Të jap dy të vjetra më jep një të re!

Të jap dy të vjetra më jep një të re!

Nga Ilir Demalia - 23/01/2019

Prej vitit 1964, pra, 54 vjet më parë u bë ndryshimi lekut në Shqipëri. Për një kohë të shkurtër gjatë regjimet komunist kur u ndërrua leku, derisa u hoq leku vjetër nga qarkullimi, flitej me të vjetra dhe me të reja.

Në këtë kohë kur flitej kundër "zakoneve prapanike" dhe kundër fesë, Partia i kërkoj atyre që kishin dy gra që njërën ta ndanin dhe të mbanin një.

Shokëve të Partisë, një burrë i moshuar që kishte dy gra, kur Partia i kërkojë së do të mbante vetëm një, ai ju tha:

Ju jap dy të vjetra më jep një të re!

Kanë kaluar 54 vjet dhe shqiptarët akoma nuk kanë arritur të ndajnë mendjen të reja apo të vjetra.

I vetmi vend në botë ku edhe qeveritarët, gjyqet. bankat, televizionet, gazetat, e populli mbarë komunikojnë akoma me të reja e të vjetra me lekun, mendoje se si funksionon ky vend.

Një vend që nuk ka qartësuar lekun për 54 vjet, imagjino si mund të qartësohet në gjëra të tjera...

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

TANI25/01/2019 18:45

Ky Demalia ka shum t drejt.Un menoj ta heqim fare lekun e vjeter e t kemi vetem ate te riun .
Pse dyhet me pas 2 lloje lekesh

Daj Jaku25/01/2019 18:26

Përse na vjen kaq shumë keq kur na vënë në dukje trashësinë dhe injorancën? Leku i ri mbushi plot 54 vjet që qarkullon, ndërsa ne vazhdojmë me të vjetrën. Turqia ka mbi 106 vjet që na ka lënë ndërsa ne akoma dum babën, enver dulla ka 34 vjet që ka shkuar pranë zjarrit, ne akoma dum babdullën, edveri na duket si enver. Demaliaj ka të drejtë, të paktën në këtë rast, nuk ka përse ti sulemi me fyerje. Ndërsa ata qeveritarë e gazetarë që përdorin lekun e vjetër e të ri sipas oreksit të propagandës, ato po që duhen përjashtu nga urdhëri i gazetarëve për mashtrim.

Sela 24/01/2019 20:58

Ky demalia eshte si nje pucer si gjithe pucrat qe dalin ne trupin e Shqipetareve
te mjere ! Ik mor morr katunari kur ben dhe ti komentatorin e halleve te njerezve !
Ky mjeran kujton e gezohet duke menduar se eshte intelektual qe njerezia e kane
pranuar sic eshte dhe se shkruan gjera niveli !!! Je GJELLE E MBETUR !

toni24/01/2019 16:08

Nje trgtar tregon ,kur ishte lufta ne kosov dihet se sa ishin neper qytetet ,nje dit me vjen nje i kosoves dh me thote, ke mundesi me mi kthy kta marka me lek, po i thash urdhno, sa po don me ndrrue100 marka ,ithash qe pra tetdhjet mi lek,i numroj dhe me thot apo jan tet mije ,apo spo dikam un me numrue,jo zotni ithem jan me te vjetrat,po pom thoka?po ala me tvetra jeni ,a, me thote gjynah ca u paska ba enveri na e kena dit se asht ken burr i mir.Dhe pra pasojat dihen dhe sot po i vuajm ,akoma mbas tidhjet vjetesh,Kur qeverija drejtohet nga piktore te cilet edhe pikturen e kan si shprehi t skicofrenis,dhe drejtues parlamenti me shkoll nate dhe kurse partije ppsh je ,ku shum parlamentar jan me letra higjenike po me shkrime si diplloma ,eqfar do presim ,progres dhe zhvillim,jo kurren e kurres ,SI ajo fjala e ka hereshme tek ne kur u thote se ;KUR BUDALLEN E BAN OASH E VRET EDHE TANE:kjo na ka gjetur ne ne shqipri, kemi lidh gomarin ne kunje te huje prandaj kemi me vujtun.

cuco 24/01/2019 13:30

Ky koke katunari qe e mbanim per diç eshte nuK eshte tjeter veçse nje provincial shkllav qe i shereben mutqeverise! Sepse nje mentalitet provinciali per ta shkulur duhen disa breza

cuco 24/01/2019 10:23

Ka gjera qe shume shqiptar i dijne por nuk i shprehin ne trubuna ose media! Kjo' pa dyshim eshte merite si e z.Dmelia edhe e Syrit!. Kur ne shqiptaret do i shohim gjerat ashtu siç jane (Te vreteta siç e thote z.Demalia) e jo ashtu siç duam.... e te praqnojme mangesite tona si popull; e dokishotizmin tone (perfshi edhe mua) atehere do filloje te shkelqeje drita edhe per ne,

Arber23/01/2019 22:45

Meqe e kemi kaq te veshtire te heqim dore nga "Leku i Vjeter", le te kthehemi prap te ai, te heqim lekun e ri.

Shto koment

Denonco