Po ndiqja intervisten e Kryeministrit Ramush Haradinaj ne “T7“ te kolegut Leonard Kerquki dhe me beri pershtypje sinqeriteti i tij, ku foli hapur per ceshtjen me te ndjeshme per momentin ne Kosove! I sinqert ne ato qe tha, i drejt ne ato qe bene dhe shume i hapur, ndryshe nga shume poltikane si ne Kosove e Shqiperi, duke treguar edhe grimca te bisedave aspak te kendshme ndaj tij!
Kryeministri i Kosoves duhet mbeshtetur ne vendimarrjen e tij te “takses” ndaj Serbise pasi “gjarperinjet” kane dal nga strofulla dhe duan me cdo kusht ti plotesojne kushtet e Beogradit! Ai ishte aq i sinqert dhe nuk ngurroi te tregoi edhe bisedat e tavolines e presionet e Presidentit partiak te Kosoves e “ushtareve” te tij, te cilet direkt e indirekt prej kohesh po mundohen ti mbushin mendjen shqiptareve qe duhet marrveshje me Serbine edhe duke i fal territore! Ata mendojne se trajtohet territori i Kosoves si prona publike e vjedhur prej tyre qe pas luftes! E nisen me korigjim kufiri, e vazhduan me demarkim e tani thone nje demarkim teknike dhe tregojne perrallat e marrjes se Lugines se Presheves! Keto lojra fjalesh vetem Baton Haxhiu i beson dhe interpreton si nje aktor amator duke tentuar te fsheh interesat e tij apo edhe misionin qe ka marr!!
Ne kohen qe Haradinaj fliste, te them te drejten me shkoje mendja te sakrifica qe ka bere per Kosoven familja e tij dhe tani ai personalisht po sakrifikon edhe karrieren e tij per nje vendim (taksen) qe edhe per mua eshte i drejte biles shume i vonuar! Taksa por edhe reciprociteti eshte dashur me kohe ti vendosej Serbise edhe nga ish-qeveria e Presidentit partiak e te tjereve, qe per shkak te pozitave kane marr leje ne Serbi (me ndermjetesimin e BE) per cdo vendimarrje! Une jam dakord qe duhet nje marrveshje, por mendoj se eshte Serbia ajo qe ka me shume nevoj per kete marrveshje dhe jo Kosova! Nuk ulet ne bisedime me kushte sepse per kushte Kosova ka aq shume sa nuk do kete flet te bardh te mjaftueshme! Po ku ishte BE-ja e Serbia para vendimit te takses, pse nuk u ulen per nje marrveshje??! E pra qe ta kuptoni, taksa e ka vene ne veshtiresi pushtetin e mikut te Edi Rames ne Beograd Vuçiçin dhe shqip-folesit si Haxhiun me sho, qe jane terbuar e duan marrveshje me cdo kusht edhe duke heq taksen se i eshte nderprere biznesi i miellit (jo vetem) nga Serbia!
Keshtu qe mendoj se kryeministri Haradinaj duhet te vazhdoje rezistoje para ketyre presioneve, qofte edhe duke shku ne zgjedhje te parakohshme se jam i sigurt se do te marr me shume vota e mbeshtetje nga qytetaret e Kosoves se boll më me tolerime!
#Bojkotoni_mallrat_serbe#
© SYRI.net
“KOSOVA E KA TANI MIC SOKOLIN, ISA BULETININ DHE HASAN PRISHTINEN…”
…ai e eshte general Ramush Haradinaj. Keshtu e quajti nje gazetar kroat dhe nje shqiptar ne Amerike i thote me nencmim “Ramush” Pak radhe me nerv per nje artikull te botuar ne gazeten e nderuar “Bota Sot” Nje profesor ne Amerike e keshillon kryeministrin e vendit te vet te behet gjarper i popullit te tij?!
ZEF PERGEGA
Eshte ngrit bota e semure dhe e lige ne kembe kundra nje takse. Taksa qe pengon helmin e gjarperimit serb mbi femijet tane. Femijet e Kosoves pijne qumesht te ”kontrolluar” ne fabriken e genocidit serb, pikerisht ne ate fabrike qe ne kohen e luftes strehonte tanke dhe lende kimike tani jane ngrit ca punishte bulmeti vetem per Kosoven. Duhet shpjeguar gjithe botes se qyteteruar se fabrikat serbe jane kancer per jeten e qytetareve te Kosoves. Tani Serbia po e vret jeten kosovare shqiptare, jo me sjaper, por me helme dhe me tradhetare serbo-shqiptare. Pse thoni ju se Serbia nuk ka menduar me kohe per kopilat e vet ne pushtet?!
