‘Mbinjeriu’ nga Kosova ose turpi i gazetarisë

‘Mbinjeriu’ nga Kosova ose turpi i gazetarisë

Nga SYRI.net - 05/02/2019

Me shkop në dorë, si dirigjent sharlatan, pa pikë turpi, shënjon vijat kufitare, duke prerë mbrapsht ngado që e prek hartën, sepse kështu na qenka rrugëdalja e vetme për Kosovën. Moderatori i stërvitur me skema të tilla e shijon spektalin e ‘mbinjeriut’ nga Kosova që i ditka të gjitha.

Është demograf, historian, gjeograf, diplomat, negociator, politikan që u ligjëron disa të ftuarve, shumica në anën e tij e të tjerët sa për ta bërë këtë shoË mediatik, më të besueshëm për publikun.

Pastaj, kërcet nga nervat sa herë që plani për ndarjen, hidhet poshtë me argumente të bollshme, që s’i kundërshton dot.

Mundohet ta justifikojë këtë pakënaqësi, me ‘konspiracionin’ e gjithanshëm, ku sipas tij, veç të vërteta nuk ka.

Paralelisht në dy ekrane, ky monstrum jo thjesht mediale, por me mbështetje të fuqishme nga qendrat ku gatuhet ndarja e Kosovës, vepron pandalshëm. Në kundërshtim të plotë me interesat kombëtare me normat dhe kushtetutën.

Është  e pafalshme se si një antishqiptar i tillë, gëzon një pasaportë të Shqipërisë..!!

Është e turpshme se si ekranet shqiptare që mburren për cilësi programore, i japin  atij një hapësirë kaq të madhe, për të helmuar opinionin.

Me gjasë, investimi i planifikuesve të ndarjes së Kosovës, është aq i madh, saqë nuk kursen asgjë. Media, biznese, parti, liderë.

Propaganda sa vjen e bëhet më e vrazhdë, ndërsa gjeo-gazetari kosovar apo turpi i këtij profesioni, është i gatshëm të vjellë vrer mbi këdo që i del para.

Se në çfarë deregjeje ka rënë media shqiptare e dëshmon pikërisht kjo ofensivë e ligësisë së sponsoruar nga kundërshtarët e pavarësisë së Kosovës dhe e jetësuar nga marionetat si Batoni&CO.

Zëri i akademikëve, historianëve, gjeografëve, diplomatëve me përvojë, politikanëve që i duan të mirën kombit, tentohet me çdo kusht të heshtet, ndërsa na shfaqet si alternative shekullore, një skenar që e tkurr edhe më tej territorin e Republikës së Kosovës.

Mediet e oborrit, janë shndërruar në altoparlantë të Edit, Hashimit dhe vasalëve të tyre, për të na e shitur një krim historik, si një mrekulli nacionale.

Sa poshtë kanë rënë!

Botuar në SYRI.net KOSOVA

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

shqiptar07/02/2019 10:57

Për cilindo shqiptar me inteligjencë mesatare të Kosovës e Shqipërisë, një gj është tërësisht e kjartë se Millosheviçi ndonëse në qendër të propogandës kishte prallën se Kosova është qendra e ortodoksizmit serb, synimin e kishte pikërisht në marjen e teritoreve të veriut, teritoret më të pasura në nëntokë e mbitokë.
Në opinionin shqiptar të Kosovës, Batoni njihet si një "mik" i Stanishiqit, ish shefit të shërbimit sekret të Millosheviçit.
Kjo jo se e deklaroi Albin Kurti këto dite, por për këtë kanë shkruajtur mediat e pakta të Kosovës që kam pasur rastin ti lexoj në emigracion, që në fillim vitet 90-të
.Ajo që ra në sy në debatin tek Fevziu, është fakti se ky i jepte hapsirë vetëm Batonit e bile ja dorzoi edhe shkopin e tij të "famshëm" për të na dhënë leksione mbi të drejtën e serbëve të Kosovës veriore për t'ju bashkuar Sërbisë si ekspert i problemeve demografike.
Ndërkaq pa pikë turpi gënjente. pa ndërprerje se unë nuk e kam idenë se çfarë po diskutohet në marëveshjen Rama-Thaçi-Vuçiç.
Sa i takon panelit "kundërshtar" të muçove e batove, vura re që ish ministrja e jashtëme Harxhi, ndonëse kishte njohuri më profesionale nga të gjithë për problemin, nuk e pati aftësinë që të vinte me shpatulla pas murit tradhëtarin e interesave kombëtare, Baton Haxhinë, qoftë mesa duke nga pa aftësia e saj në debat e qoftë edhe nga ndërhyrjet e panderëshme të Fevziut.
Zogaj si gjithmonë, e "dredh" duke tentuar të krijojë për vete portretin e personit me mendime "të pamvaruara", ndonës mbështeste sharllatanin M.Nano.
Në gjithë ate debat, nëse Fevziu do të kishte dëshirën që të skjarohet e vërteta, duhet të ngulte këmbë që Batoni ti përgjigjej pyetjes së Bejtjes:
"Kush e hapi i pari këtë idenë e ndryshimit të kufijve midis Serbisë e Kosovës" ?
U pa se kjo pyetje i dogji shumë Baton Haxhisë e Fevziu bëri çmos ta sfumonte këtë pyetje.që në fakt duhet të ishte thelbi i atij emisioni.

