Opingat e Zaev dhe Republika e Bashës!

Opingat e Zaev dhe Republika e Bashës!

Nga Hysni Gurra - 27/01/2019

‘Do të mbath opinga hekuri, pesëqind euro pagë mesatare në Maqedoni do të ketë’-Zoran Zaev.

Maqedonia e Veriut, aktualisht, pagën mesatare 400€ në muaj, shumë shpejt do të shkojë në 500€. Zoran Zaev erdhi në pushtet me protesta masive, protesta të cilave u parapriu një plan i mirfilltë dhe i detajuar ekonomik e politik.

Opozita shqiptare akoma pret datën e protestave si datë dasme, sipas traditës popullore, një muaj para.

Opozitë që nuk mundi dot të shfrytëzojë, se nuk u pranua, protestën e studentëve.  Protestë tipike të cilën do duhej ta udhëhiqte një opozitë, sepse ishte protestë varfërie. Protesta e studentëve tregoi krizën e sistemit politik shqiptar.

Tregoi atë që të gjithë e mendojnë, por pak e thonë, tregoi se ne kemi një qeveri të korruptuar, por edhe një opozitë të pandershme. Si mund të thërrasësh një protestë, të cilën e quan të pandalshme deri në rrëzimin me çdo kusht të qeverisë, gjë të cilën e ke bërë dhe dështuar me dhjetëra herë dhe mos të kesh një plan të qartë ekonomik?!

Mund të thonë që e kemi, por sa kohë populli i thjesht nuk di asgjë nga përmbajtja e tij, ti ose nuk e ke dhe gënjen, ose e ke dhe nuk di ta shpjegosh për ata të cilët i thërret në protestë dhe u kërkon votën. Në të dyja rastet je në krizë të thellë. Është thërritur një protestë për datën 16 shkurt. Që të të vijë një qytetar në protestë do të dijë ku ndryshon ti nga tjetri. Do të dijë qeverinë tënde hije. Kush janë alternativat?

Një student do të dijë kush do jetë ministri Arsimit, ç’qëndrim ka ai ose ajo për ligjin e arsimit të lartë, nëse do ta rrëzojë këtë ligj aktual, cili do jetë ligji i ri alternativ? Ku do t’i gjejë qeveria e ardhshme paratë për ulje tarifash? Nëse qeveria hije do të kishte një përgjigje të qartë për të gjitha hallet e studentëve, ata nuk do ta largonin nga protesta. Qytetarët duan të dinë kush do të jenë ministrat e ardhshëm të ekonomisë, financave, energjetikës.

Duan të dinë planin e tyre për konçensionet, nëse do të vazhdojnë apo do të anulohen. Nëse do anulohen, si do anulohen, si do zgjidhen kontratat, dëmet dhe përfitimet për qytetarët cilat do të jenë? Si do sillet opozita e sotme me ata që i quan ‘oligarkë’, do t’i nxjerrë jashtë tregut, nëse jo si do t’i menaxhojë ata?

Fermerët duan të dinë kush është ministri i bujqësisë në hije. Çfarë mendon ai për të zhvilluar këtë sektor shumë të rëndësishëm të ekonomisë së vendit? Nëse çmimi i karburantit për fermerët do të ulet, si do arrihet kjo, cila është skema e mbështetjes financiare për fermerët?

Sa do jetë paga minimale dhe mesatare e shqiptarëve kur opozita të vijë në pushtet? Si do realizohet kjo? Çmimet e shportës mujore janë rritur ndjeshëm, cili është plani opozitës për uljen, sa do jetë afërsisht dhe si do realizohet kjo?

Punëtorët që janë në kategorinë e pagës minimale, e cila shkoi me ligj 26000/lek, nuk e marrin realisht këtë pagë, punëtorët e fasonerisë p.sh, pasi derdhet paga në bankë janë të detyruar të kthejnë një pjesë te punëdhënësi. Realisht punëtorët e fasonerisë pagën neto e kanë midis 15000-18000/lek në muaj. Si do kontrollohet kjo gjë dhe cilat janë garancitë që qeveria e ardhshme do t’u japë punëtorëve që të ngrihen t’i denoncojnë këto praktika, pa patur frikën se do humbasin vendin e punës?

Krahas këtyre pyetjeve dhe shumë të tjerave që nuk po përmenden këtu, cili është plani i 100 ditëve të para të qeverisë hije, i detajuar?

Këto dhe shumë pyetje të tjera do të duhej të kishin një përgjigje dhe nëse do kishte një përgjigje nuk do të lindte nevoja për të prerë datë proteste, por do të ishte në krye të protestave të studentëve. 

Zoran Zaev është sot i nominuar për çmimin NOBEL, sepse kur protestonte kundër pushtetit i bindi maqedonasit se i kishte seriozisht denoncimet e aferave korruptive të qeverisë. I bindi maqedonasit dhe shqiptarët se do të zbatonte marrëveshjen e Ohrit. I bindi maqedonasit se do të zgjidhte problemin e emrit me Greqinë. I bindi maqedonasit se do t’u rriste pagat. I bindi maqedonasit se do të shkëputej nga oligarkët dhe mbështetja e pandershme që kishin ata nga qeveria. I bindi maqedonasit se do hapte edhe më shumë vendin ndaj investimeve të huaja.

Zoran Zaev i bindi, maqedonasit e mbështetën me protesta dhe fitoi zgjedhjet. Sot Maqedonia quhet e Veriut, paga u rrit, ish kryeministri është arratisur, vendi ka marrë dritën jeshile për anëtarësim në NATO dhe BE. Unë, madje, besoj se do ta parakalojë Shqipërinë në rrugën drejt anëtarësimit.

Po opozita jonë si do i bindë shqiptarët, kur akoma nuk bind anëtarët e vet?! Si do t’i bind shqiptarët se do zbatojë kushtetutën dhe ligjet kur nuk zbaton kushtetutën e saj (statutin e partisë, rregullat e brendshme)?!

Kush janë vlerat që janë afruar në parti nga hapja e saj? Kush dha dorëheqje dhe mbajti përgjegjësi për dështimet?

Si do vazhdohet në këtë vend, akoma- humba zgjedhjet këtë radhë, gabim bëra, por nuk iki do ta provoj përsëri?

Si të vijnë shqiptarët të protestojnë kur akoma nuk dinë asgjë për marrëveshjen e 17 majit 2017, takimi kokë më kokë i kryeministrit dhe liderit të opozitës?!

Kjo është demokracia?

Ky është modeli?

Për këtë duhet të protestojnë shqiptarët?

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

shqiptar28/01/2019 15:22

Këtij Gurrit i duhet kujtuar se kudo që fut hundët Sorrosi e ndonjë këlysh i tij si Rama në Ballkan, nos shpreso se do të vejnë punët mirë.
Është përmendur nga mjaftë media ndërkombëtare se Zaiev erdhi në pushtet me ndihmën e soroistëve.
Dihet gjithashtu se Zaevin e ndihmoi edhe Rama duke futur hundët në partitë shqiptare që akoma e konsiderojnë Enverin si "komandant" të gjithë shqiptarëve, ndonëse tashmë është e vërtetuar e dokumentuar që ai ishte armiku i shqiptarëve jashtë kufirit.
Po këtë punë po bën soroisti Rama edhe me Kosovën duke bashkëpunuar me Thaçin, për ti dorëzuar Serbisë teritoret më të pasura me dëshirën për tu bërë jo Skënderbeu po Hamzai i shqiptarëve..
Ti akoma vazhdon të meresh me opozitën e djathtë të Shqipërisë se gjoja nuk qenka e aftë të bëjë opozitë.
Lufta opozitare nuk ka sepse të reduktohet tek një protestë.
Opozita po e bën këtë protestë në të gjitha format e është merita e opozitës që gjatë vitit të kaluar shpërthyen gjithato protesta ndaj kësaj qeverie.
Zëra të tillë si ju, në gjithë botën demokratike damkosen me emrin e grevëthyesit.
Gjoja se ju ha meraku që opozita të jetë më luftarake, e i bini asaj kokës duke ndihmuar Edi Ramën.
Jeni bërë për tu qeshur nga gjithë demokratët shqiptarë siç u qeshën me Edi Ramën kur deklaroi se "unë do ta drejtoj protestën e studentëve", kundër kujt ?
Kundër vetes.

Studenti27/01/2019 23:45

Shkrimi i Ilir Nikolles menjehere pas ketij shkrimi te z. Gurra i jep nje shuplake ftyres se paskuqur te tij. Z. Gurra genjen ne menyren me te pacipe kur thote qe opozita nuk ka shpalosur asnje alternative. Zoti Gurra rri gjithe diten duke pare ERTV.

Drejt27/01/2019 21:24

Ke te drejte I nderuari hysni ,por ne maqedoni gruevski nuk ishte I lidhur me Xhorxh sorrosin dhe Toni Blerin 2 mafiozet boterore qe kontrollojne te gjithe institucionet boterore dhe qe marrin gjithe pasurine dhe tenderat e shqiptareve .Gruevski luftonte shqiptaret por jo maqedonasit kurse ky edi rama I lufton me te gjitha menyrat shqiptaret (vellezerit e vet te nje gjaku),Gruevski nuk I largoi maqedonasit kurse edi rama I largoi 400000 shqiptare kryesisht opozitare ,Gruevski nuk e perqante opoziten kurse ky e perqau opoziten se me kete pune merret .Zaevit populli iu pergjigje kurse ketu populli nuk Leviz nga vendi, se popullin Edi Rama e ka fute te gjithe ne administrate dhe e genjen me nje cope rroge dhe ato para I ka marre borxh tek FMN dhe BB pra shqiptaret punojne e i bie te punojne pa leke pra kjo eshte mashtrimi me i madhe qe I behet shqiptareve (cdo shqiptare eshte borxhe mbi 3000 euro)megjithese kane gjithe keto pasuri ,nafte ,krome ,det, lumenj, male jane njerzit me te varfer sepse I marrin kolonizatoret Sorrosi dhe Toni Bler .Gruevski nuk i kishte kapur mediat ,kurse ne shqiperi te gjitha mediat jane te kapura nga edi Rama ,dhe propoganda eshte ne maksimum dhe ku i genjen nate e dite me projekte 3D shqiptaret dhe I ka futur ne depresion dhe ne huti dhe vete nuk dine se cfare te bejne.PRANDAJ fajin nuk e ka basha I nderuari Hysni por shqiptaret qe nuk ngrihen megjithe skandalet dhe Bombat qe plasin per dite .Ne maqedoni te huajt e mbeshteten zaevin kurse ketu te huajt heshtin .Gruevski ishte kriminel por nuk ishte budalla kurse ky eshte edhe kriminel edhe I cmendur .Pra kur shqiptaret te ngrihen si ne maqedoni atehere do te kete shpetim per kete popull .BASHA tu premtoje shqiptareve projekte konkrete ne infrastrukture me fakte me afate dhe me cilesi ne menyren me te mire,Ulje nafte me cmime te pakten sa ne vende qe jane kufij me ne administrate te vogel,vende te reja pune ,te premtoj basha qe nuk do vidhet ne kete vende nga i pari deri tek I fundit,reformimin e arsimit ne bashkepunim me rektoret akademiket dhe shkenctaret ashtu siq duan studentat dhe ti kete bashkepuntore ne te mire te qeverisjes ,me afate kohore realizimin e kerkesave te tyre .Ne hartimin e programit te konsultohet me njerzit me te dijshem .BASHEN dhe shqiptaret jame shume I sigurte se do ta ndihmojne shume vende te botes dhe do te behet nder vendet me te zhvilluara prandaj basha jepu besim dhe shprese dhe premtoju shqiptareve begatine se te gjitha premtimet realizohen ne krahasimin me te keqen qe po i merr shpirtin ketij vendin ,dhe se e mira nuk ka cmim .ZOTI E NDIHMOFTE SHQIPERINE.AMIN

coli27/01/2019 20:21

Për hir të së vërtetës duhet pranuar o z.Gurra se Zaev erdhi në pushtet edhe me ndihmën e prapavijës së Sorosit.
Meqë akoma po meret zotria me historinë e 17 majit , cilido shqiptar duke parë se me çfarë kryeministri ka të bëjë, e ka kuptuar se ai mashtroi jo vetëm liderin e opozitës por edhe ndërkombëtarët duke ju premtuar se do të bënte zgjedhje të nderëshme.
Sa i takon protestave, opozita ka vazhduar të bëjë protesta të fuqishme edhe jashtë edhe brenda parlamentit. Nëse gjatë dhjetorit të kaluar e tani në janar nuk u zhvilluan protesta, kjo u bë me qëllim të mos përplasjes me protestave të studentëve që nuk ka shqiptar të mos ta dijë që opozita i ka mbështetur me forcë.
Lerini kto marrëzitë alla Patozi e inkurajoni shqiptarët të bashkohen e të protestojnë sëbashku me opozitën kunder së keqes Rama.
Nuk është Basha e keqja e këtyre viteve të pushtetit kriminal të rilindjes, por ai duhet përgëzuar se ka qenë i detyruar të luftojë në dy fronte. Edhe kundër partisë socialiste edhetë përballet me propogandat e të pakënaqurve për karrierë politike.
Edhe mund të quhet gabim që Basha pranoi të bëjë marëveshje me Ramën nën trysninë e ndërkobëtarëve, por demin më të madh në humbjen e zgjedhjeve të fundit, PD e pati nga kryesia e vjetër e saj që në vënd të bënte opozitë kundër Ramës, të gjitha bateritë e saj i drejtoi tek Basha..
Për mendimin tim, po aq sa ndikoi vjedhja e votës me paratë e pista të kanabisit, ndikoi edhe propoganda kundër Bashës me motive keqdashje personale që çorientoi elektoratin demokrat duke bërë që një numër relativisht i lartë të mos dilnin në votime.

Njani27/01/2019 19:28

Shkruaj vetem sa per te thene dicka. Zaev NUK i ka fituar zgjedhjet ne Maqedoni, pushtetin e ka blere prej Ali Ametit

Shtetas shqiptar27/01/2019 18:15

Qart dhe sakt,opozita eshte shum e vaket dhe nuk po duket te ngjalle shprese populli do te degjoje gjera konkrete ,kemi cmimin e karburantit me te shtrenjte ne rajon megjithese me te ardhura me te uleta duke qene dhe vend prodhues nafte,opozita c far do bej per ta ndryshuar kete situate po mori pushtetin?
Njerezit duan te degjojne gjera konkrete dhe te mar lapsin e te mbaj shenim boll me populizma...

I deleguari27/01/2019 18:01

Po c’pret mor zoti Hysni Gurra? Kryesia e PD kishte 3 cop Orinda Tabaku u be me 5. A mund të imagjinosh opozite qe pretendon pushtetin me nje të pjerdhur nen kryetar si Edvin Paloka dhe nje të rrjedhur dhe të pjerdhur presor Edmond Spaho, të cileve u prin nje “cun” qe të cpon edhe gomat e makinave, të thyen edhe xhamat per hater të ketij populli. Imagjino te permbysesh Edvin Noriegen me pordh Olandeze!

Halim Xhelo27/01/2019 18:00

Jo shoku Hysni.e ke shume gabim. Nje must te madh beri Zaevi. Ose je trap ose ose been vete. Po ta kujtoj we erdhi nje kinez qe thoshte see perfaqesonte Departamentin e Shtetit dhe I beri disa kerkesa Gruevskit te cilat ai nuk I pranoi. Atehere ky kinezi Lee vendosi ta largoje Gruevskin. Shkuan ne zgjedhje dhe rezultati ishte ca vota Zaevi perfshi edhe shume vota shqiptaret,a ca vota Gruevskin dhe ne mes shqiptaret. Votuesit e Ali Ahmetit ishin me Gruevskin , por nje dite bukur u been me Zaevin , see keshtu deshinkinezi I Sorosit we aktualisht sheet fara se is q..u motren Trampi. Prandaj shoku Hysni nese deformimi I votes quhet demokraci ropt ku ti kete. Presidential I maqedonise zgjidhet.gjithmone pro sllavo Rus , dhe shqiptaret si krimba qe jane prej natyre , mbetje osmane ne ballkan se arberit iken ne kalabri, kete like e luajne mire. Tradhetare dhe te shitur gjithe jeten. Shiko Shqiperine fitojne zgjedhjet duke premtuar these mielli.

samir27/01/2019 17:59

Ku ka protesta ne bote te vendosur 1 muaj pepara.Protesta tamam del nga shpirti, nuk ka as date as vend te parashikuar per tu bere
Edhe kete radhe ( ishallah jo ) do mbarset mali dhe do pjelli nje mi .Protestat nuk behen me llogari por menjehere kur urrejtja ka arritur kulmin.

Gani kulla27/01/2019 16:32

Pirdh pirdh.. maqedonasit, baballaret nenat e tyre kane levizur ne europe dhe ne bote kur shqiptaret ishin me keq se koreja e veriut... pra jane me te avancuar se ne.. ketu ai qe te q.. nenen i thojne bab... Basha eshte nje intelektual shume me i mire se zaev, por problemi ketu eshte te delet komuniste... pra Edhe parajsen tu ofroje Basha ato vetem nje gje dine...

Shto koment

Denonco