Blend Fevziu, Baton Haxhiu, koherenca dhe Berat Buzhala

Blend Fevziu, Baton Haxhiu, koherenca dhe Berat Buzhala

Nga Erl Kodra - 15/01/2019

Ajo çfarë ndodhi mbrëmë në ‘Opinion’-in e Blend Fevziut nuk mund të kalojë në heshtje. Të paktën unë nuk mundem. Më e pakta që mund të bëj është të shkruaj këtë tekst.

Me sa duket ato që kam shkruar më herët për Blend Fevziun nuk mjaftojnë. Sepse çudia me këtë lloj gazetari nuk po mbaron kurrë. Është gati e pabesueshme se si këtij njeriu e keqja i buron gjithandej. Në çdo detaj dhe gjest të qenies së tij ajo rrjedh lirshëm. Sidomos në çastin kur merr atë pamjen naive të qëndrimit asnjanës. Qasja e tij ndaj problemeve ekzistenciale të shqiptarëve është ç'merituese, uluritëse. Blend Fevziu mendon se është gjë e zgjuar. Në fakt Blendi është thjesht një njeri i vogël, delirant, nihilist dhe cinik. Sepse Blendi nuk e vret mendjen dhe nuk lodhet se çfarë impakti të rëndë për shoqërinë shqiptare shkaktojnë ato që thuhen çdo natë në ‘Opinion’-in e tij.

Blend Fevziu merret me tema të rënda, mashtrime të mëdha, çështje të jashtëzakonshme, aq të jashtëzakonshme sa ç'është Ministri i Jashtëm i Shqipërisë dhe ndarja e Kosovës. Pasi e merr temën e madhe sa malet e Shqipërisë dhe Kosovës bashkë, ai fillon ta trajtojë atë pa pikën e seriozitetit, pa grimën e respektit, duke e deformuar, duke e latuar, duke e përpunuar ashtu siç ia do qejfi dhe interesi, duke e paraqitur atë ashtu siç nuk është. Këtë e bën me anë të atyre qenieve po aq të çuditshme që i fton në studio, siç është Baton Haxhiu dhe Mustafa Nano. Aty ishte edhe Preç Zogaj, të cilin mbrëmë nuk e njoha. Nejse!

Blendi mendon thjesht, aq thjesht, sa duket se nuk mendon hiç. Përshembull, Blendi mendon se ai djali; Gent Cakaj, që Edi Rama e ka piketuar për Ministër të Jashtëm është shumë i zoti, shumë i lexuar, një gjeni i rënë nga qielli mu në mes të politikës shqiptare. Këtë e konfirmon si diçka e njohur, e gjithëpranuar, madje ajo nuk mund të vihet në dyshim perderisa këtë e thotë ai. Mjafton kjo cilësi që Gent Cakaj të jetë Ministër i Jashtëm. Për Blendin nuk ka asnjë rëndësi fakti se Gent Cakaj është një kalama që ka lexuar shumë libra, por nuk ka asnjë përvojë politike dhe diplomatike.

Të ftuarit e Blendit janë të shumtët e zakonshëm dhe të përhershëm; ata që flasin për gjithçka me një papërgjegjshmëri të pashoqe. Çfarë e lidhë Muç Nanon me Kosovën? Apo analisti ngjyrë portokalli duhej në studion e ‘Opinion’ që t'i turrej Berat Buzhalës si i çakardisur? A e dëgjuat korifeun e ‘mendimit politik dhe estetik’ shqiptar? Çfarë shëmtie madhështore!

Ka diçka që duhet thënë ashtu siç është, pa mëdyshje. Kosova ka qenë dhe mbetet lakmuesi perfekt ku ndahen dy botë, ku ndahet e mira me të keqen, përfundimisht. Sepse qëndrimi ndaj Kosovës është qëndrimi ndaj Atdheut. Unë besoj se për shqiptarët Kosova është më shumë se gjithçka; domethënë është më shumë se Jeruzalemi, është më shumë se Berlini, Brukseli, Londra, Parisi, New Yorku dhe Washingtoni të marra së bashku dhe veç e veç.