Alarm edhe ne mediat shqiptare me gazetar serb qe kane vetem paso shqiptare dhe ato shqiptare ne Amerike nepermjet nje kombinimi ideologjik te sigurimasave te shtetit dhe agjentave te regjur me vaj e uthull serb se Kosova po ben hatane me nje taske per mallrat serbe. A ka mundesi te ndodhe kjo ne bote qe Kosova te paguaj per helme e pecticide te paketuara ne Serbi si ushqim per foshnja e femije, per bura e gra qe ende nuk u eshte thare gjaku I lotit per te humburit?! Te dalldisur sa shpejt e harruat kete gjak! Lufta u be per te mos pasur pune me me Serbine, por per ti dal zot vendit dhe familjes.
Faliminderit duhet thene popullit dhe qeverise gjermane, popullit dhe qeverise angleze.
Lexova nje shkrim me titull “Ramush mos dil prej “shinave” te agjendes strategjike te Amerikes!”. Separi ai nuk eshte Ramush, por eshte nje zotni i dal nga lufta dhe fitues nga prangat. Ai eshte kryeministri I Kosoves. Mu duk si ofenduese mbasi autori mban titullin Prof.Dr. Sa njrez e mbajne kete titull edhe ato qe kane dhene nje vit apo dy mesim ne fillore, ne diaspora mbajne titullin Dr. Prof. Po cfare titulli more vella kur ne kombin shqitar dhe ne Kosove asnje studim nuk i ka dhene asnje vlere nderkombetare madje as lokale ketij populli te vuajtur i mbytur ne mocalin e titujve dhe gradave pa ze dhe pa name e pa nishan?!. Nuk ofendoi asnje por titujt jane blere. Une e njoh psh nje karrocjer koperative qe ka titullin Dr. Shkencash ne jurispondence, kur te gjithe dime se ai ka vetem tete vjecaren.
Ramusj Haradinjaj kurre nuk e kemi pare se ka dal nga shinat e kombit te vet qe e lindi. As nga shinat e e agjendes strategjike te Amerikes. Amerika e krijoi shtetin e Kosoves, me kete flamur me kete teritor me kete popullesi. Taksa per helmet serbe eshte interes jetik,ekonomik dhe tregtar dhe e drejte e qeverise. Taksa ska te beje me strategjine e Amerikes. Autori thote se duhet ta ruajme Ameriken si syte e ballit dhe nuk guxojme te humbim. Ne jemi nje femije i mire besnik dhe i urte i Amerikes. Kosova beson ne Ameriken. Keshillat qe i jep ai kryeministrit duke iu drejtuar atij si nje shites ne pazarin e Kosoves, apo si mesuesi mendjemadh me gisht nje nxenesi qe nuk ka bere detyrat e dites, me duken krejt te cuditshme dhe pa tharm kombetar. Duhet ta dine te gjithe se mallarat serbe jane jo ushqim per Kosoven por nje skllaveri dhe neshtrim i dinitetit te saj, madje dhe i pavaresise, duke ta hequr te drejten te jesh zot ne votren tende.
Duke qene se autori qe mbi supet e lodhura mban keto tituj duhej me pare ti bente nje leter qeverise Amerikane dhe ti thoshte qarte Presidentit Amerikan se Kosova ka nevoje per ndihme, ka nevoje per mbeshtetje dhe jo per leshime per Serbine. Kosova nuk eshte nje kaline qe nxjerr llapen mbas karroces se Serbise. Eshte nje mekat i madh qe sot ne Shqiperi jane ne pushtet forca qe kane ardhur ne poltronin haremor nga stanet partizane, qe gjithe jeten kane bere pazare me Serbine. E kujtojne te gjithe vitin 1990 kur serbet e blene gjithe dyqanet e Tiranes dhe ato gjoja tregtare perdhunonin neper hotelet e kryeqytetit tone vajza te virgjera 13 vjecare… Si ka mundesi qe paramilitaret ia prene ne qafe djalin e njome mu ne voter kosovarit dhe i thane se me qe vorba jote ka vetem uje te nxehte tani ha mish dhe ia hodhen femijen e gjakosur ne vorben qe valonte. Si ka mundesi profesor qe ky plak i kullave fisnike kosovare te shkoje ne pazar dhe te shtrije doren serbit per pak miel dhe per pak qumesht per niperit e vet?! Makabre te mendosh keshtu?
Kosva e ka tani Mic Sokolin, e ka Isa Buketinin e ka Hasan Prishtinen e ai eshte general Ramush Haradinjaj. Keshtu e quajti nje gazetar kroat, ndersa nje shqiptaro-ameriakn ia “ben” gisht duke e quajtur thjesht me nencmim “Ramush!”
