Luftoni për Evropën, ndryshe shkatërruesit do ta shembin

Luftoni për Evropën, ndryshe shkatërruesit do ta shembin

Nga Levy, Kundera, Rushdie, Pamuk, Kadare ... - 26/01/2019

Kontinenti përballet me sfidën e tij më të madhe që nga vitet ’30. Iu bëjmë thirrje patriotëve evropianë t’i rezistojnë masakrës nacionaliste

Nga Bernard-Henri Lévy, Milan Kundera, Salman Rushdie, Elfriede Jelinek, Orhan Pamuk, Ismail Kadare e 24 të tjerë

Ideja e Evropës është në rrezik. Nga të gjitha anët ka kritika, fyerje dhe braktisje të kauzës. “Mjaft me ‘ndërtimin e Evropës’”, dëgjohet thirrja.

Në vend të saj, le të rilidhemi me “shpirtin tonë kombëtar”! Le të rizbulojmë “identitetin e humbur”!

Kjo është axhenda e përbashkët e forcave populiste që po përmbyt kontinentin.

Lëreni pastaj që abstraksione të tilla si “shpirt” dhe “identitet” shpesh ekzistojnë vetëm në imagjinatën e demagogëve.

Evropa po sulmohet nga profetë të rremë të cilët janë të dehur hidhësia dhe në delir nga që iu jepet shansi të tërheqin mbi vete dritat e projektorëve.

Ajo është braktisur nga dy aleatë të mëdhenj që në shekullin e kaluar e shpëtuan dy herë nga vetëvrasja; një përtej La Manshit dhe tjetri përtej Atlantikut.

Kontinenti është i brishtë përballë ndërhyrjes përherë e më arrogante nga okupuesi i Kremlinit. Evropa si ide po shembet para syve tanë.

Kjo është klima e helmatisur në të cilën do të zhvillohen zgjedhjet për Parlamentin Evropian në maj.

Nëse nuk ndryshon diçka; nëse nuk shfaqet diçka për të zmbrapsur baticën këmbëngulëse në rritje; nëse nuk del ndonjë shpirt i ri rezistence, këto zgjedhje premtojnë të jenë më katastrofiket që kemi parë ndonjëherë.

 Ato do t’u japin fitoren shkatërruesve.

Për ata që ende besojnë në trashëgiminë e Erasmusit, Dantes, Goethes e Comeniusit, do të ketë vetëm disfatë të turpshme.

Do të ketë triumfuar një politikë që nuk denjon inteligjencën e kulturën. Do të ketë shpërthime ksenofobie dhe antisemitizmi.

Katastrofa do të ketë rënë mbi ne.

Ne, të nënshkruarit, jemi midis atyre që refuzojnë t’i dorëzohen kësaj katastrofe që po vjen.

Ne e fusim vetem midis patriotëve evropianë (një grup më i madh nga sa mund të mendohet, por që shpesh është tepër i heshtur e i tërhequr), të cilët e kuptojnë se çfarë është në lojë këtu. Tre çerekshekulli pas mposhtjes së fashizmit dhe 30 vjet pas rënies së Murit të Berlinit vjen një betejë e re për qytetërimin.

Besimi ynë qëndron në idenë e madhe që trashëguam, për të cilën besojmë se ka qenë forca unike mjaftueshëm e fuqishme për të ngritur popujt e Evropës mbi veten e tyre dhe të kaluarën plot luftëra.

Ne besojmë se ajo mbetet forca unike sot, mjaftueshëm virtuoze për të parandaluar shenjat e reja të totalitarizmit që tërheqin zvarrë pas vetes mizerjen e vjetër të epokave të errëta. Ajo çka është në rrezik nuk na lejon që të dorëzohemi.

Ndaj edhe ju ftojmë të bashkoheni në një lëvizje të re. Ndaj ju bëjmë thirrje për veprim në prag të zgjedhjeve të cilat ne refuzojmë t’ua lëmë në dorë varrmihësve të idesë evropiane.

Ndaj ju nxisim të mbani edhe njëherë pishtarin e një Evrope që, pavarësisht gabimeve të saj, lapsuseve dhe akteve të herëpashershme të dobësisë, mbetet një rreze drite për çdo burrë e grua të lirë në planet.

Brezi ynë gaboi. Ashtu si ndjekësit e Garibaldit në shekullin e 19-të, të cilët përsërisnin si motiv “Italia se farà da sè” (Italia do të bëhet vetë), ne besuam se kontintenti do të bashkohej vetë, pa qenë nevoja të luftonim për të, apo të punonim për të. Ky, i thoshim vetes, “është kursi i historisë”.

Ne duhet të ndahemi plotësisht nga kjo bindje e vjetër. Nuk kemi zgjidhje tjetër. Tani duhet të luftojmë për idenë e Evropës ose ta shohim të vdesë nën valët e populizmit.

Në përgjigje të ofensivës nacionaliste dhe identitariane, ne duhet të rizbulojmë shpirtin e aktivizmit ose të pranojmë që hidhësia dhe urrejtja të na rrethojnë e mbytin.

Ne duhet të japim urgjentisht alarmin kundër këtyre zjarrvënësve të shpirtit, të cilët, nga Parisi në Romë, me ndalesa gjatë rrugës në Barcelonë, Budapest, Dresden, Vienë e Varshavë, do të ndezin zjarre me liritë tona.

Në këtë disfatë të çuditshme të “Evropës” që shfaqet në horizont; në këtë krizë të re të ndërgjegjes evropiane që premton të shembë gjithçka që i bëri shoqëritë tona të mëdha, të nderuara e të begata, ka një sfidë më të madhe se gjithçka tjetër që nga vitet ’30: Një sfidë kundër demokracisë liberale dhe vlerave të saj.

Copyright: Libération 

*Bernard-Henri Lévy. Milan Kundera, Salman Rushdie, Elfriede Jelinek e Orhan Pamuk janë romancierë; Bernard-Henri Lévy është filozof.

* Nënshkruesit e tjerë: Vassilis Alexakis (Athinë), Svetlana Alexievich (Minsk), Anne Applebaum (Varshavë), Jens Christian Grøndahl (Kopenhagë), David Grossman (Jerusalem), Ágnes Heller (Budapest), György Konrád (Debrecen), António Lobo Antunes (Lisbonë), Claudio Magris (Trieste), Ian McEwan (Londër), Adam Michnik (Varshavë), Herta Müller (Berlin), Ludmila Oulitskaia (Moskë), Rob Riemen (Amsterdam), Fernando Savater (San Sebastián), Roberto Saviano (Napoli), Eugenio Scalfari (Romë), Simon Schama (Londër), Peter Schneider (Berlin), Abdulah Sidran (Sarajevo), Leila Slimani (Paris), Colm Tóibín (Dublin), Mario Vargas Llosa (Madrid), Adam Zagajewski (Krakov)

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Skrapari27/01/2019 14:50

I nderuar Arber! Komenti Juaj ezauron cdo gjithcka. Te lumte.

Arber27/01/2019 07:42

Nje komentues permend (me te drejte) fjalen internacionalizem. Besoj e ka te qarte se internacionalja ishte hymni komunisteve. "Internacionale do jete bota e re". Mjafton te zevendesosh internacionale me Globale dhe je po aty. Europa sot eshte krejt ndryshe nga Europa qe kerkonim ne 1990. Ajo eshte nje grusht Eurokratesh shumica mercenare te Soros qe perfaqeson interesat e kapitalit te madh nderkombetar. Komisioneret e Europes te kujtojne anetaret e Kominternit apo te Byrose, kurse ato bucet qe na sjellin ketu si puna e Vllahutinit ngjane me Sekretaret e Partise ne baze. Keta mercenare te pavotuar, kerkojne te grumbullojne ne duart e veta gjithe pushtetin dhe te marrin sovranitetin e kombeve te Europes, qe pastaj ti mbysin me emigracion nga Afrika per te siguruar pune te lire te pakualifikuar per korporatat e medha, qe te perziejne racen, te ndezin konflikte racore, dhe ne fund do kemi "Negropianin". Nje qenie te cilin "udheheqesi i kesaj klase komunistesh Kalergi, e pershkruan se do jete i ngjashem me Egjiptianet e lashte, dhe pastaj thote ai do kemi paqe per mijera vjet. Ka te drejte, Nese krijon nje turme te kafet, pa identitet kombetar, kulturor, pa tradite nje turme e mirefillte sklleverish sigurisht qe nuk ke per cfare te luftosh. Kjo eshte BE sot, keta qe duan ta shpetojne jane apologjetet e ketij regjimi diktatorial, dhe kerkojne me "famen" e tyre tu hedhin hi syve njerezve te thjeshte. Nese duan ta shpetojme Europen, kasta e tanishme Burokratike e saj, bashke me Makronet e Merkelat duhen hedhur ne koshin e historise. Ti mbyllet dera e BE Soros e gjithe plehrave te tjera te globalizmit. Kurse tek ne duhet ti thuhet popullit e verteta per BE, mjaft me perrallat se do hyme ne BE e do hame me luge floriri, sepse vetem disa do hane me luge floriri sic po hane edhe sot.

