Kalohet me zinxhirë!!

Kalohet me zinxhirë!!

Nga Avni Nezaj - 13/01/2019

Ditë të ftohta dimri e bora ka mbushur edhe malet edhe kodrat edhe fushat e një pjesë të madhe të vendit. Akulli është ngjitur nëpër rrugë e pllaja e po bën stinën e vet qetësisht. Ftohtësi.

Qytetarët shqiptarë hanë buke e pinë ujë. Disa punojnë e disa merren me thashetheme. Disa të tjerë dëgjojnë çfarë mashtron qeveria, e e besojnë. Edhe pse shumica prej tyre  kanë mendjen për të ikur jashtë e larg nga Shqipëria. Shumica e atyre të tjerëve që nuk bëjnë këto janë në protestë kundër qeverisë e kundër politikave të saj, studentë, minatorë, naftëtarë, infermerë banorë të unazës. Hallexhinj gjithandej.

Me qindra tashmë janë të bllokuar nga forca e motit dhe presin me sytë nga qielli nëse do të kalojë ndonjë helikopter e tu hedhë ndonjë gjë.

Por qeveria nuk ka ka kohë të merret më qytetarët, ka problemt e saj. Duhet të mbrojë Kryeministrin e saj të çoroditur, ministrat e saj të akuzuar për korrupsion, zyrtarët e përgjumur që marrin vetëm rrogën se punë nuk bejnë.

Qytetarët kthjenë mendjen nga studentët por pa i mbeshtetur fizkisht ata, o zot ishalla nuk terhiqen në kërkesat e tyre!. Kjo është përditshëmria  e tyre e përgjumur nga frika  se ngelën pa buke në darkë për femijët e tyre. Më keq se në fundvitet 80 –ta kur njerzit edhe pa bukë edhe pa liri por u bashkuan e hodhën poshtë komunizmin e egër. Ftohtësia po i mposht shqiptarët.

Sot nën ritimin e telenovelave dhe  batërdisë mediatike qeveritare heshtin e rrinë e shikojnë, janë kthyer në telespektatorë të realitetit. Kjo e bën më të frikshme situatën pasi nuk prashikohet shpërthimi.

Opozita politike ka zënë llogore e nuk del prej tyre. Rrin e vëzhgon por nuk dihet se çfarë pret. Ka përballë një qeveri të kapur me presh në duar me vjedhjen tek unaza, së fundmi. Ka përpara një kryeministër të kapur me tradhëti nën duar tek mundohej të impononte një Ministër të Jashtëm që mund të miratonte ndarjen e Kosovës. Ka një pushtet te dhunshëm që ka rrethuar studentët si nëpër filma, i përgjon i kërcënon ata dhe familjet tyre që të ndalin revoltën kundër qeverisë. E opozita flet, por nuk reagon.

Ka përballë një qeveri që vetëm një gjë di të bejë, të njoftojë ‘kalohet me zinxhirë’. E që të shpëtojnë nga zinxhirët njerëzit duhet të reagojnë e sytë i kanë drejtuar nga opozita që t’ua heqë sikletin e këtyrë prangave moderne me media, propagandë e shpërlarje truri. Pra kemi një qeveri që vetëm sa konstaton problemin e nuk jep kurrfarë zgjedhje, vetem vjedh por nuk ndërton, vetëm shan por nuk realizon asgjë.  Kemi një kryetar qeverie që është punësuar si klloun në emisionet televizive.

Vetëm një aks kalohet pa zinxhirë e për këtë ka punuar shumë qeveria. Rruga për emigracion në Europë apo diku tjetër. Strategjia e zbrazjes dhe sundimit.

Një qeveri që vetëm të thotë vë zinxhirët që të ecësh, e nuk zhbllokon asnjë aks, ajo nuk është më qeveri, por duhet shkulur bashkë me akullin që ka zënë rrugët. 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco