në Shqipërinë e mendjes së tij ekziston Edi Rama, dhe disa qenie të tjera, të mangët dhe defiçent.

Askush tjetër.

***

Për Edi Ramën mund të thuash të gjitha të zezat e botës dhe prap nuk mjaftojnë. Rrallë mund të ketë një qenie të dytë mbi dhe, që përkundë veten në kotësinë e madhështisë, si ai. Fodull, fjalëpisët, përçmues, dhunues, pervers, frikacak dhe kriminel njëherësh, idiot dhe i kulturuar njëkohësisht, edhe zuzarë, edhe kurvarë, edhe kandarë, harbut dhe finok, i pabesë dhe rrufjan.

Edi Rama është gjithçka që nuk duhet të jetë një Kryeministër. 
Edi Rama nuk është asgjë çfarë duhet të jetë një Kryeministër.

I shkreti njeri!

Edhe një javë mund të luaj me veglën e tij ERTV, duke e nxjerrë në transmetim Veten e Dytë në versionin femër. Edhe një javë mund të mbretërojë me kllounët e tij të klonuar në Partinë Socialiste. Edhe një javë më shumë mund të ëndërrojë në dhomën me fluturza të Kryeministrisë - Kërpudhë.

Pip Pip Pip Pip...

Game Over, Ed. 
The End

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

cuco 13/02/2019 16:10

Nje gje me çudit me keta te analizave! I thone te gjitha te keqijat qe i sjell vendit dhe shqiptareve ky doç, por asnjeri nuk e thote (ose ka frike ta thote) se pse i ben gjithe keto te keqija vendit ky kafshe! Eshte e çuditeshme;- te konnstatosh te vertetat, si vjedhjet shkaterrimin e shtetit, te shendetesise, te policise, te shkollave, te kultures, te shkences, te rritjes se varferise, por te verteten e ketij bajge asnjeri nuk e thote. KA PER MISION TE SHKATERROJE E TE SHESE VENDIN QE E POLLI.. ( i cili, ne nje interviste me nje gezetar france: kur ky e pyeti pse ne Shqiperi po rritet varferia, edveri ju pergjigj; Shqiptaret nuk po vedesin per buke) Pra ky kyebastard nuk kenaqet vetm me vjedhejet e shkaterrimin e shtetit dhe te vendit, por me shuarjen e shtetit e te shqiptareve, pra eshte nje tradhetar i ndyre, qe urren vendin qe e ka vjelle dhe shqiptaret ,si askush ne historine e keteij populli ( ndoshta as serbet e greket) pra eshte eshte nje tradhetar qe do hedhur ne plehra pergjithmone! Rrofte Shqiperia dhe shqiptaret! poshte eunuket tradhetare; bij Bushtrash!

ABDYL SKRAPARI10/02/2019 22:32

Shumë po flitet e gja spo bahet.! PO DEL PYETJA Si u zgjodh me gjithe ate diference te madhe? Manipuloi? Shiti bleu vota? Keto jane forma anti ligjore dhe duhen denuar. Kjo nuk ndodh sepse ligji nuk funksion sepse ka korrupsion te pergjithëshëm. Tek çdo njeri me doza te vogela e të medha kuptuar e pa kuptuar ka korrupsion. Korrupsion ne zbatimin e ligjit. Po u prek interesi gjithse kush hidhet perpjet pra nuk do te pranoje zbatimin e ligjit tek vetvehtja. E shef tek te tjeret zbatimin ligjor e jo tek vetvetja kurrë nuk e pranon Ligji duhet te jeti perendia dhe ne duhet te jemi te lidhur me njeri tjetrin per ta zbatuar ate. Kjo nuk ndodh kurre pra nuk do kemi hajer. Neve do vazhdojme te hahemi me njeri tjetrin dhe me lujte brylash sa te kalojne akoma disa Shekuj ose te dali nji force disi diktaktoriale fanatike ne zbatimin e ligjit qe mund ta nxjerre nga bataku ate vend. Pa pike turpi themi Sa mire kemi qënë! Fjale per te thene është,mendim per tu menduar është? Dei sa kemi keto mentalitete ne do na uzurpojne mafiosat dhe armiqt tonë gjenitik

Audeamus10/02/2019 20:38

Ka një thënje që vjen nga populli i Greqisë së lashtë, e cila thotë: " Është rrezik i madh t'i japësh armë të marrit dhe pushtet të pandershmit". Kjo ka ndodhur, por nuk duhet harruar, gjithashtu, se një qeveri që nuk njeh as zbaton ligjet dhe Kushtetutën , i ngjan një ushtrie gangsterësh. Mjerë ata që e provojnë mbi kurriz një qeverisje të tillë! Besoj se kaq mjafton. Enough is enough, thotë amerikani, kur diçka teprohet siç ka ndodhur tek ne.

