Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Rama, thikë pas shpine Merkelit

Rama, thikë pas shpine Merkelit

Nga Shënim - 24/01/2019

Rama ishte përsëri në Berlin për një ekspozitë pikture por askush nuk ja vari politikisht. Rama për të krijuar idenë se është në vëmëndjen e shtypit gjerman duket se ka paguar një intervistë, ku përpiqet të maskojë marrëdhëniet e tensionuara me Merkel ose më saktë abandonimin që kancelarja gjermane i ka bërë Ramës, por edhe Thaçit e Vucic.

Në realitet Rama shfaqet në intervistë i friksuar dhe i tronditur nga përkeqësimi i marrëdhënieve me Merkel. Sepse, Rama e ka të qartë se dosja e Xibrakës me emrin e Olsi Ramës gjëndet mbi tavolinë e saj dhe ne cdo moment mund të aktivizohet kundër tij. Sepse Rama e di shumë mirë se shërbimet gjermane kanë njohuri të plotë për lidhjet e Ramës me kriminelët e rrezikshëm e trafikantët e drogave të forta që kryejnë veprime edhe në Gjermani. Sepse Rama është në dijeni se  dosjet e pastrimit të parave të pista të drejtuesve të lartë të qeverisë shqiptare janë edhe mbi tavolinën e vendimarrësve gjermanë. Sepse mbi të gjitha Rama është bërë me dije se dosjet me llogaritë e tij off shore herët a vonë do të bëhen publike.  Prandaj Rama ka shumë frikë sa herë udhëton në Gjermani se gjithcka mund ti ndodhë.

Rama mbi të gjitha ka ndjerë se Merkel i ka hequr vizën, madje për këtë temë mund të flasë më gjatë ministri i jashtëm i shkarkuar i cili thuhet se ka dëgjuar me veshët e tij se cfarë mendojnë në kancelarinë gjermane për veprimet e fundit të Ramës, sidomos pasi Rama është përpjekur të shesë Thacin e Vucic për cështjen e ndarjes së Kosovës. Ramës i është drejtuar një pyetje direkte për rolin e tij lidhur me ndryshimin e kufijve të Kosovës dhe ai ka rezultuar i pabesueshëm e gënjeshtar pasi është përpjekur tja kalojë përgjegjsinë Thacit e Vucic dhe vetë të dalë pa sukses si i paangazhuar në këtë cështje, gjë që askush nuk e ka besuar, për më tepër që ekzistonin prova e fakte të pakundërshtueshme për rolin e tij.

Rama ka shumë frikë se ai përceptohet në Berlin si ideatori i marrëveshjes për ndryshimin e kufijve mes Kosovës e Serbisë të cilën kancelarja gjermane e ka kritikuar ashpërsisht.  Madje në Berlin e konsiderojnë këtë veprim të Ramës si një “thikë” pas shpine për kancelaren dhe demagogji shpjegimet e tij mashtruese se marraveshjen e kanë gatuar Thaci e Vucic. Madje këtë veprim e konsiderojnë këtë “thikë” pas shpine në një moment të vështirë politik për kancelaren si një veprim mosmirënjohjeje ndaj gjithckaje ajo ka bërë për të gjithë vëndet e Ballkanit e vecanërisht për sjelljen e saj tolerante ndaj lidershipit të korruptuar e të inkriminuar të vëndeve ballkanike.

Prandaj për të mbuluar diellin me shoshë, Rama, ndërkohë që është i angazhuar intensivisht për arritjen e marrëveshjes Thaci-Vucic, përpiqet të dërgojë mesazhe kontradiktore në drejtim të kancelares. Edhe në intervistën e fundit me rastin e hapjes së ekspozitës së pikturave Rama është pëpjekur të fshehë veprimet e tij kundër qëndrimit të kancelares gjermane. Por harron se në zyrat e kancelares kanë të qartë arsyen përse Rama ka larguar Bushatin dhe ka caktuar Cakajn në postin e ministrit të jashtëm, duke e konsideruar edhe këtë veprim të fundit si vazhdimësi të rolit të Ramës kundër Gjermanisë. Por më qartë edhe për këtë cështje të fundit mund të flasë ministri i jashtëm i larguar.

Rama, një mosmirënjohës tipik, është kthyer nga “konkurent i Vucicit per dashnor i kancelares” sic shkruante gazeta zvicerane në gjuhën gjermane, në një vrastar me thikë në dorë për tja ngulur pas shpine kancelares. Dhe këtë veprim të tij e kanë shumë të qartë e të dokumentuar në Berlin; madje këtë gjë e dinë edhe shumë njerëz shumë pranë Ramës. Prandaj Rama është shumë i friksuar dhe në panik.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

vili25/01/2019 00:13

qeni qe leh me ket rast edvin poturja nuk te ha

Shto koment

Denonco