Dështimi i madh i BE me Kosovën

Dështimi i madh i BE me Kosovën

Nga Shaban Murati - 16/01/2019

Tani mund të thuhet me bindje se BE ka pësuar dështimin e saj të tretë në Ballkan me rastine Kosovës. Dështimi i saj i parë ka qenë paaftësia për të menexhuar krizën jugosllave të fundit të shekullit të kaluar dhe sidomos për të ndalur luftën në Bosnjë, ku u detyrua SHBA të ndërhyjnë.

Dështimi i dytë ka qenë paaftësia e BE për të ndalur presidentin kriminel Millosheviç dhe shtetin serb në realizimin e gjenocidit dhe të spatrimit etnik në Kosovë në vitet 1998-1999, ku u detyrua SHBA dhe NATO të ndërhyjnë ushtarakisht.

Dështimii saj i tretë është ky i tanishmi, kur pas tetë vjet bisedimesh midis Serbisë dhe Kosovës në Bruksel, të ndërmjetësuara nga BE, nuk arriti të imponojë zgjidhjen përfundimtaretë njohjes reciproke dhe situata po kërkon ndërhyrjen e faktorëve të tjerë më të fuqishëm jashtëeuropianë.

Dështimi i tanishëm i BE me Kosovën shfaqet në disa drejtime.

Së pari, BE humbi rolin e protagonistit të bisedimeve Serbi-Kosovë, rol qëia dha asaj rezoluta e OKB e vitit 2010 për hapjen, drejtimindhe garantimin e bisedimeve midis Serbisë dhe Kosovës. Bisedimet u rrotulluan në vend në baltën tekniketetë vjet dhe BE nukqe në gjendje që t’i impononte Serbisërezultatin final tëkëtyre bisedimeve: njohjen reciproke si shtete të pavarura. Dhe BE e kishte bazën juridike të legalizimit të pavarësisë së Kosovës sipas ligjeve ndërkombëtare, të sanksionuar nga tribunali më i lartë juridik i OKB, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë.

BE nuk arriti të demostrojë forcë udhëheqëse globale europiane në një konflikt në oborrin e saj ballkanik, midis dy shteteve, që aspirojnë të dyja për anëtarësim në BE. Jo vetëm nuk erdhi tek zgjidhja e shumëpritur, por sensi historik dhe i së drejtës lëvizi në kahun e kundërt të tij.BEi lejoi vetes që bisedimet e Brukselit midis Serbisë dhe Kosovës të shërbenin si katarsis dhe alibi për Serbinënga mëkati i agresionit dhe ta avanconin atë drejt integrimit europian.  

Kosova bëri një lëshim shumë të madh, që pranoi dhe zhvilloi bisedimet për tetë vjet, duke mos fituar asgjë në planin politik, dhe duke shërbyer si derë hapje e Serbisë për të fituar nga BE statusin e shtetit kandidat dhe nisjen e bisedimeve të pranimit në BE, pa pranuar njohjen e Kosovës dhe pa zgjidhur konfliktin me një shtet fqinj.

BE degradoi vijëne saj diplomatike ndaj Serbisë dhe manifestoi një mungesë kohezioni diplomatik dhe  paqëndrueshmëri tipike europiane, duke anuar gjithnjë e me tepër nga shteti agresor dhe duke anatemuar shtetin viktimë.

BEdevijoi gradualisht nga thelbi i bisedimeve të Brukselit dhe nga kushti, që ajo i pat vendosur zyrtarisht dhe publikisht me të drejtëSerbisë, se pa njohur Kosovën nuk mund të anëtarësohet në BE. Nuk po bëjmë kronologjinëe deklaratave europiane, por po mjaftohemi me deklaratëne ministrit të Jashtëm të Gjermanisë, i cili në 15 shkurt 2018 deklaroi në Prishtinë tekstualisht: “Nëse Serbia dëshiron të lëvizë drejt Bashkimit Europian, është një kusht primar pranimi i pavarësisë së Kosovës”.

Por befas BE pranoi që situata t’i rrëshqiste nga dora dhe në verën e vitit 2018 dolën deviacionet e boshtit të bisedimeve Serbi - Kosovë, deviacione të papranueshme dhe që u hodhën në qarkullimme etiketat eideve të reja të ndryshimit të kufijve apo të shkëmbimit të territoreve.

Në 31 gusht 2018 shefja e politikës së jashtme të BE, Federika Mogherini, deklaron në Vienë përkrahje për idenë e shkëmbimit të territoreve midis Serbisë dhe Kosovës.

