Koha që ‘demokracinë’ t’ia dorëzojmë Ramës, edhe formalisht!

Koha që ‘demokracinë’ t’ia dorëzojmë Ramës, edhe formalisht!

Nga Poli Hoxha - 23/01/2019

Kundërshtari më i mirë është ai, që nuk ti kthen grushtet. Më i miri fare është ai, që ti pranon grushtet, nuk reagon dhe pse jo të thotë edhe faleminderit!

Ky postulat që është në modë së fundmi në ligjërimin pragmatist politik global, duket se është përqafuar fortë nga Edi Rama. Shumëkush mund të mendojë se e kam fjalën për grushtimin në ringun politik të tij me opozitën apo mediat kundërshtare.

Jo, ky lloj “grushtimi” i intereson. Sepse me këta të fundit ka rënë “rehat” edhe për pak kohë sa të vazhdojë të ngjis, duke vazhduar të lëvrojë me dëshpërim së fundmi, strategjinë populiste të demonizimit të tyre. Bëhet fjalë për diçka tjetër, më thelbësore.

Nëse vini re me kujdes lëvizjet e fundit të tij pas të cilave kuptohet qartë, se ai po “nxjerr kokën” duke vërtetuar një tjetër “postulat” të artikuluar me “djallëzi” dhe të maskuar me finesë poetike nga Majakovski, në fillim shekullit të kaluar; Kur themi Partia, nënkuptojmë Leninin; kur themi Lenin, nënkuptojmë Partinë.

Në Rusinë dhe Turqinë e sotme, ky vargëzim kasandrian i Majavoskit është shndërruar; Kur themi Putin, Erdogan-kuptojmë Rusia, Turqia.

Aktualisht këtu në Shqipëri jemi në fazën kur Edi Rama, nuk e fsheh më se ai është vetë Rilindja, por edhe PS-ja. Qeveria e Parlamenti, po e po. Në seancën e fundit parlamentare ja tha troç opozitës; Sa të jem unë ky që jam e sa të kem frymën e fundit, ju nuk do të vini kurrë në pushtet.

Vini re; nuk denjoi as të thoshte që ju nuk vini dot në pushtet sepse nuk keni votat, as se nuk ju do dhe nuk ju beson populli; as se Partia Socialiste është e fortë dhe e madhe.

Këtë të mërkurë mbajti edhe fjalimin më të shkurtër në jetën e tij, që me pak fjalë kuptohet kështu; Unë nuk pjerdh më për parti, kushtetutë, president, betim, parlament. Cakën e bëj ministër dhe nuk keni çfarë të bëni, vetëm llapni...Ja tha edhe Bushatit e ndonjë socialisti tjetër kokulur, prezent aty.

Edi Rama po na thotë se është i ndërgjegjshëm dhe e ka mendjen top, se qenësia e tij në pushtet ka të bëjë vetëm me limitet e gjallimit të tij fizik dhe asnjë faktor tjetër sado madhor, ligjor e logjik qoftë. Madje, as ndërkombëtar.

Pra shqiptarët që nuk e duan në krye të punëve të vendit ku jetojnë, ti harrojnë protestat dhe zgjedhjet ku zgjedhin ata. Madje edhe vetë socialistët e shkretë që varfërohen “në pushtet”, ta harrojnë tesërën që kanë në xhep. Sipas asaj që vetë Edi Rama na lë të kuptojmë si zgjidhje dhe mundësi finale, duhet vetëm që të shpresojnë te ndonjë aksident fatal shëndetësor; te ndonjë “Avni Rustem” që mund ti afrohet kur nuk mban antiplumb, ose te ndonjë rrufe e Zotit.

Këtë po na lë të kuptojmë hapur dhe pa asnjë shans alternativ, Edi Rama!

Mënyra më e mirë për ta bërë këtë mesazh të qartë përfundimisht dhe  për të gjithë, ishte dreka që shtroi me mishin e “fëmijëve” të vet ministra. Çështja është se ajo “drekë” makabre kanibale nuk i nginji socialistët e ndershëm që mërmërisin kokulur, për atë që ka ndodhur me ish PS-në. Sepse nuk ishte për të shuar urinë e tyre, por vetëm një antidodë helmi për vetë lëngimin e Ramës. Duke hequr edhe maskën e fundit partiake e ligjore-institucionale, ai ka kaluar në fazën që nuk ka më përtej saj.