Taksa ishte trau qe ndau patariaotin nga tradhetari. Ramush Haradinajt nuk u qane zemra per karrike, por per te drejten sepse zeri i gjakaut te te reneve renkon. Sa shume i dhimbet dikuj Serbia dhe taksa, sepse ajo po humb dollaret e shqiptareve. Nuk e dine te gjoret se tregetia me Serbine ka atrofizuar deri ne rrenje prodhimin Kosovar. I hedhin patatet perdhe pe te ngrene ato te serbit sic bejne shqiptaret per te lejuar proshimet greke. Kalben domatet, trangujt e zarazavtet, mollet e fermereve vendas dhe blejne pesticidet e serbise. Ne jemi mire ne Amerike se kemi te blejme nga te gjitha markot, por kosovarit i duhet ti bleje ato si dikur ne ne Shqiperi me liste. Kosovari nuk ka alternative tjeter vec te bleje tek serbi ai qe i vrau nanen, baben, vellane, motren. Pse bace u ba gjaku uje?!
Ja nje keshilke prej autoritari qe artikullshkrusi ia dergon me gishtin tregues Ramush Haredinjat: “….Bëhu edhe ti i mençur poltikisht dhe diplomatikisht, merr mësim nga shembulli i presidentit Hashim Thaçi, i cili qe 11 vjet (2008 -2019) ka mbetur në pushtet, duke falënderuar vetëm mbështetjes së fuqishme të Uashingtonit zyrtar. Ndryshe, nuk do të “mbijetonte” kaq gjatë disa mandate, herë kryeministër, herë zëvendëskryeministër, herë ministër i Jashtëm e së fundi, edhe si president i Kosovës (2016-2019).- Ramush, kjo është politika, mëso diçka prej saj. Ndryshe, merru me ndonjë biznes tjetër, jo me politikë!”
Pra porfesori e keshillon Haradinajn te behet gjarper. Ta perzije hemin me helmin e Serbise, te jape popullit ta pije si qumeshtin e dhise per te mbetur ne pushtet sic ka mbetur gjarperi! Pra profesori e keshillon qe ta krehe cdo mengjez unin politik per pushtet te kryeministrit me nje seder krejt te dale boje te shqitarit qe e ka komleksin e njeriut ne pushtet. “Ne hame edhe bar vetem ju te shkoni mire me njeri tjetrin” - keshillonte nje grua nga Jugu pushtetaret e kokat e larta te politikes majtiste te Shqiperise.
Per te treguar se sa respekt ka Serbia per kete profesor me psaporte Amerikane, ai vete shkruan: “… Në nëntor të vitit 2018 isha në Kosovë, pas disa ditësh, m’u desh ta kaloja kufirin për të hyrë transit në Serbi. Mirëpo, policia kufitare e Serbisë ma ndaloi hyrjen, edhe pse kisha pasaportën amerikane, vetëm pse isha shqiptar nga Kosova, të cilën Serbia nuk e njeh si shhtet të pavarur dhe Sovran!
Po pse profeson nuk shkove nga Gjermania apo kroacia tranzit po duhej te hyje njehere per te are Beogradin?!
Po si mund te kesh respket per nje njeri apo shtet qe te ka shtyp, te ka vrare 14 mije vellezer, te ka perdhuaur 20 mije motra. Serbia nuk te njeh?!. Po c’ka don o jaran?!
A eshte ne dijeni autori se Serbia ka akorduar vite me pare 20 milin dollare per ta mbajtur te neshtruar dhe te percare lobimin e shqitareve te Amerikes?!. A e shikon se diaspora nuk ka bere asnje percapje pas pavaresimit te Kosoves?! Eshte mbush thesi me pleshta te kuq lum profesori. Qeveria e Kosoves dhe Haradinaj nuk ka nevoje per keshilla te tilla!
Profesori ben mire sikur te beje shkrime se si mund te shkulim gozhdat nga arkivoli i vdekjes se diaspores dikur energjike shqiptare ne Amerike qe ka bere 100 demostrata, greva urie, tubime shkencore dhe balalfquese me elemente akademik nga Serbia per lirine e Kosoves. Si ai si ne jemi te rrehtuar nga kombinacioni politik me organizata partie dhe agjentura e tyre sekrete ne Amerike, te cilet me ngritjen e organizatave te rindertuara kane arritur te hyne dhe te financohen edhe nga institucionet e kultit dhe kjo eshte tragjendia jone. A do te triumfojne?! Nje plak malesore si me ze te heshtur thote: “Leni tu qelbet gjaku dhe aty do te mbyten!”
Profesor merri keto si nje sugjerim me te vertete miqesor. Se kur ke shkuar ne Prishtinen e lire besoj se e ke degjur forcen e drites e nje ylli pas mali qe shperndal imazhe lirie e bashkimi dhe ke pare sheshin e kryqytetit me klube nate te nendheshme serbe, ku defrehen me gjokse e vithe jashte dhe ato qe ende e kane kapoten me cifla llogoresh lepijne mustaqet me nostalgji dhe eksitizem. Mos e harro viziten e president serb pa kollare ne Shkoder…!
Mund që edhe të depërtonit aq thellë që edhe ta ndjeni sinqeritetin e tij por një njeri i sinqertë nuk vret, nuk bëhet vrasës i sojit të vet.