Une10/02/2019 20:08

Te lumte mendja dhe pena Erl Korda! Nuk mund te kete pershkrim me te vertete per monstren edi rama ( nuk meriton t'i shkruhet emri me shkronja te medha si te gjithe emrat e pervecem ) . Te shpresojme qe shqiptaret do itregojne vendin ne 16 shkurt

krasasi tp10/02/2019 19:05

Protesta e 16 Shkurtit duhet te jete madheshtore, per nga pjesemarrja.Paqesore per mos te qene zhgenjyse ne pritshmenrite.Inspiruese per ta ndez nje shkendij besimi ne çdo familje shqiptare, kudo qe punojne e jetojne, se ky vend do te behet.Se demokracija mund te perparoj jo më, me hapat e breshkes siç eci gjate qeverisjeve hibride te pas sistemit qe lame pas.Ta portretizosh, ta vizatosh,ta fotografosh e ti thuash shume e me shume nga sa eshte thene nga Z.Kodra , nuk mjafton.Megjthese nuk e kam votuar dhe as e simpatizoj,une personalisht, ja uroj jetegjatesine dhe shkurtmarrine ne kete periudhe te shkurter 2 vjeçare te qeverisjes.Kjo periudhe e gjate e qeverisjeve hibride edhe se kushedi se sa do vazhdonte nese zoterija nuk do qe ngjitur kaq lart.Sa per te tjerat, ishalla do rrojme, do shikojme e do degjojme.E.Rama eshte i pari k/qeveritar ne gjithe lindjen qe e kuptoj, se rruga me e shkurter, eshte me e sigurte dhe se pervoja qe vjen nga sfera e sistemit te drejtesise, ku po bashkepunove me drejtesine, te behet gjykim i shkurtuar dhe ke lehtesira,mund te aplikohet edhe ne politike.Ndaj perkunder te gjitheve qe e portretizojne si te menget nga trute e me kartele, une mendoj se eshte me sakllam, se shume politikane ,intelektual,mediume, biznesmen,shtabe partish etj, qe akoma nuk po e kuptojne, se ora, tik-tak-tik-tak, po ecen per te gjithe.Nje ferr i "vertete" per zullumqaret,te kuq, blu, kaki,te verdhe, e sido te jene çfaqur, ne te gjithe spektrin e ngjyrave .Jo vetem dashurija ,por edhe afrija me njeri tjetrin,ndjesa e falja,por edhe Reforma ne Drejtesi dhe ne krejt sistemin politik, do jene impresionuse.123 Miliard dollar qe ofroj BERZH per Europen ish komuniste, nenkuptonin reforma dhe ngritjen e nje sistemi qeverises ,qe po te kishim ndjekur rekomandimet e dhena nga partneret perendimor , sot vertet nuk do ishim Zvicer, por me siguri, sot brenda vendit do ishin 3 milion shqiptare dhe integrimi ne BE si vend antar do kishte perfunduar qe para 10 vjetesh.koka ben, koka peson.Partite politike duhet te bashkepunojne per reforma ne parlament.Ne Qershor duhet te marim habere te mira per integrimin.Eshte ne te mire te gjithe vendit dhe kombit.Pas saj, fillon disheza ne karieren politike te Edi Rames.Degjoni mue.

Balo Bna10/02/2019 18:59

Rama dhe Veliaj duhen bere shëmbull...
Qe askush mos guxoje më keto qe bene...

tironci10/02/2019 16:57

Vertet ky njeri duhet rrexu, ska pas Shqipnija nji njeri kaq negativ ne krye, ska pas kurr Shqipnija i qeveri te till bibash, kuvash e eunukesh.
Nuk osht fjala me vu Bashen osht fjala me hek kancerin Rama nga Shqipnija.

Skrapari10/02/2019 16:18

Per te gjitha keto qe jane te verteta si drita e diellit dhe qe z. Kodra i ka pasqyruar aq denjesisht, ne daten 16 shkurt te gjithe ne Tirane, me hir ose me pahir ta ngrehim zgupthi me te gjitha mjetet, kete ndyresire dhe Shqiperia te marre fryme lirisht.

Ajo10/02/2019 15:43

Nuk mund ti shtoj asnje fjale me teper portretit monstruoz te Rames. Faleminderit Z. Kodra!
Une personalisht asnjehere nuk kam patur piken e iluzionit se cili eshte Rama. Por qe kur perbindeshi mori pushtet per se pari si kryetar i bashkise se Tiranes, isha thellesisht e indinjuar me popullin e Tiranes se si mund te anashkalonin gjithe ato tipare prej monstre te tij dhe ti jepnin voten e tyre. Ne njefare menyre ky popull e meriton gjithe kete mjerim sepse e ka besuar dhe dhene fuqi te pakufizuara ne duart e nje monstre. Por kurre nuk eshte vone te korrigjosh gabimet.

niku10/02/2019 15:21

ta shporrim qelbesiren se po na qelb dynjane

Shto koment

Denonco