Lajmi i fundit

Zvarritet sërish kërkesa e liderit të opozitës, mungojnë prokurorët

U bëre edhe ti Berat!

U bëre edhe ti Berat!

Nga SYRI.net - 15/01/2019

Duket se operacioni ‘Të fala Sandrit’ i nisur shumë kohë më parë nga Edi Rama sapo hipi në pushtet, tani ka mbërritur në kulmin e tij.

Që nga periudha që u lëshua kjo fjalë-kod kanë rrjedhur shumë ujëra, tenderë e punë publike nëpër Shqipëri. Por tani ka ardhur koha që tashmë kufomës që shërbeu këto 6 vite, ti bëhen edhe adetet e fundit.

Ashtu siç shkruante një gazetar i njohur në faqen e tij në FB, përveç studios së Rudina Magjistarit tek e cila Rama nuk shkel dot sepse mund ti fanepset fantazma e një prej ish-grave të tij duke vrapuar e u arratisur rrugëve të Tiranë me fustan nate; me hematoma në fytyrë dhe shembje nëpër trup nga druri i ngrënë, të gjithë emisionet e tjera të TV Klan janë vënë në shërbim të makiazhit të kufomës.

Seria e re u shfaq në studion e ‘Opinion’ të Blendi Fevziut, e cila u kthye në një sallon estetike për Ramën nga njëra ana dhe dhomë linçimi nga ana tjetër, për ‘Kadriun’ nga Kosova, gazetarin Berat Buzhala.

Protagonistë vetë Baton Haxhiu i kthyer urgjent nga Londra, Muç Nano i zbritur direkt nga maja e malit Tomor ose ndryshe Olimpit Shqiptar dhe Preç Zogaj, pasi kishte rilexuar ‘Metamorfozën’ e Franc Kafkës.

Natyrisht mbi kokat e tyre si gjithmonë qëndronte Blendi Fevziu, por këtë herë pa shkop në dorë për të mbajtur rregull, të paktën etik, kur fyhej e denigrohej kolegu që kishte bërë gjitha atë rrugë nga Prishtina. Sepse Batoni dihet që është instaluar në ‘shtëpinë’ e Tiranës në këto kohë që kufomës që ka këshilluar, po i bëhen shërbimet e fundit.

Gjithsesi Fevziu ishte në rolin e tij në funksion të shikueshmërisë së emisionit, por sjellja e të tjerëve veçanërisht ‘vendallinjëve’ Mustafa Nonos dhe Preç Zogajt, ishte e turpshme.

Muç Nano arriti deri aty sa ti thoshte Buzhalës, ‘na vjen ti që nga Prishtina këtu...’. I përsëritur ky përrua i Muçit që përmbyt studion e Fevziut me mbetje diskriminimi, racizmi, megalomanizmi e deliri shpërthyes. E bën edhe për gazetarë që rropaten në terren, siç ndodhi me Klodiana Lalën për shembull. E bën me këdo, që nuk mendon si ‘alieni i Skraparit’.

Përgjërohu Buzhala ‘i shkretë’ - ore veç fjalën dhe mendimin tim kam, edhe atë do ma hiqni?! - Bum kokës Muçi, pushooo Preçi, bëj sikur nuk dëgjon Fevziu…

Hapte gojën e artikulonte mendimin e tij Buzhala për lojën skuthe të Edi Ramës me Kosovën, bënte nervozin dhe parimorin Muçi; U bëre ti të na bësh rolin e garantit të interesave kombëtare!

Pastaj lëshohej Batoi që e ka shndërruar TV Klan Kosovën më keq se ERTV-në e Ramës: Më ke sha nga nëna…

E kështu me radhë, Muçi, Batoni e Preçi; kush e kush të kompleksonte më shumë një zë ndryshe në atë studio.

Kurse Fevziu, në vend që të rrëmbente shkopin e tij të famshëm për të ndërprerë këtë maskaradë të turpshme e mbante kokën mbi ekranin e celularit për t’ju gëzuar shikueshmërisë. Sepse porositë e Sandrit, kishte kush ti mbaronte!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Nardi16/01/2019 15:32

Te lumte z.Buzhala , je ikona e fjales se lire , vazhdo tu a perplasesh ne fytyre ish spiunave te sigurimit famekeq (ciftelise me shoke ) mos u terhiq nga misioni per promovimin e te vertetes ,urime

Dibra16/01/2019 10:10

Faleminderit "syri" për shkrimin. Nuk pata durim ta ndjek emisionin sapo pashë kokë-lopat Muç Nano e B.Haxhiu. Adhuroj Beratin.

xhixhi15/01/2019 20:39

i degjenerove te 4 zagaret qe hane tek kazani edvin kardriut,te lumte Berat

Sela15/01/2019 19:48

Mustafa nano me kultur komunisto-socialiste i ka provuar te gjitha por nuk del dot nga formula e sistemit te prapambetur e te korruptuar ! i pa riparueshem ! PA VLERE .

Seli 15/01/2019 19:40

BERAT BUZHALA FENOMEN , NJE FRYME E RE !
TE LUMTE BERAT BUZHALA ! TUNGJATJETA !

Fieraku nga Ferrasi15/01/2019 19:34

Preci skishte kohe
Vazhdon ti bj ere ciftelise
Buzhala s' pjerdh fare per mucin dhe batonin.

Tiku15/01/2019 19:14

Pamflet i shkelqyr, bravo Syri!

Nebil15/01/2019 19:13

Gazetari Berat Buzhala eshte me integritet dhe eshte personalitet i fjales se lire i gjithe shqiptareve ne te gjitha trojet. Berat mos u ligeshto, je me shumicen e heshtur te shqiptareve ne Shqiperi! Respekte!

coli15/01/2019 17:18

Si nuk u gjet ndonjë lloj koçifozi për të dizinfektuar këtë Muç Nanon ?

Skrapari15/01/2019 17:12

Eshte turp per Percin e Zogajve gjasme demokrat, ndersa per spiune te UDB sic eshte Butoni apo Mut Nano nga fshati Strore pa ndonje histori bashkepuntor i sigurimit te shtetit tashme qe i njohim nuk na ben pershtypje. Ata jane pjese e tepsise bashke me Fevzon qe po na i shpif sa here del ne te ashtuquajturin opinion. Kjo kategori te ashtuquajturish analiste duhen abandonuar jane bere mese te neveritshem emisionet e tyre nuk duhen pare me. Nje sugjerim per kryetarin e PD z. Basha mos bej gabimin te afrosh njerez si Perci dhe si vellezerit e tij.

t15/01/2019 16:50

personalisht Klan-in dhe lOpinion-in e B.Fevzuqit nuk i shoh,por etikimi si kadri per Buzhalen,per shumicen e shqiptarevve i ngre vleren atij si gazetar ne oponence me qeverine,kurse plehrat biologjike qe linconin ate nuk ka konteiner qe i mban

Krist15/01/2019 16:37

E keni pershkruar shume origjinal,skenen tek Opinioni.Por desheroj te bej nje diferencim:Muci-thjesht nje Gomar,me G te madhe,nuk mund te presesh,vesh gomardheqeve,prej nje gomari.Preci,duke iu dukur vehtja,se eshte edhe shkrimtar,harron ne fakt se kush eshte ne te vertete.Prandaj gjithe jetes se vet,eshte sorrollat,sa nje nje krah ne tjetrin,pa karakter,e aq me pak,pa dinjitet.Batoni e ka deklaru vete ne Hage ,se per ke ka punu e vijon te punoje,si dhe na e ka pershkru shume hollesisht (duke qene i sigurte se Kosova,kurre nuk do ndahej ,prej Serbise) ne nje liber (broshure,)ku si nje gazetar,vinte verdalle,gjoja si shoqerues i gazatereve dhe nderkombetarev,qe vinin ne Kosove,per te pare realitetin e luftes se UCK.Ne ate liber (broshure),tregon bile se ne nje vizite tek nje komandant i UCK,i ka dhene xhaketen dikujt (prej UCK),dhe nuk ja kane kthyer me,pra shkruan se i ka humb edhe xhaketa.Po te loexohet me kujdes,ai liber (broshure),vihet re se kudo ku shkonte ky fare Batoni,mbas largimit te tyne,ai vend (ajo zone),sulmohej dhe bombardohej,prej serbeve.Ky Batoni real.Ndersa Blendin,me nje fije ADN,nga Toptanasit me negative,qe ka pase vendi,duke qene ne te njenjten linje me Batonin,jane miqsuar aq shume,sa qe edhe udhetojne bashke neper bote,bile disa here edhe me avionin dhe vete pronarin e tij-Pacolli.Dhe ne ato udhetime,thuren shume nga skenat e neveriteshme,qe shohim me pas,ne Opinion,duke ftuar ne te,natyrisht gjithe llumin e gazetarise shqiptare,duke lete te flase,apo duke i prere fjalen,cdo te ftuar,simbas skenarit te parapregatitur.POR,Bushala,si kalaja e Beratit,dikur,jo vetem u mbrojt nga sulmuesit qe si te menderosur,nuk permbaheshin ,ne fjalorin e tyre,por dhe i tregoi vendin gjithsecilit,burrerrisht,sy me sy.

Korabj15/01/2019 16:27

Berati ishte i forte mbrem.Ai u qendroj ,ubbashit boton.sigurimsave ciftelia(preci) fshatari (muc muti)dhe studenti( blendi).Bravo Berat Kosova

toni15/01/2019 16:24

ja ku dolen rrogetaret spijunat dhe ftyre pa shplarit e sandrit dhe rames ,ku dirigjent mbetet fefzi hallegjiu ,ku per pak lek me shume bjen ne pikjat si i tepsis te edit.preci sipreshi si ne at kohe,bashk me nano folija,baton spija,tamam si sekretaret e portis nate kohe,ne sherbim te partis. berat; nuk duhet me ja pranu vetes me hyre ne biseda me analistet e djallit.duhet shum kohe me i mesuar analizat e analisteve te djallit,je i nderuar.

genc15/01/2019 16:14

AAAA Tani e keni gjetur.Dolen edhe disa armiq te rinj.Haxhiu,Zogaj,Nano.Tani jeni ne rruge te mbare.As qe keni nje fije ne terezi.Te humbur te gjithe jeni para E.Rames.

Shto koment

Denonco