Ishte sinjali i madh publik seBrukseli po hiqte dorë nga kushti i njohjes së Kosovës për anëtarësimin e Serbisë. Jo vetëm po rimbursohej shteti, që kishte ndërmarrë agresionin dhe gjenocidin në Kosovë në vitet 1998-1999, por po mënjanohej nga rendi i ditës çeshtja themelore e njohjes reciproke e dy shteteve ballkanike.

BE humbi rolin primar në bisedimet Serbi - Kosovëdhe u pa qartë se nuk mund ta kryente më këtë rol, kur nga një anë kancelarja gjermane, Angela Merkel, këmbëngulte me të drejtë që nuk mund të shkohej tek zgjidhja nëpërmjet ndryshimit të kufijve midis Serbisë dhe Kosovës, kurse nga ana tjetër presidenti francez Makron përkrahte një zgjidhje nëpërmjet ndryshimit të kufijve.

Së dyti, dështimi i BE me Kosovën u manifestua me paaftësinë e saj për të arritur një zgjidhje përfundimtare në bisedimet tetëvjeçare Serbi - Kosovë, gjë që krijoi nevojën e një implikimi të drejtpërdrejtë të SHBA në ato bisedime.

Prishtina u deklarua në favor të përfshirjes së SHBA në bisedimet Serbi-Kosovë bashkë me BE. Kësaj iu kundërvu Beogradi, i cili doli me kërkesën që të shtohej në listën e drejtuesve të bisedimeve edhe Rusia. Humbja e peshës dhe rolit ndërmjetës të BE në bisedimet Serbi - Kosovë u sanksionua, kur presidenti i SHBA, Donald Trump, në një letër dërguar njëkohësisht në 14 dhjetor 2018 edhe presidentit të Kosovës, edhe presidentit të Serbisë, u bënte thirrje që të përfundonin marrëveshjen midis tyre dhe të vinin ta nënshkruanin në Shtëpinë e Bardhë.

Së treti, dështimi i BE me Kosovën dhe dobësimi i rolit të saj në bisedimet u konstatua me ridaljen e Rusisë si lojtar në skenën diplomatike të çështjeve ballkanike. Tashmë nuk bëhet fjalë vetëm për ligjërimin e Serbisë si sferë influence e Rusisë, por me roline ri të Moskës si protagoniste në bisedimet midis Serbisë dhe Kosovës. Pra me një rol më tej se sa protektori Serbisë proruse.

Takimi i befasishëm i presidentit rus Putin me presidentin e Kosovës në 11 nëntor 2018 në Paris është një sinjal i lexueshëm diplomatik se Rusia tashmë është ftuar të jetë pjesë e çdo rregullimi midis Serbisë dhe Kosovës. A e lehtësoi Putinin në këtë objektiv ndonjë “deal” për Kosovën, që sipas disa burimeve diplomatike mund të jetë arritur në Helsinki në samitin e 17 korrikut 2018 me homologun amerikan në takimet kokë më kokë, kjo mbetet të shihet.

Përfshirja e Rusisë në bisedimet Serbi-Kosovë do ta komplikojë për keq dinamikën dhe rezultatin e bisedimeve, sepse Moska nuk është e interesuar për zgjidhjen e konfliktit Serbi-Kosovë, sepse siç pohonte ekspertja ruse e Ballkanit, Ana Filimonova, në organin proqeveritar rus “eadaily.ru” në 14 janar, Rusia trembet se “pas zgjidhjes së çeshtjes së Kosovës, Vuçiç mund ta çojë vendin drejt NATO-s”.

Duhet theksuar se BE ka bërë lëshim në drejtim të Rusisë, dhe Moska përfitoi nga paaftësia e BE dhe sidomos nga lojrat diplomatike të disa anëtarëve tëBE, të cilët në shahun e ri gjeopolitik, që po luhet në arenën ndërkombëtare dy vitet e fundit,po kërkojnë të ndërtojnë lidhje të shkurtra me Rusinë. Dhe në raste të tilla paguajnë gjithmonë popujt e vegjël.

Duhet pranuar me dhimbje se dështimine BE me Kosovën e ka favorizuar edhe devijimi prej vijës së mbrojtjes së interesit kombëtar i faktorit shqiptar në rajon, pra i dy shteteve shqiptare.

Në 15 shkurt të vitit  2018, një burrë i shquar shteti dhe një nga ekspertët më të mirë të diplomacisë ndërkombëtare për Ballkanin, ish kryeministër dhe ish ministër i jashtëm i Suedisë, Karl Bildt, përkufizoi pozitën e favorshme të Kosovës në bisedimet meSerbinë, duke e cilësuar veto të Kosovës ndaj pranimit të Serbisë në BE.

