Shqipëria, sokaku i të marrëve

Shqipëria, sokaku i të marrëve

Nga Ilir Demaliaj - 04/02/2019

Kjo është Shqipëria!

Nga sokaku i të marrëve

Pse mendoj ndryshe nga ju, nuk do të thotë që ju e doni Shqipërinë më shumë se unë.

Fjala nuk ka më vlerë. Përbetimet janë bajate dhe shëmti shpirtërore si degradim mendor i folklorizmit-primitiv të një shoqërie pa ndërgjegje dhe drejtësi.

Sa është shkëputur shoqëria shqiptare nga mitet e diktaturës dhe shërbëtorëve të saj dhe sa ka si modele vlerat dhe modelet e qytetërimit, lirisë, demokracisë-liberale, e tregojnë tre foto nga ‘Sokaku i të marrëve’ sa për mijëra fjalë.

Ulërasin për padrejtësinë dhe mitet e rreme të shqiptarëve si primitivitet shoqëror dhe kulturor. Si modele të trashëgimisë së trashëgimtarëve të diktaturës në demo(n) kracinë shqiptare.

1. Foto shtëpia e diktatorit Enver Hoxha në Gjirokastër rikonstruktuar nga shteti demo(n)kratik.

2. Shtëpia e ikonës së realizmit socialist gjatë sundimit më kriminal të Enver Hoxhës, ndjekësit të tij letrar si aksion politik, Isamail Kadare. Shtëpia e rimodeluar e zgjeruar e modeluar pa asnjë gjë nga origjinali, por si kulturë manipulimi e ndertuar me parate e taxpaguesve shqiptarë si tjetër mashtrim pa realitet.

3, Shtëpia e Mysinë Kokalarit, modeles intelektuale, kurajës qytetare, heroinës dinjitare, që në sallën e gjyqit deklaroj:

‘Pse mendoj ndryshe nga ju, nuk do të thotë që ju e doni Shqipërinë më shumë se unë’. Klith në heshtje, dhimbje, padrejtësi, zhgënjim e rrënuar nga flakët shtëpia e Kokalarit.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

coli05/02/2019 10:15

Nëse nisemi nga shkenca e antropollogjisë në përcaktimin e intelektit të njerëzve, ky Demaliaj nga pamja ta jep përshtypjen se është akoma më "i marrë" se Rama.

Messi04/02/2019 18:57

Fiks Sela. Bravo

Emigranti04/02/2019 17:30

Kur e merr rrogen te qeveria ti Sela? A te duket normal me u shpenzu pare per shtepine e atij qe mos paste rahmet? Njerez pa shtylle kurrizore. I bertitni demaliajt por ulni breket para klyshave te komunistave.

toni04/02/2019 16:24

zoti Ilir,me dy fjale "jo vetem te djeshmit?. Por! edhe kto te sotshmit edhe guret esokaceve i shohin dhe i vlersojne me ideologji,prandaj ca i rregullojne dhe disa i presekutojne,Mos merakosena se do vjer dita qe do vetvriten ,ja avash ,avash kan filluar te vet degjenerohen si hajna dhe trafikant,mbas ksaj fillojne dhe hane njeri tjetrin ,taman si anibalet dikur,e drejta nuk harron edhe se pak vonon.Ata qe nuk paguan prinderit (e realizmit diktatorjal socjalist.). do e paguajn kta te sapo rilindurit e vdekur, qe koken dhe syte i kan nga perendimi,dhe menderen e kan kthyer me u mbarsur me lindjn.kujtojne se mundet sot jo,jo .nje fund perfundimtar per kto ku mos na lindeshin ma ne voter.

Sela04/02/2019 15:37

Beme baba te te ngjaj ! Nga forma e shkrimit duket qarte se i Ati i ketij (DUKET LEKUR ERRET) ka qene trim dhe sy patrembur dhe ka shkruar ne " Ne sherbim te popullit " ! Nuk eshte ky tipi qe PER LIRI DHE ATDHE djeg veten apo del para tankut !!! Qarte se kush eshte dhe sa paguhet (buken e gojes !) per keto palo shkrime . ik pirdhu b...zi

Shto koment

Denonco