Edvin26/01/2019 20:35

Perandorite bien kur ato kalben nga brenda.Dora e Soros,si "Dora Asllanit"!Me Mogerina dhe Vlahutina ,natyrshem qe Europa liberale do te vdese.

Londra!26/01/2019 20:27

Kam pershtypjen se Evropen e shpeton vetem Lideri Global me tre vjet institut Rama dhe me pervoje te papare nga hotel ( bishti ures Senes) ne menxen me te pare sociale!

krasasi tp26/01/2019 15:32

Te nderuar,Ju i konsideroni "shpirtin" dhe "identitetin"si abstragsione qe shpesh egzistojne vetem ne imagjinaten e demagogeve".Ndersa "shpirti" dhe identiteti" i demokracise liberale, perçon vetem vlera."Guxoj" te komentoj rreth kesaj teme ngaqe jam larg jush,ndersa ne nje panel, ku ju shtjelloni gjithe idete tuaja, nuk do guxoja as te futesha ne salle e jo me te perfshihesha ne debat duke njohur profilin tuaj te larte..Por paqartesite rreth rrezikut populist dhe perspektives se ndritur te demokracise liberale duhet qe ju si korifej te mendimit intelektual, t'ua shpjegonit, se pari popullit t(uaj)one.Se te jesh qytetar i botes, dmth nje internacionalist, vetvetiu je se pari nje qytetar i vendit tend, e i kombit tend, se ndersa jeton ne Paris-Londer- Pekin- Moske-Madrid etj pushimet shpesh i kalon ne vendin tend, por edhe nje vile e ndertoni jo per ta dhene me qera, por per te pleqeruar aty.Nese demokracija liberale do ju sillte zgjidhje te gjitha problemeve qe shqetesojne sot njerezimin, atehere kush do kthente debatin mbi te, ne nje qellim ne vetvete.Kriza e refugjateve, zhvillimi i pa barabarte ,rritja e buxheteve stratosferike berthamore dhe konvencionale,perqendrimi i pasurise ne nje grusht njerezish dhe rritja e varferise ne bote, kerkojne nje zgjidhje,debat akademik, intelektual , shkencor. dhe veprim e vendimarrje nga politika.Nuk e besoj se populizmi siç e konsideroni ju perkujdesjen e sotme politike ne Europe, pore dhe me gjere,per vlerat, kulturen,gjuhen,zhvillimin e çdo vendi, qenkan nje kthim ne situatat e viteve 1930 dhe nje ringjallje e nazifashizmit hitlerian.Nese nuk jeni perfshire deri me sot dhe as keni nxitur nje debat deri me sot, siç vet e pranoni ,kjo nuk do te thote qe sot, jane te mjaftushme propogandimi i slloganeve.

Profesori 26/01/2019 14:48

Keta "shpetimtare " qe po alarmohen a u shqetesuan kur Soros me axhenden e tij u be mbrojtesi inkurajuesi , promovuesi i pinjolleve te diktaturave komuniste qe per nga barbaria dhe shkaterrimi i vlerave kombetare e potencialeve intelektuale ia kaluan edhe Hitlerit ? Ndersa sa per I. Kadarene , i cili e ndertoi te ardhmen e " lumturine" e tij professionale dhefamiljare mbi fatkeqesite e te tjereve te pafajshem flet dhe i vjen nga prapa historia.Kodoshe te se keqes jeni.

Albert Zylyftari26/01/2019 14:19

Evropa do te ishte e mire po te mos ishte albanophobe
Le te bjere, Kadare ben Gabin qe nenshkruan peticionin.

Shto koment

Denonco