Hilet dhe rreziqet e marrëveshjes Rama-Thaçi-Vuçiç

Hilet dhe rreziqet e marrëveshjes Rama-Thaçi-Vuçiç

Nga DIPLOMATICUS - 03/02/2019

Shkurtimisht për marrëveshjen për ndryshimin e kufijve mes Kosovës e Serbisë mund të thuhet:

  • Marrëveshja Rama-Thaçi-Vuçiç është me origjinë serbe dhe e ideuar nga Vuçiç…
  • Rama është guruja dhe nxitës i saj… Thaçi nismëtar me detyrim i bisedimeve…
  • Mogherini dhe Hahn kanë qenë mbështetës të kësaj marrëveshjeje…
  • Marrëveshja është kritikuar nga të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor, veçanërisht nga Gjermania…
  • Marrëveshja është konsideruar jo transparente dhe është kundërshtuar masivisht, nga politika, shqoëria civile dhe media, në Shqipëri, Kosovë e Serbi…
  • Marrëveshja është kundërshtuar fuqimisht nga Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj dhe të gjithë forcat politike kryesore në Kosovë si dhe nga Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ish-Presidenti i Shqipërisë Sali Berisha dhe të gjithë forcat politike kryesore të Shqipërisë…
  • Dokumenti i përpunuar me titull “Standstill in the Normalization of Relations betëeen Serbia and Kosovo - Implications for the Western Balkans, EU and NATO” (https://www.ceas-serbia.org/images/2018/CEAS_Study_-West_Side_Story.pdf) , është publikuar nga OJQ serbe CAES,  në qershor 2018 (një OJQ e financuar nga Soros)
  • Kanë punuar intensivisht për hartimin dhe realizimin e kësaj marrëveshjeje, George e Alexandër Soros dhe Tony Blair…
  • Ekzistojnë të dhëna se janë paguar shuma të konsiderueshme nga qeveria e Tiranës dhe Presidenti i Kosovës, për kompanitë lobuese të Ramës, Thaçit, por edhe të Republikës Serbe të BiH që janë të angazhuara intensivisht pranë administratës Trump dhe kancelarisë gjermane për përmbylljen e kësaj marrëveshjeje…
  • E kanë kundërshtuar fuqimisht këtë marrëveshje kancelarja gjermane Merkel dhe shumë figura të rëndësishme europiane, ish-kryeministra, ish-ministra të jashtëm të vendeve të BE dhe politologë që kanë mbështetur fuqimisht çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës
  • Nuk ka shprehur ende mosdakordësi këshilltari i sigurisë i SHBA, John Bolton…

Disa nga hilet që fshihen pas kësaj marrëveshjeje janë:

  • Hile 1: Marrëveshja Thaci-Vucic s’do të quhet për ndarjen e Kosovës por për delimitimin e kufirit
  • Hile 2: Fillimisht Mitrovica nuk do të ndahet në dy pjesë, veriu – Serbisë dhe Jugu-Kosovës por do ti jepet një status i veçantë, i ngjashëm me atë të Bosnjes; ndarja do të ndodhë disa muaj më vonë. Kjo bëhet për të ulur reagimin negative të kosovarëve për ndarjen e Mitrovicës;
  • Hile 3: Trepca, fillimisht nuk do ti jepet Serbisë por do të thuhet se “kjo çështje do të zgjidhet më vonë”, në mënyrë që kosovarët të mos reagojnë negativisht;
  • Hile 4: Do të deklarohet se Presheva do ti jepet Kosovës për të qetësuar reagimet negative në Kosovës ndërkohë që serbëve do t’ju thuhet se ky veprim do të pasohet më vonë me kalimin e Mitrovicës veriore nën autoritetin e Serbisë;
  • Hile 4: Do të deklarohet se Serbia e njeh pavarësinë e Kosovës, por në realitet kjo nuk do të thotë anëtarësim automatik i Kosovës në OKB sepse duhet marrë vendimi në Këshillin e Sigurisë së OKB ku deri më sot kanë qenë kundër Rusia dhe Kina.
  • Hile 5: Rama fillimisht do të heshtë dhe do të hidhet në sulm vetëm nëse marrëveshja Thaci-Vucic nënshkruhet, duke deklaruar se tani do të hiqet kufiri mes Ksovës e Shqipërisë; duke shpallur “armiq” të gjithë ata që kanë qënë kundër marrëveshjes.

