Çarçafët e Elisës nuk mbulojnë dot këmbët e Edit!

Çarçafët e Elisës nuk mbulojnë dot këmbët e Edit!

Nga Dritan Kaba - 03/02/2019

Elisës së “Skënderbeut” i paska ngelur mendja tek çarçafët me bojë. Duhet të ketë ndonjë eksperiencë më çarçafë të ngjyrosur dhe si i thonë gjuha vete aty ku dhemb dhëmbi.

“Çarçafët” e Elisës nuk mund t’i mbulojnë këmbët e gjata të shefit të saj në aferën korruptive të dirigjuar prej tij, nga fitimi i tenderave me 99.99% të vlerës dhe deri tek falsifikimi i dokumentave amerikanë.

Çarçafët e saj nuk mund të mbulojnë as mosveprimin e Artës, që gjithmonë për rastësi i “arratisen” të kërkuarit e Rilindjes.

Çarçafët, sa do të gjatë të jenë, me bojë apo pa bojë, nuk mund të mbulojnë deklaratën e qartë të OSBE, që pas marrjes së timonit dhe tepsisë në 2017, korrupsioni ka “shënuar” arritje nën flamurin-çarçaf dhe të shqyer të Rilindjes.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco