Emigrantët dhe Afrika! Globalistët vs sovranistët!

Emigrantët dhe Afrika! Globalistët vs sovranistët!

Nga Dritan Kaba - 21/01/2019

Dikur i merrnin me zor nga Afrika për t’i kthyer në skllevër.

Sot, pasi mësuan rrugën, paguajnë para tek skafistët për të ardhur në Evropë dhe për t’u kthyer në skllevër me dëshirë.

Skllevër modernë, se po përdoren jo vetëm si krah i lirë pune, por edhe për interesat politike të globalistëve.

E gjitha kjo për të shpërbërë kombet!

Një popullësi pa identitet kombëtar i ka të gjitha gjasat të jetë i nënshtruar lehtësisht!

Njësoj si dikur në perandoritë e Romës, Bizantit apo Osmane. Heqja e identitetit, kombet i kthen në turma të manipuluara lehtësisht dhe të nënshtruara tërësisht.

Asnjëherë në histori turmat nuk kanë pasur sukses edhe kur kanë reaguar si të tilla. Kryengritja e fundit e tillë ka qenë ajo e Spartakut, që dihet si përfundoi dhe jetëzgjatja e saj ishte vetëm tre vite. Ndërsa lëvizjet kombëtare dhe sovraniste kanë sjelle jo vetëm ndryshimin e sistemeve në historinë njerëzore, por edhe demokracinë.

Ndërsa lëvizjet si ai i internacionalizmit proletar kanë pjellë veç diktatura dhe sisteme ku individi nënshtrohet më shumë se një skllav.

Prandaj për mendimin tim, lëvizjet dhe partitë sovraniste që po lindin dhe rriten në kontinentin Europian janë shpresë lirie dhe demokracie. Janë një dritë në fund të këtij tuneli të errët që globalistët duan t’ja mbyllin fundin. 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

cuco22/01/2019 11:43

Nuk e dijaja qe z. Kaba ishte nje analist i klasit te pare. Analiza e tije eshte konkrete e shkurter....e çlodhese njekohesisht. Rrespekt!

Arber21/01/2019 20:35

Brilant. Askush nuk flet ne Shqiperi per kete drame qe luhet ne kurriz te kombeve Europiane. Askush nuk flet per ngrehinen diktatoriale te BE-se, qe kerkon te perzieje e shperbeje kombet.
Te gjithe vazhdojne tam tamet se do shkojme ne Europe por askush nuk thote se kjo Europe eshte shume e ndryshme nga ajo qe aspiruam ne 1990-ten. Politikane, media te gjitha ne sherbim te globalisteve varianti i Internacionalizmit.

Shto koment

Denonco