Pedagogë, mos hezitoni, është momenti juaj!

Pedagogë, mos hezitoni, është momenti juaj!

Nga Luçiano Boçi - 08/01/2019

Pedagogë të nderuar, studentët e bën të tyren e po vazhdojnë me një vendosmëri të admirueshme! Ata nuk u ngritën vetëm e thjesht për tarifat e larta, për rrjepjen e pandalshme të familjeve, për pasigurinë ekonomike, për mungesën e së ardhmes, për Ligjin si Edi, por thelbësisht dhe për Universitetin, për Universitetin tonë e tuajin publik.

U ngritën që ai të ketë dinjitet, hapësirën e nevojshme akademike, misionin iluminues dhe avangard ekonomik e social, në një mjedis demokratik normal, ku vlera e diplomës përcaktohet nga tregu i dijes dhe jo nga tregu i politikës dhe i Universiteteve, ku studenti nuk është klienti i rradhës dhe ku ju nuk jeni “shitësit e mallkuar”, të një dije të pa vlerë e të pa branduar.

U ngritën që ju të keni pozicionin e merituar në katedrat e fjalës së mencur, respektin e vlerësimin financiar sipas mësimdhënies, punës e meritës. Që ju të jeni subjekti i realizimit të kërkimit shkencor dhe jo objekte të persekutimit shkencor, sipas një fryme antiintelektuale që ka instaluar ky, Rama i dytë.

Beteja e tyre është dhe beteja juaj! Nuk është beteja kundër jush, siç mundohet ta paraqesë e propagandojë Rama. 

Jo!  Është beteja kundër arrogancës, hajdutërisë, harbutërisë e paditurisë qeveritare. Ju keni më shumë arsye se studentët për të protestuar bashkë me ta. Paguheni keq, shumë keq. Trajtoheni me përçmim. Nuk keni mbështetje për kërkim shkencor. Jepni dije në ambiente pa kushte, pa mjetet e duhura, pa literature, pa laboratorë të vërtetë. Një pjesë pa dëshirë, ka devijuar misionin, duke shkelur mbi parimet, si kompesim të anashkalimit që iu bën shteti, me kokën sot ulur. Ju tregojnë me gisht si fajtorë pa faj.

Ju kanë bërë gati togën e pushkatimit politik, duke ju vënë përballë “injorantëve” aparatçikë, që hyjnë e dalin dikastereve e Ministrive, me diplomat tuaja në xhep, por që sot idealin e partisë e kanë më të shtrenjtë se mirënjohjen për ju! Dhe ju heshtni?!
Pedagogë ky është momenti juaj! Mos hezitoni! Bashkohuni me studentët tuaj e pranoni njëherë të vetme leksionin e tyre. Jeni elitë e këtij vendi, mos e harroni! Dhe elitat reagojnë, protestojnë, kërkojnë më të mirën, i bëjnë thirrje ndërgjegjes e idealit, drejtojnë e udhëheqin. Formojnë ide, vizione e frymëzojnë. Ndryshe nuk janë të tilla.

Ju e dini më mirë se kushdo që gjashtë vite rresht në Universitete nuk ka asnjë investim, asnjë financim, asnjë bibliotekë të shtuar, asnjë kujdes të shtuar për ku e studentët.

Ju e dini se Ligji klientelist nuk vlen, nuk zbatohet, është degradues dhe vjen kundër vlerës publike të Universitetit. Ju e dini që politika vendos tek ju për gjithçka: për normën akademike, për fondet e kërkimit shkencor, për postet drejtuese, për administratën, për rojen e pastruesen, e juve dhe studentëve s’ju pyet kush. Prandaj mos kundroni tek Rama servir kokat tuaja në tepsi të argjendë, për të shpëtuar kokën e vet. Mos i rrini larg studentëve, sepse diku ne pankarta kanë shkruar emra të kolegëve tuaj.

Zemërimi i tyre është i sinqertë. Beteja e tyre është dhe beteja juaj! Mos u bëni palë e presekutorëve tuaj, që ju numërojnë vetëm si vota.
Mos keni frikë nga zgjidhja politike. Dija juaj është më e fortë se çdo politikë dhe se cdo dhunë që pjell pushteti. Bëhuni një me studentët e me kolegët pedagogë, firmëtarë të abrogimit të Ligjit të Arsimit të Lartë. Vepër e mirë nuk është vëtëm puna shkencore e mësimore. Vepër që hyn në histori, është dhe puna e detyra qytetare, për të rivendosur demokracinë e humbur.

Mos harroni!
Qytetarët e studentët besojnë ende tek ju dhe vlerat tuaja. Shpëtoni sot bashkë me studentët, Universitetin! Brezat do ju jenë falenderues.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

E08/01/2019 13:24

Pedagoge ju dhe studentet keni te ardhmen ne dore e ketij vendi dhe jo vetem .E gjithe shqiperia I ka syte nga ju dhe u kerkon te falur per mos mbeshtetjen fizike per shume arsye dhe dhunes se shtetit me largimin nga puna dhe formave te tjera te persekutimit.SHQIPERIA dhe shqiptaret po lengojne nga dhuna e ketij shteti ne keto 6 vite dhe vendi po shkon drejt shkatrimit.Mendoni pak se cfare krimesh ka bere ky shtet ne keto vite ,m bjellja e droges dhe vrasja e te rinjve nepermjet droges ,largimi I shqiptareve me dhune duke mos u afruar te rinjve dhe shqiptareve pune,shkatrimi I ekonomise dhe vjedhja e te gjitha pasurive te shqiptareve ,kriminaliteti dhe sundimi I vendit nga K riminelet dhe rasti me i paster ishte kercenimi i rektoreve nga kriminelet te mbeshtetur me pushtet siq ishte emiliano shullazi dhe ushtria e tij,miliarda euro borxh dhe te gjitha te z hdukura dhe asnje investim me vlere shqiptaret jane ne depresion dhe p.o. vrasin veten qindra njerez ,dhe vendi po shkon drejt nje diktature putiniste dhe vdekjes se shpreses.JU te nderuar pedagoge dhe ju studente si pjesa me e ditur dhe me e pastra e ketij vendi keni ne dore ose vendi te shkatrohet ose vendi te ndalet nga e keqja dhe te ndryshoje rrenjesisht nga e mira dhe munde te behet nder vendet me te zhvilluara me kete dije qe kane shqiptaret por nuk e kane lene injoranca te ece perpara dhe te shpetojne njehere e mire dhe te jetojne ne paqe dhe mos te jetojme ne nje tmerr pa funds.KETE bejeni per hire te ZOTIT ,per hire te femijeve ,per hire te se ardhmes dhe per hire te se mires .

Shto koment

Denonco