Kurse disa nga rreziqet do të ishin:

  • Rreziku 1: Serbia do të deklaronte njohjen e pavarësisë së Kosovës, por Rusia dhe Kina mund të vazhdonin të mbanin të njëjtin qëndrim si më parë dhe cështja e pavarësisë së Kosovës  të shënonte hapa prapa se edhe disa vënde të tjera, tashmë të deklaruara kundër marrëveshjes Thaci-Vucic të tërhiqnin mbështetjen ndaj pavarësisë së Kosovës;
  • Rreziku 2: Mitrovica veriore të shpallte menjëherë shkëputjen dhe të bashkohej me Serbinë;
  • Rreziku 3: Bashkësia e Komunave serbe të shpallnin bashkimin me Serbinë;
  • Rreziku 4: Shqiptarët në Maqedoninë Veriore dhe në Malin e Zit ë fillonin lëvizjen për shkëputjen reciprokisht nga këto shtete, por këto kërkesa të kundërshtoheshin ashpërsisht nga BE e NATO;
  • Rreziku 5: Vëndet kryesore të BE duke dënuar marrëveshjen Thaci-Vuciv të hiqnin mbështetjen për pavarësinë e Kosovës dhe të pezullonin projektin e integrimit të Shqipërisë e Kosovës në BE. Madje shqiptarve tju pezollohej liberalizimi i vizave për në BE.
  • Rreziku 6: Serbia, në vijim të veprimeve Rama-Vucic për prishjen e kufirit Kosovë(e ndarë)-Shqipëri, të miratonte një “marrëveshje mirëkuptimi” për krijimin e një Konfederate Serbi-BiH, e cila do të kishte po ashtu reagime të forta negative nga BE.
  • Rreziku 7: Kosova dhe Shqipëria të stigmatizoheshin negativisht si destabilizuese të rajonit nga të gjithë shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe për rrjedhojë të pezulloheshin nga të gjithë forumet dhe aktivitet rajonale.

Syri.net/ 3 shkurt 2019

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

krasasi tp03/02/2019 21:44

Per, Diplomatikus.Akoma dyshoni se ne eshte Z.Trump.President i SHBA.Apo shpresoni si ato artistet dhe grate e yshtura nga Soros, se do ta rrezonin me protesta Z.Trump.Soros dhe kushdo tjeter, mund te mbaj ne dore nje shkop dhe nje harte te Ballkanit perpara, mund te vizoj, te fshije e te zhgarravis, cfare ti thote mendja, tashme e lodhur nga pesha e viteve, por interesat gjeostrategjike Amerikane dhe ato te NATO-s , si dhe ato te avancimit
te demokracise perendimore e te paqes ne rajon e me gjere, nuk lene pike dyshimi se nuk do kete asnje kataklizmo ne Ballkan.As ne Kosove, shtet i pavarur. Kataklizmo do kete sipas meje por ne nje drejtim tjeter. Kastat e kriminalizuara dhe te korruptuara ,do japin llogari.Reformat integruese dhe zhvillimore duhet te ecin. Se pari Reforma ne Drejtesi e me radhe.A duhet qe forcat politike te kene nje qasje tjeter ndaj ketij imperativi, kjo eshte ne gjykimin e shtabeve te partive.Cdo rezistence eshte e demshme dhe jo produktive.Eshte si ti dalesh perpara e te ndalosh "rrulin e historise".Te fokusohemi gjeresisht ne problemet e brendshme .Po i nenvleftesuam ,po i anashkaluam,po i harruam, vjene nje dite qe na dalin perpara, me te gjitha mjetet e mundshme demokratike, ja psh si studentet dhe pedagoget dhe nuk i japin dot drejtim as Znj.Ministre as z.Rama, as ata qe ishin dhe as ata do vijne.As gjithe pedagoget greviste ,po ti maresh e ti cosh qe neser te drejtojne qeverine.Ndaj ashtu sikurse ne relacionet Kosove-Serbi duhet dialogu, ndjesa dhe pastaj pajtimi, ketu te ne nuk jam ne gjendje te them, nese duhet filluar me "lufte" e ta mbyllim me dialog, apo si.Te themi si Vani qe "si u prish kjo dynja,si jane ber keta njerez mor aman"dhe te barrikadojme popullin per hir te nje spektakli per nevoja politike.Ne perceptimin tim ne vendin tone do gjeje zbatim plani B i ndekombetareve.R.D.SPAK-u dhe te tjerat kadal kadal.Ky koment nuk ka per qellim te dekurajoj forcat opozitare, per mitingun e dates 16 Shkurt, perkundrazi.

E03/02/2019 21:17

Bravo syri te gjitha te verteta ,edhe Merkelit ia kane mbushur mendjen dhe Merkeli u ka kerkuar serbeve qe te mos nguten per shkeputjen e mitrovices por ne fillim te marrin autonomin dhe pas ca vitesh te shkeputen .Te gjithe shqiptaret duhet ta ndalin te keqen por ne fillim te ndalin te keqen mbrenda vetes.Me largimin e Rames shpeton jo vetem kombi shqiptare por gjithe rajoni.

Shto koment

Denonco