Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Ministrja e Arsimit ‘arratiset’ në drejtim të...ditur

Ministrja e Arsimit ‘arratiset’ në drejtim të...ditur

Nga Agim Xhafka - 30/01/2019

Sot ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Edukimit u largua pa edukatë nga komisioni i Medias në Kuvendin e Shqipërisë.

Më shumë se i la deputetët me pyetje në gojë u duk se ata u pataksën nga kjo arratisje spektakolare.

Ajo që duhet të rrijë me një këmbë para përfaqësuesve të popullit dhe t’i thahet pështyma para se të hapë gojën, u bëri ‘glasën’ atyre dhe fiu drejt e tek makina e shqiptarëve me shofer që ia paguan populli më i varfëri në rajon.

Ikja e Besës ishte e pabesë. Njësoj sikur një i pandehur t’ia mbathë nga gjykata dhe përjashta ta ndihmojë makina e policisë. Ose fiks fare i shkon ikja e një mjeku nga salla e operacionit kur të sëmurit nuk po i pushon hemoragjia.

Shfaqja e pështirë, që luajti dje ‘aktorja’ Besa Shahini,nxori açik sistemin social-politik ku jetojmë.

Tregoi se te ky vendi ynë i dhjerë nuk kanë vlerë ligjet,kushtetuta dhe rregullat. Madje nuk pirdhen as deputetët që i zgjedh sovrani. Këtu jetohet si në parapolitikë, ku një fis i fortë dikton në çdo gjë.

Pra dje arratisja e ministres ishte si ai vrapi i cubave,si largimi i hajdutëve nga banka me thasët në kurriz. Qe ikje plot nxitim, plot ankth e plot arrogancë.

Ama qe një veprim i ‘drejtë’ i saj.

Se ajo nuk kupton as fyerje, as dhunim, as tallje, as turp. Kupton veç përulje, respekt, nënshtrim jo ndaj deputetëve, por ndaj Edi Ramës.

Në Shqipëri ajo njeh ATË dhe askënd, si qeni që njeh të zotin e jo lagjen rreth.

Ajo, Besa pra, e di se Kuvendi, Ligji, Morali, Rregulli është Rama. Të tjerët janë mbase larva, miza, krimba, paçka se i ka zgjedhur sovrani.

Të lumtë Besa, u solle plot besnikëri ndaj zotërisë tënd, tamam si një Shahin i bindur ushtarak.

Të lumtë që fyeve deri në kuvend popullin shqiptar!

Qe besa e meriton emrin domethënës Besa.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Skrapari31/01/2019 19:17

Keto rilindaret kane dhe te njejtin surat, me e shpifur njera se tjetra. Shiko Arta Markun, Donika Prelen, Besa Shahinin etj. Te gjitha me fytyre burri nuk ta ngrehin fare.

Nebil31/01/2019 13:21

Opozita duhet te beje te pamunduren deri ne presion publik per largimin e kesaj plehre!

coli30/01/2019 23:37

Ky veprim skandaloz i kësaj ministre ç'arsimi, thjeshtë duhet parë se Ramës i ka ikur fare mëndja dhe e urdhëroi këtë pupacen e tij që të largohet nga frika se mos i shpëton ndonjë fjalë që i prish punë.

Adi30/01/2019 22:45

Zoti na shpetofte nga kjo farë spiropalëse !

Lali q shet fiq30/01/2019 21:08

Kur delet zgjedhin per kryetar ujkun , ndodh baterdia. Por, kur edhe qeni bëhet ortak me ujkun, e shqyen delet, kjo nuk durohet më. Kam parasysh drejtësinë dhe policinë që duam, ka thënë Rama që në kohën e tahirizimit ....

Arditi30/01/2019 17:49

Kjo eshte nje agjente e qelbur e serbise qe duhet te shporret nje dite e me pare nga Shqiperia se Kosova e ka perzene edhe ate, edhe te atin e saj. Eshte turp qe shqiptaret nuk ngrihen per te larguar kete bande qe po hedh ne ere bazat e arsimit shqiptar. Kete bande te Edi Rames njeriut me te urryer qe nga 1912 dhe tradhtarit te interesave kombetare, qe se bashku me Vucic dhe Thacin duan ti ngulin thiken pas shpine Shqiperise dhe trojeve shqiptare. Ngrihuni o shqiptar se neser do te jete vone... Ngrihuni vetem per veten tuaj, per te ardhmen e femijve tuaj, per atdheun tuaj qe po ju shkaterrohet, ngrihuni kunder varferise e skamjes, kunder boshatisjes se vendit. Ngrihuni per te shporrur kete bande antikombetare. Degjoni te ZERI i AMERIKES se cfare ka bere Rama, Vangjushi dhe banda e Durresit. Te njejten gje ka bere edhe Damian Gjiknuri ne Diber e ne Vlore me urdher te Rames. Po e njejta gje ka ndodhur ne Elbasan, ne Korce, Fier, Berat e kudo. Kjo nuk eshte beteje per asnje emer te pervecem por per te shpetuar Shqiperine.

Krist30/01/2019 16:44

Ky eshte thjesht,tangerllek katundaresh kosovare.A pret arsimi,hajer,prej kesaj lavireje te pa edukueme?

Shto koment

Denonco