Ajo05/02/2019 21:40

Jam e po te njejtit mendim me zoterine Skrapari. Nuk me cuditi aspak Batoni, qe per hir te se vertetes mbreme nuk ishte me “ cool” dhe i gjitheditshem, por qartesisht i acaruar dhe harbut. Sic duket kane mare nje lajm te hidhur prej pertej Atlantikut ne planet e tyre per copetimin e Kosoves. Ai qe me revoltoi me shume ishte sharlatani Fejziu, i cili jo vetem i krijoi, si gjithmone, hapesire te pamate planit Rama- Vicic- Thaci- Haxhiu per ndarjen e Kosoves, por ne menyre harbute ua priste fjalen te ftuarve per te mos i lejuar te shtjellonin idete dhe argumentat e tyre se pse ky plan qe artikulohet dhe sugjerohet prane fuqive te medha si ide dhe deshire e shqiptareve, eshte trefish me e rrezikshme se sa te ishte sugjeruar( sigurisht eshte ideuar nga serbet dhe zbatuar nga gjakprishurit Rama- Thaci) prej vete serbeve. Fejziu ngulmonte dhe ia priste fjalen Z. Bejtja kur ky insistonte se e kujt ka qene idea fillestare per ndarjen e Kosoves, duke perseritur ne menyre te neveritshme se kjo s’ka rendesi. Dukej qarte se ndan te njejtin mendim dhe deshire si miku i tij Batoni per ta pare Kosoven te copetuar, gjoja ne emer te bashkimit te saj me Shqiperine.
Ndersa nuk dua te flas per Muc Nanon, qe haptaz eshte antishqiptar. Halli i tij nuk eshte se Thaci po kerkon te ndaje Kosoven, por eshte i inatosur me te se pse nuk diti qe planin e gatuar ne Beograd ta shiste ne popull me me inteligjence, a thua populli shqiptar si ne Shqiperi dhe ne Kosove eshte idiot dhe nuk do kuptonte asgje, qofte sikur Thaci te ishte treguar pak me tinzar dhe i zgjuar. Gjithashtu do te shtoja se Prec Zogaj, me ne fund e nxorri fytyren e vertete. Edhe ai nuk cuditet aspak dhe i duket normale qe Kosova megjithese ka 11 vjet shtet i pavarur dhe i njohur nderkombetarisht prej 115 shtetesh te huaj, sot ti vetofroje shkaktarit te mjerimit, luftes dhe mijera te vrareve, pra Serbise, pjese te cmuara te trojeve te saj, cdo pellembe e sa ciles eshte vaditur me gjak. Tamam i denje per “ show- n” e Fejziut!

Leo05/02/2019 21:12

Poshte kemi rene ne or ti qe pas 1000 te zezave po i lejme te shesin dhe token e shqiptareve se ata jane ne rregull me veten dhe me ata qe i perdorin.

Skrapari05/02/2019 20:57

Bravo syri.net Kosova. Une do te beja nje plotesim te vogel lidhur me ceshtjen qe trajtohet. Baton udbashit i jepet ajo qe meriton por jo me pak se ai te njejtin vleresim meriton edhe Fevzua ne sinkron eshte edhe ky me Butonin Edvinin dhe gjarperin Hashim. Keta jane tradhetaret me te medhenj qe ka prodhuar historia shqiptare. Koha do tu rezervoje ketyre monstrave koshin e plehrave te historise.

Shto koment

Denonco