Përse Banka e Shqipërisë shkeli rregulloren për licencimin e ABI Bank

Përse Banka e Shqipërisë shkeli rregulloren për licencimin e ABI Bank

Nga Petrit Vasili - 09/01/2019

Banka e Shqipërisë ka me ligj detyrën shumë të rëndësishme të licencimit të bankave duke verifikuar deri në një integritetin e tyre dhe duke u dhënë qytetarëve depozitues garancitë maksimale për seriozitetin e bankave dhe për pasojë siguri maksimale edhe të depozitave të tyre.

Gjithashtu verifikimet e Bankës së Shqipërisë për licencimin e Bankave garantojnë edhe transparencën e veprimtarisë së tyre, burimeve të të ardhurave dhe eliminimin e rrezikut të transaksioneve të dyshimta dhe pastrimit eventual të parave.

Rregullorja e Bankës se Shqipërisë për licencimin e bankave kërkon qartë:

‘ d. vlerëson transparencën e strukturës së kapitalit aksioner të bankës duke analizuar faktet e mëposhtme:

I. strukturën e grupit të shoqërive në të cilën askioneri/ët themelues i propozuar është ose mund të jetë pjesë,

II. marrëdhëniet e tij me shoqëritë që ka nën kontroll;

e. vlerëson burimin e krijimit të kapitalit dhe strukturën e tij; ‘

Keto verifikime te detyrueshme dhe jetike jane te pamundura te kryheshin ne rastin e ABI Bank ku kompanite jane regjistruara ne nje parajse siç jane ishujt Cayman sepse siç dihet boterisht Parajsat fiskale :

1.  Lejojnë regjistrimin e kompanive nga jo rezidentë — kompani ‘offshore’;

2. Ofrojnë sekret bankar, duke mos kërkuar raportim të transaksioneve financiare që bëhen nga territori i tyre;

3. Nuk japin apo shkëmbejnë informacione financiare me vende të tjera.

4. Lejojnë kompani guaskë (‘shell’), kompani që nuk zhvillojnë aktivitet në vend, por vetëm regjistrojnë transaksione në letër;

5. Lejojnë mbajtjen sekret të strukturës organizative të enteve ligjore: shoqërive tregtare, fondeve, fondacioneve, etj., si dhe anonimatin e pronësisë dhe të drejtave në këto ente.

Natyrshem lindin disa pyetje teper te rendesishme qe kerkojne pergjigje:

1. Perse Banka e Shqiperise shkeli rregulloren e licensimit te aprovuar nga Keshilli i saj Mbikqyres duke lincesuar nje banke pa informacionet e domosdoshme qe kerkon ligji ???

2. Ç'arsye madhore imponuan nje shkelje te tille te rende ???

3. A ka pasur presione Banka e Shqiperise per te kryer nje lincesim kunder rregullave dhe nese po,nga kush ???

4. A eshte ne gjendje Banka e Shqiperise te jape siguri per depozitat e klienteve te bankes ne mungese te informacioneve ???

5. A eshte e ndergjegjshme Banka e Shqiperise qe cdo devijim i saj nga zbatimi i rregullores se lincesimit te bankave krijon rreziqe te sigurise kombetare,eshte veprimtari hapur kunder ligjit dhe eshte e denueshme rende penalisht ???

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

John10/01/2019 15:52

O i pashkolle qe shan Ramen se eshte I pashkolle. Po shkruaje mire ate qe shkruan, p.sh. rregulloren e bankes. Kujton se njerezit do te shkojne te banka ta gjejne ate qe ti e zhgarravit si pijanec.

Miu te kiu10/01/2019 08:19

Nje cam ne krye te bankes?

Arben09/01/2019 21:27

Dikur ne garen per guvernator,kanditatura e Sejkos ishte me e dobeta.Te gjithe u habiten pervec atyre qe e zgjodhen.Pjese e kesaj zgjedhje ishte edheLSI.
Ky guvernator me qendrimet e shumta jo reale pro qeveritare per ekonomine ,ja kalon edhe Hametajt.

Tarja09/01/2019 21:12

Per komentuesin #futja kot # O daku....fullanin e futen ne burg se nuk firmoste per ABI bank. Qenke Jorgo selaniku....nuk jetoke ne Albani me duket. Qenke dhe pak pushti .... :)))

Futja kot09/01/2019 20:04

Po kur u licensua ABI Bank ky dhe të tjerë si ky në kontroll e kishin Bankën e Shqipërisë!!! Pse nuk e ngriti zërin atëherë, apo diçka ka ndodhur tani??? Komplet TALLAVA ...

lali09/01/2019 18:41

Po pse akoma nuk e keni marre vesh ju te gjithe qe edhe e pranuat ne heshtje kete kalama per guvernator???? Nga hici, nga askushi opssss direkt guvernator, me akullore ne dore. Jeni te gjithe bashkefajtore pa perjashtim. E pranuat dhe nuk bete ze, tani mbajeni, por e keqja eshte qe ju nuk vuani sic vuan populli nga paudhesite e ketij femije qe luan me sistemin financiar te shtetit dhe te atij kallomit te gjate qe kerkon te qeverise me femije qumeshtor.....

Shto koment

Denonco