Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Përse Edi Rama është i mërzitur, me anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO?!

Përse Edi Rama është i mërzitur, me anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO?!

Nga SYRI.net - 07/02/2019

Nënshkrimi i protokollit të anëtarësimit mes aleancës më të madhe ushtarake NATO dhe Maqedonisë së Veriut, ishte një ditë historike jo vetëm për vendin tonë fqinj dhe rajonin. E gjithë bota perëndimore e ngazëlluar e përshëndeti këtë zhvillim dhe urimet kanë qenë të shumta, nga të gjithë krerët politikë dhe shtetërorë.

Ky ngazëllim ka të bëjë, me një fitore të perëndimin ndaj luftës për influencë dhe përçarje të Rusisë në Ballkan. Pas dështimit me Malin e Zi, Maqedonia ishte një nga bastionet e radhës të humbur, për planet e Putin në rajonin tonë. Tashmë e vetmja fushë loje, ka mbetur Serbia, Bosnje-Hecegovina dhe Kosova, duke shpresuar në planin Vuçiç-Thaçi-Rama për ‘konfigurim’ kufijsh.

Kreu i NATO Jens Stoltenberg deklaroi me eufori për zhvillimin historik në vendin tonë fqinj se, ‘jam vërtet i impresionuar nga guximi dhe angazhimi i dy qeverive, nga Alexis Tsipras dhe Zoran Zaev. Këta janë liderët që bënë dhe shkruan historinë’.

Nga ana tjetër kemi edhe ca liderë të tjerë në të njëjtin rajon, si Vuçiç, Thaçi dhe Rama, të cilët po ecin në kah krejtësisht të kundërt nga rruga e Maqedonisë. Nëse kjo e fundit që ka brenda troje dhe një etni jashtëzakonisht të madhe jo sllave, siç janë shqiptarët, pas një rezistence 25 vjeçare vetëm për emrin e shtetit, zgjodhi që të ecë me sukses drejt rrugës së integrimin në aleancat perëndimore të bashkuara, si NATO dhe BE, një proces i kundërt është planifikuar për Kosovën.

Këtu dalim te pyetja retorike, që është shtruar në titullin e këtij vëzhgimi. Edi Rama dhe zgjatimi i tij në ministrinë e Jashtme janë të vetmit që nuk përshëndetën këtë zhvillim historikë për fqinjin tonë. Të gjitha kancelaritë europiane dhe shumica në Ballkan, politikanët më të lartë në Shqipëri (Meta, Berisha, Basha, etj). Kosovë, Mal të Zi dhe Maqedoni u ulën dhe shkruan ‘dy gisht letër’ për këtë ngjarje madhore. Përveç Ramës, Cakajt (ministria jonë e Jashtme u mjaftua me një njoftim të thatë), Vuçiç dhe Daçiç, të cilët ‘kanë harruar’ që të thonë qoftë edhe një fjalë. Natyrisht edhe Putin dhe Moska zyrtare që dihet se si ndihen pas mbylljes së kësaj beteje me perëndimin, në rajonin tonë.

Por nga politikanët shqiptarë, ka folur edhe dikush tjetër me ngazëllim, për këtë zhvillim në rajon. Bëhet fjalë për të vetmin pjesëtar të Rilindjes të prononcuar (nëse është ende i tillë), vetë ish-ministri i Jashtëm i flakur nga Rama në kulmin e zhvillimeve gjeopolitike në rajon, Ditmir Bushati.

‘Përgëzime të gjithë atyre që punuan për të bërë të mundur këtë arritje historike, veçanërisht faktorin politik shqiptar në Maqedoninë e Veriut që vijimësisht ka punuar për ankorimin në rrjedhat euro-atlantike. Shqipëria mbështet gjithnjë një  Maqedoni multietnike, demokratike, të kyçur në #NATO dhe #BE’, shkruan Bushati për këtë çështje në rrjetet sociale.

Vini re, se çfarë qëndrimi mban dhe çfarë thekson Bushati; ‘Maqedoni multietnike, demokratike, të kyçur në #NATO dhe #BE’.

Ky qëndrim është krejtësisht i kundërt nga ai i Vuçiç, Thaçit dhe Ramës në kuadrin e një marrëveshje mes Serbisë për Kosovën. Në planin e tyre që po shpaloset qartë ditë pas dite, duket qartë se ata janë në rrugën e krijimit të shteteve mbi parimin e kufijve që vizatohen sipas shumicës etnike, pavarësisht se të kujt janë trojet. Nëse Maqedonia si shtet tipik multietnik, futet në NATO dhe BE, me gati 40% të popullsisë me etni shqiptare, atëherë përse për të njëjtën gjë, Kosova duhet të dorëzojë troje shekullore vetëm sepse aty (Mitrovica veriore, p.sh.) ka shumicë serbe e cila dihet si është krijuar gjatë këtyre 100 viteve të fundit; me dhunë, genocid e gjak shqiptarësh?!

Vuçic, Thaçi dhe Rama janë duke promovuar dhe sponsorizuar të kundërtën e asaj që po ndodh me Maqedoninë, prandaj ky i fundit (dhe natyrisht, edhe Vuçiç) është i mërzitur me këtë zhvillim dhe as nuk e përshëndeti!

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco