Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

Beteja e Doktor(rr)eshë Monës, për të shpëtuar pacientin Rama!

Beteja e Doktor(rr)eshë Monës, për të shpëtuar pacientin Rama!

Nga SYRI.net - 22/01/2019

Që kur është hapur kjo loja e doktoraturave të politikanëve, Edi Rama, ka gjetur një ‘lodër’ të re sematike dhe ngazëllehet duke sulmuar një nga drejtuesit e opozitës, Monika Kryemadhin; Doktor(rr)esha kështu, e doktorresha ashtu..

U bë një kohë, që Monika Kryemadhi ‘me qetësi’ dhe herë pas here me fakte dhe emra i kujton Edi Ramës se është në rrezik për jetën e tij si individ dhe njëkohësisht përbën rrezik të madh për Shqipërinë, si kryeministër fuqiplotë që është.

Tema që ka rimarrë Kryemadhi në këto kohë të vështira për Ramën është e vjetër, por sot është bërë alarmante, sepse nuk reflekton më vetëm te gratë që rreh dhe mobiliet që thyen Edi Rama në shtëpinë dhe zyrën e tij.

Bëhet fjalë për një ‘huq’ që ja ka bërë artikulimin dhe hundët, si pompat e fshesave me korrent, që pastrojnë tapetet e hoteleve.

‘Kryeministri ynë është nën efektin e këtyre izotopeve (drogave të rrezikshme). Iu bëj thirrjen mjekëve të PS të marrin fatet në dorë sepse fatet e të gjithëve janë në dorë të një sëmuri psiqik e klinik.

Sot ai është peng i substancave sintetike jo vetëm krimit të organizuar. I bëj thirrje mjekëve të tij, doktoreshë Mira Kaçorrit dhe doktor Perlatit që ta ndalojnë Edi Ramën në rrugën e tij ta fusin në një qendër detoksifikimi ose droga duke patur parasysh sëmundjen e tij, mushkëri e azmë, do i shkatërrojnë çdo ind.

Sot më shumë se kurrë Shqipëria ka nevojë për solidaritet njerëzor’, deklaroi e shqetësuar Kryemadhi pak ditë më parë.

Image

Edi Rama kurrë nuk i është përgjigjur direkt kësaj akuze të vjetër dhe të rëndë, si përdorues kronik i drogave dhe specifikisht kokainës.

Ka refuzuar të tregojë kartelën e tij mjekësore dhe ti nënshtrohet testit të drogës, edhe kur nga opozita kjo gjë është kërkuar që të bëhet me ligj  për të gjithë qeveritarët, deputetët dhe politikanët e rëndësishëm.

Edhe ditën e djeshme në seancën parlamentare, në vend që të përgënjeshtronte denoncimin dhe shqetësimin e ‘doktor(rr)eshë Monës’, deklaroi se do të qëndronte në pushtet deri në frymën e fundit. As Putin e as Erdogan, nuk e kanë thënë publikisht këtë gjë deri më tani.

Gjithsesi nga mënyra se si e trajtoi temën e rrezikut të jetës së tij prej përdorimit të pafre të kokainës, dukej hapur se Rama ishte i shqetësuar dhe i frikësuar. Ndoshta është edhe duke menduar, që të heqë dorë nga ‘pompa’ që vë në përdorim sa herë që i plas ndonjë skandal në oborr, gati çdo ditë.

Dhe nuk ka faj nëse ka nisur që të reflektojë, pasi i rrezikohet jo vetëm shëndeti dhe jeta e tij, por mbi të gjitha fati i pasurisë marramëdëse që ka vënë, vetëm me ‘kursimet’ si emigrant në Francë dhe rrogat si kryetar bashkie e kryeministër.

 Dhe natyrisht për këtë frikë e këtë reflektim, një meritë të veçantë ka edhe ‘doktorreshë Mona’, që kujdeset me përkushtim dhe çdo ditë për pacientin Edi Rama!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Gramoz22/01/2019 14:54

Edvin zorraxhiu merret me doktoresh Monen dhe kujton se ne po harrojme sa doktorre dhe doktorresha ka edvin qenefi ne gjirin e ripjerdhjes dylberiste. Nje kategori doktorresh kan marre doktorraturen per perdhunim, nje tjeter kategori eshte laureuar per vjedhje dhe vrasje, nje tjeter kategori per pervetesim prone dhe trafik te qenieve njerzore, disa te tjere kan kryer akademi per shofer kamjoni, dhe qershia mbi torte, jane ato fluturat e ripjerdhjes, njera ka doktorrature ne sjelljen e letrave higjenike per edvin bajgen, tjetra doktorrature ne grabitjen e doganave dhe per dhenien e titullit Skenderbe per kryekurvin. Per pak harrova narin e librazhdit, doktorratur ne gojoren qe i ben kryerrotkadriut. Si harrova dhe erjonken e vogel? Doktorratur per rrubatjen e xhepave ne linjen kombinat- kinostudio.

Shto koment

Denonco