Kosova është arsyeja pse ekzistojmë, pse marrim frymë, pse flasim shqip. Gjithçka në botën shqiptare është Kosovë. Kush nuk e di, le ta mësojë përfundimisht se Kosova është Preambula e Atdheut.

Pesha e rëndë e Kosovës i ka ndarë punët, gjithashtu edhe njerëzit. Shumica që Kosovën e duan pa kushte, dhe pakica që Kosovën e përdorin për gjithçka, edhe si plaçkë tregu. Ndër përdoruesit e Kosovës janë Presidenti Hashim Thaçi, gaztori Baton Haxhiu, kllouni Edi Rama. Aleanca e legenëve vërtetë funksionon këndej e andej kufirit.

Shikojeni se si e kanë gjetë njëri tjetrin; prej njërit cep në tjetrin. Aleksandër Vuçiç gjenë Hashim Thaçin, Thaçi gjenë Baton Haxhiun, Batoni gjenë Edi Ramën, Rama gjenë Gent Cakajn që Batoni e ka nxjerrë prej xhepi, Cakaj flet në Klanin e Batonit, Batoni është mik me Blend Fevziun, Blendi thërret Muç Nanon, Muçi ulet përkrah Batonit, Rama ka gjetë Aleksandër Frangaj; Frangaj ka media të pavarur ku punojnë Mamaqi dhe Arian Çani, Edi Rama del çdo javë në Klan TV. Por nuk mbaron këtu, Aleanca e Legenave është e gjerë dhe komplekse, ajo tejkalon kufinjtë rajonal dhe kontinental. Madje, Aleanca e Legenave shkon përtej Oqeanit.

A po i shihni se si po funksionojnë legenat?!

***

Berat Buzhala

Unë jam lexues dhe vëzhgues i rregullt i politikës dhe medias. Gjithashtu jam kritik i saj, domethënë kritik i lidhjes së ndyrë media-politikë-krim-biznes. Për mua kjo nuk është media, por arma e preferuar e Aleancës së Legenave, që rëndomë e përdorin për interesat e veta, që nuk janë interesat e shumicës së shqiptarve, përfshirë edhe ata të Kosovës.

Berat Buzhala është ndryshe. Një djalë modest, hajgarexhi dhe autoironik brilant, mbase shumë më i lexuar se Gent Cakaj(?!). Me një stil mbresëlënës, therës dhe zhbirilues, Berat Buzhala i ka shokët e rrallë në median shqiptare.

Berati u është imponuar të gjithëve, papërjashtim.

Unë nuk e njoh Beratin, domethënë, nuk e njoh realisht, sepse në rrethanat që unë shkruaj, ne nuk kemi asnjë mundësi që të njihemi. Por e di se ai e di; që ne te dy i kuptojmë disa punë, që nuk duan shumë mend për t'i kuptuar;

Berati e di, ashtu siç e di edhe unë, se nuk ka nevojë për të qenë i ditur dhe enigmatik sa Baton Haxhiu për të kuptuar arsyet e retorikës se Batonit, Muçit, Edit, Hashimit, Aleksandrit. Por Berati ka fatin që Blend Fevziu e fton nganjëherë në studio, ku përballë ka Batonin, Muçin dhe Preçin, të cilët, ky djalë brilant i çakërdisi me tri fjalë!

E kam shkruajt edhe herë tjetër; koherenca është një ndër cilësitë më të vyera të njeriut; sidomos koherenca (e shqiptarve) në raport me Kosovën.

Kosova është bota jonë.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

toni17/01/2019 19:30

fezua e nano i vet deklaruar batoni i harruari i milloshit jan bere bashk,preci nuk ndryshon ku drejt rruges vjeter shkon,vejzon do ta vejm ke dera e dhurates qe erdugani i bani vendit tone.nanon ta cojne ne skoci se atje ja bejne katrore;, batonin roje ke busti ne koder!mitrovice,e paguan mir vucici,precin ne malin me gropa tu beje analiz atyre qe edin gramozi me shoket e partis.jan bere shum te veshtire per tu pare dhe degjuar; Berati nuk i kupton se kta jan me te rrezikshem seata ce na i kemi kundeshtar prej shekujsh,rraca jone gjithmon asht luftuar dhe presekutuar ma shum nder vete se me kundershtaret tone ,sikto tipa kan qene ka shekuj si mortaja jone.kta njofin vetem lekun,kta nuk ibajn sherbim vendit me punen qe kan ,kta i bajne sherbim sulltanatit turk, kta i bajn sherbim serbit grekut dhe mundohen me e kthyer edhe ne trojet tona nje sulltanat me vete,dhe po kta me qene oborrtar te sulltanit edvin.SHQIPTARETSE KAN DAST DHE SKAN ME E DASHTE SULLTANIKUN E KTYNE ;;TE LEMIT ;TE DEKUN:.

Vilajet16/01/2019 20:44

Bravo Erl. Te gjitha ata qe rreshtove me siper luftojne per Vilajet. Shqiptaret e thjeshte luftojne per shtet.

Lulzim-Gjermani16/01/2019 19:44

Berati është njëshi i Gazetarisë,
derisa Batoni Lavirja e mediave.

qytetar16/01/2019 13:17

Në një emision të opinionit në përballje me studentët, është mikui Fevziut, Lorenc Vangjeli që ja nxorri bojën e hipokrizisë së tij.
Pasi "Lenci" i Fevziut doli hapur kundër studentëve e kur pa se ata ju përveshën dhe e bllokuan, ai ju tha studentëve se edhe Blendi Fevziu ka po mendimet e mija e para se të hynim në studio, kemi pirë kafe bashkë e ishim të një mendimi.
Muç Nanoja e ky Betoni i Ramës janë sharllatanë lehtësisht të përceptueshëm, po Vangjeli është dhelpra që e përdor Fevziu për të shkatëruar debatet.
Po tek Fevziu pashë një skenë të turpëshme ku ai vetë dhe paneli i gazetarëve që kishte thirrur për debat me Bashën, vepruan njëlloj si Spiropali apo Peza vetëm si zhurmues të çdo përgjigje që jepte Basha.
Mënyra më e ndyrë e gazetarëve militantë politikë, apo shërbëtorë të zellshëm të padronëve të tyre për të mbytur zërin e opozitës, është bombardimi me pyetje keqdashëse pa i dhënë kohë tjetrit që të japë përgjigje.

qytetar16/01/2019 13:03

Në një emision të opinionit në përballje me studentët, është mikui Fevziut, Lorenc Vangjeli që ja nxorri bojën e hipokrizisë së tij.
Pasi "Lenci" i Fevziut doli hapur kundër studentëve e kur pa se ata ju përveshën dhe e bllokuan, ai ju tha studentëve se edhe Blendi Fevziu ka po mendimet e mija e para se të hynim në studio, kemi pirë kafe bashkë e ishim të një mendimi.
Muç Nanoja e ky Betoni i Ramës janë sharllatanë lehtësisht të përceptueshëm, po Vangjeli është dhelpra që e përdor Fevziu për të shkatëruar debatet

Zef16/01/2019 12:52

KRYEKAZANI RAMA GARUZHDE E KAZANEVE TE VEGJEL TE SUPES MEDIATIKE…
ZEF PERGEGA
Une nuk e njoh personalisht Beratin. Njoh qytetin qe ka nje kala dhe nje lum dhe kodikun me te vjeter te thesareve kombetare., dhe nuk e njoh Beratin njeri. Po Berati njeri e njoha nepermjet fjales dhe guximit qytetar. Ndaj emrin e qytetit qe ka e justifikon me emrin e lumit brenda vetes. Mendimi i tij derdhet ne liqenin e energjise se interesave kombetare.
Ai e mbron vendin e tij. Se Kosova eshte mushkeria shqiptare qe bacilikoket Haxhite, Mustafet, Fev-zinjte…me ndonje katolik gjysem pergjysem here te fshehur here gjysem perballe u cojne kafen osmane edhe ne nevojtore, mjafton te dalin ne publik ose te marrin ndonje cek nendore. Nuk eshte fjala ketu per besimin e njeriut por per metodat osmane qe perdoren ne pazaret dhe dallaveret. Nese ka nje dallavere, fjale dhe veper osmane kemi nje osmanizem qe i ka qelbur shqiptaret. Si mund te shkosh ne perendim me brekushet e Rames dhe Erdoganit?!
Si ka mundesi qe Baton qe ke pas bajgave te kalit e ke ne vemendje te studiove televizive, ku gazetaret qe kane marre famen nga qylpana sorosiane te marrin rroge sa dyfishi i presidentit te Amerikes?! Si shpjegohet qe ky njeri ka infiltruar deri ne palce te liderve shqiptar Berisha, Rama, Meta dhe eshte ne dijeni deri ne ruazat e mendimit dhe te gjakut te tyre?!. Kete e pranoi vete , ashtu sic pranoi shitjen e Kosoves tek serbet. Ku e ka marr ai kete pushtet qe te kete mbi pushtet mbi sistemin qeverises te Shqiperise?! Pervecse tek te shiturit e Serbise?!. Si leviz ky 007 neper kryeqytetet e vendeve Ballkanike, madje te kete akses ne punet e Maqedonise dhe te shqiptareve te trevat e tyre?! Nje emison si SYRI.NET mud te jape pergjigje
3.5 milion shqiptar ne Shqiperi kane aparat mediatik sa nje komb me 100 milion banore, dhe kurre nuk e thone nje fjale serioze per 25 milion shqiptar qe jane jashte kufijve te Shqiperise. Kryekazani Rama eshte nje garuzhde qe i mbush te gjithe kazanet e vegjel me corben e desinformacioni dhe ato ia ndajne njerezve te vet neper tasa si lulekuqet mbi mure.
Serbia ka patur ne Tirane 3 mije spiune te stervitur, te cilet merrnin dy rroga, njeren nga qeveria shqiptare dhe tjetren nga qeveria serbe. Kete e kene dhene sherbimet inteligjente europine. Ndersa per te ngritur rrjetin e spiunazhit ne Amerike ne mesin e shqiptareve eshte dhene shifra 2O million dollare.
Asnje nuk e mbrojti te drejten e fajles se Beratit. Madje Muci e ofendoi duke i thene ato fjale se ky na paska ardhur nga Prishtina te ua jape mend. Po Cakaj nga erdhi nga Prishtina apo nga Beogradi?! Ky njeri i ri qe paska lexuar te gjitha perrallat e Borebardhes me shtate xhuxhat do te beje diplomacine shqipare qe duhet pranuar qe eshte e kalbur deri ne faren e molles me njerez te papergjegjshem, te shitur dhe pjese e mykur e nepotizmit. Ne kohen e Berishes trupi dipomatik qe sherbente ne Amerike fliste hapur kundra vete kryeministrit qe i paguante para personaliteteve ameriakne dhe kjo nuk eshte gje e re por e degjuar ne takimet e tyre me shqiptaret e Amerikes.
Batoni duhet te shpallet non grada ne Shqiperi dhe te mos lejohet te kete akses ne asnje mendia dhe ne asnje organ qeverise te Shqiperise dhe te Kosoves. Ndyshe kazanet e ziftit te tij do te bien mbi koka njerezish. Ai e pohoi ne Provokacia se duhet shitur 25% e te gjithe pasurive te pasurive qe ka Kosova bashke me Shqiperine per xhepin e Serbise dhe Bato sheiku do te jete me i pasur se mbreti i Arabise.
Zot shpetoje Kosoven dhe Shqiperine, mallko Haxhine dhe beko Beratin dhe te gjithe beratasit e fjales se lire.

