Edi Rama si Gaqo Goxilla

Edi Rama si Gaqo Goxilla

Nga Agim Xhafka - 19/01/2019

Ngjasin të dy. Edi dhe Gaqo Goxilla janë të gjatë,shumë të gjatë krahasuar me shokët. Flasin bukur dhe të tërheqin në muhabet. Janë bindës edhe në fusha që nuk ia thonë fare. Dhe kryesorja gënjejnë non stop e as skuqen,as zverdhen. Madje po i kundërshtove atëhere nxihen,térbohen dhe të nxjerrin jashtë po të jesh brenda e të nxjerrin jashtë edhe po të jesh në rrugë,duke i dëgjuar ata.

Gaqo ka qënë Edi i një gjenerate më parë. Tip batutaxhiu,rrinte te kafja e turizmit në Korçë. Pérshëndeste këdo që i kalonte pranë. Por në frëngjisht. Merrte filxhanin para dhe ia niste:

-Fola dje me ambasadorin francez. Me ka siguruar një takim me Alen Delon në Paris. Sot më mori në telefon Brixhidë Bardo. Pérshëndeti gjithë korcarët,më tha. Do vijë një cirk francez në Korçë,se iu luta unë dhe nuk ma prishën. Po pres ca fidanë të vijnë nga Franca e t’i mbjellim në kodrat mbi qytet...

E kështu ditë pas dite ky njeri po më dukej si i ardhur nga Parisi,bash si konsulli i atij shteti tek ne. Deri një ditë që m’u zhvlerësua.

-Çfarë e lidh Gaqo Goxillën me Francën?-pyeta babain.

-Ai prej Francës paguhet.

Mendova se po tallej,por ishte serioz.

-E paguan Franca?!

-Po. Është bahçevan i varrezave të francezëve,-më sqaroi.

Më erdhi neveri,jo nga puna që bënte,por nga rrenat që prodhonte non stop. Për vite të tjera e pashë bash te vendi i tij. Rrethuar me plot njerëz. Më pas mësova se e kishin çuar në spital,në Elbasan. Nuk e di pse,por ende mendoj se dhe në pavionin ku është i mblidhen turma te krevati dhe ai i rren e i mashtron paq. Mjafton që gëzohen e kënaqen të dy palët...

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

cico22/01/2019 15:33

Paraleizmi nuk eshte i keq, por i pa ven o Gime, Problemi eshte tragjik, nese Gaqo Goxilla ishte megaloman pa i bere dem askujt, ky bastard po shkaterron Shqiperine ! E... nuk eshte se e bëre patriotin dyke ironizuar rramen; se ky doç nuk e ...uan per analiste si ti, e opzituce si llulli e moniçka! Thelbi i gjerave eshte se ç'far propozon ti per te shporrur kete epidemi qe ka semure shoqerine shqiptare? si shqiptar qe di ta ngasesh llafin l!!! (si patriot qe mund te jesh) Ps; Kete e them per te gjithe ata qe kane nje fare peshe ne opinion, pra edhe per ju ! Tung!

Shto koment

Denonco