Atëherë si i bëhet përball një njeriu që ka krijuar organizatën e tij në formë e një trusti-monopol- financiar-kriminal, i cili ka në dorë gjithë pushtetet “kushtetuese” dhe pasuritë e vendit?!

Konfuci thoshte se, mënyra më e shpejtë dhe efikase për të kapur peshkun, nuk është as fushunjëza e as rrjeta. Hiqi krejtësisht, ujin-jep zgjidhje ai. Ndaj Edi Rama pasi ka shteruar “ujin” e partisë së tij, atë të një parlamenti pluro-partiak de fakto; ligje, kushtetutë, presidencë, prokurori e pushtet të katërt, ka vetëm një bazen ku ligjërohet si “peshk i lirë”; Është opozita parlamentare!

Kjo opozitë që tashmë është përpara faktit të kryer, se kur “i do Rama” kryeministrit, ja jep fjalën. Kur “nuk i do Edi”, ja heq me një sinjal drejtuar Gramoz Ruçit. Pra jemi në atë fazën e fundit, që nuk ka më përtej; Kur themi, “demokraci”-kuptojmë Edi Rama!

E di që është një akt sublim e shumëkush do ta quante edhe “vetëvrasje”, por ka ardhur koha që Edi Ramës ti hiqet edhe habitati i fundit, që i ka mbetur. Opozita parlamentare duhet të gjejë forcën e të dalë nga qerthulli i meskinitetit dhe të vetë-shkrihet.

Le të bëhet ca kohë, njësh me popullin; jo më deputetllëk, jo më zgjedhje ku “garojnë” e pastaj i mallkojnë, jo më bazen-fasadë të cilin peshku i qelbur nga koka te bishti e quan “demokraci”.

Nëse nuk ja dalin dot që të bëjnë protesta qëndrestare, le të rrinë në divanët e shtëpive dhe të shohin te ERTV, se deri ku dhe si, do ta shtyjë Edi Rama këtë fazë të fundit.

Është koha që ndërkombëtarët të vihen përpara faktit të kryer, që prej kohësh është kryer; që shqiptarët përfundimisht ta artikulojnë me zë të lartë, se ajo demokraci e cila në Shqipëri u ëndërrua për 45 vite dhe u lakmua për 28-ë të tjerë, tani ka vetëm një emër;

Organizata Rama!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shqiptari23/01/2019 20:40

Bravo Poli! Me troc nuk ka ku te shkoje! Uji i qelbur ku lundron hareshem Edi Rama, eshte opozita me mandate pa asnje vlere politike! Nese opozitaret duhet te vihen ne krye te protestave popullore ose te organizojne nje kryengritje demokratike popullore, duhet nje ore e me pare te bojkotojne parlamentin, te dorezojne mandatet dhe te behen te barabarte me popullin. Ndryshe, ta gezojme diktaturen e re: Organizata Rama!

E23/01/2019 19:29

Turqia nuk ka asnje lidhje me keto regjime mafioze qe permenden me siper por keto lajme perhapen nga mediat dhe vende qe nuk e duan fene islame por qe nqs doni demokraci me te paster se kudo ne bote e keni ne turqi dhe kete e kupton nje njeri qe beson ne ZOT dhe e dallon te miren nga e keqja .Fale demokracise se paster eshte nder vendet me te zhvilluara ne bote per nje kohe te shkurter ,se kur e pyeten presidentin aktual erdogan se si do ta zhvillosh vendin ,ai u pergjigj me nje pyetje te thjeshte, nuk do te vjedhe dhe se me vete do te marre vetem nje qefin kur te ndroje jete.UNE jam njeri qe nuk luftoj popullin tim .Pra ky eshte Erdogani qe ju e shani dhe e lidhni me lloj lloj rregjimesh me te cilat nuk ka asnje lidhje.ESHTE ky person qe largoi sorrosin nga Turqia sepse tha ,se kjo organizate po shkatron kombe dhe shtete e cila po shkatron per fat te keq edhe kombin shqiptare .Ky eshte Erdogani.

Tarasi23/01/2019 16:52

Pergezime Poli Hoxha, nje analize perfekte me konkluzione te qarta, Topi ndodhet tek porta e opozites e cila duhet te reagoje sa nuk eshte vone.

Shto koment

Denonco