Ditmir Bushati sfidon Edi Ramën…

Ditmir Bushati sfidon Edi Ramën…

Nga SYRI.net - 17/01/2019

‘…Mund të mos më duash politikisht por nuk më heq dot ligjërisht…’.

Sepse Rama, që e ka lënë vendin pa Gjykatë Kushtetuese, do ti duhet të përballet me Presidentin Meta për respektimin e Kushtetutës…

Thënë më konkretisht, Ditmir Bushati po e sfidon Ramën përmes Ilir Metës duke i thënë se ‘largimin tim kushtetues nuk e ke në dorë…’ dhe ‘nuk ta jap kënaqësinë me dorëheqje, madje përgatitu për reagimin pas vendimit të Metës…???!!’

Ky ka qenë mesazhi që i ka dhënë Ditmir Bushati në konferencën e fundit për shtyp Edi Ramës.

Thënë ndryshe Ditmir Bushati e ka sfiduar Edi Ramën.

Madje Ditmir Bushati nuk ka thënë asnjë fjalë falënderimi për bashkëpunimin me Ramën.

Dje në seancë, në pritje të vendimit të Metës, Ditmir Bushati, ka qëndruar në sallë për të mos krijuar asnjë moment konfidencialiteti me Ramën, pra duke vazhduar ta sfidojë atë, mesa duket i sigurtë që Meta nuk do ta dekretojë Ramën edhe si Ministër të Jashtëm.

Pas vendimit të Metës, pritet që Ditmir Bushati, të flasë më shumë për qëndrimin e Ramës lidhur me marrëveshjen që Rama ka gatuar me Vuçiç për copëtimin e Kosovës.

Dhe më konkretisht edhe për qëndrimin e Gjermanisë e më konkretisht të kancelares Merkel.

Po ashtu nuk përjashtohet që Ditmir Bushati të mund të japë edhe më shumë informacion e detaje për ‘shuplakat’ që Rama e Thaçi kanë marrë në Berlin, jo vetëm për thikën pas shpine që i kanë ngulur Gjermanisë, por edhe lidhjet e tyre me krimin dhe trafiqet e drogave të forta që janë kthyer në një shqetësim edhe për Gjermaninë.

Sigurisht jashtë vëmendjes s’do të ngelet as dështimi i Ramës me hapjen e negociatave, e mbi të gjitha pabesia e Ramës për të ‘goditur’ Merkel pasi ajo deklaroi largimin si kancelare dhe si drejtuese e CDU.

Gjasat janë që Ditmir Bushati në ditët në vijim të kthehet në ‘kërcënues’ për Edi Ramën me gjithçka di dhe ka arshivuar, njëlloj siç Saimir Tahiri e kërcënoi Edi Ramën me dosjen e Xibrakës kur është i implikuar vëllai i tij, Olsi Rama.

Madje nuk është aspak çudi që në aspektin politik e diplomatik, këtë dosje të ardhur nga Gjermania, ta zotërojë edhe Ditmir Bushati dhe ta përdorë më me efikasitet.

Kjo është arsyeja që Rama po e trajton me kujdes Ditmir Bushati, për të mos e provokuar atë që të hakmerret, ndërkohë që Ditmir Bushati nuk lë rast pa e sfiduar Ramën, sepse e ka shumë të qartë që Rama e ka marrë vendimin për eliminimin e tij politik, pra që në zgjedhjet e ardhshme nuk do të jetë as në listën për deputet, pavarësisht se Rama publikisht, për ti hedhur hi syve, e ka caktuar atë në Shkodër për të drejtuar fushatën e zgjedhjeve vendore.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco