Përpëlitja e Ramës, për tu amnistuar nga 'Fatkeqësia Trump'!

Përpëlitja e Ramës, për tu amnistuar nga 'Fatkeqësia Trump'!

Nga SYRI.net - 01/02/2019

Edi Rama ngazëllente ditën e djeshme (para dhe prapa) për një telefonatë, nga këshilltari i presidentit Trump, Bolton.

Ndërkohë që i ngushtohet me shpejtësi laku për të vërtetat e bankës offshore ku bashkëshortja e tij ka qenë në bord që në krijim dhe skemën kriminale, nëpërmjet së cilës u rikonfirmua në pushtet në vitin 2017, e ka devijuar vëmendjen në një garë qesharake me Sali Berishën; se kë do më shumë SHBA!

Kur mburrej dje nga podiumi i parlamentit se priste një telefonatë nga Shtëpia e Bardhë, e cila prej 3 vitesh drejtohet nga Trump, gjëja e parë që të shkonte në mendja ishte se deri ku mund të arrijë hipokrizia dhe pafytyrësia e këtij njeriu.

Është i njëjti, që deklaronte në një media të madhe si CNN, ‘mos e thëntë Zoti, të zgjidhet Trump president!’, apo se ai do të ishte një rrezik dhe fatkeqësi globale.

Është po ky individ, që është dokumentuar me ‘presh në dorë’ nga ‘Zëri i Amerikës’, për blerje të votave dhe zgjedhjeve, por që deklaronte atëherë se, ‘Trump dëshiron që të fitojë me çdo kusht, duke blerë, kapitalet njerëzore’.

Pas 3 vitesh përpjekje të dështuara për të siguruar një takim apo qoftë edhe një shtrëngim dore (siç la nam në samitin e fundit të NATO), ‘fatkeqësinë amerikane dhe globale, Trump’, Rama e sheh tani si të vetmen ‘varkë shpëtimi’, për të dalë nga zullimi ku është futur kokë e këmbë.

Kujton i shkreti se SHBA-të identifikohen me një këshilltar (të cilët vetë Trump i vë e i heq çdo muaj) të lobuar fortë nga serbët, për të zhbërë atë që Amerika dhe Britania e Madhe bëri në Kosovë, duke bombarduar në mes të Europës, për herë të parë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Shpreson ‘ditëziu’, se po luan lojë të madhe globale gjeopolitike së bashku me Thaçin dhe Vuçiç dhe për këtë, do të amnistohet nga demokracia amerikane, ajo europiane dhe populli shqiptarë!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco