Në shpellën e panikut qeveritar

Në shpellën e panikut qeveritar

Nga Ilir Nikolla - 27/01/2019

Fallxhoret e kryeministrit akuzojnë opozitën se s’ka parashikuar mirë motin e 16 shkurtit!

Nëse nuk sheh apo lexon e aq më pak nëse nuk të intereson të shohësh apo dëgjosh, nuk do të thotë se mund të thuash çfarë do. Në fund të fundit humbet besueshmerinë personale e bëhesh me ose pa dashje vegël e propagandës qeveritare.

Këto ditë po asistojmë në një vazhdë përpjekjesh, për ta shpallur opozitën shqiptare si të pazonjën për të ardhur në pushtet (pra, që bën protesta kot), meqenëse s’ka as program e as alternativë. Refreni i këtyre përpjekjeve konsiston në përsëritjen e pretendimit se opozita shqiptare po mundohet të shfrytëzojë rastin, pasi ajo ështëe e paaftë të vijë vetë në pushtet, meqë s’ka as program, as ekip e as alternativë. 

E vërteta është se të sulmosh një parti politike se s’është alternativë, është fort e thjeshtë, kur neglizhon daljet e saj publike, propozimet që bën dhe ç’është më e rëndësishmja denoncimet që shqipton për kundërshtarin. Në rastin e PD, mund të numërojmë daljet e saj për arsimin, bujqësinë dhe koncesionet, për të kuptuar se ata që flasin për mungesën e programit të opozitës e paragjykojnë atë dhe protestën e saj të 16 shkurtit (në rastin më të mirë).

Duke u marrë me detajet dhe sipas parimit “scripta manent”, kujtojmë daljet e herëpashershme të opozitës për dyfishimin e buxhetit për arsimin e lartë dhe para së gjithash propozimet për anulimin e Ligjit Klientelist të Arsimit të Lartë. Opozita e ka mbështetur me te gjitha format dhe mënyrat protestën e studentëve, por e ka përsëritur mëse një herë se s’ka qenë kurrë qëllimi i saj ta perdorë atë polikisht. Sa për vetting, asnjë përfaqësues i opozitës nuk është paraqitur në sheshe apo në auditoret e protestës për per ta perdorur politikisht atë. Kush thotë të kundërtën spekulon. Paratë janë aty. Nëse s’shkojnë për studentët, vidhen dhe shkojne per shpenzime luksi.

Fakt është se rezistenca më e madhe ndaj opozitës, vjen atehere kur ajo denoncon oligarkët dhe koncesionet që ata përfitojnë nga qeveria. Dhe nëse duam ta bëjmë luftën ndaj koncesioneve një kalë beteje kundër “opozitës së munguar të Lulzim Bashës”, jemi në një terren mirëfilli dëshpërues. PD është stigmatizuar shpeshherë si një parti që deklarohet dhe nuk zbret në rrugë, me duar e me këmbë kundër oligarkëve, por kritikat se PD s’ka folur për koncesionet, s’i beson as Damian Gjiknuri e as Erion Braçe. Për hir të kronikës, sa u perket koncesioneve, PD ka hartuar e ka shpallur në disa séanca publike konsultimi me partitë, ekspertët dhe grupet e interesit platformen anti-korrupsion&oligarki, pjesë e ligjit antimafia.

Edhe më qesharake janë akuzat se PD s’është bërë gati për pushtet, pasi s’ka asnjë alternativë për bujqësinë apo mbështetjen sociale. Edhe në fushatën e 2017-n, edhe në disa ture që Lulzim Basha ka mbajtur në Tiranë, Fier, Korçë, etj, opozita ka shpallur jo veç një alternativë për taksimin e sektorit, por para së gjithash një platformë për subvencionimin e fermerëve. Këtë e di i madh e i vogël, përveç atyre që janë të interesuar për të thënë në rrenë të kundërtën.

E gjithë fushata mund të përmblidhet tek paniku i kundërshtarëve nga 16 shkurti. Protesta i ka tmerruar të gjithë dhe si një trupë shtetarësh që s’di si të mbrohet, edhe nomenklatura e Edi Ramës ka shpallur se s’mund të bjerë nga pushteti, pasi në të kundërt, shqiptarëve do t’u bjerë epidemia.

Jemi në parapolitikë dhe metodat që po përdor kryeministri janë parapolitike. Ai po sillet si ai kandidati i Partisë Komuniste të Përmetit që i mallkoi votuesit “ju raftë kanceri” në rast se nuk e votonin. Edi Rama po përpiqet ta lidhë tani protestën e 16 shkurtit me humbjen e pushtetit prej tij. Kjo ka lidhje, por s’është një realitet i shkurtit/

Protesta nuk është për marrjen e pushtetit e as duhet të çertifikojë një alternativë për momentin. Përpjekja për të thënë qysh në janar se PD e Lulzim Bashës nuk e meriton të vijë në pushtet në qershor a më vonë gjatë 2019-s është dashakeqe dhe pjesë e një plani të dështuar për të sabotuar pjesëmarrjen masive në protestën e 16 shkurtit.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

krasasi tp29/01/2019 14:46

Nese themi se ka grupacione politike neokomuniste qe duke perfituar nga devijimet e bazave te kapitalizmit sic eshte konkurenca dhe prona private,synojne te kthejne te kaluaren, atehere i bije qe keto grupacione neo komuniste duhet te kene perkrahje dhe mbeshtetje financiare dhe logjistike jashte.Nga vende qe qeverisen nga parime autoritariste dhe qe pluralizmin, lirite dhe te drejtat e njeriut, i perdorin si fasade.Ne keto kushte, per shume pak kohe, do ndahet "shapi nga shapi". Qe ti bijem shkurte .Nje bashkeqeverisje Rilindje (PS) dhe Rilindje(PD) per nje periudhe tranzitore, eshte e vetmja rruge, per te kryer reformat integruese dhe zhvillimore.(Ndalohen komentet mbi kete koment).

shqiptar28/01/2019 18:30

Ndërkaq mua më duket se je ti o zotëria që nënshkruan komentin me pseudonimin "John", që nga panjohja e gjuhës shqipe bën gabime në drejtshkrim.Emri anglisht që ke përdorur , në gjuhën tonë shqiptohet e shkruhet Xhon.
Që këtej mesa duket vjen edhe pa aftësia për të vlerësuar shkrimin e z. Nikolla.
Është shprehur fort kjartë autori i shkrimit se fushata për të nënvlerësuar opozitën është pjesë e propogandës së Ramës.
Ështtë ai që duke mos gjetur dot argumenta për t'ju përgjigjur kritikave realiste të opozitës e jo vetëm asaj institucionale, por edhe të një pjese të emancipuar demokratisht të opininionit publik, kujton se mund të mbulojë m..... me sh.........duke përdorur ca batuta bajate e epitete prej rrugaçësh ndaj kritikëve të tij.
Për mendimin tim, veç opozitës normale të djathtë ndaj një qeverisje kriminale të Ramës, që i ka denoncuar veprimet e tij për çdo ditë që me detyrimin për miratimin e ligjit të dekriminalizimit, ka edhe një pseudo opozitë që po vepron si kollonë e pestë e Ramës, e ndarë në dy pjesë.
Ka një grup "opozitar" neokomunist që shohin tek Rama shembullin e kapitalizmit, e marrëzitë e tij qeverisëse korruptive, përpiqen ti shfrytëzojnë për qëllimin e tyre të djallëzuar të rikthimit në sistemin e pastër ideollogjik enverist, të luftës kundër "kapitalistëve" që shfrytëzojnë medemek proletariatin. Këta, kritikat e tyre ndaj qeverisjes së korruptuar e kriminale të rilindjes ramiste, i shoqërojnë edhe me kërkesën për "ndryshim të sistemit" pasi lehin po me ate urrejtje edhe ndaj opozitës së djathtë që solli sistemin e kapitalizmit demokratik, e sistemin e konkurencës së lirë të vlerave e ekonomisë.
Grupi i dytë i pseudo opozitarëve,, përbëhet nga ca figurina pseudo demokratike të djathta që meqë koha i largoi nga strukturat drejtuese të Partisë demokratike për pa aftësitë e tyre, e pse jo edhe për shenja korrupsioni, në vënd që të meren me kritikën e qeverisjes së Ramës, shfryjnë marrazin e tyre të xhelozisë për liderin e ri të PD, Lulzim Bashën..
Është vënë re se mediat pro qeveritare janë më të dashuruar për këtë grupin e dytë.
Tashmë është bërë e zakonëshme që Patozi, Topalli e të tjerë "demokratë" të rënë nga fiku, thirren nga mediat e Ramës që të "demaskojnë" Bashën e me te edhe PD
Grupi i parë këtë e bën me mediat e veta si Top Channel apo portale si ai i Bushatit..
Që të dy grupet i bijnë gjoksit se po bëjnë medemek opozitë me Ramën, njeri duke u ankuar se këtë nuk e bën PD, e tjetri duke u ankuar se Rama ka "tradhëtuar" idealet komuniste.dhe po ja nxin faqen partisë socialiste, ish partisë së punës.
Në fakt, veç votave të blera me para të drogës, Rama na fitoi për çudinnë e madhe duke marë gjithë ato deputetë, vetëm me votat e çerekut të elektoratit, pasi një pjesë e madhe e shqiptarëve të çoroditur nga propoganda e trefishtë, ajo e rilindjes, kollonës së pestë mbrenda PD e partizanëve komunistë të luftës së klasave, nuk dolën fare në votime.
Për hir të së vërtetës por edhe për paradoks, duhet pranuar se më luftarakë në demaskimin e Ramës po paraqiten neokomunistët antikapitalistë, kur të pakënaqurit demokratë, gjithë marrazin e kanë me Bashën se pse u zgjodh ai e jo ata si kryetar i PD.
E gjithë opinioni publik shqiptar e përshëndeti protestën e fuqishme të studentëve, me shpresën se ajo do të ndrohej në një protestë politike për të larë një herë e mirë duart nga komunistët.
Por jo.
Edhe kjo protestë u sabotua nga të tre grupet. Si nga grupi qeveritar i Ramës, edhe nga grupi i neokomunistëve edhe pseudodemokratët qejfmbetur për karrierë.
Ndonëse studentë dolën në protesta po me ato kritika të artikuluara nga PD apo edhe LSI, vazhduan të deklarojnë se jemi kundër gjithë politikës, padyshim edhe nën trysninë e prindërve të tyre që i druheshin ndëshkimeve të qeverisë që mund ti linte pa punë ata dhe bijtë e tyre.

John28/01/2019 15:35

"Dhe nëse duam ta bëjmë luftën ndaj koncesioneve një kalë beteje kundër “opozitës së munguar të Lulzim Bashës”, jemi në një terren mirëfilli dëshpërues." Gabim perdorimi I kohes se foljes. Me ke je, me opoziten apo me qeverine. Po shprehu qarte. Mos e fut veten here andej here ketej nga ana gjuhesore. Nuk merret vesh ore I nderuar a je pro apo kunder.

Shto koment

Denonco