Ja deklarata e tij:“Është krijuar tashmë një e drejtë vetoje nga të dy, edhe nga Kroacia,edhe nga Kosova, për pranimine Serbisë në BE. Duke zvarritur këmbët në çdo bisedim për kufirin e Danubit, Kroacia mund ta ngadalësojë procesin, dhe duke zvarritur këmbët në bisedimet për marrëveshjen e normalizimit Kosova mund të bëjë të njejtën gjë”.

Nuk dihet përse udhëheqja e Kosovës zgjodhi të bëjë të kundërtën e asaj, që sugjeronte diplomati i madh suedez.

Këtu dalin dy pyetje njëmilion dollarëshe, që presin përgjigje nga udhëheqja e Kosovës:

1 - Pse Prishtina nuk e përdori këtë veto të saj mbi Serbinë? dhe 2 - Pse Prishtina bëri të kundërtën dhe nisi vrapin që t’i ofrojë Serbisë marrëveshjen e normalizimit të marrëdhënieve?

Kjo ndodhte, kur Prishtina e dinte se Serbia nuk kishte plotësuar detyrimet, që rridhnin nga marrëveshja e parë e prillit të vitit 2013 midis dy shteteve për normalizimine marrëdhënieve. Dhe për të vazhduar me listën e çudirave të reja diplomatike tëPrishtinës, udhëheqja e Kosovës befas hoqi dorë nga objektivi i saj i njohjes nga Serbia. Madje Prishtina  shkoi edhe më tej në lëshimet e saj dhe doli me tezën vetëvrasëse se do të ishte e kënaqur me një ofertë serbe për një karrige në OKB.

Mbetet enigmë pse Prishtina e futi veten në një rrugë pa krye dhe për më tepër u ofrua të sakrifikonte për Serbinë me të ashtuquajturat kompromise të reja të dhimbshme.

Në këtë kthesë të pashpjegueshme të Prishtinës për devijimin e objektivit kryesor të bisedimeve me Serbinë ka pasur ndikimine vet negativ dhe qendrimi i paqartë, konfuz dhe shpesh herë dëmtues iTiranës zyrtare.

Aktualisht kemi një koniukturë të re, plot të panjohura dhe më tëkomplikuar për Kosovën dhe për çeshtjen tonë kombëtare. Faktori shqiptari dy shteteve shqiptare në rajon për arsye subjektive nuk ndërtoi kohezionin dhe forcën e duhur unike në rajon, që duhet takishte ndërtuar gjatë 10 viteve të ekzistencës së shtetit të pavarur të Kosovës, përkundrazie çoi ujin në drejtimin jo të duhur për interesat kombëtare.

Qarkullon mendimi justifikues se udhëheqësit shqiptarë nuk kanë çfarë të bëjnë, sepse ndryshimet e kufijve apo rrudhjet e territoreve shqiptare qoftë me Serbinë, qoftë me Greqinë, po ua kërkojnë fuqitë e mëdha. Kjo nuk është e vërtetë dhe po përdoret si alibi nga udhëheqësit shqiptarë në Prishtinë dhe në Tiranë për thyeshmërinë e tyre përballë Serbisë dhe përballë Greqisë.

Edhe në konferencën e Londrës të vitit 1913 ishin fuqitë e mëdha,që vendosën coptimin e kombit shqiptar. Por kryeministri Ismail Qemali, Isa Boletini, dhe shtetarët e vërtetë shqiptarë nuk u pajtuan dhe i kundërshtuan fort ato padrejtësi, pavarësisht se nuk qenë në gjendje t’i ndalin.

Përballë tyre dalin të mjerë ata udhëheqës në Prishtinë dhe në Tiranë, që me infantilizëm bëhen pjesë e projekteve të konferencave të reja të Londrës, dhe e shesin si modernizëm shërbëtorllëkune tyre ndaj shteteve fqinjë, të cilat aspirojnë të ngushtojnë akoma më shumë kufijtë e kombit shqiptar.

BE dështoi me Kosovën, por ajo duhet të kuptojë se duke përkrahur Serbinë dhe jo Kosovën,  nuk do të fitojë as Serbinë dhe as rolin e BE si protagoniste në oborrin e saj ballkanik./ Marrë nga Dita

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Skrapari16/01/2019 14:49

Nje analize e shkelqyer e ketij diplomati te ditur dhe kurajoz. Per diplomate te tille ka nevoje kombi dhe jo per buzequmeshtit e Edvinit. Bravo z. Murati zoti te dhente shendet dhe jete.

Arber16/01/2019 13:29

Nuk eshte deshtim i BE-se por politike konstante e saj ta ktheje Kosovën nen kolonizimin Serb.

Shto koment

Denonco