Lajmi i fundit

INTERVISTA/ Skandalet dhe arti i manipulimit të publikut. Flet për Syri Tv Andi Bushati

‘Kazanë e kadrinj’, çanllëqe dhe ramllëqe!

‘Kazanë e kadrinj’, çanllëqe dhe ramllëqe!

Nga SYRI.net - 12/01/2019

Nëse ju kujtohet, gati gjatë gjithë gjysmës së parë të vitit 2018, Arian Çani në emisionin e tij ‘Zonë e Lirë’ në Tv Klani, nuk linte rast pa sulmuar kryeministrin e vendit dhe shpesh Edi Ramën si individ.

‘Se unë e njoh mirë atë që nga koha që drejtonte bashkinë, është mashtrues i madh...’- ishte një shprehjet më të zakonshme të Çanit, sa herë që diskutohej emri i Ramës në emisionin e tij. Madje Çani që nuk shquhet për ‘analist’ nisi ca kohë që ta hapte emisionin e tij, me monolog-editorial kushtuar Erion Velisë dhe Edi Ramës. Natyrisht duke sulmuar nën, e mbi brez.

Gjatë kohës së protestës së kuksianëve për çështjen e taksës së ‘Rrugës së Kombit’, në datë 4 prill të vitit të shkuar në studio me Ed Palokën, Çani mbajti një monolog të gjatë, nëpërmjet të cilit i bënte thirrje popullit shqiptarë se e vetmja rrugë për të shpëtuar nga e ‘keqja Rama’ janë protestat e pandërprera.

‘Mos u ulni me atë, mos bisedoni, mos dilogoni se ju mashtron dhe ecën përpara. Po nuk e rrëzuat me protestë ai edhe 100 vjet rri në pushtet’, ishte thelbi i këtij `editoriali` të Çanit.

Por rrugës, duket se gjërat ndryshuan për dyshen, që herë janë miq konfidencialë me njëri tjetrin e herë të tjera, ‘zyrtari i lartë, që ka në dorë’ dhe ‘gazetari që bën, vetëm gazetari’!

Pas pajtimit dhe nisjes së frekuentimit të studios së Çanit nga Edi Rama, gjë që çuditërisht përkon me situata kur kryeministri gjendet nën mors publike për pisllëqet që bën sistematikisht, në një dalje te Ermal Mamaqi ai u pyet, ‘se çfarë ndodhi, që u pajtuan pas një kohë të gjatë që nuk flisnin dhe a i ka bërë një nder Rama, që e ftoi pas shumë kohësh në studio’.

Çani u përgjigj:

‘S’më ka blerë, po të ndodhte do e tregoja hapur. Nuk jam nga ata, nuk blihem e shitem. Por unë nuk dua ta heq këtë mister, më pëlqen ky thashethem’.

Në fakt Mamaqi nuk i tha fare ‘a je blerë?’, por a të bëri më në fund një ‘nder’ që e ftove. Çani si duket i kompleksuar nga llafet e botës me këtë punën e ‘shit-blerjes’ së profesionit të gazetarit, nxitoi që thoshte një gjë për të cilën askush nuk e çon ndër mend. Imagjinojeni, as Ermal Mamaqi!

Tani ky Arjan Çani që nuk është nga ata që blihen e shiten (gjë që edhe ne e besojmë, fare seriozisht), mbrëmë për herë të dytë mori një aradhë kolegësh dhe ja hodhi Edi Ramës, si ‘mish për top’.

Njësoj si herën e parë (‘kazanët’) nisi ti nxjerrë fotografitë e kolegëve kandidatë për ‘kadrinj’ dhe e la Edi Ramë të nis e të aktrojë duke denigruar, përçarë e përqeshur kolegët e Çanit.

Arian Çani emisionin e ka të tijin dhe të Aleksandër Frangajt dhe mund të bëjnë çfarë të duan aty, por nëse e quan veten ende gazetarë dhe ‘koleg’ me kockat që i hodhi Ramës për të hungërirë e bërë atë të qeshurën ala Frankeshtain, duhej të kishte vepruar krejtësisht ndryshe.

Meqenëse këto kohë e kanë rikthyer miqësinë, më e pakta që mund të bëjë Çani është që ti kërkojë publikisht në emision Edi Ramës, që të përballet live me ‘kadrinjtë’ e ‘kazanët’ dhe tua thotë në sy fyerjet dhe etiketimet. Nëse Rama si frikacak që është nuk pranon, atëherë Çani nuk ka pse bën ‘gazetari e show’ duke i nxjerr fotografi që as flasin dot as mbrohen dhe as munden ti thonë Ramës të vërtetat e tyre.

Ose të paktën kur i vuri përpara edhe foton e ‘Kadriut’ që ka publikuar dëshminë në një gjyq familjarë të Ramës ku ky pretendon se nuk mund të kishte fëmijë dhe se djali i tij nuk ishte i tij, dhe u shpreh: ‘Jo, nuk është Kadri, është gazetar serioz’, minimalisht mund ta pyeste: Atëherë djali juaj vërtet nuk qenka i juaji, përderisa është gazetar serioz?!

Mund ti nxirrte plot fotografi të tjera Rama Çanit mbrëmë dhe të bënte gazetari për qejf të vetë, por edhe në shërbim të publikut.

Ti tregonte për shembull, pamjet kur policët e Ramës dhunojnë studentët brenda shkollës së tyre; pamje nga rrugët e bllokuara nga bora e ngricat për mirëmbajtjen e të cilave shqiptarët paguajnë karburantin më të shtrenjtë në Europë; apo një foto të atyre 10 kilometra të autostradës Tiranë-Elbasan që kanë ngelur si varr i hapur...

Për këto e shumë të tjera që nuk i nxë as eteri i pafund i internetit, mund ta kishte ballafaquar Çani kryeministrin e vendit. Se për atë është zgjedhur aty dhe paguhet nga taksat e shqiptarëve; jo për të denigruar si skuth e në distancë përpara një fotoje, gazetarët që i thonë të vërteta që e lënë pa gjumë.

Gjithsesi, çanllëqet dhe ramllëqet e mbrëmshme në TV Klan për kazanë e kadrinj, nuk e shpëtojnë dot Edi Ramën nga çarku ku ka ngecur vetë si makut në kërkim të ‘djathit’, që ja vjedh pa mëshirë popullit të tij.

Nuk e shpëton dot as ndonjë copë, që mund të ketë hedhur në oborrin e Frangajt.

Gazetarët e mediat, i morën fytyrën Ermalit që është thjesht një humorist i dobët dhe nuk thanë asnjë gjysëm fjale për Çanin që i thotë vetes gazetar i ‘Rolling Hills’.

Por Çani e ca ‘kolegë’ të tjerë, le të vazhdojnë të bëjnë të tyre.

Edhe kufomës i bëhet një makiazh i denjë, përpara përcjelljes!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Miu te kiu14/01/2019 10:14

Ju lutem mos i krahasoni me minjte!

Skrapari12/01/2019 21:04

Per znj. Ajo. Te lumte per komentin qe keni bere. Nuk i heq asnje presje. Per me teper vleresoj nje zonje si Ju qe megjithese larg shume larg Shqiperise eshte e angazhuar ne zhvillimet politike te vendit. Bravo.

coli12/01/2019 19:25

Nuk ka fare nevojë me përmendë "gazetarë" si Çani apo Mamaqi, që kujtojnë se mund të bëhen të suksesshëm me stilin e humorit prej rrugaçi të Ramës. (alias Rama-zonit).
Do të mjaftonte fakti që Ramazoni duke e "vlerësuar" publikisht Mero Gëlbazën si një gazetar "serioz", pranon se ka gënjyer publikisht me historinë e tij të fëlliqur familjare me babain e tij Kristaqin.

gramoz12/01/2019 19:23

Mbreme karagjozi Çani ne nje moment i thote kryezorraxhiut edvin, iku Ahmetaj por la nje grope te madhe te financat, dhe rrot ka - driu i pergjigjet, ta ha mendja ty se le grope tek financat nje gjirokastrit!? Kryezorraxhiu edvin do me na bo dhe budallenj, po pse nuk e di populli shqiptar se nga ishte enver dylberi!? Ka shqiptar qe nuk e di se ne çar grope e futi Shqiperine babai jot shpirteror mor edvin bajga.

Askushi 12/01/2019 18:45

Eh, ky vende me Mama-qi, me Cani -ka°°in eshte i mbushur plot. Por perderisa nuk ka nje popull qe te reagoj, te gjithe keta plehra keshtu do te ushqehen e shker°°ehen....

Shqiptari12/01/2019 18:35

"Gojet e liga" thone qe arsyeja e prishjes se Canit me Ramen kane nisur qysh ne France si emigrante, kur ishin "vellezer" dhe kane jetuar ne nje shtepi bashke. Ne nje dite prej diteve te vellazerise si emigrante, Rama ka tentuar qe te perdhunonte gruan e Canit. Fatmiresisht, Cani kishte mberritur ne kohe dhe e kishte shpetuar gruan e vet nga kthetrat e ketij manjaku perdhunues. Ai e ka perzene nga shtepia si nje ndyresire, keshtu qe "miqesia" dhe "vellazeria" midis Canit dhe Rames mori fund. Por ne ditet e sotme, kur imoraliteti, korrupsioni, maskaralleku, makuteria per para' nuk njeh me as nder, as burreri dhe as kufi, po ndodhin keto canlleqe, mamaqlleqe dhe ramlleqe te paskrupulla neper studiot e televizioneve te blera qe nuk jane gje tjeter vecse shtepi publike dhe bordello politike ne sherbim te pushtetit te Rames. Prandaj mos u habisni me canet dhe mamaqet qe nuk e kane problem ta shesin bythen dhe nderin per para'. Por dicka e bukur doli ne shesh dhe ne driten e diellit perpara publikut, qe canlleku dhe ramlleku e treguan hapur me ze dhe figure se cilet jane gazetaret, analistet dhe opinionistet gelbazengrenes dhe bythelepires te kazaneve dhe tepsive te pushtetit te felliqur dhe te korruptuar te Rames.

t12/01/2019 17:24

E verteta eshte se kadrinj nuk jane ata qe etikoi km,por çani vete,mamaqka dhe fevzuqi

Ajo12/01/2019 17:15

U neverita aq keq nga sjellja e Canit, sepse prej Rames nuk kam me se c’te pres, sa nuk vazhdova ta shoh me tej.Sic duket e paskam humbur “ fatin” te shoh Ramen teksa denigron gazetaret dhe analistet qe si ka ne xhepin e vet, prej nga flet gjoja serbes edhe Cani, showman- i tartarec. Per hir te se vertetes kurre nuk e kam duruar dot “ humorin” e Canit, per me teper perversitet qe ai reklamon dhe “ Vipat” prej botes se pornografise qe ai promovon. Sa isha ne Shqiperi e nderoja kanalin sapo shihja fytyren e Canit.
Por qe kurse Cani, promovuesi i Kallashit dhe tallavase shqiptare, filloi ti vije ne ndihme prostitucionit politik, aka Rames, ne momente shume te veshtira per kete te fundit, vendosa ta shoh per te pare se deri ku pafytyresia e Rames dhe pacipesia e te ashtuquajturve gazetare qe perdorin mediat kombetare si makiazh politik per qeverine, apo si paterice per te mbajtur me kembe nje klloun qe jo vetem s’ ka me kellqe por s’ ka paterice ne bote qe ti beje derman!
Edi Rama eshte thjesht nje kufome e pakallur ne dhe qe po qelb dynjane! I urrej turqizmat, shpresoj qe te mos i degjoj kurre me ne gojen e asnje shqiptari. Ne kemi nevoje te ripastrojme gjuhen tone, sepse pervec gjemave ne fushen politike, institucionale, ekonomike, kulturore, kombetare, Edi Rama do kujtohet edhe si shkaterruesi i gjuhes shqipe, perdhunuesi i etikes dhe moralit.
Nje gje nuk arrij ta kuptoj: si mundet keta te ashtuquajtur gazetare nuk e kuptojne se anija Rilindja me kapiten Ramen po mbytet dhe ka mare uje ne te gjithe anet? Te pakten le te mesojne prej minjve, te cilet kane instikte te shkelqyera per te parandjere rrezikun dhe largohen te paret per te mbijetuar. Por besoj se njerez te kallepit Cani, Mamaqi, Vasili ( e kam fjalen edhe per” aktorin” edhe per gazetaren e shquar), Nano, Baze, Minxhozi, Nazarko ( ne cift) , Vangjeli( uh sa shume jane! )....... jane edhe me te felliqur se minjte e kanaleve.

Shto koment

Denonco