Zef16/01/2019 12:33

Dibra16/01/2019 09:47

Të lumtë pena z.Kodra.Këto plehra nuk duan që shqiptarët të ecin para.

nino16/01/2019 09:32

BRAVO ERL, BRAVO BERAT !!

vlonjat16/01/2019 08:17

Drejte Kodra, te njejtin mendim ndajne qindra e mijera shqiptare te tjere. Duket se legenat jane shtuar, madje edhe ata qe i mendonim per nje pune me te paster si pershembull ibriket jane shendruar ne legena kohet e fundit. Nuk ka gje tregojne konsumimin e tyre real, Po pas kesaj ku do shkojne? Çfare do te propagandojne kur koha te nderoje? Apo perseri legena? Turp i tyre, jane majmur me varferine e ketij populli qe po drejtohet nga nje klike antishqiptare e kriminale. Gazetare se Berat Buzhala e patriot si ai vetem rezatojne ne trevat tona shqiptare.

Ajo16/01/2019 05:38

Ajo qe me acaron me shume me Fevziun eshte pikerisht fytyra e tij gjoja e pafajshme kur iu drejtohet te ftuarve me ato pyetje idiote. Ndersa kur hap emisionin e tij te ” hatashem” dhe na ben prezantimin e temes se dites, eshte torture e vertete ta ndjekesh teksa nxiton sikur pas shpine ka nje ortek debore, duke u ngaterruar me fjalet e veta, fjala pasuese i del nga goja para se pares dhe une ri dhe cuditem se si valle ky gazetar medioker ka mbi njezet vjet qe na ka mbire para syve duke disinformuar opinionin publik? A e keni vene re se cfare fjalori te varfer zoteron, se si artikulon te njejtat shprehje qe nuk kane lidhje logjike me mendimin dhe i perserit deri ne merzi si psh: ne nje fare menyre, gjithsesi e plot shprehje te tjera qe tregojne mediokritetin e tij?
Ky eshte sharlatani Fejziu qe e ka kthyer Opinion ne lavatricen e trushpelarjes se popullit dhe promovimit te antivlerave kur tenton te trajtoje gjoja tema sociale. Ben sikur investigon, na nxjerr ca statiskika dhe mbush emisionin me njerez pa asnje reputacion. Sa per “ djaloshin” pothuaj 60- vjecar Nano as nuk denjoj te harrxhoj qofte edhe nje mendim. Baton Haxhiu sic duket eshte guruja i Edi Rames qe jo vetem ka tradhetuar Kosoven por po perpiqet te shkaterroje edhe Shqiperine ne te njejten kohe. Prec Zogaj me ne fund e tregoi fytyren e tij te vertete, gje qe nuk me cuditi fort. Kam admirim te madh per Z. Buzhala qe dallonte aq shume krahasuar me kater mjeranet perballe tij.

t16/01/2019 03:58

KOSOVA ÉSHTË PREAMBULA E ATDHEUT!
Fjale te arta,mjere kush nuk i kupton.

Albi16/01/2019 00:26

Buzhala eshte nje puhize lirie ne median shqiptare. Krijon polemike gjithmone per ceshtje thelbesore dhe e ben duke i nxjerre nga binaret kundershtaret e tij. Me kujtohet qe dhe Kim Mehmeti dikur e humbi qetesine me gazetarin e pabindur duke i deformuar mbiemrin ne budalla, si nje akt tipik i dobesise se argumentit. Sic Edi Rama e quajti Kadri. #Perpara_Kadrijnte.

Skrapari15/01/2019 23:52

Zoti Kodra! Te falenderoj perzemersisht per kete shkrim perfekt. Bravo. Pas kesaj qe thoni Ju te gjithe legenat duhet te heshtin. Ndaj te njejtin mendim me Ju per publicistin Buzhala i perkryer.

Shto koment

Denonco