Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Një delirant dhe shoqëria e gënjeshtrave

Një delirant dhe shoqëria e gënjeshtrave

Nga Artan Fuga - 30/01/2019

Moderatorja, një zonjë shumë e sjellshme, kishte ftuar një djalë të ri, i cili tregonte sesi kishte arritur një sukses shumë të madh në krijimin e tij artistik që na nderonte si komb, si qytet lindjeje dhe atë si person.

Në Moskë, në një ekspozitë, piktura e tij paskësh fituar çmimin e parë dhe- ishte ekspozuar në galerinë e artit modern!!!

Nuk e di sesi mund të më krijohej një lidhje midis një debati mes filozofësh grekë që më risillet në mend dhe e gjej te vepra e Platonit mbi republikën dhe emisionit të fundit të një pasditeje te televizioni Klan.

Moderatorja, një zonjë shumë e sjellshme, kishte ftuar një djalë të ri, i cili tregonte sesi kishte arritur një sukses shumë të madh në krijimin e tij artistik që na nderonte si komb, si qytet lindjeje dhe atë si person. Në Moskë, në një ekspozitë, piktura e tij paskësh fituar çmimin e parë dhe ishte ekspozuar në galerinë e artit modern !!!

Doli se djali gënjente. Në rrjetet sociale u përfol me të drejtë se piktura që ai tregonte si e tija ishte e një piktori anglez a tjetër. Skandal i pashoq. Aq më tepër që djaloshi tregonte me pasion sesi ishte ndjerë kur ishte lançuar emri i tij mes krijuesish nga e gjithë bota. Ai jepte edhe këshilla se çfarë duhej të bënin talentet e reja shqiptare që të ndiqnin rrugën e tij të suksesit !

Thjesht një mashtrim!

Çfarë lidhje ka me filozofinë e Platonit ? Lidhja është që Platoni prej mëse 2000 vjetësh argumenton dallimin e madh midis shoqërisë të mbështetur te opinionet subjektive, te doxa, dhe shoqërisë që mbështetet te shkenca, te idetë e vërteta, eidoset, apo te dija, sofia.

Tjetër doxa e tjetër sofia.

Rudina nuk ka faj që u befasua nga djaloshi. Unë e kuptoj atë djalosh. Shoqëria jonë jeton e zhytur në një botë mashtrimesh, gënjeshtrash, lavdish të paqëna, bëmash të pabëra, kujtimesh të zbukuruara, thashethemesh pa asnjë bazë, idesh pa asnjë logjikë, opinionesh fluturake të ardhura nga kushedi se çfarë kohësh. I zhytur në këtë univers, djaloshit i dukej jo ndonjë gënjeshtër e madhe që të thoshte se kishte fituar një çmim në Moskë.

Dhe e ka një justifikim.

Unë nuk di se ku ka më shumë gënjeshtra. Te fjalët e djaloshit që Rudina me fisnikëri kërkonte ta promovonte, apo te emisionet e tjera ku lloj lloj personalitetesh publike zbukurojnë veten e tyre. Pra, nuk ka asgjë të veçantë. Problemi i djaloshit piktor është se ai gënjeu keq, nuk dinte të gënjente.

Por, unë nuk jam i sigurt nëse në emisionet e lajmeve, në rubrikat e kronikat informative, në intervista të tjera, në biseda në studio, në deklarime e në deklarata publike, premtime elektorale, analiza etj., ka më pak gënjeshtra të rrezikshme sesa ato rrenat e pafajshme të djalit piktor nga Berati.

I mërzitur duke vizatuar Beratin në tjegulla ai me siguri ka ëndërruar i shkreti të ishte fitues i një titulli a çmimi në Moskë, dhe në këtë ëndërrim ai nuk ka arritur më të bëjë dallimin midis ëndrrës edhe realitetit. Nuk ka psikolog, ose psikoterapet që të mos e dijë se ky kalim nuk është vështirë të bëhet.

Platoni na vendos përballë rrezikut që në vend të jemi shoqëri e dijes, të mbetemi shoqëri e opinionit. Dhe kjo ndodh më shumë në demokraci, ku shprehja është e lirë, sesa në diktaturë ku më shumë kemi shoqërinë e heshtjes. Në një farë kuptimi ne kemi kaluar nga shoqëri e heshtjes te shoqëria e gënjeshtrave.

Nuk është vetëm Platoni që dy mijë e ca vite më parë na e paralajmëronte, por edhe Walter Lippman, një nga teoricienët më të mëdhenj amerikanë për median, aty një shekull më parë, e sqaron këtë proces.

Ai shkruante që një vjedhës i një bankomati, a një kutie bankare, nuk bën ndonjë krim kushedi se çë, përpara krimit të madh të gënjeshtrës publike që shkakton pasoja të pamëshirshme për shoqërinë.

Jetojmë në një kohë kur stereotipet dhe stigmatet merren pa vërtetim si të vërteta. Pa asnjë fakt dhe pa asnjë verifikim të dhënash.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Ajo30/01/2019 20:33

Z. Fuga megjithe respektin qe kam ndaj juve, por mos ia qani hallin kaq shume Rudines, zonjes shume te sjellshme. Eshte pikerisht ajo dhe stafi i emisionit qe ajo monitoron dhe drejton, fajtore per skandalin e mashtrimit te madh. Po, po skandal i madh sepse tregon se nje televizion kombetar dhe nje moderatore qe ka te pakten 20 vjet eksperience televizive nuk jane aspak profesioniste, qe do te thote te kontrollojne dhe binden per integritetin e personit qe sjellin ne ekran per teleshikuesit. Eshte nje pergjegjesi e madhe, sepse televizioni, pervec misionit argetues, ka edhe misionin informues dhe edukues te masave te gjera te shoqerise, per aq sa mund.Por duke promovuar individe te dyshimte, mashtrues dhe pamoral neper emisione televizive qe ndiqen edhe nga te rinj, Tv Klan dhe jo vetem ai, i jep nje goditje tjeter themeleve tashme shume te dobeta te moralit, etikes, familjes dhe edukimit te shoqerise shqiptare. Pergjegjesia eshte e Tv Klan, por edhe Top Channel nuk mbetet pas. Ky mashtrues ( aspak i demshem ne krahasim me mashtruesit dhe hajdutet e medhenj qe merren me politike dhe OJQ ) tregoi hapur se sa lehtesisht antivlerat mund te kthehen ne vlera, mashtruesit te kapin majat e politikes dhe artit, ndersa “ divat” e televizioneve tona s’jane asgje vecse ca injorante qe edhe pas 20 vitesh pune ne profesionin e tyre kane mbetur perseri amatore.

FILANTROPI DT 29 JANAR 201930/01/2019 17:07

O z. FUGA je duke komentuar gjatë për një djalë delirant dhe të sëmurë o burrë i dheut . Ju jeni njeri shumë i drejtë dhe i mënçur dhe opnioni tuaj gjithmonë peshon shumë.. Po RUDINA si e hëngri.... moderatore me përvojë si nuk pyeti një specialist por e nxori në emision delirantin mashtrues të pikturave por edhe të sëmurë. Ah moj z. Magjistari interneti , jutubi etj. kanë mashtrusa të këtij niveli me okë....

Shto koment

Denonco