Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Shqipërisë i duhet një Kushtetutë e Re

Shqipërisë i duhet një Kushtetutë e Re

Nga Ylli Manjani - 07/02/2019

Kam bindjen e palëkundur tashmë që vendit i duhet një Kushtetutë e re.

Duket si paradoks sepse kjo që kemi është ende e re, por e kemi dëmtuar aq rëndë sa nuk kthehet më në misionin e saj themelor: funksionimi i shtetit të drejtë e të barabartë për të gjithë njësoj.

Te kuptohemi, nuk do ishte zgjidhje zëvendësimi i neneve të Kushtetutës aktuale me ca të tjera që degjenerohen njësoj.

Më shumë sesa një tekst ligjor, na duhet një Kushtetutë që shpreh marrëveshjen kolektive për të bërë shtetin dhe për të disiplinuar pushtetin.

Na duhet një Kushtetutë që vendos Parlamentarizmin në qendër të Republikës dhe jo Qeverinë. Sot kemi Republikë qeveritare jo parlamentare.

Na duhet një Kushtetutë që Policin, punonjësin civil, gjykatësin e prokurorin të mos e urdhërojë e komandojë pushteti, por vetëm interesi publik dhe ligjet e shtetit.

Na duhet një Kushtetutë që vendos në themel indivindin lirinë dhe të drejtat e tij, jo një Kushtetutë ku liria dhe e drejta varen nga qejfi i Kryeministrit apo qeveritarit të radhës.

Kushtetuta aktuale, ashtu siç është katandisur nuk i garanton më këto misione.

Mbi të gjitha nuk garantohet me shteti, por legjitimohet pushteti. Aq e vërtetë është kjo, saqë këdo të pyesësh për Kushtetutën, të flet me shumë zell për emërimin e shkarkimin e ministrave, kryeministrave, gjykatesve, prokuroreve, KLGJ, KLP, KLSH, BSH etj etj.

Nga kjo Kushtetutë njerëzit mbajnë mend pra të drejtat e pushtetit dhe jo të tyret.

Ky është dështimi më i madh i kësaj Kushtetute.

Ndaj na duhet një e re. Një Kushtetutë për Shtetin dhe për Individin.

Mjaft më me Pushtetin.

Kjo është bindja ime!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

krasasi tp07/02/2019 16:58

I nderuar Z.Manjani, konstitucionalist i kazanit.Nuk e ka fajin kushtetuta, por politikanet dhe qeveritaret qe alternojne pushtetin dhe shkelin me te dyja kembet, ato per te cilat ty te qan zemra,te drejtat dhe lirite themelore te njeriut.Dhe kjo histori vazhdon me se paku qe nga viti 1991.Me pare po dihet, ai stan ate bulmet do jepte.Shkeljet mbuloheshin si ne te mire, te shumices.Pas 1991 e njejta situate dhe i njejti argument, interesi publik.Pas tij (IP), fshihen gjithe maskarenjte.Eshte me e ndershme ajo qe shprehu Znj.Kryemadhi ne Parlament, mbi domosdoshmerine e çeljes se negociatave me BE.Qe nenkupton, bashkepunimin e politikes dhe trupes legjislative per reforma gjtheperfshirese ne funksion te integrimit ne BE.Kjo historija e lenies se "topit" ne porten e tjetrit, eshte alibija dhe fshehja pas gishtit.Jo ndryshimi i kushtetutes por zbatimi i saj ,Ndryshimet e bera ne KC.KPC dhe ne Ligjin per Noterine e nje sere ndryshimes ligjore, udhezimesh,VKM e çka tjeter, e kane kthyer Kushtetuten ne nje leter pa vlere.Sigurisht ne kete mesele ju personalisht dhe nje sere juristesh te kazanit i keni hartuar, i kini ofruar neper komisione, sigurisht edhe jane votuar, me po kaq zell, nga parlamenti , toktançe, apo nga mazhorancat e kohes.Qellimet dihen, mekanizmin sapo ta shpjegova i dashur, Gezohem shume qe nuk je deputet, se me siguri K.R.SH/2016 do ishte votuar nga 139 deputet.Qe te kuptosh ndonje gje , politikisht fiton ajo force politike qe mbeshtet Reformen ne Drejtesi.Znj.Monika e ka kuptuar kete me ne fund.Sa per ato struktuarat e reja,ato do ngrihen. Lufta per transparence dhe per zbatimin e te njejtit "kut"ne penetrimin ne sistem , eshte jo vetem e drejte por edhe detyre e opozites dhe e çdo qytetari.Modestisht(ngaqe nuk jam jurist) do te jepja nje leksion te shkurter me pese rreshta per konstitucionalizmin, por nuk dua te hap debat.

Shto koment

Denonco