Lajmi i fundit

Qëllohet me armë drejt makinës së një avokati në Memaliaj

Pa i hipur një herë Lasgush Beut...

Pa i hipur një herë Lasgush Beut...

Nga SYRI.net - 09/02/2019

Manipulimi, strategjia kohezioni e oratoria janë si ekuacion pa zgjidhje për adhuruesit e letërsisë. E kush do të dijë për këto, për antidotën e reflektimin, të lexojë në një kënd a cep ballkoni në qetësinë e një njeriu që i ka për vije shumëçka ashtu si europianët, që vrasin mendjen se si te kapin majat, se ku do harxhojnë eurot në verë ... ah medet për ne shqiptaret. 

Jemi për hall e keq më vjen shumë për mu e për ju se si hidhet jo hi po zhavorr skandalesh të njëpasnjëshme, e prap vazhdoni në atë cep ballkoni që një mëngjes të bukur edhe mund të mos e gjeni aty, se si do mbulohet korrupsioni e koncesioni.

Bërtit po deshe: është e imja, aman se pasuri tjetër skam... se bën vaki e shkon në gjykatë, ku seksi, ryshfeti e presioni të fshihen në dosje, ehh more argat!

Pa i hipur një herë mirë Lasgushit të Air Albania që do kthehet në vendin e bejlerëve e padishahëve se s’ka krahë të fluturojë tek ne, por kush dëgjon e lexon para reklamës për aeroportin në Korçë e mos ti futemi më thellë se ç’aromë e keqe del nga aty...I hipë gjë ti? se në qiell s’pamë gjë...

Shihni çndodhi me studentet, u ngritën, kërkuan bënë shamatë e thonë se kërkesat ua plotësuan, sa marre më vjen kur dëgjoj anës e anës nëpër rrugë; Bravo se ‘Ai’ u plotësoi kërkesat, bravo or ti.... !

Sa marre më vjen që bini pre e manipulimit, strategjisë, cinizmit e oratorisë... Ky ishte qëllimi fundja e bravo ‘atij’ e ty që u bëre, ngelës, leckë, i mirë e ekslent administratash, aty ku ‘lepirësja’ është vakti e shijon më shumë se gjithçka...

Drejtorë, ministra, ‘bukuroshe filmash’  e kaposha hedhin zaret në erën e qelbur të zyrave, po kush i sheh e kush nuhat, në luftë për bukën rrugëve tu u rropat, se nuk e din ti ca është manipulimi strategjia e vjedhja te paketum nga padituria.

Sa mire na e bëjnë që në një kohë kur vajzat  përdhunohen e gjithçka fshihet, kur një burrë për qejfin e tij i fut një gotë vere e njoftohet se u kap i forti që çau rrugët në kryeqytet, ti un e ai tjetri vazhdojmë jetojmë si kopeja pa bari, e kancerin që rritet ne tru zemër e zorrë, hiç fare se kuptojmë.

Jetojmë në një ditë kur policia falënderohet se arrestoi ca gjithfarë djemsh, kur bashkia lyen me spruco kuqaloshe cepat e humnerave, mos shkel se kushedi ku do biesh, kur ministria thotë e kapëm mashtruesin e tenderave, na e futi pa e ditur ne, padashje e me lezet të madh kjo punë qe...

Në një kohë kur shiringa e heroinës ngulet aq fort, sa vëllai s’njef më motër e babë, të ishte e pastër t’paktën, ashtu si ato që e marrin ata...

Por ti e ju prapë s’jeni të ngopur, prap doni kërmën e qelbësirën, prapë vrasjet e shëmtirën, prapë prisni ...

Hajt pra vazhdoni nderin të shisni.

Epo rrofshi e qofshi, por unë s’jam e qetë, ti kisha hipur të paktën njëherë Lasgush Beut vetë!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

toni12/02/2019 13:34

o mos i bini ne qafe te shkretit! se mendon se si do ja baj, me egjet nje fjale te bukur per ket popull fakir,kam frik se ; do u thote se avjonet na i moren me i ba anije kozmike se kishin lok te bukur,ku sna lejonin te uleshim ne vendet e europes.opo! ajroportet e vlores ,kuksit dhe korqes do na i kthejne per baza se ashtu e kemi interesin,a popull o popull sa shum ke duruar dhe sa shum ke per te duruar.? kky eshte konsumuar me rrejt me kam netoke ,dhe tashti ka filluar me kam hava(perpjet)me mashtruar.po prap durohet ;jemi mesuar ne na e din durimin ,rrehemi kollaj ,per50vite,eharem ne si popull se ato te bllokut!ja kan dit si ate here dhe po ashtu edhe sot.Ndushimi atehere me frer ne goj!.sot frerin negoj dhe hurin ne b,,,,,,.po prap mbajm ne mbajm.der kur?.ata ! te tyre prinderit,na lan lakuriq por pa borxhe,ku na vrane ku na zhduken,dhe me ne fund na i dhane anije varka dhe i hapen duert qe te iknin ,iknin,rinija dhe krahu me i mir i punes,.dhe u alan te tyreve me tregti pakic shumic, drejtoret dhe te priviligjuarit i kapen te gjitha,deri tek sistemi piramidal, ku na plackiten ,dhe prap votat i moren.kurse! Kto te sotmeshit na imesuan te gjitha,koorrupsjon drog ,hajni prostitucjon dhe ca ka te kqija humani kta ja etiketuan popullit tone edhe per shum dekada.bashk me kto na lajn edhe shum borxhe ku edhe femijet tan do jen me borgje, por deri kur! deri KUr?.Do i durojme!?.-------.

Shto koment

Denonco