Edi Ramës s’ka kush ti shkruajë

Edi Ramës s’ka kush ti shkruajë

Nga Avni Nezaj - 01/02/2019

E takonte nganjëherë edhe Kancelarja Merkel, tani i ka mbetur vetëm Sejdini në Elbasan.

E takonte nganjëherë edhe Presidenti Macron, tani i ka mbetur vetëm Dako në Durrës.

E takonte nganjëherë edhe ndonjë politikan italian tani i kanë mbetuar vetëm ata ish deputetë apo ish kryetarë bashkish që janë të dënuar në Itali.

E takonte ndonjëherë edhe ndonjë lider rajonal, tani i ka mbetuar vetëm Vuçiçi e të gjithë e dimë arsyen….

E takonte ndonjëherë edhe ndonjë drejtues organizatash ndërkombëtare e tani i ka mbetur vetëm pinjolli i Sorosit e të gjithë dimë arsyen….ka akoma naftë Shqipëria.

E ftonin në takim se u ngjante si Kryeministër por pasi filloi të tregojë origjinalitetin e vet, si ka qenë, si është e si do të jetë me brekushe e atlete, ja hoqën vizën.

E ftonin edhe në tryeza debatesh, por nuk zgjatej shumë se kishte nevojë për ushqimin  dhe forcën e vijave të bardhë për orientim, siç deklarohej një ish drejtues i majtë, dhe ja hoqën vizën.

Shkonte dhe shkon të shesë nëpër botë ato që ai i quan piktura dhe kishte njerëz shumë seriozë që e prisnin, tani as gazetarët që merren me çeshtje të artit nuk i afrohen…

I ka ikur edhe Romana Vlahutin që i sherbente për kurimin dhe përpunimin e imazhit të tij…

Tani i ka mbetur laj, dhaj, Erion Braçe dhe Erdogani të dy si idhtarë të së nesermes njëri lan duart me helmet e Sirisë e tjetri burgos gazetarët dhe merr me konçesion minierat shqiptare.

E takonin edhe qytetarë shqiptarë i jepnin edhe dorën por tani kudo që shkon i thërrasin hajdut, bandit, mashtrues.

I kanë mbaruar edhe lejet e legalizimeve që ndante se kishte ndonjë mundësi të takonte akoma ndonjë…dhe të thoshte ndonjë thashethem.

Se dimë çfarë ka ndodhur, për të njohur njeriun shqiptarëve ju desh 5 vjet, megjithëse kishin kohën e duhur për të bërë këtë gjë që në mandatin e parë dhe më parë akoma, kur betonizonte Tiranën cep më cep si të ishte prona e tij.

E njohën edhe më mirë me shendetësinë falas, një mashtrim i madh. Me rritjen e pagave e pensioneve, një mashtrim i madh. Me hapjen e vendeve të punës, një mashtrim gjigand. Do të mbahet mend si njeriu që zbrazi Shipërinë nga qytetarët e saj. Do ndërtonte rrugë, mashtrim. Do ndërtonte aeroporte, mashtrim. Sajoi Air Albania, një mashtrim i paparë. Premtoi investime strategjike, mashtrim. Krenohet akoma me TAP qe e solli Berisha. Pra një dështim total dhe një izolim absolut.

Votat që thoshte se i mora nga qytetarët ‘Zëri I Amerikës” ja provoi se janë blerë nga bandat në bashkëpunim me zyrtarë të partisë së tij.

Tani edhe telefonin duket se e ka bërë me dridhje që ta ndjeje me lehtë se nuk e lënë zhurmat e protestave rrotull tij që të dëgjojë zilen.

Eshte koha që ti rrimë larg pasi në këto kohë vetem antishqiptarët i afrohen. Duan të përfitojnë diçka nga vetmia e tij.

Tani i ka shpallur luftë frontale Sali Berishës. Do të përfitojë diçka nga karizma e doktorit. Por një i semurë nga një doktor vetëm ilaçet merr e asgjë tjetër. Për tu shëruar duhet të kujdesesh edhe vetë.

E takonte nganjëherë edhe Lulzim Basha, por jo më. Basha takimin e radhës e ka në shesh me 16 Shkurt me shqiptarët.

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Labi01/02/2019 12:23

Moreeee na moree tiiiii....Po kur takohet me ERDOGANE.... e di SULLTANI qe ka te beje me SKENDERBEUN ( e Spiropalles)????

Shto koment

Denonco