Gafa e Shpend Ahmetit

Gafa e Shpend Ahmetit

Nga SYRI.net - 18/01/2019

Shpend Ahmeti nuk ia huq vetëm si kryetar i Prishtinës.

Ai duket se nuk e ka idenë as për misionin e ri që ia ka vënë vetes-dialogun me Serbinë.

Si bashkëkryesues i ekipit negociator të Kosovës, ka bërë gafën e radhës.

Duke u përpjekur të thotë edhe ai diçka për vizitën e Putinit në Beograd, e ka katranosur fare.

Socialdemokrati i orëve të fundit, me gjasë, një trashëgimtar i denjë i komunistëve të dikurshëm, arrin deri aty sa të tërheqë paralele mes dy rasteve krejtësisht të ndryshme.

Shpendi ynë fluturon në konfliktin tashmë të zgjidhur Maqedoni-Greqi për emrin, i bindur se marrëdhënia Kosovë-Serbi, është diçka e ngjashme.

E sipas tij, e kemi ne radhën, për të vulosur paqen në Ballkan.

E bën qëllimshëm apo nga padija, pak rëndësi ka. Si një mashë e oligarkëve kosovarë, “opozitari” Shpend Ahmeti, e ka të qartë se si duhet të sillet tash e tutje.

Ta relativizojë maksimalisht, përplasjen shekullore mes Kosovës dhe Serbisë. Sidomos tash, në kohën kur shefi i tij i vërtetë, përpiqet të luajë aktin e fundit të dramës-ndarjen e Republikës.

Prandaj, bashkëkryesuesi i ekipit negociator, bën krahasime idioteske, që lidhje nuk kanë me realitetin historik dhe gjeopolitik.

Fundja, Greqia nuk i ka bërë kurrfarë gjenocidi Maqedonisë, të cilës ia kontestonte emrin, por jo statusin.

Serbia, bëri gjenocid në Kosovë. Shpendi mund të ketë harruar se sapo shënuam 20 vjetorin e masakrës së Reçakut.

Mbi dhjetë mijë njerëz të vrarë, mijëra gra e vajza të dhunuara, miliarda euro dëme, një spastrim etnik sistematik i dirigjuar nga regjimi serb-të gjitha këto krime monstruoze nuk kapërdihen lehtë.

Ahmeti, mund t’i kapërdijë, sepse të jesh në çetën e despotit Thaçi, duhet të jesh në gjendje të gëlltitësh gjithçka.

Botuar në SYRI.net KOSOVA

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Kosta18/01/2019 16:12

Keta soiseza, si Thaci, ky shpendi por edhe Pacolli ky antar i MAFIAs ruse dhe disa te tjere, ne Kosove....por edhe Rama,dhe ky pinxhua qe do te drejtoi M. e Jashteme nga Kosova .....duhet te mos bejne hije mbi token e begate dhe te shenjte shqiptare.....ndryshe, genocidi serbe nuk do te ndalet vetem ne Kosove por do te perfshije edhe shqiperine......

Shto koment

Denonco