Darka e  Gjarprit

Darka e Gjarprit

Nga SYRI.net - 04/02/2019

Më në fund edhe Hashim Thaçi, është bërë me shtëpi të re. E ku ka më mirë sesa të ftosh ajkën e politikës, me këtë rast..

Nuk mund të mungojë aty Edi…Bashkëmendimtar i Presidentit të Kosovës dhe adhurues i flaktë i tij. 

Anash rivalitetet, por të pashmangshëm janë Kadriu, Ramushi, Fatmiri, Behgjeti, partnerët e koalicionit. Anipse një karrige dukej e zbrazur, aty me siguri ka qenë ulur autori i shkrepjes që u bë më pas virale. 

Politikisht, mendja të shkon te Shpend Ahmeti. Logjikisht, me siguri bëhet fjalë për Batonin. Gjithsesi, le t’i lëmë spekulimet.

Hashim Thaçi, Edi Rama dhe Behgjet Pacolli, janë në favor të ndarjes së Kosovës. 

Dikush mund të thotë, po ata nuk e kanë konfirmuar një gjë të tillë me gojën e tyre…Prisni ju deri sa ata të dalin hapur…

Nuk ndodh një gjë e tillë. Ujku mjegull do. Edhe mbështetësit e ndarjes, e duan terrin informativ. 

Plani i tyre është hetuar prej kohësh, por a do të parandalohet apo jo? Kjo është çështja!

Ramush Haradinaj, është i flaktë kundër cënimit të territorit, ashtu si edhe për mbajtjen e taksës ndaj Serbisë deri në njohjen e pavarësisë sonë nga ky vend. 

Të paktën deri tani. Fatmir Limaj gjithashtu. Kadri Veseli, po përpiqet të jetë i moderuari, në emër të marrëdhënieve me Amerikën. 

Shpesh janë raportuar mosmarrëveshje edhe mes tij dhe ish-liderit të PDK-së, sot President i Kosovës.

Darka private, që u bë publike, i përzien bindet dhe i zbeh pritjet për ruajtjen e Republikës.

Ka disa argumente për këtë konstatim. Me shpejtësi të rrufeshme në një natë të gjatë parlamentare, kaluan ligje të rëndësishme për shtetin, dialogu, financimi i partive,buxheti, nivelizimi i pagave, administrata, pensionet…

Pasuan lajmet për zhbllokimin e emërimeve në diplomacinë kosovare. 

Koalicioni, tejkaloi një moment të fortë krize, por a e ka zgjidhur edhe çështjen e taksës?!

Një skenar qarkullon për pezullimin e taksës ndaj Serbisë, që i hap rrugën vazhdimit të dialogut drejt marrëveshjes finale. 

Ideja e është e thjeshtë. Vendimi qeveritar votohet, Haradinaj mbivotohet, taksa pezullohet. Të gjithë të lumtuar dhe stoikë!

Deri kur se? 

Gjarpri nuk thërret shpesh për darkë, sepse helmi i duhet për kategori të ndryshme. 

Se si ka vepruar kësaj here, do e shohim ditëve të ardhshme.
 
Për të ftuarit, kjo darkë mund të ketë pasur shije të mirë, por për publikun, më shumë se e hidhur!

Botuar në SYRI.net KOSOVA

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Xxl07/02/2019 03:02

Ketu duket sikur eshte darka EDrames dhe jo e Gjarprit!

Arber shqiptar05/02/2019 17:55

Plotesisht e vertete. Ja qe ka edhe politikane shqiptare qe duan te marrin nje vendim te tille. Si Rama dhe Thaci duan ta bejne nje gje te tille, dmth te japin territor. Prandaj them se keni te drejte. Ne fakt eshte vendim i nje pjese te politikes shqiptare. Perputhmerisht ne mendimet personale per duhet te besojme se ata po bejne nje kurth kunder interesave te shqiptareve. Thaci ne fakt ka thene me gojen plot se do tu kerkoje serbeve Luginen e Presheves dhe do ti jape atyre Veriun e Kosoves. Kjo eshte bindja e te gjitheve se eshte nje pasta me tokay shqiptare. Une vet besoj se serbeve do tu jepet Veriu i Kosoves, kaq, ndersa Kosova nuk do te marre as Presheven e aq me pak Bujanovcin e Medvegjen. Serbia e ka te qarte se e ka humbur Kosoven, ndaj kerkon te marre zonen me te pasur te Kosoves. Ne kete menyre ajo do te krijoje mendimin tek nderkombetaret se territoret e pretenduara mund te merren me bisedime prandaj duhen mbeshtetur qe te marrin me bisedime edhe tokat ku jetojne sherbet e Bosnjes. Keshtu Bosnja mbetet e vogel dhe e dobet dhe Kosova e gjymtuar dhe e varfer, ndersa Serbia e madhe dhe e fuwishme.

Dini05/02/2019 16:21

Nje e kini harru???
Baton Stankoviqin,ku ulsja esht e zbrazur

Arber05/02/2019 00:37

Derdellitje te kota. Nuk ka asnje politikan Shqiptar qe i vetem ka tagrin per te marre nje vendim te tille. As Rama me Thacin bashke nuk kane tager per nje gje te tille, dmth te japin territor. Prandaj them se rrihni uje ne havan. Ne fakt eshte nje loje e politikes Shqiptare qe bejne sikur zihen me demek. Nga foto te gjithe duken te kenaqur e te qeshur, si njerez qe po ju shkojne punet mire fare. Pavaresisht mendimeve personale per Ramen e Thacin nuk ka pse te besohet se po bejne loje kunder interesave te Shqiptareve. Thaci ne fakt ka thene me gojen plot so do tu kerkoje Serbeve Luginen e Presheves, por asnjehere se do tu jape Veriun e Kosoves. Kjo ka qene hamendja e te tjereve sepse e konceptojne si pazar me tokat Shqiptare. Une vete besoj se Serbeve do tu jepet nje autonomi e zgjeruar ne Veri, kaq, ndersa Kosova merr Luginen e Presheves, dhe te njejtin status per Bujanovcin e Medvjegen. Serbia e ka te qarte se e ka humbur Kosoven, ndaj syte dhe interesat i ka qe te krijoje nje precedent per shkembim territori me Luginen qe pastaj te kerkoje pjese nga Bosnja.Edhe Kroacia do jete dakort te marre edhe ajo nje pjese, ndersa pjesa muslimane e Bosnjes i bie te lidhet me Shqiperine e Kosoven. Ndoshta nje Federate Bosnje (muslimane) -Mal I Zi, Shqiperi, Kosove, Maqedoni. Kjo do te ishte si nga popullsia edhe siperfaqja e afte te barazohet per nga rendesia me Serbine dhe Greqine. Por sidomos pozicioni strategjik eshte tejet i favorshem.

Krist05/02/2019 00:21

Darka e gabuar.Tymin do ja shikoni me vone.

Selimi04/02/2019 21:11

Qendrimi ne krye te tavolines Rama ne shtepine e Thacit, tregon se ky eshte ustai kryesor i ndarjes se Kosoves

t04/02/2019 18:44

Ne krye ta tavolines rri gjithmone i zoti i shtepise,kurse ne foto rri ramzesi.tallje?!,servilizem ?! apo idiotllek?!

Shto koment

Denonco